Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

ida angel

:)
V.I.P
Kur them që politika ka vite që ua ka rrëmbyer tapetin e kuq artistëve, është një fakt aq i vërtetë sa ndërkohë që mediat merren me Berishën, Ramën, në Festivalin e fundit të RTVSH në dhjetor të 2009, paska fituar një këngë “Nuk mundem pa ty” fiks me “Keeps Gettin’ Better”, këngën e albumit me të njëjtin emër, i këngëtares me famë botërore Christina Aguilera. Ka një ndryshim: Albumi i Aguilerës ka dalë në treg një vit para këngës tonë, pra në 2008.
Nuk më kishte qëlluar ta dëgjoja këtë këngë, por nuk mund të mos ndiqja Shqipërinë si pjesëmarrëse në Eurovizion, në Norvegji këtë herë. Juliana Pasha ka një zë magjik, tërheqës, të thellë, një zë të zi që ta thith shpirtin si një magnet i fuqishëm e ta lartëson në hapësirë, siç bëjnë zërat më të mirë të globit. Juliana këndonte, por unë s’po u besoja veshëve: Shqipëria nuk ka bërë këngë të re? Këndohej në anglisht në fakt, ndryshe nga të tjerë që kishin zgjedhur gjuhën e vendit përkatës. Këngë e bukur, këngë me ritëm! Po në mendje më solli shpejt një këngë tjetër, shumë të famshme: këngën e Christina Augilerës! Dëgjoj e ridëgjoj në you tube të dy versionet, janë të ngjashme! E njëjta linjë muzikore! اfarë guximi autorët! Si nuk është filtruar në Shqipëri kjo ngjashmëri? Jemi shumë të zënë me halle ne shqiptarët, s’kemi nge për këto detaje.
Bashkëatdhetarë nga e gjithë bota po nxitojnë të votojnë për të parë përfaqësuesen e Shqipërisë mes më të mirëve: Vota në internet, televotime! Kush emocionohet më shumë se ne në këto raste! Juliana Pasha kaloi në finale, falë votimeve. Uroj me gjithë zemër ta fitojë ajo këtë Eurovizion, jo kënga e Aguilerës.
(BalkanWeb)

Alba Malltezi
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

Kot kjo tani..vetem fillimi i muzikes ngjason po nuk eshte njesoj si kenga e aguileres
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

Faktikisht dhe mua nuk mu duk se kish ndonje ngjashmeri ,pastaj kaq shume keng sa dalin ne treg normal qe do kete dhe nota muzikore (a ca quhen ) te njejta.
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

Po i degjoja me vemendje te dyja kenget dhe ngjashmeria per mendimin tim eshte 0,megjithse nuk marr vesh shume nga muzika.
Ngjashmeri po qe kish kenga fituese e Serbise me ate kengen e asaj shqiptares se nuk ja mbaj mend emrin.
Kjo mua me duket pa lidhje fare,thjesht e bejne per te bere cik lajm keto ''ekspertet''
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

Kam lexuar shume analiza nga kjo Alba dhe aty ktu ja qellon por nganjeher edhe ja fut kot
Me teper se ky krahasim ngjason kenga e serbes qe fitoi euro vizionin Marija Serifovic - Molitva (Lutja) me kangen e Soni Malaj - Ndarja, dhe perkunder kti fakti (po e perseris qe ngjason me teper se sa kenget ne fjale), te gjitha mediat serbe e perqeshen kete lajm dhe e ngriten ne shtate qiej kengetaren e tyre
Ndersa neve nuk na duhen te huajt te na nxjerrin te zezat ne shesh, qofshin apo jo te verteta. Ne jemi vet ata qe hedhim balte mbi çdo gje qe na perfaqeson, dhe ne fund si per ironi, "me gjithe zemer" i urojme te fitojne.
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

Mjere medja shqiptare ku ka arritur; tani kushdo mund te jete gazetar, analist dhe editor. Kjo ne pjesen me te madhe te analizave (te mbetura ne tentative) ka pak idene se per c'fare flet dhe sjelle pak, per te mos thene asnje te re. Thjeshte jep opinjonin e saj qe eshte i mbeshtetur ne argumentim te dobet logjik. Ne rastin konkret duhet te kesh probleme me veshet per te thene se "Keeps Getting Better" dhe "It's All About You" jane shume te ngjashme.

"Juliana Pasha kaloi në finale, falë votimeve" - kjo pjesa tjeter eshte edhe me keq. Ketu ajo po argumenton se Juliana nuk meritoj te kalonte ne finale, por publiku i paedukuar i dha lejen per te kaluar ne finale. Serish, ajo vuan nga mungesa e konceptimit te muzikes; perberjes se kenges, cilesise se zerit dhe harmonise se kenges, tekstit, intepretimit me melodine. Kjo kenge mund te mos jete e jashtezakonshme, por per kategorine "pop" ajo meriton nota te larta.
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

sme duket se kane ndonje ngjashmeri....
 
Titulli: Fituese Juliana, jo kënga e Aguilerës

Tani kjo me aq pak vesh muzike qe kam une , ia ka futur komplet KOT. Nuk ka asnje lloj ngjashmerie me kengen e Christines.
Edhe pse nuk e mohoj qe si muzike , me duket e degjuar me pare. Sdq urime kesaj kengetares e kushedi marrim çmim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top