Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Un po shkeput disa fragmente nga romanet e mia te preferuara .

Jeta nuk ështe vetem një ditë,ku bota të duket gri dhe dashuria s'është vetem një ilozion që mezi pret te largohet.Nëse ke jetuar njëherë,ajo mbetet përjetë me ty, duke lënë gjurmë e saj të dallueshme,aromen e saj e të paharrueshme dhe plagët e pasherueshme.Por koha kalon dhe vjen një ditë që plaga nuk dhemb më.
Dhe kjo të jep kohë për të kërkuar diçka tjetër,diçka që ndoshta nuk është aq e fuqishme sa dashuria,por që të jep arsye për të jetuar. Dhe Sonja,duke ndier ngrohtësin e një njeriu që e kish dashur aq shumë gjeti sërish rrugën e saj të trëndafilave .
B.Z-- Rruga e trendafilave (2007)


.. " Kur je i vetmuar ditët kalojnë ngadalë ,aq sa të duket se koha ka ndaluar diku dhe nuk do të eci më.
Ditët mbarojnë si pa u ndier ,por netet janë të gjata.Njerëzit që takon janë vetëm fytyra të ndryshme ,që të shfaqen si mirazhe që humbin menjëherë pas bisedës.Më pas mbetet një boshllëk ,I cili nuk mud të mbushet me fjalë.Por gjëja më e tmerrshme janë netët që zgjaten pambarimisht pa asnjë kuptim.ثndrrat nuk shfaqen më.Në vend të tyre ka makthe që shfaqen edhe kur lufton me të gjitha forcat t’I heqësh.
Askush nuk të kupton se ti je duke u munduar të fshish nga kujtesa ndjenja të cilat as që ke menduar ndonjëherë që do jenë pjesë e jotja.Por jeta të vë në provë.Në çdo cast duhet t’I tregosh asaj se je I gjallë.Në çdo cast duhet të kapesh me të gjitha fuqitë në një degë ,sado të hollë ,me shpresën se nesër do kesh diçka më shumë.
Ndonjëherë ke dëshirë të kuptosh se ia ke arritur qëllimit.Ke dëshirë të mendosh se ke mundur fantazmat e së kaluarës ,por nata rikthehet ritmikisht për të treguar se ende je I dobët Pastaj vjen mëngjesi.Një ditë e re ku shpreson.Por ndryshimet nuk duan të vijnë.Je tepër I plogësht për të kapur impulse e reja ,je tepër I papërgatitur për të gjetur një njeri tjetër ,që të të mbushur boshllëkun që të ka lënë dikush që e ke dashur me gjithë shpirt " ..B.Z ---Jetoj ne harresen Tende 2003)


Dashuria!Nuk dihet nese ekziston,nuk dihet nga ka ardhur,nuk merret vesh asnje gje.Ajo eshte instikt,thjesht instikt kafsheror i veshur me petka njerzore.Dashuria!Dashuroj?!Kush duhet t'i kete shpikur i pari keto fjale.Kushe?!Prifterinjt?!nuk besohet.i vetmi dallim mes kafshve dhe njerzve eshte se instiktet njerzore i atribohen dikujt ne veçanti per te cilin mendja e mashtruar thur diçka te cilen e quan dashuri.Azgje nuk mund te quhet e tille,por thjesht te mbiquhet.Kaq shume gjera per dashurin nuk i kishte menduar kurre ne menyre kaq te rrufeshme.E kur?!Kur degjoj zerin e Janit.Zerin e burrit te saj te dashur!Burrit,te vetmes kafshe madheshtore qe mundi te krijonte natyra!
B.Z -----Labirintet e Medeas (1999)


..Jetova per ty Tek shoh oren qe ecen me vjen cudi qe minutat nuk perplasen me njera-tjetren, ashtu si ne. Mendoj me vete se duhet te egzistoje nje ligjesi qe i ben gjerat e perjetshme. I ben te kene nje ryme te tyre duke ruajtur nje dinamike qe ne tokesoret e vdekshem e duam, mundohemi ta imitojme, por nuk ia arrijme dot. Ka kaq shume gjera qe nuk i shpjegojme dot, por prape vazhdojme si te nemitur nje lufte qe nisi kushedi se kur, kush e di se nga kush. Luften per te ditur me shume per veten dhe per te tjeret. Qe i vogel, i ulur prane teleskopit kam dashur te vezhdoj pafundesine ku jemi zhytur pa pasur frike, si per te zbuluar se ku duhet te jete vendi yne ne kete mjegullnaje. Ciles pjese i takojme? Apo pafundesia nuk mund te kete pjese, se eshte e pandare? Nje gje kaq e madhe si gjithesia eshte bashkuar, kurse ne, pjeseza kaq te vockela te saj mundohemi te krijoje kufinj, ndarje, luftera te kota.
Syte tradhetare shikuan serisht nga teleskopi. Ata nuk e donin filozofine dhe abstraksionin, por dicka reale qe mund ta perkedhelin me butesine e tyre, ku truri dhe veprimet boshe jane dicka e kote dhe absurde.
B.Z---Dua (2003)
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

"Nese kishte mesuar dicka nga kjo bote, ishte se femrat dine te qeshnin edhe kur e kane shpirtin ferr, te qajne edhe kur s'ndjejne dhimbje, te flasin edhe kur s'kane asgje per te thene, te heshtin edhe kur duan te bertasin..."
/Ne shpirtin tim ben ftohte/

PS: Nqfse jeni ne fb dhe ju pelqejne shkrimet e Brunes, eshte nje grup ne fb, i vetmi grup "official" ku eshte aktive edhe Bruna, do ju rekomandoja te beheni pjese e grupit nqfse doni. :D
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Jeta i kishte dënuar për të vuajtur peshën e gabimeve të reja e të vjetra, vetëm se tani koha rridhte më shpejt, më vrullshëm. Ishin futur në vorbullën e të rriturve, do të tirreshin në tezgjahun e një profesioni të vështirë, që s’do t’iu linte shumë kohë për të menduar për veten. Por ishin sërish bashkë. Si dikur. Të përhumbur në jetët dhe dilemat e tyre, do të gjenin pak dritë në atë lidhje që kishin krijuar dikur, një lidhje që do të mbetej përgjithmonë. Më e gjatë se një ndjenjë, më e fortë se një dashuri. Ishte lidhja që do t’mbante gjithnjë pranë njëri – tjetrit. Sado të lodhur, të munduar, sado larg, ata do të kishin nevojë për sinqeritetin që ishte brymosur në shpirtin e tyre. Kishin nevojë për të, sepse vetëm ashtu nuk do të ndiheshin të vetmuar në sfidën e re që i priste.

Pas një muaji do të fillonte një rrugëtim i ri, i panjohur, i mbushur me pengesa. Por, kur të ndiheshin ndonjëherë të zhgënjyer nga jeta, të trazuar në shpirt, kur të vështronin në listën e njerëzve që njihnin, sërish do të zgjidhnin njëri – tjetrin. Kishin nevojë për një pasqyrë ku të shikoheshin dhe të kujtonin të shkuarën dhe të tashmen, të ëndërronin për të ardhmen. Pa pasur frikë.( Ti je e nesermja)
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

“Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë.
(Rruga e trendafilave)
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Kush do ta mendonte qe nje grua aq e bukur te ishte e palumtur ?
Kush mund ta besonte se ajo vuante per nje njeri qe ta donte ,kur mund te kishte me mijera ?

"Rruga e trendafilave" B.Zllami

######################################################

"Mijera kujtime i vershuan nga te gjitha anet,e rrethuan si flutura,pastaj ne zemren e helmuar,u kthyen ne gjemba qe e akuzonin. Perse?! C'pyetje pa vend!
Perse behen gjerat,pastaj u kerkohet llogari? Valle,ne momentin qe vepron,a eshte e njejta mendje me ate qe gjykon? A nuk eshte i njejti njeri qe me pas behet i ndergjegjshem? A nuk eshte e njejta fytyre qe me vone merr pamjen e fajtorit,por qe ne momentin e fajit hiqet si engjell?
Parfumi i tij i guduliste hunden,i kujtonte kenaqesite e nje kohe te gjate,i nje te atyre koheve qe kur mbarojne,lene nje boshllek te pashmangshem..."
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Nese ka nje moment kur te gjitha grate jane njesoj,Rrugaçë apo te ndershme qpfshin,eshte momenti kur ato behen nena.
Labirintet e Medeas
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Mijera kujtime i vershuan nga te gjitha anet,e rrethuan si flutura,pastaj ne zemren e helmuar,u kthyen ne gjemba qe e akuzonin. Perse?! C'pyetje pa vend!
Perse behen gjerat,pastaj u kerkohet llogari? Valle,ne momentin qe vepron,a eshte e njejta mendje me ate qe gjykon? A nuk eshte i njejti njeri qe me pas behet i ndergjegjshem? A nuk eshte e njejta fytyre qe me vone merr pamjen e fajtorit,por qe ne momentin e fajit hiqet si engjell?
Parfumi i tij i guduliste hunden,i kujtonte kenaqesite e nje kohe te gjate,i nje te atyre koheve qe kur mbarojne,lene nje boshllek te pashmangshem..."
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Në shpirtin tim bën ftohtë, kaq ftohtë sa s'mund ta them dot. Lotët janë ngrirë, buzët janë tharë, trupi është murosur. Nuk të them dot lamtumirë, e megjithatë më duhet ta bëj, sepse s'kam asgjë për të dhënë më. Ajo që ndjej për ty, ajo që jetova me ty do të jetë pjesë e imja përjetë. Por ty s'do të të kem më. Do të jesh gabimi im. Gabimi im më i ëmbël!

- "Në shpirtin tim bën ftohtë"
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Dukej sikur të gjithë e pyesnin për të.
Edhe rrugët ,dritat e natës ,yjet .
" Ku është dashuria jote ".
Por ai nuk dinte si të përgjigjej .اfarë t'iu thoshte ?Që njerëzit nuk e pranonin një vajzë të njomë , që është e detyruar të luaj një rol që nuk i përket ?
Që ai e la se nuk duronte dot faktin se dikush tjetër e kishte prekur para tij ?
Një mashkull që ka pasur dy a më shumë të dashura konsiderohet HERO ,kurse një vajzë e PثRDALث .
Pse virgjëria e femrës konsiderohet si pastërti dhe vyryt i saj kur ai që e ka marrë mund të jetë më i pistë se llumi ?
Apo sepse femrat sado të mira të jenë nuk mund të krahasohen me meshkujt ,qenie superiore ...
MATILDA" -
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Sa e çuditshme është dashuria! E verbër, e rrëmbyeshme, e furishme, përvëluese. Ajo shuan logjikën, llogaritë, vetveten. Kurrë nuk e kishte menduar se ato ndjenja të së kaluarës do t'i kujtonte me një lloj përbuzje. Asnjëherë nuk e kishte çuar mendjen se do t'i dukeshin aq të vogla dhe të parëndësishme ato drithërima qëi përshkonin trupin kur mendonte për të...

- "Një tjetër"

#######################################

Sa te perbashketa kane gjumi dhe dashuria? Jane gjende ne te cilat njeriu del nga vetja, nga realiteti dhe mund te fluturoje lart, aq shume sa mund t'i merren mendte. Mund te jetoje disa jete njekohesisht, te takoje njerez qe s'i ka pare prej kohesh, te perjetoje ne nje sekonde te vetme dallge te trazuara shqetesimesh dhe te dehet pafundesisht. Por kur zgjohesh nga gjumi, mban vetem kenaqesine e nje endrre te bukur, ndersa kur zgjohesh nga dashuria mban nje plage qe do shume kohe te sherohet.

"Ne shpirtin tim ben ftohte"
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

te lumter dora artistike munde te vazhdosh te sjellesh edhe pjese tjera
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

kur nje gje vdes me e mira eshte ta varrosesh dhe jo ta qash. E qara eshte provuar se nuk ngjall me asnjeri, as nuk i ben te ndihen mire pasi kane vdekur, por sjell nje trishtim tek ai qe derdh lotet. Atehere pse duhet? Per asgje. Ka mbetur thjesht, si dicka antike qe duhet vleresuar per humbjen e loteve te tepert.
Brunilda Zllami
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Nje nate me hene po mbyllet serish,
Ti je aq larg sa ste prek dot
Henen e shohim bashke te dy
Une ketu, ti ne nje tjeter bote.

-


"Keshtu rrokulliset bota si nje top futbolli ne qindra kembe qe e gjuajne nga njeri cep ne tjetrin duke mos menduar shume se kujt mund t'i bjere ky top mbi koke"

-cmimi i perjetesise
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Tek shoh oren qe ecen me vjen cudi qe minutat nuk perplasen me njera-tjetren, ashtu si ne. Mendoj me vete se duhet te egzistoje nje ligjesi qe i ben gjerat e perjetshme. I ben te kene nje ryme te tyre duke ruajtur nje dinamike qe ne tokesoret e vdekshem e duam, mundohemi ta imitojme, por nuk ia arrijme dot. Ka kaq shume gjera qe nuk i shpjegojme dot, por prape vazhdojme si te nemitur nje lufte qe nisi kushedi se kur, kush e di se nga kush. Luften per te ditur me shume per veten dhe per te tjeret. Qe i vogel, i ulur prane teleskopit kam dashur te vezhdoj pafundesine ku jemi zhytur pa pasur frike, si per te zbuluar se ku duhet te jete vendi yne ne kete mjegullnaje. Ciles pjese i takojme? Apo pafundesia nuk mund te kete pjese, se eshte e pandare? Nje gje kaq e madhe si gjithesia eshte bashkuar, kurse ne, pjeseza kaq te vockela te saj mundohemi te krijoje kufinj, ndarje, luftera te kota.
Syte tradhetare shikuan serisht nga teleskopi. Ata nuk e donin filozofine dhe abstraksionin, por dicka reale qe mund ta perkedhelin me butesine e tyre, ku truri dhe veprimet boshe jane dicka e kote dhe absurde.
"Dua"
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje, pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s'dinte pse i ishte krijuar ideja se vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve.
Frynte nje ere e ftohte qe luante paksa me floket e strukur ne kapese, pastaj ngrinte cepat e pardesyse duke iu kapur pas mishit si nje oktapod qe nuk donte ta linte te shkonte gjekundi. I erdhi per te qeshur me ate krahasim qe i erdhi ne mendje. Fundja ideja se ishte prane detit dhe ndonje nga ato kafshe misterioze te pashfaqura te tij do ta ndiqte, do ta kapte dhe do ta perkedhelte me fshikullima dhjami si ndonje nga ata zyrtaret e kapur fort pas karrigeve burokratike. Ja, si ai thesi i fryre qe i kishte propozuar para ca ditesh. I kishte akoma ne mendje ata syte e tij si veze pate me rrathe te dhjamur poshte, me forma hene te thyer mbi uje qe e kishin bere per te vjelle. Megjithate...nuk kishte mundur ta refuzonte. Ai thes balene e dhjamur ishte pushteti dhe gjithcka ne kete bote i perulet atij, pavaresisht se kush e perfaqeson ate. Nje njeri i kulturuar apo nje kafshe me fytyre te shperfytyruar njeriu!

"Labirintet e Medeas"
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Askush nuk e përkrah femrën,
as brenda të së njëjtës gjini.
Paragjykojnë dhe paragjykohen mizorisht nga ambienti,
turpërohen dhe nuk flasin.
Mbajnë në shpirt drama të parrëfyera, që i torturojnë, në trup dhembjen e dhunës mashkullore,
flokët u zbardhen nga marazi, zemra u nxihet nga vuajtja.
E pasur, apo e varfër,
femra mbetet kristal i shndritshëm në dukje,
i lehtë për t'u fituar e copëtuar, por vështirë për t'u kthyer në gjendjen e mëparshme...!

"Dikur ishim bashke"


E ëma u shkreh në lot. Hendeku po rritej para syve të saj dhe s’ishte në gjendje të bënte asgjë. Si atëherë kur kishte qenë ere.

- Ti nuk e urren. Nuk mund të urresh gjakun tënd. Unë ju dua të dyve njësoj, vetëm që atë e kam pasur larg. Dhe kam mall për të. Mall se nuk e pashë të rritej, se nuk u ngopa kurrë me tim bir! – i tha ajo duke dënesur. Ai nuk diti ç’të bënte. Po mbytej aty. Iu afrua të ëmës dhe e përqafoi, por në lotët e saj pa vetëm dashurinë që ajo kishte për djalin tjetër, për Rubenin. Për djalin e dikujt që kishte dashur kur kishte qenë e re, jo për të që ishte produkti i një dhunë te vazhdueshme. Ai ishte djali i cirrotikut të alkoolizuar, kurse Rubeni fryt i një pasioni te madh. Ai kishte qenë i dyti dhe kështu do të mbetej në zemrën e saj. Nuk mund të bënte asgjë për të ndryshuar këtë. Asnjëherë.

“Nث SHPIRTIN TIM BثN FTOHTث”
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Femrat kur dashurojnë janë më pak gjykuese ndaj atyre që quhen vese dhe cene.
Sa femra kanë rënë në dashuri me të burgosur, të droguar, të varfër, të feve të tjera të racave të tjera. Ato janë promotori i ndryshimeve, të nxitura nga një dashamirësi e tepruar, një sakrificë e nevojshme në emër te dashurisë.
Po meshkujt pse nuk arrinin të hidhnin të njejtin hap?
Ishin më frikacak apo më realistë?
Mbronin gjenin apo egon e tyre...

Lindur Femër-Brunilda Zllami
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

968986_609321422423399_1286375756_n.jpg


"Ne shpirtin tim ben ftohte"


Rruga ishte e zhurmshme si gjithnje e mbushur me histori te vogla dhe te medha , e duruar dhe e kuptueshme . Mike dhe armike. Rruga ishte si vet ajo,e heshtur , por stoike.Era vazhdoi te ecte duke lene pas cdo gje qe e kishte munduar . Neser do te shkonte ne emisionin e Arditit dhe ndoshta nje dite do ta bente te qante me lot te hidhur . Ashtu sic kishte qare ajo.Neser dita do te mbante vec emrin e saj . I donte te gjitha dhe do i arrinte pak nga pak . Sepse ajo tashme kishte ndryshuar , ishte rritur. Jeta i kishte mesu shum gjera .I kishte mesuar te besonte vetem tek vetja e saj , te mos gjunjezohej kurr dhe te kembengulte derisa te merrte Ate qe i takonte.Dhe ajo donte gjithcka! " Lakmia" Brunilda Zllami
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

~ ... Mos e kthe kokën prapa, mos u trishto për zgjedhjet që të kanë dënuar, vetëm merr frymë thellë. Minutat fillimisht duket të pafundme, më pas fitojnë shpejtësi e pas çdo dite e sheh si rrokulliset gjithçka. Ti nxjerr thonjtë për t'i kapur diku, që të jetosh një çast të bukur që zhduket befas si mirazh, ndërsa stuhia, që mendon se ka kaluar kthehet sërish që të gllabërojë atë që ka mbetur prej teje. Por, prit, se nuk ka mbaruar gjithçka. Mbaje veten fort, shtrëngoje litarin ku je kapur, sepse ai nuk është litari yt i vdekjes, por i pritjes. I pritjes së një lirie që të ka munguar prej një jete. Ndaj tani duhet vetëm të heshtësh dhe të mos lësh askënd të mësojë se ti je ndryshe nga ajo që njohin. Je dikush në pritje, edhe pse ajo mund të mos vijë kurrë. Je dikush që nuk qan ato që shkuan, sepse minutat, ditët, vitet janë rrokullisur në greminë dhe nuk do të rendësh pas tyre, se do të mbijetosh. Dhe mbi të gjitha, do të jetosh. Ndaj tani vetëm hesht dhe prit!

| Brunilda Zllami - "Në shpirtin tim bën ftohtë" |
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Ndonjehere njerezit kerkojne te verteten, por ne te vertete duan genjeshtren.
Brunilda Zllami

####################################

Nje nate me hene po mbyllet serish,
Ti je aq larg sa ste prek dot
Henen e shohim bashke te dy
Une ketu, ti ne nje tjeter bote.
B. Zllami

####################################

Kur te dal nga ky spital dua te shetis me krahet e fluturave, te mbeshtillem me rete, te ngrohem me psheretima, te zbres ne toke me flatrat e zogjve qe fshihen nga shiu, te zgjohem ne mengjes si vese dhe te behem det qe shungullon furishem sa thyen shkembinjte dhe perkedhel kembet e bukura te vajzave. Dua te jem pranvera dhe vera qe gezon rinine, dua te jem dimri qe konservon dashurite dhe vjeshta qe rrezon gjethet e arta ne rruget ku kalojne kalimtaret. Dua te jem muzika me e embel qe i kendohet jetes. Premtome qe do me sherosh…
Brunilda Zllami
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Ajo ne syte e te tjereve tejconte siguri,sharm por ne brendesi askush nuk mund ta shikonte se ishte aq e brishte , e prekshme, e frikur.Pamja e jashtme ishte nje maskim i persosur qe e kish mbrojtur me mijera here.

B.Zllami

###################################
Ishin ende në udhëkryq. Jeta e tyre kishte ndryshuar, por duke i lënë sërish më të hutuar se ç’kishin qenë para katër vjetësh, kur e kishin nisur këtë rrugëtim. Ishin plagosur dhe ngritur, kishin nxjerrë thonjtë për t’u kapur në cepa të brishtë, kishin bërë zgjedhje për të cilat e kishin ditur se do të pendoheshin, kishin marrë vendime që i kishin kurthuar.
Jeta i kishte dënuar për të vuajtur peshën e gabimeve të reja e të vjetra, vetëm se tani koha rridhte më shpejt, më vrullshëm. Por ishin sërish bashkë. Si dikur. Të përhumbur në jetët dhe dilemat e tyre, do të gjenin pak dritë në atë lidhje që kishin krijuar dikur, një lidhje që do të mbetej përgjithmonë. Më e gjatë se një ndjenjë, më e fortë se një dashuri. Ishte lidhja që do t’mbante gjithnjë pranë njëri – tjetrit. Sado të lodhur, të munduar, sado larg, ata do të kishin nevojë për sinqeritetin që ishte brymosur në shpirtin e tyre. Kishin nevojë për të, sepse vetëm ashtu nuk do të ndiheshin të vetmuar në sfidën e re që i priste.

‪#‎Brunilda‬ Zllami-Ti je e nesermja.

#########################################

Nga njera ane ndihesha fajtore, nga tjetra s'dija cili qe faji im. Ndoshta i vetmi faj ishte se kisha lindur femer.
B.Zllami

#####################################

Deshirat jane te pafundme, kur njeriu eshte i ri.Jane te natyrshme dhe te vrullshme, madje nganjehere duket sikur asgje nuk do ta ndryshoje kete entuziazem.Minutat behen ore,oret dite,ditet vite.Me kalimin e tyre le peng ca nga deshirat e tua, si nje kapar qe mund ta terheqesh bashke me fitoren e rradhes.Por fitoret jane kaq te pakta,zhgenjimet te shpeshta dhe nuk ke kohe te kuptosh se cfare ke humbur,sepse duhet te ngrihesh ne kembe per te luftuar serish,ndonese je i lodhur,syperlotur dhe zemercopetuar.Dikush te thoe se duhet te mesosh nga gabimet e bera,por kjo eshte nje genjeshter sepse jeta nuk ta jep mundesine te kthehesh mbrapsht per ta rimarre ate qe ke humbur.Nuk mundesh me , po vazhdon te shpresosh si i marre se do te vije nje dite e bukur ne jeten tende .E ke kuptuar tashme se edhe nese do te ktheheshe mbrapa,koha vete nuk do te te linte te jetoje ashtu sic kishe enderruar.

B.Zllami
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Sa histori dashurie kane perfunduar si flake te shuara nga stuhia e pare me te cilen jane perplasur. Edhe ata njerez kane qene, kane pasur ndjenja qe kane lene kujtime...por kane ditur te jetojne sepse jeta nuk eshte pafund dhe rinia, per fat te keq, iken shpejt....

-Brunilda Zllami-

#################################

Keshtu rrokulliset bota si nje top futbolli ne qindra kembe qe e gjuajne nga njeri cep ne tjetrin duke mos menduar shume se kujt mund t'i bjere ky top mbi koke.
Brunilda Zllami

##############################

Ka raste qe ndihem njeriu me i lumtur ne bote vetem se shoh buzeqeshjen tende... Ka raste qe trishtohem aq shume vetem se ndiej veshtrimin tend te perhumbur, te larget.... Une kam nevoje te jesh me mua, i lidhur pas meje jo vetem nga nje unaze.... Te ndjesh te njejtin gezim kur je prane meje, ashtu si e ndjej une... Por ndoshta, kjo eshte e tepert... Njerezit s'mund te perceptojne njelloj, as te shprehen, as te dashurojne njelloj....

-Brunilda Zllami-

###########################

Por zemra nuk pyeti... Asnjehere nuk pyeste kur behej fjale per te. Ai e kishte zaptuar pa i lene asnje shteg per te ikur....

"Ti je e nesermja"- Brunilda Zllami-

################################

Po jo! Koha nuk ndalon per ti bere qejfin askujt... Ajo ecen vec perpara, duke lene pas vec kujtime....

-Brunilda Zllami- "Dikur ishim bashke"

####################################

644183_697214433629130_140769701_n.jpg
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Për ty


Ne heshtjen e piset te mbytur nga lumi

...I fjaleve te thena e te pathena

......Mendova per ty

Ne tisin e erret te nje nate

...Qe fshihte dashuri e mekate

......Mendova per ty

Ne syte e fjetur te Botes

...Qe dhe ne dasmen e saj vesh fustan te zi

......Mendova per ty

Kur para syve te mi u shfaqe ti

...Jetova per ty

Kur bota te shembet e te rilinde perseri

...do jem aty

......Per ty

...Vetem per ty!
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t’i dhuruar botën e tyre pafund.”
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Thone qe djalli u zemerua shume kur femra e futi ne shishe, ndaj shpiku nje gje qe do t'ia ulte hunden atyre. Ai vuri ne duart e armiqve te grave, burrave, nje arme shume te fuqishme parane. Ajo ishte nje magji e fuqishme qe i bente te nenshtroheshin dhe te puthnin token per te.
Brunilda Zllami - Dinozauret e ndergjegjes

###################################

Ardhka nje moment ne jete kur gjithcka duhet te mbaroje, por njerezit jo gjithmone jane te gatshem ta pranojne nje gje te tille.
Brunilda Zllami - Lakmia

####################################

Nese kishte mesuar diçka nga kjo bote, ishte se femrat dine te qeshnin edhe kur e kane shpirtin ferr, te qajne edhe kur s'ndjejne dhimbje, te flasin edhe kur kur s'kane asgje per te thene, te heshtin edhe kur duan te bertasin.

[Brunilda Zllami - Ne shpirtin tim ben ftohte]

#######################################

Sa te perbashketa ka gjumi dhe dashuria? Jane gjendje nga te cilat njeriu del nga vetja, nga realiteti dhe mund te fluturoje lart, aq shume sa mund t’i merren mendte. Mund te jetoje disa jete njekohesisht, te takoje njerez qe si ka pare prej kohesh, te perjetoje ne nje sekode te vetme dallge te trazuara shqetesimesh dhe te dehet pafundesisht. Por kur zgjohesh nga gjumi, mban vetem kenaqesine e nje endrre te bukur, ndersa kur zgjohesh nga dashuria mban nje plage qe do shume kohe te sherohet. ...
Brunilda Zllami
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Po shpesh genjeshtrat jane ato qe na japin kohe te mendojme,te shijojme dicka qe kemi ndertuar,sepse po ta shihnim te verteten do te tmerroheshim...
"Lindur Femer"

##########################################

Mos harro se një njeri që është mësuar me vuajtje vetë është në gjendje të dallojë ata që vuajnë...
Brunilda Zllami Labirintet e Medeas

######################################

- Dikur ishim bashke Robert... Dikur... ne nje tjeter kohe. Tani jo me. - foli ajo duke fshire lotet qe i rridhnin rreke. Roberti la pijen mbi tavoline. Duhet te ikte, por s'i benin kembet. Marina ishte aty, ashtu siç kishte enderruar, e peduar dhe jo nje perbindesh siç kishte dashur ta mbante mend per ta harruar. Kaloi prane saj per te dale jashte, por nuk mund ta linte pa e perqafuar dhe nje here. "

#####################################

Dashuria eshte nje stine. Ne disa vende eshte e perjetshme, ne disa te tjera nderrohet. Dhe ti nuk duhet te kesh frike te jetosh dicka qe mund te te jape lumturi !!!
Brunilda Zllami "Dikur ishim bashke"

#################################

Dashuria dhe morali! Duket sikur ecin bashke ne jete,por ndonjehere behen armiket me te medha.Se ndjenja eshte e pakufishme,e lire nga paragjykimet,e afte te fluturoje ne vende dhe kohera te largeta,kurse morali eshte i brishte,subjektiv,meskin.
Brunilda Zllami "Dikur ishim bashke"

#####################################

Në shpirtin tim bën ftohtë, kaq ftohtë sa s'mund ta them dot. Lotët janë ngrirë, buzët janë tharë, trupi është murosur. Nuk të them dot lamtumirë, e megjithatë më duhet ta bëj, sepse s'kam asgjë për të dhënë më. Ajo që ndjej për ty, ajo që jetova me ty do të jetë pjesë e imja përjetë. Por ty s'do të të kem më. Do të jesh gabimi im. Gabimi im më i ëmbël!

"Në shpirtin tim bën ftohtë"- Brunilda Zllami

####################################

nuk e kishte vene re dhimbjen qe i shkaktonte pasja e dy shpirtrave kontradiktore.Sikur te mos kishte qene Rubeni as qe do ta kishte vene re kete te dytin.Do te ishte ajo Joana e akullt ne venat e se ciles nuk qarkullon i njejti gjak i njerezve normale.Kishte nevoje per RUBENIN.Pa te ne shpirtin e saj bente ftohte,shume ftohte...

" Ne shpirtin tim ben ftohte "
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Nese kishte mesuar diçka nga kjo bote, ishte se femrat dine te qeshnin edhe kur e kane shpirtin ferr, te qajne edhe kur s'ndjejne dhimbje, te flasin edhe kur kur s'kane asgje per te thene, te heshtin edhe kur duan te bertasin.

- Ne shpirtin tim ben ftohte
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

jeta nuk eshte vetem nje dite,ku bota te duket gri dhe dashuria s'eshte vetem nje iluzion qe mezi pret te largohet.Nese ke jetuar nje here,ajo mbetet perjete me ty,duke lene gjurmen e saj te dalluaeshme,aromen e saj te paharrueshme dhe plaget e pasherueshme.Por koha kalon dhe vjen nje dite qe plaga nuk dhemb me!dhe kjo te jep krahe per te kerkuar dicka tjeter,dicka qe ndoshta nuk eshte aq e fuqishme sa dashuria,por qe te jep arsye per te jetuar!
Dhe Sonja,duke ndier ngrohtesine e nje njeriu qe e kish dashur aq shume gjeti serisht Rrugen e Saj Te Trendafilave!!

Rruga e trendafilave

#############################

"Nese kishte mesuar dicka nga kjo bote ,ishte se femrat dine te qeshnin edhe kur e kane shpirtin ferr ,te qajne edhe kur s'ndjejne dhimbje ,te flasin edhe kur s'kane asgje per te thene ,te heshtin edhe kur duan te bertasin ..."

Ne shpirtin tim ben ftohte

##########################################

-Perse dashurija nuk eshte pergjithmone?!
-Dashurija eshte pergjithmone,por si te gjitha gjerat ka lekundjet e veta.Ajo sa eshte e forte aq eshte dhe e brishte.Eshte bashkimi i dy njerezve qe vijne nga mentalitete te ndryshme,me mendime te ndryshme,perceptim te ndryshem te jetes,por qe duhen.Dhe eshte pikerisht kjo qe duhet t'i shtyje te lene merite dhe gjerat qe i ndajne.Duhet te bashkohen ne nje gje te vetme dhe te jene pergjithmone bashke sic thua ti,sic thone te gjithe ata qe duhen.Dashuria e vertete eshte njelloj lidhje qe te mbyt dhe nuk te le te shikosh pertej saj,qe i ben gjithe njerezit te duken me te shemtuar se ai qe do ti,te ofron gjithe boten brenda saj.Por ka njerez per te cilet dhe bota nuk mjafton.Duan te shohin nese ka dhe me shume.Per kete gabojne duke hedhur syte tek te tjeret,por nuk e kuptojne se me kete gje i kane shkaktuar dem vetes dhe atij qe duan.....

Cmimi i perjetesise
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Fjala eshte ajo qe na ka mesuar te dalim ne jete. Me fjale kemi mesuar te njohim jeten, udhet e veshtira te saj. Me fjale kuptohemi me njeri-tjetrin. Me fjale shprehim dashurine dhe kritiken, ndaj te vrasesh dikend me
fjale eshte shume e veshtire, sepse hap plage shpirti. E plaget e shpirtit mund te jene me te renda se cdo lloj plage tjeter..

###########################

Dashurija ka ligjet e saja te pandikueshme nga morali,krenaria dhe vetevleresimi.Dashuria eshte thjesht nje ndjenje qe urdherohet nga emocione te pashpjegueshme qe lindin per dike dhe shperfillin te tjere.

| Lindur femer

#########################

Harresa eshte e mundimshme,do kohe,vullnet,ndrydhje dhe lodhje,por nje dite vjen.Koha shlyen gjurmet si deti shkrimet ne rere,por ndryshe nga aludimet qe krijon dikush per veten,ato rishfaqen nga nje stimul,nga nje thirrje qe mund te vije nga larg.

| Lindur femer

################################
 
Titulli: Fragmentet me te bukura nga romanet e Brunilda Zllami.

Dukej sikur te gjithe e pyesnin per te.Edhe rruget ,dritat e nates,yjet.
"Ku eshte dashurija jote"
Por ai nuk dinte si te pergjigjej.Cfare t'iu thoshte ? Qe njerzit nuk e pranonin nje vajze te njome,qe eshte detyrar te luaj nje rol qe nuk i perket?
Qe ai e la se nuk duronte dot faktin se dikush tjeter e kishte prekur para tij?
Nje mashkull qe ka pasur dy a me shume te dashura konsiderohet HERO,kurse nje vajze e PERDALLE.
Pse virgjeria e femres konsiderohet si pasterti dhe vyrtit i saj kur ai qe e ka marre mund te jete me i piste se llumi?
Apo sepse femrat sado te mira te jene nuk mund te krahasohen me meshkujt,qenie superiore
MATILDA-Brunilda Zllami

##########################################

Syte i ishin mbushur me lot. E degjonte tek fliste dhe i dukej vetja e peshtire, megjithese s'kishte bere asnje krim perveçse kishte dashur nje njeri.
...
Duhet te vije nje kohe kur dashuria mbaron. Duhet te kete nje kohe kur njeriu e merr veten pas dalldisjes se pare dhe e kupton se si eshte vertet ai qe do. Po per te dhe per Marinen me sa dukej kjo kohe nuk kishte per te ardhur kurre.

-Shpesh fati vendos per ne. Dhe jo gjithmone na jep ate qe meritojme. Ndoshta kjo eshte ajo qe me mundon me shume!
-Fati?! Ah, po, fajtori i perhershem! Pse nuk mendon se tani fati deshiron qe ti te gjesh nje njeri qe te do me gjithe shpirt, ndoshta si puna ime?

["Dikur ishim bashke - Brunilda Zllami"]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top