Fiton Zvicra, një shqiptar ndëshkon Kombëtaren. De Biazi: Gabuam në mbrojtje

cent

...Lontano
ZVICER - Zvicra ka shuar entuziazmin shqiptar, duke zbritur me këmbë në tokë kuqezinjtë në sfidën e dytë të grupit E, zhvilluar mbrëmë në Lucernë. Në një stadium të ngjyrosur kuqezi, fituese ka dalë skuadra zviceriane e drejtuar nga Otmar Hitcfeld, e cila ka triumfuar 2-0, duke marrë e vetme kryesimin e grupit. Ndeshja është vendosur sërish nga gabime foshnjarake në mbrojtje, ndërkohë që protagonistë ashtu siç pritej, kanë qenë shqiptarët që luajnë me fanelën e Zvicrës. Xherdan Shaqiri ka qenë i papërmbajtshëm, duke treguar se është një futbollist i klasit botëror, ndërsa Xhaka e Behrami i kanë bërë më së miri detyrat e tyre. Një disfatë e hidhur ajo e kuqezinjve, që largon entuziazmin e krijuar pas fitores 3-1 me Qipron dhe tregon se skuadra kombëtare ka ende shumë punë për të gjetur ekuilibrat e saj.
Ndeshja nisi me një Zvicër agresive, por i pari që rrezikoi ishte Alban Meha me një goditje nga 35 metra, që u grushtua nga portieri Diego Benaljo. Në minutën e 23-të, një gabim në mbrojtje i Mavrajt dhe Canës, por edhe 28i42s6.jpg një prekje me dorë nga Shaqiri, solli golin e parë për Zvicrën me autor lojtarin kosovar nga Gjilani. Zvicerianët kanë lëshuar disi në lojë, por Shqipëria ka krijuar shumë pak në sulm. Në minutën e 38-të, Xhaka për pak dyfishon shifrat, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Në pjesën e dytë, De Biazi largon Bogdanin e Vilën, për اanin dhe Roshin, megjithatë Zvicra ka qenë shumë e kujdesshme. Minuta e 67-të sjell gabimin tjetër në mbrojtje, ku Dallku ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Stoker dhe arbitri rumun jep penallti. Inler e dërgon topin në rrjetë për herë të dytë, duke vulosur shifrat. 10 minuta para fundit, Lorik Cana për pak nuk shënoi me një gjuajtje nga jashtë zonës, por portieri Benaljo ka grushtuar. Ndeshja u mbyll kështu, me Zvicrën që ka marrë tre pikë të tjera, duke u ngjitur në kuotën 6, ndërsa Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve.

De Biazi: Na dënoi goli, gabuam shumë në mbrojtje
Xhani De Biazi vjen nga Italia dhe nuk është mësuar që skuadrat e tij të bëjnë gabime pothuajse foshnjarake në mbrojtje. Tekniku i kombëtares shqiptare i ka mëshuar shumë aspektit difensiv gjatë kësaj periudhe, por ndeshja e mbrëmshme ndaj Zvicrës, tregoi se gabimet në prapavijë vijojnë të mbeten një problem. Në rastin e golit të Shaqirit, topi u përplas dy herë në trupat e Mavrajt e të Canës, për t'i shkuar më pas futbollistit të kombëtares zviceriane, që i vetëm me portierin nuk fali. "Më vjen shumë keq për këtë humbje, pasi për mendimin tim kemi bërë një ndeshje të mirë, - deklaroi Xhani De Biazi. - Pësuam një gol që mund ta evitonim në rastin e Shaqirit, ishte një gabim i rëndë dhe që nuk duhet të përsëritet", shtoi trajneri italian. I pyetur se çfarë Shqipërie ka parë në Lucernë, De Biazi është përgjigjur: "Menduam të bënim një ndeshje të zgjuar, nuk mund të vevtriteshim. Mund të kishim luajtur një skemë tjetër, por kjo tani nuk ka më rëndësi. Ne po luanim mirë dhe më vjen keq shumë për golin e parë, që e thashë, duhet ta kishim evituar". Ndërkohë, kapiteni Lorik Cana deklaroi se emocionet patën ndikimin e tyre në një ndeshje të tillë. "Futbolli është një sport i bukur, por shpesh është i pamshirshëm. Ne luajtëm të organizuar mirë, por kishim shumë emocione. U çliruam vetëm pas golit të tyre, që mendoj se bëri diferencën. Pastaj, kur u shënua goli i dytë, gjithçka përfundoi. Kemi pësuar tre gola të evitueshëm, duke përmendur edhe atë me Qipron", u shpreh kapiteni i Shqipërisë.

/BalkanWeb
 
Titulli: Fiton Zvicra, një shqiptar ndëshkon Kombëtaren. De Biazi: Gabuam në mbrojtje

Po ta shikonte dikush kete loje por qe nuk i njeh asnjeren kombetare at'here do kishte menduar qe shqiptaret jan ata te kuqt apo zvicrra tpakten per nga emrat .
ne ekipin e zvicrres kishte lojtar ma shum me emra shqiptare se ne ate te shqiperis " Valon, Gjerdan, Granit, Blerim " ne zvicer kushte ne ekipin e shqiperis dominojshin emrat jo shqiptare si " Isli, Kristi, Ansi, Ervin, Klodian, Gilman, Emiljano, Edgar, Elis. etj " :D
 
Titulli: Fiton Zvicra, një shqiptar ndëshkon Kombëtaren. De Biazi: Gabuam në mbrojtje

Asgje nuk eshte bere keq deri tani . Humbem kunder me te forteve ne grup ,e shtepin e tyre , dhe kjo eshte mese llogjike .
Duhet te fitojme ndeshjen e kthimit kunder tyre .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top