Flet Albion Avdijaj: Për cilin amanet e la Kombëtaren e Kosovës?

Malsi

Anëtar i Nderuar
albion-avdijaj-2.jpg

Një ditë më parë trajneri i Kombëtares së Kosovës shprehte mërzitinë e tij, për atë që ai e quante rrëmbim nga vëllau më i madh, përkatësisht nga Shqipëria, i lojtarëve më të mirë. Një ndër këta lojtarë që Bunjaku përmendi ishte edhe sulmuesi i talentuar Albion Avdiaj, lojtar i Vaduzit në kampionatin zviceran, i cili pasi luajti dy ndeshje me Kosovën, zgjodhi përfundimisht të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke u pajisur nga Presidenti Bujar Nishani me pasaportë shqiptare. Por kush është Albion Avdijaj? Përse sulmuesi i talentuar zgjodhi të refuzojë Zvicrën dhe më pas Kosovën për Kombëtaren e Shqipërisë? Dhe cili është mesazhi që ai ka për trajnerin e Kombëtares së Kosovës? Për më shumë lexoni intervistën që ai ka dhënë për Opinion.al, nga Vaduzi aty ku luan.

Intervistoi Dritan Laci

Albion cila është historia juaj dhe e familjes suaj. Ju keni lindur në Zvicër, por kur ka shkuar familja juaj aty. Cila është përbërja e familjes suaj, dhe përveç jush kush tjetër ka luajtur apo luan futboll? Si kanë qenë fillesat e nisjes së futbollit?

Prindërit e mi vijnë nga Gjakova e Kosovës. Ata kanë ardhur në Zvicër 26 vite më parë. Unë jetoj momentalisht me mamin dhe vëllain, i cili është më i madh si unë. Babai më ka vdekur, Ne familjarisht jemi marrë me futboll. Babai im Qaush Avdija ka luajtur për të rinjtë e Gjakovës. Më pas pastaj erdhi në Zvicër në ku vazhdoi të luajë futboll në një klub këtu në Zyrih. Babai im është marrë shumë me mua dhe vëllain tim Drenin i cili po kështu ka luajtur futboll, dhe na ka përcjell në çdo aktivitet. Babai im i ndjerë ka qenë edhe menaxher i FC Kosovës, këtu në Zyrih. Unë jam rritur në stadiumin e Zurihut, por nuk kam harruar prej nga kanë ardhur prindërit dhe dajat e mi, të cilët edhe këta kanë kanë kontribuar në karrierën time.

-Si po shkon karriera juaj në klubin aktual ku aktivizoheni?

Aktualisht po luaj në Vaduz dhe po më shkon jashtëzakonisht mirë dhe janë shumë të kënaqur me mua, po kështu edhe unë me ta.

-Si dhe kur ka qenë kontakti i parë me Federatën Shqiptare të Futbollit?

Kontaktet e para me Federatën Shqiptare ka qenë para një viti përmes menaxherit tim i cili është kontaktuar nga trajneri i Shpresave, Skënder Gega, dhe me kënaqësi pranova ftesën e Federatës Shqiptare.

-Ju keni qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Zvicrës, U-17, U-18, U-19. Po përse e latë Zvicrën, kur mund të kishit një karrierë shumë më të mirë futbollistike aty?

Po ëshë e vërtetë. Unë kam luajtur për U 17 -18 -19 të Zvicrës. Pastaj jam huazur në vitin 2013 te U-19 Wolfsburg në Gjermani që edhe me meritën time arriti të bëhet kampion i Gjermanisë në U-19, ku për një sezon shënova 17 gola. Dëshira e prindërve të mi ka qenë që unë një ditë të luaj për shqiptarët se atë ndjesi që të jep populli yt s’ta jep as një popull. Babai im ndjesë pastë e ka pasur ëndërr që unë të luaj për Shqipërinë.

-A mendoni se keni bërë tradhti duke lënë Kombëtaren e Kosovës, me të cilën keni luajtur dy ndeshje, per t’ju bashkuar më pas Shpresave të Shqipërisë?

Jo, nuk mendoj kështu. Ne jemi shqiptarë dhe jemi një. Më besoni kur ju them se fanella Kuq e Zi më rrënqeth trupin. Nuk e di pse.

-Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur i mërzitur që ju keni shkuar te Shqipëria. Madje ka thënë që Shqipëria po na merr lojtarët më të mirë, duke përmendur edhe emrin tuaj. اfarë do t’i thoshit Bunjakut në këtë rast?

Unë i dëshiroj Albert Bunjakut suksese dhe shokëve të mi aty ju uroj të ardhne të ndritur dhe suksese.

-Cili është futbollisti që pëlqeni më shumë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe pse? Po nga futbollistët e huaj cilin pëlqeni më shumë?

Mua më pëlqejnë të gjithë shqiptarët, të cilët luajnë mirë. Nuk dua të veçoj askënd prej lojtarëve. Nga lojtarët e huaj më pëlqen Ibrahimoviç

-A ka nevojë Shqipëria dhe Kosova për dy kombëtare?

Nuk jam unë ai që duhet të gjykojë. Unë di që jemi veç një!!

-Cila është ëndrra juaj më e madhe në karrierën si futbollist?

ثndrra ime dhe e të ndjerit babait tim ka qenë të luaj për Kombëtaren Shqiptare. Dhe dëshira dhe ëndrra ime më e madhe është të luaj në një ekip si Bajern Munih.

opinion
 
Titulli: Flet Albion Avdijaj: Për cilin amanet e la Kombëtaren e Kosovës?

Mos e quani kombetare, por perfaqesuese.
 
Titulli: Flet Albion Avdijaj: Për cilin amanet e la Kombëtaren e Kosovës?

Bravo djalosh ti rrufte topet Bunjaku ty
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top