Filmat shqiptarë, vlerësohen me çmime në Paris

Love

βeℓℓe â๓e
Ceremonia

Mbyllet Festivali i Filmit të Kinemasë së Europës Juglindore

ثshtë mbyllur mbrëmjen e së dielës Festivali i Filmit të Kinemasë së Europës Juglindore në Paris. Filmat pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova janë vlerësuar me çmime. Nën drejtimin e presidentit të këtij festivali, regjisori francez Iv Buasé (i njohur ndër të tjera për filmin “اështja Sabiel”), juria e festivalit shpalli si filmin më të mirë “Piran Pirano”, të sllovenit Goran Vojnoviç.

اmimi për regjisorin më të mirë ka shkuar për boshnjakun Adis Bakrac, për regjinë e filmit boshnjako-serb “I braktisuri”, ndërsa aktori më i mirë u zgjodh slloveni Mustafa Nadareviç, i cili ishte në konkurrim me aktorin Mirush Kabashi.
Skenari më i mirë u vlerësua ai i Ylljet Aliçkës për filmin “Kronikë provinciale”, në bashkëregji me Artan Minarollin.
Filmi “Dita e parë e shkollës” e regjisorit shqiptar Dionis Papadhimitri u zgjodh si më i miri i metrazhit të shkurtër, ndërsa një çmim special i festivalit iu dha filmit kosovar “Gomarët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetaj.
Festivali i Filmit të Kinemasë së Europës Juglindore u mbajt nga datat 12 deri më 17 prill me pjesëmarrjen e 12 vendeve të këtij rajoni: Rumani, Bullgari Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Turqi, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi./G.Shqip/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 23.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.8%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.9%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 17.6%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.8%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.9%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 23.5%
Back
Top