Formula 1!

DeviL

Once upon a time...
V.I.P
Alonso më i pasuri i Formula 1!!

3 qershor 2015 - Alonso, Vettel dhe Hamilton, 88 milionë euro për tre pilotët më të paguar të Formula 1. ثshtë kompania “Business Book” që zbardh shumat e fituara nga tre kampionët e pistave të shpejtësisë me spanjollin që ngushëllohet me vendin e parë në këtë klasifikim. 35 milionë euro në sezon përfiton asturiani nga kontrata me McLaren, gjermani 25 dhe britaniku 25. Gjithsesi, duke nisur që nga viti i ardhshëm kur të hyjë në fuqi edhe kontrata e re me Mercedes, Hamilton do të ngjitet në vendin e parë sepse që prej 2016-ës ai do të arkëtojë rreth 56 milionë euro në sezon me një total prej 170 milionë eurosh. Pas tre më të pasurve renditet Kimi Raikkonen me 18 milionë, i ndjekur nga Rosberg me 13 dhe Jenson Button me 10. Krahasuar me 6 të parët, Felipe Massa përfiton një pagë modeste prej 4 milionësh, po aq sa Hulkenberg, Grosjean, Perez e Maldonado. Por me zbritjen e pozicioneve ka nga ata pilotë që fitojnë shumë gati gati qesharake sepse në vendin e parafundit renditet Will Stevens i skuadrës Manor me 150 mijë euro në sezon, ndërsa klasifikimin e mbyll Roberto Merhi me vetëm 50 mijë euro.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/


alonso_1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top