Fjalët e Menduh Thaçit "pallavra", të burgosurit e Brodecit "po vdesin në burg", ndër

legjenda

Tetova
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka premtuar se nëse PDSH-ja bëhet pjesë e qeverisë së re dhe fiton në zgjedhje atëher urgjentisht do ta zgjidhë problemin me të arrestuarit kosovarë në Lagjen e trimave në Kumanovë. Ai nuk jep sqarime se vallë këtë rast a do ta zgjidhë si rastin me Brodecin.

Ai këto komente i ka bërë në një intervistë dhënë gazetës Lajm. Ndryshe në vitin 2007 PDSH-ja si pjesë e qeverisë së bashku me Kryeministrin Nikolla Gruevski, organizoi aksionin më të madhë policorë në Brodec të Tetovës.

Nga ky aksion disa persona u vranë ndërsa një numër i madhë u arrestuan dhe u torturuan në mënyrën më brutale nga policia maqedonase. Bashkëpunëtori i Thaçit, Refet Elmazi i cili mbante postin e zv. Ministrit të policisë, tha se ky aksion është tepër i suksesshëm ndaj shqiptarëve, pa mos folur asnjë fjalë për torturat që i përjetuan të arrestuarit

Ndryshe, Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në intervistën e fundvitit për gazetën “Lajm” premtoi se të gjitha pyetjeve do t’i përgjigjet sinqerisht. Zaten ky ishte edhe kushti për të bë intervistën. Në kuadër të këtyre përgjigjeve, Thaçi e hedh poshtë mundësinë për koalicionim parazgjedhor me BDI-në. Përkundrazi ai thotë se i konsideron aleatë të gjitha partitë shqiptare që do të punojnë në drejtim të marrjes së legjitimitetit të BDI-së, pa marrë parasysh nëse ato do të pranojnë ose jo koalicion me PDSH-në. Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai thotë se ka marrë garanci të plota se nga bashkësia ndërkombëtare se do të jenë të rregullta dhe të lira, duke theksuar se nëse ndodh e kundërta PDSH jo vetëm që do të bojkotojë zgjedhjet, por edhe do të organizojë protesta masovike.

Në këtë megaintervsitë ekskluzive ai për herë të parë flet lidhur me frazën “Veren do smrt”, që u paraqit në “bombat” opozitare, si dhe për dorëheqjen e mundshme në rast se PDSH i humb zgjedhjet. Përkundër përshtypjes së krijuar në opinion, Thaçi përjashton çdo mundësi për koalicionim me BDI-në. Thaçi flet edhe për Konfliktin e Kumanovës, duke premtuar se çështja e shqiptarëve të arrestuar në këtë konflikt do të zgjidhet vetëm nëse fiton PDSH-ja.Thaçi: Nëse fiton PDSH-ja do të zgjidhet problemi i të arrestuarve në Kumanovë.




© ZHURNAL.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top