Flokë të dëmtuar pas plazhit? Ja maska e bërë në kushte shtëpie që ju vjen në ndihmë

Hera

Έτερος εγώ
Flokë të dëmtuar pas plazhit? Ja maska e bërë në kushte shtëpie që ju vjen në ndihmë


lg.php


lg.php

Uji i kripur i detit apo dhe ai me klor i pishinave, dielli mund të kenë dëmtuar flokët tuaj në atë pikë sa ju të mendoni të shkoni t’i prini sa më shkurt te parukierja.

floke.png

lg.php

lg.php

lg.php



Por përse të merrni vendime të tilla ‘drastike’ kur me pak durim, mund t’i sillni flokët në terezi. Nuk na kushton asgjë që të tregojmë pak vëmendje përpara se flokët të shkojnë në një stad më të keq dhe që dëmtimi të jetë i pandreqshëm. “Living” më poshtë do të japë recetën e një maske ushqyese që mund ta bëni një herë në javë !

Në pamundësi për ta mbajtur gjatë gjumit, përpiquni ta mbani për të paktën 4 orë në mënyrë që floku ta përthithë më mirë.

Përbërësit: 1/2 gotë vaj ulliri, 2 të verdha veze, 3 lugë gjelle lëng limoni i shtrydhur.

Në bazë të gjatësisë së flokëve mund të ndryshoni dhe masat e përbërësve.

Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe lidheni në kokë, (sikur keni dalë nga dushi) në mënyrë që flokët të thithin lagështirë e të mos jenë shumë të thatë kur të vini maskën.

Pasi e keni mbajtur pershqirin për rreth 30 minuta, atëherë mund të filloni të aplikoni masën e mësipërme e cila duhet të jetë sa më homogjene.

Pasi ta keni përhapur në të gjithë gjatësinë e flokët, lidhini flokët dhe mbështillini me një qese të hollë plastike.

Mbajeni sa më gjatë të keni mundësi, e më pas lajini flokët si normalisht. /living.al/
 

Attachments

  • floke.png
    floke.png
    454.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top