Fjalët e vjetra për muajt e vitit

MrCool

Old School.
Gjatë trajtimit të fjalëve, në grupin virtual "Gjuha Shqipe pa gabime" nuk ngelin pa u diskutuar edhe fjalët e vjetra të gjuhës shqipe. Më poshtë do të sjellim një përmbledhje të emrave të muajve që janë përdorur në gjuhën shqipe (një formë mund të përmbajë më shumë variante), duke përfshirë edhe të folmet e arbëreshëve të Greqisë e Italisë.

JANAR
janar, jenar, jinar, kallnuer, kallenduer, kalendor, kalnuer, kallënduer, kollozhek, moi gjat, listopath

SHKURT
shkurt, fror, fruer, frur, fruar, flevar, fleár, frbar

MARS
mars, lagateer, lagater, lagëtur

PRILL
prill, april

MAJ
maj, mais, maxh

QERSHOR
qershor, theristí, xhun

KORRIK
korrik, kollozheg, allonár, djegagur, lul

GUSHT
gusht, gost, lamnuer, dorza

SHTATOR
shtator, setembr, vjeshtë, vjeshta e parë, britm, britm i parë, brym(ë) i parë, bryll i parë, proto shimitër, gushtovjeshtë, tiriti

TETOR
tetor, tétuer, tetúer, vjesht' e dytë, vjesht' e mesme, britëm i dytë, brym (i) dytë, shenëntre, oktobër, brymuer, listopadh, shëmitër

NËNTOR
nëntor, vjesht e tretë, vjeshtë e mbrazme, britëm i tretë, brymuer, shëmhill, shënmarti, Shënë Ndre, listopadh, vjeshtë, novemb, protospuar, duar të palarë

DHJETOR
dhjetor, dimëror, shënëndre, shëndre, shënmarti, keshendellsh, decembre

Fjalët që përsëriten janë dialektore, që do të thotë se në njërin dialekt mund të tregojnë njërin muaj dhe në tjetrin dialekt një muaj tjetër.


Burimi: http://grupigjuhashqipepagabime.blogspot.com
 
JANAR
janar, jenar, jinar, kallnuer, kallenduer, kalendor, kalnuer, kallënduer, kollozhek, moi gjat, listopath

SHKURT
shkurt, fror, fruer, frur, fruar, flevar, fleár, frbar .

Kur isha femije nusia e xhaxhit tim,gjithmone keshtu u qunate keta dy muaji.
C`nostalgji per kohet e ikura.
 
TETOR
tetor, tétuer, tetúer, vjesht' e dytë, vjesht' e mesme, britëm i dytë, brym (i) dytë, shenëntre, oktobër, brymuer, listopadh, shëmitër

NËNTOR
nëntor, vjesht e tretë, vjeshtë e mbrazme, britëm i tretë, brymuer, shëmhill, shënmarti, Shënë Ndre, listopadh, vjeshtë, novemb, protospuar, duar të palarë

DHJETOR
dhjetor, dimëror, shënëndre, shëndre, shënmarti, keshendellsh, decembre

Fjalët që përsëriten janë dialektore, që do të thotë se në njërin dialekt mund të tregojnë njërin muaj dhe në tjetrin dialekt një muaj tjetër.


Burimi: http://grupigjuhashqipepagabime.blogspot.com
Nuk di se nga i marrin burimet këta që shkruajnë tek blogu, por unë di që në shqip shënëndre quhet vetëm muaji i dhjetorit. Emri vjen nga festa e Shën Ndreut, e cila përkon me festën e sotme të Krishtlindjeve dhe festohej në dhjetor.

Këtë gjë e pohon edhe fjalori shqip:

SHËNËNDRE m. vjet.
Muaji i dhjetorit, dhjetori.
* Dardha në shënëndre shih te DARDH/Ë,~A.
S'bëjnë dardhat në shënëndre shih te
DARDH/Ë,~A. Kërkon dardha (rrush, thana,
thanëza) në shënëndre (në dimër) shih te
DARDH/Ë,~A.
 
Personi ne fjale eshte profesor i Gjuhes Shqipe i cili nuk ka lene qoshe shqiptarie pa e vizituar dhe pa hulumtuar, perfshire komunitetin arberesh dhe ate arvanitas.

Me sa po shoh, shenentre, shene ndre, shenendre i ka radhitur tek te tri muajt e fundit dhe ne fund fare e ka sqaruar se jane dallime dialektore.. Ndoshta dhe krahinore..

Do e pyes neser, te shoh c'te me thote.
 
Eshte bukur qe muajt pershkruhen
Janari - moi gjate.
Mars-lagetur
Maj-mais. Si rregull misri duhet te mbillet fund prilli-fillim maji
Korrik -djegagur, nga vapa.

U elektrizova
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top