Fotoja që të lë pa fjalë! Nëna shet barishte dhe lexon librin e djalit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
7478b4e519f1e12772f8ebcbe514da45-462x620.jpg
Fotoja e një gruaje të moshuar që shet barishte ndërkohë që po lexon një libër, po shpërndahet nga shumë persona në rrjetet sociale.

Ajo u publikua fillimisht nga Bislim Ahmetaj në faqen e tij në “Facebook”, disa ditë më parë. Gruaja mbetet ende e panjohur por historia e jetës së saj vlen mijëra fjalë.

Ajo që dimë është se kjo nënë po shet barishte në një trotuar të Tiranës dhe po lexon librin e shkruar nga i biri që jeton prej 15 vjetësh në Kanada.

“Filozofia që përcjell kjo foto vlen shumë më tepër se reforma në drejtësi, vlen njëmijë herë më shumë se të gjitha fjalimet që mbajnë udhëheqësit politikë të enjten në parlament, apo gjatë gjithë javës nëpër tribuna të ndryshme. U emocionova aq shumë kur e pashë këtë nënë të ulur mbi një gur, me katër-pesë duar barishte përpara, po lexonte një libër. Ju afrova dhe i kërkova leje ta fotografoj. Ajo më tha : Jo të keqen nana se ju na i qitni në internet fotografitë e masanej vinë policat e s'na lanë me shitë. Kur e pyeta se çfarë libri po lexonte. Ajo mu përgjigj me një ofshamë dhimbjeje që i doli nga thellësia e shpirtit: E ka shkruar im bir që jeton tash 15 vite në Kanada... Më la pa fjalë, doja t'ia blija të gjitha barishtet që kishte shtruar mbi trotuar por për fat të keq isha nisur për një takim dhe koha s'ishte me mua...shpresoj ta shoh prapë dhe t’ia blej atë metër katror me barishte në trotuarin pronë e pushtetit dhe jo e publikut”, shkruan Ahmetaj.

/Shekulli Online
 

Attachments

  • 7478b4e519f1e12772f8ebcbe514da45-462x620.jpg
    7478b4e519f1e12772f8ebcbe514da45-462x620.jpg
    98.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Fotoja që të lë pa fjalë! Nëna shet barishte dhe lexon librin e djalit

Shume e bukur kjo..,E kisha ne listen e temave per postim

ps. s'te le rehat WoW..:p
 
Titulli: Fotoja që të lë pa fjalë! Nëna shet barishte dhe lexon librin e djalit

Sa mire di te lexoje , gjyshja ime sdi :(
 
Titulli: Fotoja që të lë pa fjalë! Nëna shet barishte dhe lexon librin e djalit

Me kete qe ka bere foton dhe pershkrimin e saj njihem realisht .
 
Titulli: Fotoja që të lë pa fjalë! Nëna shet barishte dhe lexon librin e djalit

Shume e bukur kjo..,E kisha ne listen e temave per postim

ps. s'te le rehat WoW..:p

As ne boten tjeter ahaha :p

Si me kujtoi gjyshen time (ndjese paste) kjo nene, dikur kur shkonte mblidhte qumeshtore ne fshat dhe lule kuqe,i thante ne diell e me pas i shiste ne nje fabrike diku aty afer...E bente me shume per qejf sesa nga nevoja e per te fituar dicka sa per harxhet e saj qe mos u binte ne qafe femijeve edhe pse shume te moshuara (shoqet) e benin per te mbijetuar se skishin te ardhura te tjera..! Gra te forta,respekt! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top