Foshnja shtetase zvicerane sëmuret në Shkup, Zvicra dërgon aeroplan special e transferon në Cyrih!

C8CB011C-C4C5-495C-B6CC-74DF90FE9ED5-696x655.jpg

Advertisment
Një foshnje vetëm 10 muajëshe të dielën eshte sjellur në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në gjendje të rëndë shëndetësore. Foshnja ka pasur gërçe dhe temperaturë të lartë dhe është konstatuar me virus Covid 19, raporton NovaTv.



Meqë foshnja është shtetase zvicerane, janë alarmuar autoritetet e atjeshme Shëndetësore dhe është dërguar avion special për transferim në spitalin e Cyrihit, transmeton Gazeta Lajm.


Aeroplani që ka arritur nga Zvicra ka qenë i pajisur si mini spital, për të mundësuar transferin e saj në spitalin e Cyrihut ku edhe gjendet tani.




“Ky është rasti i parë në Maqedoni që virusi Covid 19 të shkaktojë komplikime të rënda tek një fëmijë”, ka deklaruar mjekja Aspazija Sofijanova, e cila i ka informuar edhe prindët e foshnjes në Zvicër. Në një moment gjendja është përkeqësuar aq shumë sa që është ndërpre frymëmarrja e fëmijës dhe mjekët janë detyruar ta kyçin në frymëmarrje mekanike.


Mjekja Natasha Najdanovska Alulovska ka deklaruar se përveç foshnjes pozitive me Covid 19 ka rezultuar edhe gjyshja e saj.

 

Attachments

  • C8CB011C-C4C5-495C-B6CC-74DF90FE9ED5-696x655.jpg
    C8CB011C-C4C5-495C-B6CC-74DF90FE9ED5-696x655.jpg
    102.3 KB · Shikime: 0
  • C8CB011C-C4C5-495C-B6CC-74DF90FE9ED5-696x655.jpg
    C8CB011C-C4C5-495C-B6CC-74DF90FE9ED5-696x655.jpg
    102.3 KB · Shikime: 0







Protokollet e sigurisë dhe kushteve higjieno- sanitare në plazhe janë gati dhe sipas Ministres së Shëndetësisë, gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike.
Në një intervistë në “Opinion” ministrja Manastirliu tha se distanca e çadrave në plazhe, nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.
2944d40b2f6eff38ba3dfecde60a1c90.gif
lg.php

“Zbatohen protokolle të sakta dhe besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”./Opinion.al/
 

Attachments

  • 2944d40b2f6eff38ba3dfecde60a1c90.gif
    2944d40b2f6eff38ba3dfecde60a1c90.gif
    65.3 KB · Shikime: 0
Do e bejme banjo diellin vertikalisht me duket ....na kane ca ate qe na duhet
 
europa-696x498.jpg

Advertisment
Me lehtësimin e masave të vendosura për shkak të pandemisë së Kovid-19, vendet nga BE-ja fillojnë t’i hapin kufijtë e vet, kështu që shumica pyeten se ku mund të shkojnë për pushime, ndërkaq vetëm Greqia dhe Bullgaria paralajmëruan hapje të kufijve me Serbinë.



Kufijtë grekë do të jenë të hapur më 15 qershor, por vetëm për qytetarët të cilët vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qiproja, Ballkani dhe shtetet baltike. Turistëve do t’u lejohet të hyjnë në Greqi pa test negativ për Kovid-19 apo karantinë të detyrueshme, kur fluturimet ndërkombëtare do të vazhdojnë të fluturojnë më 1 korrik.


Bullgaria e paralajmëroi hapjen e kufirit me Serbinë dhe Greqinë për më 1 qershor.


Kroacia e hapi kufirin me Slloveninë nga mesi i majit, ndërsa të njëjtën duhet ta bëjë edhe më 29 maj me Austrinë, Çekinë, Hungarinë dhe Sllovakinë.


Hungaria i hapi kufijtë e vet me Rumaninë, ndërsa nga e mërkura i hapi me Sllovakinë dhe Çekinë, por me kufizime.


Italia planifikon t’i hapë kufijtë e vet prej 3 qershorit për qytetarët e BE-së, Britania e Madhe, zona e Shengenit, Andorra dhe Monakoja.


Spanja do t’i hapë kufijtë e vet për turistët më 1 korrik.


Kufijtë francezë mbeten të mbyllur së paku deri më 15 qershor, përveç për qytetarët e BE-së të cilët jetojnë në Francë, punëtorët sezonalë dhe shtetasit e BE-së të cilët punojnë në Francë.




Në Gjermani, kontrollet e kufirit me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën dhe për udhëtarët të cilët arrijnë me aeroplan nga Italia dhe Spanja mbeten në fuqi deri më 15 qershor.


Kufijtë e Britanisë së Madhe për momentin janë të hapur. Nga 8 qershori, vizitorët nga jashtë do të vendosen në karantinë 14-ditëshe.


Austria planifikon tërësisht ta hapë kufirin me Gjermaninë më 15 qershor.


Çekia i hapi kufijtë e vet me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj, por me kufizime.


Kufijtë holandezë janë të hapur për ata të cilët udhëtojnë në Zonën e Shengenit, por është e rekomandueshme të evitohen të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme.


Kufijtë belgë mbeten të mbyllur.
 

Attachments

  • europa-696x498.jpg
    europa-696x498.jpg
    93.2 KB · Shikime: 0
  • europa-696x498.jpg
    europa-696x498.jpg
    93.2 KB · Shikime: 0
koronavirusi-gjermani-696x465.jpg

Advertisment
Gjermania ka regjistruar 741 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.



Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në mbi 180 mijë.


Autoritetet shëndetësore njoftuan se 39 pacientë tjerë kanë vdekur si pasojë e efekteve të sëmundjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 8,450.


Numri i rasteve të reja me COVID-19 është pothuajse dyfish më i lartë, krahasuar me shifrat e ditëve të fundit, ndërsa numri i vdekjeve mbetet afërsisht në të njëjtin nivel.




Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Gjermania aktualisht po lehtëson masat e izolimit, por zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se mund të ketë një përhapje tjetër të virusit.


Më 27 maj, kancelarja gjermane, Angela Merkel porositi që të tregohet kujdes, për të shmangur përhapjen e virusit, duke kërkuar zbatimin e masave të distancës fizike dhe vendosjes së maskës mbrojtëse.


“Ne akoma jemi në fillimin e pandemisë”, u tha ajo gazetarëve.
 

Attachments

  • koronavirusi-gjermani-696x465.jpg
    koronavirusi-gjermani-696x465.jpg
    55 KB · Shikime: 0
  • koronavirusi-gjermani-696x465.jpg
    koronavirusi-gjermani-696x465.jpg
    55 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top