Fjalor juridik nga e drejta e detyrimeve

muhamed-psh

Antar Aktiv
abandon Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Abandon është braktisje, lënie pas dore e sendit të dëmtuar, të siguruar.,
Në qoftëse nuk është kontraktuar ndryshe, i siguruari nuk ka të drejtë që pas paraqitjes së rastit të siguruar t’ia lë siguruesit sendin e siguruar të dëmtuar dhe të kërkoj prej tij pagimin e shumës së plotë të sigurimit.,
(Shih: jashtë sigurimit transportues).
scr/sh: abandon

________________________________________
actio quanti minoris Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Actio quanti minoris, është padi e blerësit me të cilin kërkon nga shitësi që për shkak të mungesave në sendin e blerë, e në kundërshtim me kontratën e lidhur, t'i kthej pjesën e çmimit i cili i përgjigjet vëllimit dhe rëndësisë së mungesës (të metës).,
Mungesat e sendit mund të jenë fizike ose juridike.,
(Shih; përgjegjësia për shkak të mungesave materiale të sendeve).
scr/sh: actio quanti minoris

________________________________________
actio redhibitoria Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Actio redhibitoria, është padi me të cilën marrësi i sendit kërkon zgjidhjen e kontratës ngarkuese për shkak të mungesave fizike.,
Në të drejtën kontraktore bashkëkohore kjo padi zbatohet parimisht te të gjitha kontratat ngarkuese nëse plotësohen kushtet e nevojshme mu për shkak të detyrimeve reciproke të cilat hasen në këto kontrata e nga ana tjetër për shkak të ekzistimit të ekuivalencës së prestimeve në marrëdhëniet reciproke të palëve kontraktuese.,
(shih; zgjidhja e kontratave ngarkuese (me shpërblim) për shkak të mungesave fizike).
scr/sh: actio redhibitoria

________________________________________
agsignacioni Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Agsignacioni (dërgimi) : paraqet deklaratën e një personi që quhet asignanti (dërguesi), me të cilën dërgon dhe e autorizon personin tjetër që quhet asignati (ai që dërgohet) që në llogari të asignantit, t'ia përmbushë prestimin e caktuar personit të tretë që quhet asignatari, të cilin e udhëzon dhe autorizon që ta pranojë atë veprim.,
Asignacioni në qarkullimin bashkëkohor zbatohet me qëllim të shpejtimit të pagesave dhe kreditimit në ekonomi.,
(Shih: kushtet e krijimit; efektet e asignacionit).
scr/sh: asignacija

________________________________________
akcepti (te kambiali dhe çeku) Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Akcepti (te kambiali dhe çeku), është veprim në të cilin një person (trasati) e frirmos nënshkrimin e tij dhe ndonjë klauzolë të caktuar në kambial ashtu që në mënyrën e tillë vërteton se e pranon detyrimin nga kambiali.,
(shih; kambiali, çeku, karakteristikat e tyre).
scr/sh: akcept kod menice i èeka

________________________________________
akreditivi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Akreditivi, është urdhër me të cilin banka me kërkesën e komitentit të tij i vë ndonjë personi (shfrytëzuesit) në shfrytëzim të tij ose të një banke tjetër shumën e caktuar të parave të cilën banka do t'ia paguaj shfrytëzuesit në rata të caktuara ose në shumë paushale.,
Akreditivi mund të jetë; i rëndomtë ose dokumentar; personal ose i mallrave; i kushtëzuar ose i pakushtëzuar etj.,
(Shih: në qarkullimin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar; çështje të përgjithshme të akreditivit të kushtëzuar).
scr/sh: akreditiv

________________________________________
anatocizmi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Anatocizmi, është llogaritja dhe pagimi i kamatës mbi kamatë, më së shpeshti të kamatave të arritura dhe të papaguara.,
Anatocizmi paraqet një prej formave më të shpeshta dhe më të rënda të eksploatimit ekonomik të debitorit më të dobët nga ana e huadhënësit superior ashtu edhe nga kreditorët tjerë.,
(shih; detyrimet në të holla).
scr/sh: anatocizam

________________________________________
animus Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Animus është qëllimi juridik relevant.,
Animus contrahendi është qëllimi i lidhjes së kontratës.,
Animus donandi është qëllimi i dhurimit.,
Qëllimi quhet të ekzistoj te kontrata për dhuratën, e në rast të mungesës së tij, nuk ekziston kontrata për dhuratën, por mund të bëhet fjalë për ndonjë marrëdhënie tjetër juridike.,
Animus novandi është qëllimi shprehimor për të kryer përtrirjen që detyrimi i vjetër të zëvendësohet me një detyrim të ri.,
Animus obligandi është qëllimi që të mirret ndonjë detyrim.,
(shih: vullneti i brendshëm dhe ai i deklaruar).
scr/sh: animus

________________________________________
antikreza Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Antikreza, është marrëveshje me të cilën kreditori fiton të drejtën t'i shfrytëzoj sendet e lëna peng të debitorit dhe t'i mbledh (vjelë) frytet nga ato.,
Antifreza mund të lidhet pavarësisht ose me pignus.
scr/sh: antihreza

________________________________________
anuitet Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Anuitet është shumë e cila rëndom, paguhet në vit në huatë afatgjate apo kontratën për huanë me anuitete.,
Kontrata për huanë me anuitete është lloj i huasë me kamatë, në të cilën kthimi i shumës së parave të marra hua kontraktohet në këste vjetore që quhen anuitete.,
اdo këst i veçantë përmban pjesën kryesore dhe atë të kamatës së borxhit.,
(Shih: kontrata për huanë; llojet; karakteristikat).
scr/sh: anuitet

________________________________________
arenda Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Arenda është lloj i kontratë mbi qiranë e tokës bujqësore në bazë të cilës arendatori (qiramarrësi) bën punimin e tokës bujqësore, ndërkaq në emër të shpërblimit jep frytet e caktuara vjetore të cilat fitohen nga toka e tillë.,
(Shih: kontrata mbi qiranë e tokës bujqësore; karakteristikat; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese).
scr/sh: arenda

________________________________________
atributet e vullnetit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Atributet e vullnetit.,
Vullneti i palëve kontraktuese përveç vetëdijes dhe qëllimit duhet të ketë edhe karakteristikat e tjera.,
Kështu, vullneti duhet të jetë: serioz, i vërtetë, i lirë dhe i drejtuar në diçka që është i mundur për t'u realizuar.,
(shih; karakteristikat e vullnetit; teoria e vullnetit dhe e deklarimit).
scr/sh: atributi volje

________________________________________
autonomia e vullnetit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Autonomia e vullnetit, në të drejtën e detyrimeve manifestohet në lirinë e subjektëve në pikëpamje të vendosjes për krijimin e marrdhënies së caktuar të detyrimit; që çdo subjekt i së drejtës të zgjedh lirisht personin me të cilin do ta lidh kontratën; nën cilat kushte, formë dhe mënyrën e lidhjes së saj.,
Shkaqet e afirmimit të parimit të autonomisë së vullnetit qëndrojnë në botëkuptimin se subjektët më mirë do t'i rregullojnë marrëdhëniet e tyre se që do t'i rregullonte shteti me anë të dispozitave juridike.,
Megjithatë ky parim sot në praktikë gjithnjë e më tepër është duke u kufizuar.
scr/sh: autonomia volje

________________________________________
avali Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Avali është deklaratë me shkrim me të cilën personi i caktuar garanton (dorëzanon) se njëri ose më shumë nënshkrues të kambialit ose çekut do ta përmbushin detyrimin sipas letrës së tillë me vlerë.,
Në të drejtën e kambialit detyrimi i avalistit (dorëzanit) është i pavarur, nga plotëfuqishmëria e detyrimit të personit për të cilën ai ka garantuar (honorati).,
Te çeku, avali nuk ka ndonjë rëndësi të madhe praktike për shkak të qarkullimit të shkurtë të çekut.,
Dhënësi i çekut nuk mund të bëjë avalim.,
(shih; avali te dorëzania).
scr/sh: aval

________________________________________
avansi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Avansi (paradhënia), është ajo shumë e parave e cila jepet në çastin e lidhjes së kontratës nga njëra palë kontraktuese si mjet i sigurimit të përmbushjes së kontratës.,
Avansi sipas rregullës jepet në para.,
Avansi më së shumti përdoret në kontratat për ndërtim, kontratat për veprën, dhe gjithnjë llogaritet si përmbushje e pjesshme e kontratës.
scr/sh: avans

________________________________________
beneficiari Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Beneficiari, shfrytëzuesi në kontratë në dobi të personit të tretë, është subjekti që nuk merr pjesë në lidhjen e kësaj kontrate, por vetëm fiton dobi nga kjo kontratë.,
Ai ka të drejtë të kërkoj përmbushjen e prestimit të kontraktuar (dobinë e kontraktuar për të) në mënyrën dhe kohën e përcaktuar me anë të kontratës (në dobi të personit të tretë).,
(shih; marrëdhëniet ndërmjet promitentit dhe stipulentit; promitentit dhe beneficiarit; stipulentit dhe beneficiarit).
scr/sh: beneficiar

________________________________________
bonifikimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Bonifikimi është zvogëlimi i detyrimit, e më së shpeshti paraqet zbritje të çmimit i cili duhet të paguhet.,
Lartësia e bonifikimit vërtetohet me marrëveshje ndërmjet palëve.
scr/sh: bonifikacija

________________________________________
burimet e detyrimeve Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Burimet e detyrimeve, janë ato fakte juridike prej të cilave krijohen detrimet.,
Të gjitha detyrimet sipas burimit të krijimit të tyre mund të ndahen: në ato të cilat rrjedhin nga kontrata; shkaktimi i dëmit; pasurimi pabazë juridike; gjerimi i punëve të huaja pa porosi; shprehja e njëanshme e vullnetit.
scr/sh: izvori obligacije

________________________________________
debitori Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Debitori, është ai person, te i cili qëndron detyra që të jap diçka, të veproj ose të mos veproj ndaj kreditorit.,
Për debitorin detyrimi është detyrë, obligim, borxh.,
Rëndom debitori quhet subjekti pasiv i marrdhënies së detyrimeve.,
Borxhi e ngarkon pasurinë e debitorit, përfaqëson qëndrimin pasiv në pasurimin e debitorit.
scr/sh: du‍nik

________________________________________
depoziti Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Depoziti.,
Kontrata për depozitin (ruajtje) është kontratë e atillë, me anë të së cilës një person (i cili quhet depozitar) detyrohet që sendin, të cilin ia ka dorëzuar personit tjetër (i cili quhet deponenti) me rastin e lidhjes së kontratës, ta ruaj dhe t’ia kthej pas kalimit të kohës së caktuar, duke mos marrë për këtë kurrfarë shpërblimi ose duke marrë eventualisht shpërblim të caktuar.,
Llojet e veçanta të depozitit janë: 1) depoziti i domosdoshëm, 2) depoziti hotelier, 3) depoziti i mbullur, 4) depoziti i përbashkët, 5) depoziti i parregullt dhe 6) depoziti gjyqësor.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: ostava

________________________________________
detyra e mbrojtjes nga mungesat fizike Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyra e mbrojtjes nga mungesat fizike: do të thotë se për bartësin ekziston detyra për mbrojtjen e marrësit nga mungesat fizike të sendeve.,
Bartësi është i detyruar që t'ia bëj të mundur marrësit, jo vetëm posedimin e qetë, por edhe posedimin e dobishëm të sendeve.,
Marrësi fiton (blen) me qëllim që ta përdor atë.,
(Shih: kushtet; përmbajtja e detyrës së mbrojtjes).
scr/sh: obaveza za?tite od fizièkih nedostatke

________________________________________
detyrimet Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet.,
Fjala detyrim rrjedh nga fjala latine "obligatio" në kuptimin e vet themelor do të thotë detyrim.,
Në kuptimin më të gjërë paraqet marrëdhënie juridike ndërmjet dy a më shumë personave në bazë të së cilës një person (i cili quhet kreditor) ka të drejtë të kërkojë prej personit tjetër (i cili quhet debitor) që ai të kryej diçka ose të heq dorë nga kryerja e një gjëje, të cilën përndryshe kishte të drejtë ta bënte.,
Në kuptimin e ngushtë detyrimi do të thotë borxh, detyrë e debitorit.,
Detyrime quhen edhe letrat me vlerë.,
(Shih; karakteristikat; llojet; rëndësia).
scr/sh: obligacija; obaveza

________________________________________
detyrimet alternative Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet alternative, janë ato në të cilat detyrimi përbëhet prej shumë lëndëve, ku debitori është i detyruar të dorëzoj njërin prej tyre dhe të konsiderohet se detyrimi është përmbushur.,
Mundësia e zgjedhjes së njërës prej shumë veprimeve të parapara, ka për pasojë, se me përmbushjen e një prej tyre detyrimi përmbushet.,
Detyrimet alternative krijohen sipas rregullit në bazë të kontratës, me veprimin e njëanshëm dhe në bazë të ligjit.,
(shih; e drejta e zgjedhjes; pamundësia e përmbushjes).
scr/sh: alternativna obligacije

________________________________________
detyrimet civile Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet civile, janë ato detyrime të cilat posedojnë fuqinë e realizimit të dhunshëm nga ana e gjykatës.,
Kreditori i detyrimeve civile mund ta paraqes padinë pranë gjykatës dhe të kërkojë realizimin e të drejtës nga kërkesa e vet nën kërcnim të ekzekutimit me dhunë ndaj pasurisë së debitorit.,
(shih; natyra juridike; rëndësia).
scr/sh: civilne obligacije

________________________________________
detyrimet e pandashme Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet e pandashme, janë ato detyrime, lënda e të cilave nuk mund të ndahet në pjesë pa u dëmtuar esenca e tyre dhe pa zbritur vlera e tyre.,
Kështu, do të ekzistonte detyrimi i pandashëm kur dorëzohet vetura etj.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: nedeljive obligacije

________________________________________
detyrimet e përbëra Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet e përbëra, janë ato detyrime, në të cilat ka më shumë kreditor e vetëm një debitor, shumë debitor e një kreditor ose shumë kreditor she shumë debitor, si dhe ato; në të cilat si lëndë e detyrës së debitorit janë shumë veprime që sipas bazës dhe qëllimit janë të bashkuara ndërmjet veti.,
Pra, dallohen dy nënlloje të detyrimeve të përbëra: a) detyrimet e përbëra me shumë persona dhe b) detyrimet e përbëra me shumë lëndë.,
(Shih: ndarja e detyrimeve; karakteristikat).
scr/sh: slo‍ene (sastavljene) obligacije

________________________________________
detyrimet fakultative Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet fakultative, janë ato detyrime në të cilat debitori ka borxh një lënd të caktuar, por mund të lirohet nga detyra e vet duke dorëzuar ndonjë lëndë tjetër.
scr/sh: fakultativne obligacije

________________________________________
detyrimet natyrale Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet natyrale, janë ato detyrime të cilat nuk mund të realizohen me mjete të dhunës, nuk gëzojnë sanksionin juridik, mirëpo, nëse debitori përmbush vullnetarisht një detyrim të tillë, atëherë nuk do të konsiderohej se debitori i ka falur diçka kreditorit (p.sh.: detyrimet e parashkriera; mungesa e formës së caktuar të punës juridike etj.,
(Shih: detyrimet janë marrdhënie juridike; padia civile).
scr/sh: naturalne obligacije

________________________________________
detyrimet negative Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet negative, janë ato detyrime, në të cilat debitori detyrohet për sjellje pasive.,
Ai detyrohet për mosveprim ose pësim p.sh.: shërbimdhënësi merr detyrimin negativ që mos ta shqetësoj shërbimmarrësin gjatë shfrytëzimit të sendit, të cilin e ka dhënë për shërbim.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: negativne obligacije

________________________________________
detyrimet në të holla Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet në të holla: janë ato detyrime të cilat për lënd të tyre kanë dorëzimin e shumës së caktuar të parave p.sh.: pagimi i çmimit sipas kontratës së shitjes nga ana e blerësit; pagimi i qirasë sipas kontratës për qiranë nga ana e qiramarrësit.,
Te këto detyrime vlen rregulla e përgjithshme që nëse shkaktohet vonesa e debitorit lidhur me përmbushjen e këtyre detyrimeve paguhet kamata, sipas përqindjes e cila paguhet varësisht nga lloji i kamatës.,
(Shih: teoria e valorizimit dhe e nominalizmit).
scr/sh: novèane obligacije

________________________________________
detyrimet pozitive Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Detyrimet pozitive, janë ato detyrime në të cilat debitori është i detyruar që të jap diçka ose të veproj diçka (in faciende).,
Detyrimi në bërje ka të bëjë me ndërmarrje të veprimeve aktive pozitive nga ana e debitorit, e në dobi të kreditorit p.sh.: kryerja e punës së caktuar, punimit të pikturës së caktuar etj.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: pozitivne obligacije

________________________________________
dhurata Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dhurata është kontratë e atillë me të cilën një person (i cili quhet dhuratdhënës) detyrohet që pa pagesë të bartë në pronësi të personit tjetër (i cili quhet dhuratmarrës) ndonjë send të vetin ose ndonjë të drejtë pasurie pa shpërblim.,
Llojet e kontratës për dhuratën janë: kontrata reciproke mbi dhuratën; kontrata e përzier mbi dhuratën; kontrata mbi dhuratën pas vdekjes; kontrata mbi dhuratën me urdhër.,
(shih; karakteristikat; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese; shuarja).
scr/sh: poklon

________________________________________
dhënie për përmbushje Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dhënie për përmbushje, është kur debitori i dorëzon kreditorit ndonjë send ose i cedon kërkesën me qëllim që kreditori atë send ta shes e ta merr kërkesën, ashtu që nga ajo që ka fituar ta realizoj kërkesën për vete, kurse tepricën eventuale t'ia kthej debitorit.,
Detyra "shuhet pas inkasimit të debitorit nga shuma e mbetur" (neni 309 i Ligjit të Marrdhënieve të Detyrimeve).
scr/sh: davanje prosolvendo

________________________________________
dorëzania Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dorëzania është mjet personal për sigurimin e përmbushjes së kontratës.,
Rëndom dorëzania krijohet në bazë të marrëveshjes ndërmjet kreditorit dhe personit të tretë (dorëzanit) me të cilin ky e merr detyrimin që ta paguaj borxhin, nëse nuk do ta paguante debitori.,
Dallohen disa lloje të dorëzanisë; dorëzani i thjeshtë; dorëzani subsidiar; dorëzani pagues; bashkëdorëzanët; dorëzani dorëzanit dhe dorëzani për shpërblimin e dëmit.,
(shih; efektet juridike të dorëzanisë; shuarja).
scr/sh: jemstvo

________________________________________
drejtë dispozitive Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

(E) Drejtë dispozitive.,
Në marrëdhëniet e detyrimeve palët kontraktuese në mënyrë të pavarur i rregullojnë marrëdhëniet juridike reciproke.,
Marrëveshja e tyre mbi përmbajtjen e marrdhënies së detyrimit është ligj për palët.
scr/sh: dispozitivna prava

________________________________________
dëmi abstrakt Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dëmi abstrakt, është lloj i dëmit material që caktohet në mënyrë abstrakte, duke mos marrë parasysh rrethanat e çdo rasti konkret, duke u caktuar në shumë paushale ose me përqindje.,
(shih; dëmi; llojet; rëndësia).
scr/sh: abstraktna ?teta

________________________________________
dëmi i vërtetë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dëmi i vërtetë, është ai dëm i cili konsiston në zvogëlimin e pasurisë ekzistuese të personit të dëmtuar.,
Me dëmin e shkaktuar personit të dëmtuar i është zvogëluar aktiva e personit tjetër.,
(shih; dëmi).
scr/sh: stvarna, prosta ?teta

________________________________________
dëmi jomaterial Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dëmi jomaterial, paraqet cenimin e të mirave dhe interesave personale të të dëmtuarit.,
Ndryshe quhet edhe dëm moral, jomaterial.,
Dëmi jomaterial manifestohet në forma të ndryshme: dhimbja fizike e shkaktuar nga lëndimi trupor; cenimi i nderit dhe autoritetit; dhimbja shpirtërore për shkak të vdekjes apo shëmtimit të personit të afërt; dhimbja shpirtërore për shkak të shëmtimit personal; frika; cenimi i lirisë.,
Shpërblimi i dëmit jomaterial jepet në para.
scr/sh: neimovinska ?teta

________________________________________
dëmshpërblimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dëmshpërblimi, paraqet evitimin e pasojave të dëmshme për personin e dëmtuar, të cilat janë shkaktuar me veprimin deliktor të ndonjë personi tjetër.,
Qëllimi i dëmshpërblimit është që pasuria e personit të dëmtuar të kthehet në atë gjendje, në të cilën ka ekzistuar para shkaktimit të ngjarjes së dëmshme.,
Ekzistojnë dy mënyra në të cilat mund të realizohet dëmshpërblimi.,
Ato janë: dëmshpërblimi në natyrë dhe në para.,
Dëmshpërblimi më së shumti realizohet para gjykatës.,
Lidhur me të bëhet kontesti i veçantë civil, seanca civile.
scr/sh: naknada ?tete

________________________________________
dëmtimi i pamasë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

alb snx puuttuu
scr/sh: prekomerno o?teèenje

________________________________________
dëmtimi pamasë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Dëmtimi pamasë është ai dëm material, të cilin e pëson njëra palë kontraktuese në kontratat e dyanshme për shkak të disproporcionit të prestimeve të shkaktuar në momentin e lidhjes së kontratës.,
I dëmtuari në këtë rast mund të kërkoj anulimin e kontratës.
scr/sh: prekomerne o?teèenje

________________________________________
e drejta e mbajtjes Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

E drejta e mbajtjes është e drejta e kreditorit që ndonjë send të luajtshëm të debitorit që e ka në posedim të vet, që i përket debitorit t'ia ndaloj derisa të mos realizohet kërkesa e arritur e debitorit, pa marrë parasysh se nga cila marrëdhënie juridike buron kërkesa e tij (nga delikti, kontrata sinalagmatike ose marrëdhëniet e tjera të detyrimeve).,
(Shih: kushtet; të drejtat e palëve).
scr/sh: jus retentionis

________________________________________
ekuivalenca e prestimeve Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Ekuivalenca e prestimeve.,
Në kontratat e dyanshme detyruese prestimi i çdo pale kontraktuese duhet të qëndroj në vlerë të caktuar reciproke në raport me prestimin e palës tjetër.,
Vlera e vërtetë e prestimeve reciproke vlerësohet në bazë të vlerës së tyre në qarkullim, përkatësisht çmimit të tregut.
scr/sh: ekvivalentnost prestacije

________________________________________
evikcioni Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Evikcioni, paraqet rastin e shqetësimit juridik të marrësit, i cili qëndron në faktin që një person shpreh ndonjë të drejtë për sendin i cili i është dhënë marrësit, e drejtë kjo që është krijuar para se të marr ai sendin, e për të cilin marrësi nuk ka ditur në rastin e lidhjes së kontratës.,
Evikcioni mund të jetë i plotë dhe i pjesërishëm.
scr/sh: odgovornost za pravne nedostatke ispunjenja

________________________________________
faktoringu Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Faktoringu kontrata e faktoringur është punë e tillë juridike me të cilën ceduesi i kërkesës dëtyrohet të bartë në faktor kërkesat ekzistuese ose të ardhme nga kontrata mbi shitjen e mallrave, përkatësisht dhënia e shërbimeve, të lidhur me blerësin përkatësisht shfrytëzuesin e shërbimeve, ndërsa faktori obligohet që me provizion dhe me pagimin e shpenzimeve të paguaj kërkesën, si dhe të kreditoj ceduesin e kërkesës si dhe të kryej shërbime tjera të faktoringut.
scr/sh: faktoring

________________________________________
falja e borxhit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Falja e borxhit është mënyrë e shuarjes së detyrimeve në bazë të deklaratës së kreditorit se nuk ka për të kërkuar kurrfarë pagese nga debitori dhe me pajtimin e debitorit me atë deklaratë të kreditorit.,
Për faljen e borxhit, nevojitet deklarat pëlqyese e kreditorit dhe debitorit.,
Llojet e faljes së borxhit janë: falja individuale dhe kolektive; falja e plotë dhe e pjesëshme e borxhit.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: opro?taj duga

________________________________________
fitimi i munguar Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Fitimi i munguar është ai fitim që subjekti i dëmtuar do ta realizonte në të ardhmen, sikur të mos ishte shkaktuar ngjarja e dëmshme.,
Fitimi i munguar është kur pengohet rritja e pasurisë së të dëmtuarit.
scr/sh: izmakla korist

________________________________________
forma e kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Forma e kontratës është mënyra në të cilën palët kontraktuese shprehin vullnetin e tyre për krijimin e marrdhënies së caktuar kontraktore.,
Forma e kontratës është e lidhur ngushtë me përmbajtjen e kontratës dhe është manifestim i jashtëm i kësaj përmbajtjeje.,
Sipas efektit të saj forma mund të ketë rëndësi të dyfishtë: ajo do të paraqes kushtin qenësor për lidhjen e kontratës dhe do të kërkohej për sigurimin e provave.,
Duke marrë parasysh efektin, si lloje më të rëndësishme të formës dallohen: forma konstitutive (ad solemnitatem) dhe provuese (ad probationem).
scr/sh: forma ugovora

________________________________________
fuqia madhore Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Fuqia madhore është ngjarje e jashtëzakonshme dhe e paparaparë.,
Në ngjarje të këtilla hyjnë ato, të cilat nuk paraqesin ngjarje që ndodhin rregullisht dhe normalisht, po shkaktohen papritmas e që nuk mund të parashihen në momentin e lidhjes së kontratës.,
Këto janë së pari ngjarjet natyrore si: vërshimet, tërmeti, zjarri etj., mandej masat administrative siç janë: ndalimi ose kufizimi i importimit ose eksportimit, ndërrimi i sistemeve të çmimeve etj.,
(Shih: ndikimi i rrethanave të ndërruaranë përmbushjen e kontratës me shpërblim)
scr/sh: vi?a sile

________________________________________
gjerimi i punëve të huaja pa porosi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Gjerimi i punëve të huaja pa porosi është burim i veçantë i detyrimeve.,
Gjerimi i punëve të huaja pa porosi është marrdhënie e detyrimeve e shkaktuar në atë mënyrë, kur një person kryen ndonjë punë në vend të personit tjetër për llogari të tij e pa autorizimin e tij.,
Personi që e kryen punën për tjetrin pa porosinë e tij, quhet kryesi i punëve të huaja pa porosi (negotiorum gestor) ndërsa ai person për llogari të të cilit puna është kryer quhet i zoti i punës (dominus negotti).,
(shih; kushtet; rastet e gjerimit).
scr/sh: nezvano vr?enje tuًih poslova

________________________________________
huaja Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Huaja është kontratë e atillë me të cilën një person (i cili quhet huadhënës) i dorëzon personit tjetër (i cili quhet huamarrës) në pronësi sasinë e caktuar të sendeve të zëvendësueshme, të cilat ai nga ana e vet detyrohet që t'ia kthej pas kalimit të kohës së caktuar sendin me sasi dhe lloj të njëjtë.,
(Shih: karakteristikat; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese).
scr/sh: zajam

________________________________________
huaja lombarde Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Huaja lombarde është kontratë e llojit të tillë mbi huanë afatshkurte në para, te e cila huaja mirret kur jepen peng letrat me vlerë, metalet fisnike, gjërat e qmueshme dhe mallrat e tjera, të cilat shiten lehtë dhe shpejt.,
Huaja lombarde është mjet i përshtatshëm për marrjen e kredisë për ata që kanë sende me vlerë të madhe e nuk kanë para.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: lombardnih zajam

________________________________________
interpretimi i kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Interpretimi i kontratës është përcaktimi i kuptimit të vërtetë dhe efekteve të dispozitave të saj.,
Objekt i interpretimit është teksti i kontratës.,
Kontrata mund të interpretohet në mënyra të ndryshme; duke zbatuar kriterin subjektiv ose objektiv ose me zbatimin e kriterit të kombinuar.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia; llojet).
scr/sh: tumaèenje ugovora

________________________________________
intuitu personae Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Intuitu personae.,
Kontratt e lidhura "intuitu personae" janë ato kontrata tek të cilat cilësitë personale të njërës apo të dy palëve kontraktuese paraqesin elementin vendimtar të pajtimit të tyre, ashtu që përmbushja e detyrimit apo fitimi i të drejtës së caktuar është rreptësisht e lidhur me atë kontraktues për cilësitë personale të të cilit kontrata është lidhur (p.sh.: talenti ose mjeshtria, besimi ndaj një personi).,
Kontratat e tilla janë p.sh.: kontrata mbi veprën, kontrata mbi dhuratën etj.
scr/sh: intuitu personae

________________________________________
kamatë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kamatë paraqet shumën e caktuar të parave, të cilën e paguan huamarrësi, huadhënësit për shfrytëzimin e parave të huaja.,
Kamata mund të caktohet ose me marrëveshje të palëve (kamata kontraktuese) ose me ligj (kamata ligjore).,
Kamata ligjore paraqitet si sanksion për përbushjen jo në kohë të çdo detyrimi në para.,
Kamata kontraktore nuk paraqet sanksion për vonesën e huamarrësit, por si shpërblim për fitimin e pronësisë ose të të drejtës së disponimit të sendit të zëvendësueshëm.,
Kamata caktohet me përqindje, duke marrë parasysh lartësisnë e vlerës së sendit të zëvendësueshëm që është huazuar ose ajo caktohet për një çmim të fiksuar për kohë të caktuar.
scr/sh: kamata

________________________________________
kapari Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kapari është ajo shumë e parave ose ndonjë vlerë tjetër pasurore, e cila jepet – dorëzohet me rastin e lidhjes së kontratës si shenjë se kontrata është lidhur dhe si mjet sigurimi real për përmbushjen e saj.
scr/sh: kapara

________________________________________
karakteri relativ i marrdhënieve të detyrimeve Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Karakteri i marrdhënieve të detyrimeve është karakteristikë e marrdhënieve të detyrimeve sipas të cilës krijohen marrdhënie ndërmjet dy personave të caktuar; kreditorit dhe debitorit.,
Kreditori mund t'i drejtohet vetëm debitorit për realizimin e së drejtës së vet e kurrsesi ndonjë personi të tretë.,
Kjo marrdhënie sipas rregullës, nuk ka efekt ndaj personave të tretë.,
(Shih: karakteristikat e së drejtës së detyrimeve; rëndësia).
scr/sh: relativan karakter obligacionog odnosa

________________________________________
kauza Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kauza është qëllimi juridik që e ka shtyer ndonjë subjekt të marrë detyrimin dhe që e ka caktuar karakterin juridik të punës juridike.,
Kauza (baza) e kontratës është kusht i përgjithshëm për lidhjen e kontratës.,
Bazë e kontratës është shkaku, arsyeja për të cilën debitori merr detyrimin.,
(Shih: kauza në praktikë; mungesa e bazës juridike; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: kauza

________________________________________
klauzolë arbitrazhi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Klauzolë arbitrazhi është klauzolë e inkorporuar në kontratën mbi zgjedhjen e gjykatës që lidhet si pjesë përbërëse e kontratës tjetër materiale juridike.,
Me klauzolën e tillë palët kontraktuese detyrohen që të gjitha ose kushtet e caktuara të krijuara nga kontrata e tyre t'i zgjedhin para gjykatës së zgjedhur.,
(shih: kontrata e arbitrazhit – kontrata mbi gjykatën e zgjedhur).
scr/sh: arbitra‍na klauzola

________________________________________
klauzula rebus sic stantibus Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Klauzola rebus sic stantibus është ajo nëse pas lidhjes së kontratës paraqiten rrethanat që e vështirësojnë përmbushjen e detyrimit të njërës palë apo për shkak të tyre nuk mudn të realizohet qëllimi i kontratës, kurse si në njërën ashtu në rastin tjetër në një masë të tillë del e qartë se kontrata nuk i përgjigjet më asaj që është pritur nga palët kontraktuese dhe se sipas mendimit të përgjithshëm do të ishte e padrejtë të mbetet në fuqi ashtu siç është, palës së cilës i është vështirësuar përmbushja e detyrimit mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës.,
(Shih: kushtet; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: klauzula rebus sic stantibus

________________________________________
kompenzimi (e drejta e detyrimeve) Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kompenzimi (lat. compensatio) është mënyrë e shuarjes së detyrimeve, e cila krijohet në atë mënyrë kur edhe debitori ka kërkesë ndaj kreditorit të vet dhe bëhet llogaritja reciproke e kërkesave të tyre.,
Dallohen tri lloje të kompenzimit: kontraktor, ligjor, gjyqësor.,
(Shih: natyra; kushtet; karakteristikat; rëndësia dhe efektet).
scr/sh: prebijanje

________________________________________
konfuzioni Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Konfuzioni është nëse një person i njëjtë do të bëhej edhe kreditor dhe debitor në një marrëdhënie të njëjtë të detyrimit, detyrimi do të shuhej, sepse nuk mundet që dikush t'i ket borxh vetvetës "nemo contra se obligasse videtor".,
Efektet kryesore të konfondimit shprehen me shuarjen e detyrimit, si atij kryesor, ashtu edhe të atij akcesor (pra: pengu, hipoteka, dorëzania etj.).,
(Shih: kushtet; efektet; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: sjedinjenje tra‍bina i duga

________________________________________
kontrata Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontrata është dakordim i plotë i vullnetit të dy ose më shumë personave, që ka për qëllim të krijojë, ndryshojë ose shuaj një marrëdhënie juridike të detyrimeve.,
Kontratat krijohen në atë mënyrë që njëra palë (ofertuesi) i paraqet ofertë palës tjetër (të ofertuarit) i cili e pranon ofertën e paraqitur.,
Parimisht për t'u lidhur kontrata mjafton që palët ta arrijnë pajtimin e vullnetit lidhur me elementet thelbësore të kontratës.,
Rregullat juridike lidhur me kontratat e detyrimeve janë me karakter dispozitiv.,
(shih; terminologjia lidhur me kontratat; fusha e zbatimit; parimet e lirisë së kontraktimit; llojet).
scr/sh: ugovor

________________________________________
kontrata e përzier Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontrata e përzier është kontratë e cila sipas përmbajtjes ka disa lloje të ontratave të thjeshta.,
Kontratat të përziera janë: kontrata mbi pansionin; kontrat mbi sefin; kontrata mbi allotmanin.,
(shih; natyra juridike e këtyre kontratave; dallimi nga kontratat e thjeshta).
scr/sh: me?oviti (slo‍eni) ugovor

________________________________________
kontrata e përzier mbi dhuratën Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontrata e përzier mbi dhuratën, do të krijohej kur njëra palë kontraktuese do t'i jap tjetrës shumë më tepër se vlera e asaj që do të mirrte nga pala tjetër dhe kjo me qëllim që t'i sjell asaj dobi më të madhe pasurore.,
Te kjo dhuratë, dhurata do të ekzistonte vetëm sa i përket tepricës, e cila do të kalonte vlerën e asaj që mirret.,
Kontrata e këtillë rëndom lidhet bashkarisht me kontratën mbi shitjen ose me kontratën mbi këmbimin.,
(Shih: karakteristikat; llojet e dhuratës; rëndësia).
scr/sh: me?oviti ugovor o poklonu

________________________________________
kontratë abstrakte Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë abstrakte quhet ajo kontratë, në të cilën nuk është caktuar qëllimi për të cilën palët obligohen.,
Baza e kontratës ekziston në këto kontrata por shkaku nuk është i njohur për personat e tretë, se përse obligohen palët kontraktuese p.sh.: te kambiali si punë juridike më tipike abstrakte, nuk duket baza e obligimit; debitori te kambiali mund të ketë borxh shumën e caktuar të parave sipas bazave të ndryshme, si dhuratëdhënës, blerës etj., ashtu që nga shkresa e kambialit nuk vihet në dukje.,
Në të drejtën bashkëkohore, kontratat abstrakte shërbejnë për shpejtimin e qarkullimit juridik.
scr/sh: apstraktni ugovori

________________________________________
kontratë aleatore Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë aleatore janë ato kontrata në të cilat palët në qastin e lidhjes së kontratës nuk i dinë të drejtat dhe detyrat e tyre, por kjo varet nga një rrethanë e ardhshme dhe e pasigurtë p.sh.: kontrata mbi rentën jetësore, kontrata mbi sigurimin, kontrata për lojën dhe kushtin etj.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: aleatorni ugovor

________________________________________
kontratë bilaterale Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë bilaterale janë kontrata që krijojnë detyra reciproke si shprehje të dakordimit të vullnetit të palëve kontraktuese.,
Për shkak të të drejtave dhe detyrimeve reciproke në këto kontrata, secila palë njëkohësisht paraqitet edhe si kreditor edhe si debitorë.,
(kontrata e shitblerjes, veprës, sigurimit, ortakrisë).,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: bilateralni ugovor

________________________________________
kontratë bëmirëse Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë bëmirëse në këto kontrata nuk jepet kurrfarë shpërblimi për atë që fitohet.,
Këtu hyjnë: kontrata mbi dhuratën, kontrata mbi huanë, shërbimin, depozitin.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: dobroèini ugovor

________________________________________
kontratë e aderimit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë e aderimit, janë ato, në të cilat njëra palë që më përpara cakton elementet dhe kushtet e kontratës nëpërmjet një ofere permanente dhe të përgjithshme, ndërsa pala tjetër vetëm i aderohet ofertës së bërë (paraqitur).,
Kushtet dhe elementet e kontratës përpilohen vetëm nga njëra palë me mundësinë e pranimit të thjeshtë nga pala tjetër.,
Pala kontraktuese që dëshiron të lidhë këso kontrata mund ta lidh me nënshkrimin e kontratës ose ta refuzojë En block lidhjen e saj.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: athezioni ugovor

________________________________________
kontratë e përgjithshme Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Alb SNX missing ?
scr/sh: generalni ugovor

________________________________________
kontratë fikse Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë fikse janë ato kontrat në të cilat afati i përmbushjes paraqitet si element thelbësor, konstitutiv.,
Nuk është çdo afat i përmbushjes së detyrimit element thelbësor dhe konstitutiv i kontratës, por ai afat i cili si i tillë është caktuar me kontratë, përkatësisht rrjedh nga natyra e vet kontratës.,
(Shih: Nocioni; karakteristikat; rëndësia; shuarja e kontratës).
scr/sh: fiksni ugovor

________________________________________
kontratë formale Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë formale janë ato kontrata, për lidhjen dhe vlefshmërinë e të cilave me ligj është caktuar forma e posaçme, e cila paraqitet si elemet konstitutiv i kontratës.,
Në respektimin e formës së tillë mund të obligoj ligji ose marrëveshja paraprake e palëve kontraktuese.,
Varësisht nga kjo, forma është ligjore ose kontraktore.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: formalni ugovor

________________________________________
kontratë individuale Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë individuale për dallim nga kontratat kolektive, obligojnë vetëm ata persona të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre.,
Kontratat individuale lidhen në mbështetje dhe në suazat e kontratave kolektive.,
Në kornizën e kontratës kolektive është caktuar përmbajtja e ardhme e kontratës individuale.,
(shih: fusha e zbatimit të këtyre kontratave.
scr/sh: individualni ugovor

________________________________________
kontratë kryesore Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë kryesore është kontratë që paraqet qëllimin përfundimtar të kontraktuesve, të cilën ata e dëshirojnë ta lidhin me arritjen e rezultatit ekonomik të kontraktuar.,
Lidhja e kontratës kryesore në realitet do të thotë, përmbushje, realizim i parakontratës.,
(shih: fusha e zbatimit).
scr/sh: glavni ugovor

________________________________________
kontratë mbi dhuratën Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

alb snx ? missing
scr/sh: ugovor o poklonu

________________________________________
kontratë me emër Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë me emër janë kontrata të rregulluara në mënyrë precize me ligj si dhe të emërtuara nga ligji.,
Si kontrata me emër më të rëndësishme janë: kontrata e shitjes, dhuratës, autorizimit, huasë etj.,
Këto kontrata më së shumti paraqeiten në qarkullimin juridik.,
(shih; origjina; rëndësia).
scr/sh: imenovani ugovor

________________________________________
kontratë me fajde Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë me fajde janë ato kontrata ngarkuese (me shpërblim) në bazë të cilave dikush fiton për veti ose ndonjë person të tretë fitim të tepërt pasurie duke shfrytëzuar nevojën, mendjelehtësinë ose mungesën e përvojës së palës tjetër kontraktuese.,
Kontratat me fajde sot janë ndarë si lloj i veçantë i kontratave të ndaluara.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: zelena?ki ugovori

________________________________________
kontratë për autorizimin Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për autorizimin është kontratë me anë të së cilës një person (i cili quhet pushtetdhënës – autorizues) e autorizon personin tjetër (i cili quhet i autorizuar) që të kryej ndonjë veprim juridik në emër të tij dhe në llogari të tij, ndërsa ai detyrohet që atë ta kryejë me shpërblim të caktuar.,
(shih; kushtet për lidhjen e kontratës; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese; llojet e kontratës për autorizimin).
scr/sh: ugovor o punomoèstvu

________________________________________
kontratë për huanë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

alb snx puuttuu?
scr/sh: ugovor o zajmu

________________________________________
kontratë për këmbimin Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për këmbimin është ajo kontratë në të cilën dy palët kontraktuese, që quhen këmbyes, detyrohen ndaj njëri tjetrit që të bartin në pronësi sende të caktuara ose ndonjë të drejtë tjetër të pasurisë pa ndërmjetësimin e parave.,
(shih; elementet thelbësore të kësaj kontrate; efektet juridike; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese).
scr/sh: ugovor o razmeni

________________________________________
kontratë për licencën Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për licencën është një kontratë me të cilën detyrohet vetë dhënësi i licencës që fituesit të licencës t'i cedojë në tërësi ose pjesërisht, të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes, njohurive dhe përvojave teknike, vulës, mostrës apo modelit, ndërsa fituesi i licencës obligohet që për këto të paguaj shpërblimin e caktuar.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: ugovor o licencu

________________________________________
kontratë për mbajtjen e përhershme Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për mbajtjen e përhershme është kontratë e cila lidhet ndërmjet dhënësit të mbajtjes dhe marrësit të mbajtjes me të cilën dhënësi i mbajtjes merr detyrimin ta mbaj në kujdes të përjetshëm palën tjetër ose personin e tretë, kurse marrësi i mbajtjes detyrohet që për këtë të mbajë ndonjë send ose ndonjë të drejtë pasurore të palës tjetër.,
(shih; kushtet për lidhjen e kësaj kontrate; të drejtat dhe detyrat e dhënësit të mbajtjes; shuarja e kontratës).
scr/sh: ugovor o do‍ivotnom izdr‍avanju

________________________________________
kontratë për ortakrinë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë ortakrie është kontratë me anë të së cilës dy ose më shumë persona (të cilët quhen ortakë) detyrohen që t'i bashykojnë pjesët e caktuara të pasurisë së tyre ose punën e tyre me qëllim që të realizojnë ndonjë dobi pasurore dhe për ndarjen e saj.,
(Shih; kushtet për lidhjen e kontratës; efektet juridike; shuarja e kontratës).
scr/sh: ugovor o ortakluku

________________________________________
kontratë për qiranë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për qiranë është kontratë e atillë, me anë të së cilës një person (i cili quhet qiradhënës) detyrohet që t'i dorëzsoj personit tjetër (i cili quhet qiramarrës) ndonjë send për përdorim dhe shfrytëzim, përkatësisht që t'i cedojë ndonjë të drejtë pasurie, ndërsa ky person detyrohet që për atë t'i paguaj shpërblimin e caktuar dhe pas kalimit të kohës së caktuar t'ia kthej sendin e njëjtë.,
(shih; kushtet për lidhjen e kontratës; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese; llojet e kontratës).
scr/sh: ugovor o zakupu

________________________________________
kontratë për shërbimin Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për shërbimin është kontratë me anë të së cilës një person (i cili quhet shërbimdhënës) i dorëzon personit tjetër (i cili quhet shërbimmarrës), ndonjë send për përdorim pa pagesë i cili detyrohet që pas kalimit të kohës së caktuar ta kthej të njëjtin send të padëmtuar.,
(shih; karakteristikat e kontratës; efektet e kontratës; të drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese).
scr/sh: ugovor o posluzi

________________________________________
kontratë për veprën Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kontratë për veprën është kontratë, me anë të së cilës një person (i cili quhet kryesi i punës) i detyrohet personit tjetër (i cili quhet porositës i punës) që të kryej një punë të caktuar fizike ose intelektuale dhe me te të arrijë rezultat të caktuar, ndërsa ky i detyrohet që për këtë t’i paguaj shpërblim të caktuar.,
(shih; te drejtat dhe detyrat e palëve kontraktuese; shuarja e kontratës për veprën)
scr/sh: ugovor o delu

________________________________________
konvalidimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Konvalidimi është fuqizimi i kontratës së pavlefshme, që gjen shprehje vetëm për kontratat relativisht të pavlefshme.
scr/sh: konvalidacija

________________________________________
konverzioni Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Konverzioni është në qoftëse një kontratë e pavlefshme i plotëson kushtet për një kontratë tjetër të vlefshme.,
Kjo kontratë duhet t'i plotësoj kushtet për lidhjen e kontratës tjetër të plotëfuqishme, dhe me këtë kontratë të realizojmë të njëjtin qëllim që do ta realizonin me kontratën e parë
scr/sh: konverzacija

________________________________________
kreditori Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kreditori është ai person në marrdhënien e detyrimeve, i cili ka të drejtë të kërkojë që debitori t'i jap diçka, të bëj ose të mos bëj një gjë.,
Ai kërkon, ka të drejtën e kërkesës.,
(Shih: detyrimi është marrdhënie ndërmjet personave të caktuar).
scr/sh: poverilac

________________________________________
kundërshtimi për mospërmbushjen e kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kundërshtimi për mospërmbushjen e kontratës mund të paraqitet vetëm në kontratat e dyanshme në të cilat lindin detyrime reciproke si shprehje e vullnetit të dakorduar të palëve kontraktuese.,
Ky kundërshtim është një prej kundërshtimeve më të rëndësishme i cili paraqitet në praktikë, me të cilën njëra palë, në kontratat e dyanshme njjofton palën tjetër kontraktuese se do të përmbush detyrimin e vet nëse ajo nga ana e vet e përmbush detyrimin.,
Kundërshtimi është mjet juridik që imponon përmbushjen edetyrimit kontraktor derisa nuk krijohen kushtet optimale për përmbushjen e kontratës.,
(Shih: nocioni; kushtet; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: prigovor neispunjenja ugovora

________________________________________
kundërshtimi për përmbushje të parregullt të kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kundërshtimi për përmbushje të parregullt të kontratës është mjet juridik me të cilën njëra palë kontraktuese, në kontratat e dyanshme palës së ndërgjegjshme i ofron mundësinë që t’i shtyhet përmbushja e kontratës, sepse pala tjetër nuk e ka përmbushur detyrimin e vet me kohë, vend dhe mënyrë të caktuar.,
(Shih: kundërshtimi i kontratave të pavlefshme; kushtet e kundërshtimit).
scr/sh: prigovor nepravilnog ispunjenja

________________________________________
kushtet e përgjithshme të kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Kushtet e përgjithshme të kontratës, janë ato kushte të caktuara nga ana e një kontraktuesi, qofshin ato të përmbajtura në kontratën formale, qofshin ato të involuara nga kontrata, plotësojnë marrveshje të veçanta të përcaktuara midis kontraktuesve në të njëjtën kontratë dhe si rregull, i obligojnë sikundër edhe këto (neni 142 al. 1 e LMD).,
(Shih: nuliteti idisa dispozitave të kushteve të përgjithshme; raporti midis kushteve të përgjithshme dhe kontratave të veçanta; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: op?ti uslovi ugovora

________________________________________
letrat dhe shenjat e legjitimacionit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Letrat dhe shenjat e legjitimaciaonit,janë dokumente me shkrim në bazë të të cilave poseduesi është i autorizuar të lëshoj nga dhënësi përmbushjen e veprimit të cekur në të.,
Në këto letra hyjnë: biletat e trenit, teatrit etj.,
Shenjat e legjitimacionit janë shenjat e garderobës që përbëhen nga një copë letre, metali, ku është shtypur ndonjë numër, që shërben të tregohet se kush është kr4editori i kësaj marrëdhënie.,
Këto shërbejnë që të tregohet se kush është kreditor i kësaj marrëdhënie.,
Letrat dhe shenjat e legjitimacionit nuk janë letra me vlerë.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: legitimacioni papiri i znaci

________________________________________
lista e garancionit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Lista e garancionit është dokument mbi garancinë, e cila jepet bashkë me sendin e caktuar industrial e cila i dorëzohet blerësit pas nënshkrimit të shitësit dhe shënimit të datës së shitjes si dhe të dhënave tjera të nevojshme.,
Në këtë mënyrë blerësi bëhet titullar i së drejtës dhe i listës së garancionit.,
Lista e garancionit përmban: të dhënat për prodhimin (mallin); llojin e prodhimit, kohëzgjatjen e afatit të garancionit; deklaratën mbi evitimin e mungesave funksionale; deklaratën e zëvendësimit të sendit me mungesa funksionale me sendin pa mungesa; datën e prodhimit të sendit; vendbanimin e garantit; nënshkrimin e shitësit.,
(Shih: garancioni për funksionim të mirë të sendeve; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: garantni list

________________________________________
lizingu Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Lizingu është kontratë e atillë me të cilën dhënësi i lizingut detyrohet që shfrytëzuesit (marrësit) të lizingut t'i dorëzoj në shfrytëzim të përkohshëm sendin e caktuar si dhe të kryej veprime të caktuara lidhur me përdorimin e tillë ndërsa shfrytëzuesi detyrohet të paguaj shpërblimin (qiranë) në rata të kontraktuara si dhe pas skadimit të afatit të kontraktuar t'ia kthej dhënësit të lizingut.,
(Shih: kushtet; palët kontraktuese; rëndësia dhe llojet)
scr/sh: lizing

________________________________________
lënda e kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Lënda e kontratës është një nga kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës.,
Si lënd e kontratës kuptohet, krejt ajo për të cilën palët janë pajtuar "për çka është lidhur kontrata".,
Detyrat që dalin nga kontrata përfaqësojnë lëndën e saj.,
(Shih: cilësitë e lëndës së kontratës; kur është lënda e kontratës e palejuar; nuliteti i kontratës për shkak të lëndës; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: predmet ugovora

________________________________________
momenti i lidhjes së kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Momenti i lidhjes së kontratës, ka një rëndësi të veçantë, sepse nga koha e lidhjes së kontratës varet edhe mënyra e zgjidhjes së çështjeve të ndryshme, që janë të lidhura me të.,
Kështu, prej momentit të lidhjes së kontratës rrjedhin edhe efektet e saj: detyrat për debitorin dhe të drejtat për kreditorin.,
Sipas kohës së lidhjes së kontratës vërtetohet edhe aftësia punuese e palëve, e cila është e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes se cila normë do të zbatohet.,
Ky moment është i rëndësishëm për caktimine vijimit të afateve të parashkrimit, si dhe për ngritjen e padisë Paulia.,
(Shih: teoritë juridike për spjegimin e caktimit të kohës së lidhjes së kontratës; rëndësia).
scr/sh: moment zakljuèenja ugovora

________________________________________
motivi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Motivi, paraqet qëllimet indirekte si dhe shkaqet që e kanë shtyer palën kontraktuese për lidhjen e kontratës dhe për marrjen e detyrave.,
Motivi i kontratës është dukuri thjeshtë subjektive, dukuri psikologjike e lidhur për personin dhe atë për anën e tij të brendshme.
scr/sh: motivi

________________________________________
mungesa materiale Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Mungesa materiale, ekziston në qoftëse sendi nuk i ka veçoritë e duhura për përdorimin e tij të rregullt ose për qarkullim; në qoftëse sendi nuk ka veçori të duhura për përdorim special për të cilën e blen blerësi, e që e ka pasur të njohur shitësi ose është dashur ta kishte të njohur; në qoftëse sendi nuk ka veçori dhe karakteristika të cilat janë kontraktuar shprehimisht (nenin 479 i LMD).,
(Shih: kushtet; pasoja; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: materialni nedostatak

________________________________________
nominalizmi monetar Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Nominalizmi monetar, niset nga qëndrimi se në përmbushjen e detyrimeve në para nuk duhet të ketë kurrfarë ndikimi rritja ose zvogëlimi i fuqisë blerëse të parasë, deri te e cila mund të vie në kohën nga krijimi i detyrimeve në para, e gjer te përmbushja e saj.,
(Shih: detyrimet në para; klauzola e arit; klauzola valutare; klauzola e indeksit; rëndësia).
scr/sh: monetarni nominalizam

________________________________________
oferta Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit e drejtuar personave të caktuar me qëllim të lidhjes së kontratës.,
Me paraqitjen e ofertës nga ofertuesi dhe me dhënien e pëlqimit për pranimin e saj nga i ofertuari, duke pranuar të gjitha kushtet e përmbajtura në ofertë, vie gjer te lidhja e kontratës.,
Oferta dhe pranimi i ofertës pra, janë dy veprime prej të cilave përbëhet lidhja e kontratës.,
Në raste të caktuara para lidhjes së kontratës bëhen negociatat për një varg rrethanash relevante.,
Pas fazës së negociatave, mund të vie gjer te oferta dhe pranimi i saj, por është e mundur që bisedimet mos të rezultojnë me lidhjen e kontratës.,
Në rastet e tilla ato vetëm kanë shërbyer që palët të arrijnë një pamje më të qartë për një varg çështjesh të qëlluara dhe në këtë mënyrë, në mënyrë më precize të shprehin, manifestojnë qëllimin e tyre të kontraktimit.,
(Shih: negociatat; kushtet; pranimi i ofertës).
scr/sh: ponuda

________________________________________
oferta e përgjithshme Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Oferta e përgjithshme është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet numrit të pacaktuar personash, i cili përmban pjesë përbërëse esenciale të kontratës, i destinuar për lidhjen e saj, vlen si ofertë, në qoftëse nuk rezulton ndryshe nga rrethanat e rastit apo nga doket (neni 33 i LMD).,
(Shih: karakteristikat; efektet juridike dhe rëndësia).
scr/sh: op?ta ponuda

________________________________________
pacta sunt servanda Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Pacta sunt servanda, kur kontrata lidhet në mënyrë të plotfuqishme, parimisht, fuqia e saj detyruese ndërmjet kontraktuesve e ka efektin e ligjit – "marrëveshja është mërrveshje, e kontrata është ligj për palët".,
Detyrimet kontraktuese duhet përmbushur ashtu siç theksohen me kontratë (Pacta sunt servanda).,
Pacta sunt servanda është shprehje e zhvillimit evolutiv të së drejtës kontraktore si dhe parim kardinal i kësaj të drejtë.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: pacta sunt servanda

________________________________________
padia Pauliana Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Padia Pauliana është ajo me të cilën veprimi juridik i debitorit me personin e tretë bëhet pa efekt në raport me kreditorin.,
Kundërshtimi i veprimeve të tilla realizohet me Padinë Pauliana.,
Me anë të kësaj padie kundërshtohen të gjitha veprimet juridike të debitorit me qëllim që të pakësojnë pasurinë e tij në dëm të kreditorit.,
Këtu hyjnë: bartja e pronësisë, cedimi i kërkesave.,
Nuk mund të sulmohen dhuratat e imta dhe punët juridike të cilat janë me karakter thjesht personal.,
Këtë padi mund ta ngritë vetëm kreditori.,
Në këtë kontest palë e paditur është personi i tretë dhe ai quhet i kundërshtuari i sulmit.,
(Shih: kushtet e padisë; efektet juridike
scr/sh: Paulianska tu‍ba

________________________________________
pamundësia e përmbushjes Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Pamundësia e përmbushjes është mënyrë e shuarjes së detyrimeve kundër vullnetit të debitorit.,
Pas krijimit të detyrimit është paraqitur ngjarja që ia bën të pamundshme debitorit t'i përmbush detyrat e veta.,
Qëllimi i detyrimit nuk mund të arrihet dhe kjo sjell shuarjen e vet detyrimit.,
(Shih: pamundësia fizike; juridike; objektive; subjektive; rëndësia).
scr/sh: nemoguènost izvr?enja

________________________________________
pamundësia (subjektive) relative Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Pamundësia (subjektive) relative, ekziston nëse debitori obligohet për diçka që në përgjithësi është e mundshme, por ai s'është në gjendje që ta përmbush, atëherë kontrata e ka lëndën eplotfuqishme dhe për këtë do të krijoj efektet e saj.,
(Shih: lënda e kontratës; karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: relativna (subjektiva) nemoguènost

________________________________________
parashkrimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Parashkrimi është mënyrë e shuarjes së detyrimeve, e cila krijohet për shkak se kreditori nuk e ka kërkuar përmbushjen e detyrimit nga debitori.,
Detyrimi në realitet ekziston edhe më tutje, por nuk ekziston më sanksioni për mbrojtjen e tij.,
Koha është fakti kryesor për vërtetimin e parashkrimit.,
Ligji i Marrëdhënieve të Detyrimeve njeh një afat të përgjithshëm dhe tri afate të veçanta të parashkrimit (neni 376 i LMD).,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: zastarelost

________________________________________
pasurimi pabazë juridike Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Pasurimi pabazë juridike, paraqet burimin e veçantë të detyrimeve.,
Këtu kemi të bëjmë me marrdhënien e detyrimeve të shkaktuar në atë mënyrë, se është bërë rritja e pasurisë së një personi dhe zvogëlimi i pasurisë së tjetrit, ndërsa për atë nuk ka ekzistuar kurrfarë baze juridike, shkaku i justifikuar.,
(Shih: kushtet; rastet; efektet; rëndësia).
scr/sh: obogaèenje bez osnova

________________________________________
pavlefshmëria e kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Pavlefshmëria e kontratës, ekziston në qoftëse në momentin e lidhjes së kontratës mungon një prej kushteve të nevojshme për plotëfuqishmërinë e saj (aftësia punuese e palëve kontraktuese; pajtimi i vullnetit; lënda dhe baza e kontratës), thuhet se kontrata e tillë nuk është e plotfuqishme dhe nuk prodhon efekte juridike të dëshiruara.,
Tradicionalisht pavlefshmëria e kontratës ndahet në dy kategori të mëdha: në pavlefshmëri absolute dhe relative.,
Nocioni i pavlefshmërisë prezumon se mungesa ka ekzistuar nga momenti i lidhjes së kontratës.,
(Shih: efektet; pasojat e pavlefshmërisë; rëndësia).
scr/sh: neva‍nost ugovora

________________________________________
pendimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Pendimi është mjet personal i sigurimit të përmbushjes së kontratës, me të cilën njëra palë kontraktuese detyrohet ndaj tjetrës se ka për t'i paguar një shumë të caktuar të hollash, ose ndonjë vlerë tjetër pasurore, nëse do të dëshironte për të hequr dorë nga kontrata.
scr/sh: odustanica

________________________________________
premtimi publik i shpërblimit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Premtimi publik i shpërblimit është shprehje e njëanshme e vullnetit që i bëhet një numri të pacaktuar personash me anë të së cilës premtuesi detyrohet që t'ia paguaj shpërblimin e caktuar atij personi, i cili do të kryente ndonjë veprim ose realizonte rezultatin e caktuar.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: javno obeèanje nagrade

________________________________________
prestimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Prestimi është përmbajtje e detyrimit.,
Këtë përmbajtje e sajojnë mu ato të drejta dhe detyrime, në bazë të cilave kreditori është i autorizuar të kërkojë nga debitori që ky të bëj diçka, të veproj ose mosveproj.,
Përmbajtja e marrëdhënies midis kreditorit dhe debitorit përcakton se cilit lloj të marrdhënies së detyrimeve i takojnë ato.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: prestacija

________________________________________
përmbajtja e marrdhënieve të detyrimeve Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Përmbajtja e marrdhënieve të detyrimeve është tërësi e të drejta dhe detyrave për kreditorin dhe debitorin.,
Përmbajtjen e detyrimeve e sajojnë sjelljet e caktuara të debitorit ndaj kreditorit, si dhe e drejta të kërkojë nga debitori sjelljen e këtillë.,
(Shih: karakteristikate detyrimeve; vetitë e detyrimeve të plotfuqishme; rëndësia).
scr/sh: sadr‍ina obligacionog odnosa

________________________________________
përmbushja Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Përmbushja, do të thotë përmbushje, ekzekutim.,
Përmbushja është mënyrë e rregullt e shuarjes së detyrimeve në mënyrë vullnetare.,
Ajo nuk do të thotë vetëm dorëzim i shumës së caktuar të parave, e cila është lëndë e borxhit, por edhe kryerje e çdo veprimi tjetër i cili mund të paraqesë përmbajtjen e detyrimit.,
Në çdo rast përmbajtja e përmbushjes është caktuar me përmbajtjen e borxhit nga i cili rrjedh detyrimi.,
(Shih: lënda e pagesës; koha; vendi; efekti i pagesës).
scr/sh: isplata

________________________________________
përtrirja Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Përtrirja është mënyrë e shuarjes së detyrimit, e cila bëhet në atë mënyrë që kreditori dhe debitori mirren vesh që detyrimin ekzistues ta zëvendësojnë me tjetrin.,
Përtrirja duhet kuptuar në mënyrë të dyfisht: a) ajo paraqet mënyrën e shuatjes së detyrimit të vjetër dhe b) ajo do të thotë edhe krijim i detyrimit të ri.,
Përtrirja paraqet modifikimin e marrdhënies së detyrimeve.
scr/sh: prenov

________________________________________
qiraja Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Qiraja, paraqet atë shpërblim të cilin detyrohet që t’ia paguaj qiramarrësi – qiradhënësit për sendin ose të drejtën që e merr për shfrytëzim.,
Qiraja sipas rregullës, paguhet në para dhe caktohet qoftë në shumën e saktë, e cila paguhet ose menjëherë ose në kiste pas kalimit të kohës së kaluar (më së shpeshti për çdo muaj); qoftë në pjesë alikuote nga fitimi i realizuar, duke e përdorur sendin.,
(Shih: kontrata mbi qiranë; karakteristikat; efektet juridike; rëndësia).
scr/sh: zakupnina

________________________________________
revokimi i dhuratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Revokimi i dhuratës, deklarata mbi revokimin e dhuratës duhet të kuptohet si zgjidhje e njëanshme e kontratës mbi dhuratën nga ana e dhuratdhënësit, qoftë në tërësi apo në pjesë të caktuara të saj.,
Sipas ligjit dhuratdhënësi mund ta revokoj dhuratën në këto raste: 1) për shkak të mosmirënjohjes, 2) për shkak të varfërimit të dhuratdhënësit dhe 3) për shkak të anulimit të kurorës dhe shkurorëzimit me dhuartmarrësin.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: revokacija poklona

________________________________________
shitblerja Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Shitblerja është kontratë e tillë, me anë të së cilës një person (i cili quhet shitës) detyrohet që të bartë ndonjë send në pronësi, personit tjetër (i cili quhet blerës), i cili nga ana e vet detyrohet që të paguaj shumën e caktuar të të hollave si çmim.,
Llojet më të shpeshta të kësaj kontrate në praktikën tonë të përditshme janë: kontrata e shitjes me të drejtë të gjetjes së blerësit më të mirë; kontrata e shitjes me të drejtë rishitjeje; kontrata e shitjes me të drejtë riblerjeje; kontrata e shitjes me provë; kontrata e shitjes me parapagim; kontrata e shitjes sipas specifikacionit; kontrata e shitjes sipas mostrës ose modelit; kontrata e shitjes kutrum dhe dekreti i shitjes.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: kupoprodaja

________________________________________
shitja me provë Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Shitja me provë është lloj i atillë i shitjes, në të cilën blerësi rezervon për veti të drejtën që ta provoj sendin dhe mandej të deklarohet se a do ta mbajë apo jo kontratën.,
E drejta për provë duhet doemos të kontraktohet veçmas, sepse sipas rregullës, blerësi nuk mund të heq dorë nga kontrata, nëse sendi nuk do t'i pëlqente më vonë.,
(Shih: karakteristikat; të drejtat dhe detyrat e blerësit; rëndësia).
scr/sh: kupovina na probu

________________________________________
shitja pa matë (kuturu) Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Shitja pa matë (kuturu) është lloj i atillë is shitjes, te e cila blehen sendet sipas shikimit.,
Me rastin e dorëzimit, sendi nuk matet, as që shikohet hollësisht kualiteti i tij.,
Sendet mirren ashtu siç janë.,
Shitësi te kontrata e shitjes kuturu nuk do të përgjigjej as për kualitetin, as për kuantitetin e sendit.,
(Shih: karakteristikat të drejtat dhe detyrat e blerësit; rëndësia).
scr/sh: kupovina na pregledu

________________________________________
shprehja e njëanshme e vullnetit Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Shprehja e njëanshme e vullnetit është burim i pavarur i marrëdhënieve të detyrimeve.,
Në shprehjen e njëanshme të vullnetit krijohet detyra me vullnetin e shprehur, kurse e drejta krijohet më vonë me paraqitjen e subjektit i cili e kërkon përmbushjen e detyrimit sipas deklaratës së dhënë.,
Ekzistojnë këto raste të detyrimit të krijuara në bazë të shprehjes së njëanshme të vullnetit: oferta për lidhjen e kontratës; premtimi publik i shpërblimit; dhënia e letrave me vlerë.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: jednostrana izjava volje

________________________________________
shuarja e detyrimeve Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Shuarja e detyrimeve, bëhet me përmbushjen e detyrimit.,
Shuarja e deyrimevemund të behët në bazë të vullnetit të pjesëmarrësve në marrëdhëniet e detyrimit dhe kundër vullnetit të tyre.,
Në mënyrën vullnetare të shuarjes së detyrimeve hyjnë: pagesa, kompenzimi, falja e borxhit, përtrirja, konfondimi, ndërsa në mënyrat kundër vullnetit hyjnë: pamundësia e përmbushjes, vdekja, parashkrimi dhe sipas urdhërit të ligjit.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: prestanak obligacija

________________________________________
sigurimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Sigurimi – me kontratën e sigurimit detyrohet siguruesi të bashkoj shumën e caktuar në bashkësinë e sigurimit përkatësisht në bashkësinë e rrezikut (siguruesi) kurse bashkësia merr detyrimin që nëse shkaktohet ngjarja që paraqet rastin e siguruar, do t'i paguaj të siguruarit ose ndonjë personi të tretë shpërblimin apo shumën e kontraktuar ose të bëj diçka tjetër.
scr/sh: osiguranje

________________________________________
subrogimi ligjor Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Subrogimi ligjor, ekziston kur dorëzani, pronari i sendit peng, ose kundërshtari i përzierjes në padinë Pauliane, kryejnë pagesën, sipas vetë ligjit, kërkesa e paguar kalon në ata dhe debitori tani ua ka borxh pagesën e tyre.,
(Shih: personi që mund të ekzekutoj pagesën).
scr/sh: zakonska subrogacija

________________________________________
vendi i lidhjes së kontratës Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Vendi i lidhjes së kontratës është vendi në të cilin ofertuesi e ka pasur vendbanimin apo vendqëndrimin në qastin kur e ka paraqitur ofertën e tij.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: mesto zakljuèenja ugovora

________________________________________
vendi i përmbushjes Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Vendi i përmbushjes është vendi i caktuar sipas marrveshjes së palëve kontraktuese.,
Nëse është borxh dorëzimi i sendit të luajtshëm, atëherë ka për t'u dorëzuar në vendin, ku është lidhur kontrata, ndërkaq, në qoftëse është fjala për sendin e paluajtshëm, atëherë aty ku gjendet ai.,
Detyrimi në para i paguahet kreditorit në vendbanimit e kreditorit në kohën e krijimit të detyrimit.,
(Shih: efekti i pagesës; vërtetimi i pagesës; lënda e pagesës).
scr/sh: mesto ispunjenja

________________________________________
veprimi inter partes Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Veprimi inter partes është një prej karakteristikave kryesore të marrdhënieve të detyrimeve.,
Marrëdhënia juridike e detyrimeve është marrëdhënia ndërmjet personave të caktuar: kreditorit dhe debitorit.,
Kjo marrëdhënie, sipas rregullës, nuk ka efekt ndaj personave të tretë, të cilët nga marrdhënia e tillë nuk fitojnë kurrfarë të drejtë, e as që marrin ndonjë detyrim.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: inter partes dejstvo

________________________________________
vlerë afekcionale Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Vlerë afekcionale është vlera e ndonjë sendi për personin e caktuar për shkak të përkushtimit të veçant të tij ndaj atij sendi.,
Kjo vlerë është lloj i veçantë i vlerës subjektive e cila nuk është e vlerësuar në bazë të kritereve objektive p.sh.: nëse sendi për të është send i ruajtur për kujtim nga personi më i dashur.,
(Shih: dëmtimi i pamasë; rëndësia).
scr/sh: afekciona vrednost

________________________________________
vonesa Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Vonesa, subjektët në marrëdhnien e detyrimit e cenojnë detyrimin edhe në rastin e vonesës, kur veprimi që pritet të përmbushet prej tyre, nuk bëhet në afatin e nevojshëm.,
Në vonesë mund të paraqiten si kreditori ashtu edhe debitori, prej nga ekziston edhe vonesa e debitorit (mora debitoris) dhe vonesa e kreditorit (mora creditoris)
scr/sh: docnja

________________________________________
zgjidhja e kontratës për shkak të mospërmbushjes Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Zgjidhja e kontratës për shkak të mospërmbushjes është mënyrë e shuarjes së kontratës së plotëfuqishme për shkak të mospërmbushjes me faj të njërës palë kontraktuese.,
Zgjidhja e kontratës bëhet me deklarimin e njëanshëm të vullnetit të kreditorit për zgjidhjen e kontratës, e cila ka efekt retroaktiv dhe konsiderohet se kontrata nuk është lidhur fare.,
Kreditori, ka të drejtë të kërkoj edhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar me anë të mospërmbushjes së detyrimit.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: raskid ugovora zbog neizvr?enja

________________________________________
zëvendësimi i përmbushjes Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

Zëvendësimi i përmbushjes, paraqitet kur debitori dhe kreditori merren vesh që në vend të lëndës së borxhit debitorit t'ia dorëzoj lëndën tjetër, shumën e parave për vlerë të njëjtë.,
Zëvendësimi i përmbushjes paraqet surogatin e përmbushjes.,
(Shih: karakteristikat; rëndësia).
scr/sh: zamena ispunjenja

________________________________________
çmimi Hierarki: 08

e drejta e detyrimeve

اmimi, paraqet atë shumë parash të cilën blerësi detyrohet që t'ia paguaj shitësit si kundërvlerë (ekuivalent) për sendin, të cilin e merr prej tij.,
Përveç se çmimi duhet të jetë i shprehur në para, ai duhet të jetë: i caktuar ose i caktueshëm, i drejtë dhe real.,
(shih; karaketristikat e çmimit; llojet e çmimit)
scr/sh: cena

________________________________________

UNMIK Ministry of Public Services Department of Judicial Administration Pristina
©Copyright Satu Saloranta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top