Figura te njohura Shqiptare.

agata

Antarë
Prof. Dr. Artan FUGA

1. Gjendja civile
Datelindja : 1954
Vendlindja : Tirane

2. Formimi universitar
Filozofi (Universiteti i Tiranes), 1974 - 1978

3. Kualifikimi shkencor
- 1986. Doktor ne filozofi ne Universitetin e Tiranes.
- 1993. Titullar i diplomes se studimeve te thelluara ne filozofi ne Universitetin Paris X –
Nanterre, France.
- 1997. Doktor ne shkencat e komunikimit dhe informimit ne Universitetin Paris II, France.
- 1998. Doktor i habilituar ne shkencat sociale dhe humane (Filozofi) në Universitetin Paris X -
Nanterre.
- 2000. Titulluar « Profesor » ne Universitetin e Tiranës.
- 2004. Kualifikuar « Profesor i Universiteteve », Francë. (I rikonfirmuar më 2008)

4. Libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë shtetit
1. Shtigje drejt guves se gjarperit, Ora, Tirane 2002
2. Ikja nga kompleksi i Rozafes, Dukagjini, Peje 2000
3. Majtas Jo Djathtas, Ora, Tirane 2003
4. Shoqëria periferike, Ora, Tiranë 2004
5. Lexime në komunikim,Ora, 2005
6. Rrota e Mundimit, Dudaj, 2007
7. L’Albanie entre la pensée totalitaire et la raison fragmentaire, L’Harmatan, 1998
8. Identités périphériques en Albanie, L’Harmatan, Paris 2000
9. Les mots dans communication politique en Albanie, L’Harmatan, 2003
 
Njeri, mos njih vetveten!

Autoro-morfizem
Lexuesi me te drejte mund te pyesi se cfare lidhjeje ka midis kesaj çeshtjeje filozofike dhe realitetit te sotem shoqeror, politik dhe kulturor ne Shqiperi.
Do te pergjigjesha se ka nje lidhje te ngushte dhe te gjithaneshme sepse nder ne, tani, sidomos ne fazen e kesaj periudhe paselektorale, te gjithe aktoret politike perpiqen natyrshem te dalin perpara publikut duke paraqitur, ne driten qe e mendojne me te pershtatshme, veten e tyre, identitetin e tyre, ate qe ata mendojne se jane dhe qe perfaqesojne. Ne fakt, permasat e kesaj veprimtarie vijne edhe per inerci te fushates elektorale te kaluar qe si ato ethet e veres i detyroi kandidatet per deputete te shpalosnin ne forma disi narciste ate qe mendonin per veten e tyre dhe vetem sipas kendveshtrimit qe ata kishin per kete gje. Kur rivalet e tyre per postin e deputetit i kundershtonin, edhe keta te fundit e benin me se shumti kete gje nisur nga pozita te ngjashme dhe simetrike, pra mbeshtetur po ashtu vetem ne mendimin qe ata kishin per veten e tyre dhe prej ketej i vleresonin kundershtaret apo rivalet e tyre politike duke i krahasuar me veten.
Shume zhvillime brenda partise me te madhe opozitare qe shfaqen tani ne media kane hapur nje fushate denigrimesh lidhur me ate se çfare paraqet njeri apo tjetri grupim politik ne konflikt dhe, nisur prej ketej, eshte bere norme e pashkruar edhe krahasimi i kundershtareve me veten. Eshte e qarte se ne çdo rast seicili ketu ka shpalosur nje perfytyrim shume te favorshem, pa cene, te paster per veten e vet duke demonizuar tjetrin dhe te tjeret si antipodin e vetes se vet.
Por edhe po te dalim nga qerthulli i politikes dhe per te shkuar drejt nje niveli tjeter te jetes shoqerore veme re te njejtin fenomen te vleresimit te vetes nisur vetem nga vetja.
Te gjithe njohin veten, vetem veten dhe nuk bejne fare mundim te njohin tjetrin, ose me mire e njohin tjetrin nisur nga vetja dhe nuk iu shkon aspak ndermend se mund te behet dhe te ndiqet edhe rruga e kundert, pra te njihet vetja duke filluar nga tjetri, pra te njihet tjetri dhe atje si ne nje pasqyre te kuptohet vetja.
E kam fjalen konkretisht per ate pjese te publicistikes dhe te letersise politike dhe shoqerore qe formohet nga kujtimet, me se shumti kujtimet e luftes apo te periudhave te mepasme te historise politike te vendit. Edhe ne keto raste ndodh ky vleresim perjashtimor i vetes nga vete personi qe shkruan. Vihet re nje perpjekje per ta paraqitur veten perjashtimisht nepermjet nje lloj njohjeje qe ka personi per veten dhe historine e tij. Keto kujtime mund te jene te sinqerta, por ajo qe vihet re megjithate eshte se autoret pothuajse perhere e paraqesin gjendjen sikur kane qene ne qender te ngjarjeve te ndodhura, sikur vete prania e tyre diku aty rrotull vlen per te ditur te verteten teresore te historise.
Metoda mbi bazen e se ciles ata shkruajne eshte nje fare autoro- morfizmi.
Ne çdo rast autori e legjitimon veten e vet, veprimet dhe mendimet e tij duke i paraqitur ato nen nje drite plot nuanca vetelavderimesh dhe sigurie ne ato qe thote dhe i guxon t'i komunikoje publikut.
Po te shkojme edhe me thelle ne jeten shoqerore do te shohim se ky problem shqetesues ndjehet prej kohesh edhe ne biseda gojore dhe te thjeshta qe behen ne rruge, ne kafene, ne autobuz apo neper shtepi. Jo rralle te ndodh qe bashkebiseduesi yt befas harrohet ne paraqitjen e vetes, duke te treguar se ai eshte i tille apo i ketille, gjithmone ne pozita te drejta, fisnike, legjitime, dhe nis e tregon pa fund historite, hallet, versionin e tij mbi thashethemet e dites ne jeten politike apo te lagjes ku banon. Ndjehet se ai, pasi i ka mbushur mendjen vetes se e ka njohur tashme shume mire veten, e paraqit ate nen nje drite teper te favorshme per interesat e tij.
Biles edhe ata qe ne fakt nuk duken se flasin per veten e tyre, por me shume bejne rolin e shqyrtuesve objektive te veprimeve te tjereve, le te jene keta forca politike, personazhe historike, te aferm te familjes, politikane apo gjithefare njerezish te tjere, edhe ne kete rast vleresimi per veten mbetet dukshem i pranishem si nje sfond ku shkruhen me penje te trashe analizat e bera. Ne kete rast te fundit individet ne fjale e konsiderojne veten e tyre si objektive, jashte sistemit qe analizojne, pertej grumbullit te interesave qe shqyrtojne, pra e njohin veten e tyre dhe ia paraqesin ate edhe te tjereve si te paaneshme, vrojtuese te paster te asaj qe ndodh, te ngulur ne nje fare pozicioni budist ku kundrimi i distancuar nga ngjarjet dhe njerezit perben per ta vlerat e ndershmerise dhe te paanesise qe i njohin vetes se tyre.
 
Psikopathologji e perditeshme

E gjithe kjo gjendje mund te shpjegohet me shume faktore, prej te cileve do te desheroja te paraqes vetem tre prej tyre.
Se pari duhet thene se pjesa me e madhe e popullsise se rritur te ne ka kaluar neper nje sistem edukimi komunist dhe ka jetuar per nje kohe te gjate ne nje shoqeri totalizuese, e cila i kerkonte qytetarit te ishte modest, domethene i perulur dhe ia shtypte te gjitha impulset apo nxitjet personale te protagonizmit te vet. Jo me kot eshte thene dikur se njeriu i ri duhet ta shohe veten e tij çdo mengjez, ashtu sikurse shihet perpara nje pasqyre dhe para se te flase per te tjeret duhet te njohe mire veten e tij.
Pra ne nje fare menyre i eshte kerkuar te njohe mire veten.
Sigurisht qe kjo eshte e veshtire ne mos e pamundur te behet realisht dhe perfaqeson nje pozicion filozofik pothuajse te demshem sepse njeriu e ka veshtire ta njohe dhe ta gjykoje veten. Nuk thote kot populli se dikushi priret me shume qe te mos shohe traun ne syrin e tij por te vereje qimen ne syrin e tjetrit. Eshte interesante sepse megjithese duket si me e lehte te shohesh traun ne syrin tend, sepse fundja ky tra ndodhet me afer teje, ja tamam ngjitur me syrin, perseri ai nuk shihet kaq kollaj sepse eshte aer vetes.
Kurse qimja ne syrin e tjetrit jo vetem qe ndodhet me larg, por edhe eshte shume here me e vogel edhe se nje tra çatie qe ndodhet ne syrin tend, perseri dallohet me kilometra larg.
Siç duket fusha pamore ne rrafshin psikologjik nuk varet thjesht as nga madhesia e objektit qe na duhet te shohim as edhe nga afersia e tij me organet tona te te parit, te prekurit, te nuhaturit, te degjuarit, te shijuarit. Nisur nga fjala e mesiperme popullore mund te shkohet edhe me tej per te thene se shume shpesh, sa me afer te jesh ne lidhje me nje ngjarje apo me nje personazh historik apo politik, sa me i madh apo i madherishem te jete ky ne syte e tu, ndodh, qe aq me pak ke mundesi per ta njohur si duhet. Nuk shihet trari pra kur eshte afer teje dhe kjo nuk ka te beje vetem me veset qe duket se fjala e urte popullore i ka parasysh ketu me perparesi. Pare keshtu, duhet te themi se ne shume raste shprehjet se isha ketu prapa apo pas deres kur ndodhi kjo apo ajo ngjarje, pra e di mire kuptimin e saj, se ate personazh politik e kam pasur dikur shok dhe mik te ngushte prandaj e njoh mire, te gjitha keto perceptime objektesh prane vetes perbejne pikerisht ato parakushte te nje gjykimi te gabuar, ose te pakten jo shume te vlefshem per vertetesine e gjithe asaj qe paraqitet.
Sa me afer te ndodhesh prane nje objekti aq me e veshtire behet ne disa raste kryerja e perceptimit te tij. Kur per dike thuhet pershembull se ai nuk sheh dot veçse ngjitur me hunden e tij, sigurisht ketu kihet parasysh qe ai person nuk sheh ne largpamesi, ne perspektive, gjere, por shume ngushte. Ama, ne ane tjeter, duhet te kemi parasysh se edhe po te shohesh mu perpara hundes tende eshte nganjehere shume me e veshtire sesa te shohesh ne nje largesi prej disa dhjetra metrash nje objekt per te cilin nuk ke ndonje lidhje shpirtrore apo emocionale. Pare keshtu, mund te lavderohet ndokend duke thene se ai filani eshte burre i zoti sepse vertet nuk sheh larg por ama sheh mire mu perpara hundes se tij.
Pula e komshiut te duket me e majme atje tej ne oborrin e tij.
Nga pikepamja e ligjeve te perceptimit edhe kjo fjale e urte popullore nuk ka shume vend te qendroje sepse nje objekt sa me larg qe te jete nga retina jone aq me i vogel duket.
Imagjinoni qe vete dielli, te cilit i detyrohemi per gjithshka, qe nga Toka nuk duket me i madh sa nje top basketbolli.
Pula e tjetrit duket me e majme, ndonese eshte larg, kurse pula jote duke qene fare afer teje te duket paradoksalisht e dobet. E pra ajo ndodhet mu perpara hundes tende. Eshte nje shembull tjeter qe vjen ne te mire te asaj qe jemi duke thene se eshte veshtire te shohesh ate qe ndodh perpara syve te tu, te shohesh brenda oborrit tend, se çfare po ndodh te vetja jote, te forca politike qe i perket, te grupi parlamentar ku ben pjese, te rrethi i miqve, pra behet e veshtire te shohesh pulen tende, traun ne syrin tend, te perceptosh majen e hundes tende.
Ndofta per ta kritikuar disi dike mund te thuhet se ai filani nuk sheh veçse larg dhe nuk di se çfare po behet mu perpara hundes se tij.
Te edukuar me detyrimin moral per te pare brenda vetes, shume njerez mendojne se vertet njohja e vetes eshte e mundur perpara sesa te behet njohja e tjetrit. Ky qendrim qe ne kohen e komunizmit trumbetohej si nje akt modestie tani ka nderruar kahje duke mbetur ne te vertete perseri po ai. Tani shumekushit qe sheh veten e tij ne pasqyre, pra qe kerkon te njohe veten, personaliteti i tij i duket se eshte ne parametra vlerash teper te pastra dhe legjitime. Prej andej nis e jep gjykime per te gjithe ngjarjet qe sheh e desheron te analizoje. Vetja vihet ne qender, e kuptuar sipas egos se vete personit, dhe prej ketej behen perpjekje per ta paraqitur ate te njerezit e tjere apo per te ndertuar nje tablo pershkrimore mbi boten qe na rrethon duke u nisur nga vetja apo duke e vene veten ne qender te saj.
Se dyti, le te mos harrojme se kemi te bejme edhe me nje simptome psikopatologjike kolektive prej se ciles, sikurse thoshte vete Frojdi, eshte e veshtire te shpetoje njeri. Ajo fshik gjithkend ndonese ne permasa te ndryshme dhe sipas dozave te caktuara, here me te lehta dhe here me te renda.
Jetojme ne nje shoqeri me probleme dhe halle te medha, me shume stres, dhe njeriu ndjehet ne te sa i lire, po aq edhe i pambrojtur. Nuk thoshin kot ekzistencialistet se liria shoqerohet me nje ankth perpara ekzistences, perpara dilemave te zgjedhjeve, perpara pasigurise se vendimeve personale te marra ne kushtet e pamundesise se njohjes se plote te botes dhe te situates ne te cilen ndodhet njeriu. Ne keto kushte, psikopatologjikisht, gjithkujt mund t'i linde prirja per ta siguruar veten brenda kesaj gjendjeje ankthi duke folur mire per veten e vet. Duke degjuar veten te flase mire per veten e vet, njeriu qe ka nevoje per vleresim dhe siguri, zevendeson keshtu ate qe nuk ja blatojne te tjeret ne nje bote qe behet gjithnje e me shume individualiste. Vleresimet dhe solidaritetin e mungur kerkon t'ja u ofroje vesheve te vet sikur i ka degjuar prej te tjereve. Nepermjet artikulimit dhe transmetimit te ketij imazhi te mire per veten te tjetri, ne fakt individi arrin ta binde veten se ate siguri qe i mungon realisht e ka rikrijuar gojarisht, me ane te fjaleve qe thote vete, duke dashur qe me ane te tyre t'iu imponohet edhe te tjereve. Propagandimi i vetes me doza te forta sigurie eshte ne fakt shenja me e mire e shkaterrimit dhe e pasigurise se brendshme psikologjike te gjithkujt, plotesimi i jashtem, fasador, i siperfaqshem, iluzor i pasigurise se brendshme te gjithkujt, sublimimi i saj plotesues.
Se treti, kemi te bejme me nje sjellje si ato te agjencive te publicitetit apo marketingut. Paraqitja e vetes nen nje drite te hijeshme, te folurit vetem per veten, paraqitja e ngjarjeve sikur ne qender eshte vetja, tregimi me gisht i vetes si shpetimtari, mesia, aksi i vlerave, demiurgu, gjykatesi qe di te ndaje shapin nga sheqeri, i paanshem etj., nuk eshte ne kete rast veçse nje perpjekje per te rritur artificialisht dhe me çdo kusht vlerat individuale ne tregun e shkembimeve te meritave, posteve dhe shperblimeve.
 
"Gabimi" i orakullit

Ne fakt, shprehja dhe kerkesa qe njeriu te njohe vetveten u riformulua ne menyre shume te qarte qysh ne kohen e Greqise se Lashte. Qe nga orakulli i Delfit dhe pastaj ne filozofine racionale te kohes argumentohej ideja se e verteta e njeriut ndodhet brenda shpirtit te tij, ndersa bota eshte nje projektim i kesaj te vertete racionale ne realitetin jashte njeriut.
Thuhet me te drejte se kerkesa sipas se ciles njeriu me pare duhet te njohe veten e tij dhe prej ketej te njohe boten qe e rrethon dhe njerezit e tjere, gjen nje stacion te rendesishem te ideja e Protagores sipas se ciles njeriu eshte masa e gjerave. Sikurse thuhet ne historite me te mira te filozofise, me kete ide Protagora nuk desheronte aq thjesht te thoshte se bota e jashtme dhe realiteti qe rrethojne njeriun ndertohen nga deshirat, pasionet dhe perjetimet e nje njeriu te vecante. Shume me teper sesa kaq, Protagora me kete ide kerkon te pohoje se eshte njeriu ne pergjithesi, qenia njerezore ne pergjithesi dhe jo thjesht nje individ i vecante, qe ne baze te aftesive te tij subjektive nderton pamjen mbi boten.
Bota, universi, qenia e pafundme eshte ashtu sikurse i duket njerezimit. Jashte perfytyrimit njerezor mbi boten, askush nuk mund te thote nje fjale sesi eshte ajo.
Pitagorianet e thelluan kete ide duke krijuar teorine e numrave sipas te ciles thelbi i botes qendron te raportet numerike qe nderton njeriu brenda mendjes se tij. Edhe ne kete rast, e verteta mbi boten do te ndodhej brenda shpirtit dhe aresyes njerzore. Le te mos zgjatemi ketu per te hyre ne detajet e filozofise sokratike dhe asaj platoniane sipas te cilave njohurite njerezore mbi boten jane ne fakt reminishenca te shpirtit qe rikujton eidoset, pra format abstrakte te mendimit, te lindura bashke me njeriun.
Deri ketu kemi te bejme thjesht me idene se e verteta nuk mund te ndertohet jashte strukturave subjektive te ndergjegjes njerezore. Jemi brenda nje perfytyrimi intelektual te botes. Mirepo pak e nga pak parimi dhe kerkesa sipas se ciles njeriu duhet te njohe veten si parakusht qe te mund te njohe pastaj boten dhe njerezit e tjere nisi te kthehet ne nje parim etik. Ketu nuk eshte me vetem dhe thjesht fjala qe njeriu te njohe te verteten qe permban ne shpirtin e tij. Edhe etikisht, nis te thuhet, njeriu perpara se ta hedhe veshtrimin te te tjeret duhet te kuptoje mire se çfare perfaqeson dhe cili eshte ne jete.
Thenia e orakullit eshte marre gjithnje e me shume edhe ne kuptimin se perpara se te gjykoje te tjeret, njeriu duhet te gjykoje realisht veten e tij.
Ka rrjedhur shume kohe perpara sesa filozofia te nise te kuptoje dhe te trajtoje ndryshe problemin ne fjale. Sidomos postmodernizmi bashkekohor arriti ne fakt te kuptoje se gjykimi i vetes se njeriut nga vete ai eshte nje proces sa i pamundur aq edhe i demshem. Eshte jo vetem nje iluzion, por edhe nje keqkuptim i ardhur nga shnderrimi i nje ideje racionale lidhur me menyren sesi krijohet njohja e botes ne ide.
Ne vend te modestise dhe te kufizimit te egos se vet krijohet ajo qe quhet autorocentrizem, cka do te thote qe autori i cdo shprehjeje gjuhesore, gjykimi apo opinioni te cfardoshem e vendos veten e tij ne qender te universit qe krijon duke e legjitimuar me pas cdo veprim dhe mendim te tij. Ne kete menyre, njeriu duke dashur te njohe veten pa asnje ndermjetes tjeter, krijon nje perfytyrim shume te idealizuar per personalitetin e tij duke e vene ate ne qender te botes.
Nese kjo njohje e drejtperdrejte vetes do te ishte e pamundur dhe iluzore, atehere me te drejte duhet shtruar pyetja se ne cfare rruge duhet qe te realizohet njohja e vetes.
Filozofi postmodernist Derrida ka nje pergjigje shume interesante dhe te argumentuar per kete pyetje.
Njeriu mund ta njohe veten nepermjet tjetrit, jo nepermjet vetes. Identiteti i gjithkujt krijohet duke kaluar neper opinionin e tjetrit. Identiteti yne ndertohet nga dicka e ndryshme prej tij sikurse eshte identiteti i tjetrit.
Ne fakt kemi nje permbysje te thelle te idese qe kerkon qe njeriu fillimisht te njohe veten dhe pastaj, nisur prej ketej, te njohe te tjeret dhe shoqerine. Filozofia postmoderne eshte e mendimit, ne te kundert te traditave te lashta filozofike greke, se njeriu mund ta njohe veten nepermjet tjetrit dhe me ane te tjetrit ne nje dialog te vazhdueshem me te.
Argumentet kryesore qe jepen fillojne me faktin se vlerat apo kriteret me te cilat njeriu perpiqet ta njohe veten, ta shohe veten si ne pasqyre, perpara se te jene forma botekuptimore jane fjale te nje gjuhe te caktuar dhe kane kuptim vetem ne kuadrin e permbajtjes se tyre gjuhesore. Keto fjale, permbajtjen e tyre kuptimore, menyrat e perdorimit te tyre nuk i percakton asnje individ i marre ne vecanti dhe ne vetmine e tij intime. Ato jane produkt shoqeror, te krijuara gjate nje komunikimi anonim dhe te pergjithshem shoqeror, pra jane te krijuara nga te tjeret ne pergjithesi dhe jo nga cdo individ ne vecanti. Keto fjale ku perthyhen vlerat morale dhe vleresuese te sjelljes se gjithkujt jane veper kolektive e te gjithe shoqerise. Jo vetem e nje brezi, por e shume te tilleve.
Nisur prej ketej, kuptohet se kur njeriu nis te gjykoje se cili eshte, ne fakt mund ta beje kete veprim vetem nisur nga teresia e vlerave morale dhe etike qe i ka servirur dhe rrenjosur ne mendje e botekuptim vete shoqeria.
I ndershem apo i pandershem, i drejte apo i padrejte, solidar apo egoist, i sinqerte apo hipokritik, mbrojtes i se vertetes apo genjeshtar, te gjitha keto terma dhe te tjere si keto me te cilat gjithkush vlereson veten e tij, ne fakt kane nje kuptim kolektiv, jo thjesht individual. Ato i ka krijuar shoqeria, ose se paku kane marre kuptim brenda nje grupi te caktuar shoqeror.
Pare keshtu mund te thuhet se " pasqyra " ne te cilen njeriu sheh veten per te ditur se cili eshte nuk mund ta tregoje personalitetin e tij si nje e dhene personale dhe intime. Individi e sheh veten e tij ne nje pasqyre vlerash qe i kane krijuar te tjeret, pra e sheh dhe e njeh veten nepermjet te tjereve.
Per ta bere me konkrete kete qe sapo paraqitem mund te themi se edhe kur njeriu shihet ne nje pasqyre te vertete ai, ne fakt, nuk e sheh veten e tij sikurse ajo eshte sado te kundershtojne e te protestojne per kete berberet, modelistet dhe te gjithe ata qe cdo dite dalin perpara pasqyres per te bere tualitetin e tyre apo per te kontrolluar pamjen qe ata kane perpara se te dalin dhe te flasin, kendojne, ligjerojne ne publik. Kjo ndodh sepse edhe ne nje pasqyre te vertete, jo me ne pasqyren e vlerave morale qe shoqeria i ofron cdo individi per te vleresuar veten e tij dhe te tjeret, ndodh tjetersimi fatal i objektit qe pasqyrohet atje.
Kjo ndodh se paku per dy aresye themelore.
Aresyeja e pare lidhet me faktin se ne pasqyre permbysen simetrite, domethene e majta shfaqet ne te djathte dhe e djathta paraqitet ne te majte. Aresyeja e dyte eshte se ndersa fytyra e dikujt eshte me tre permasa, ne pasqyre humbet fatalisht njera nga keto permasa, dhe thellesia projektohet mbi nje plan qe eshte ai i siperfaqes se pasqyres.
Duke e vazhduar kete aresyetim jemi te detyruar te pohojme se edhe ne planin etik ,seicili shihet ne nje lloj pasqyre, pra nuk mund ta njohe veten e tij ne menyre te drejtperdrejte, por vetem terthorazi duke perdorur ato vlera dhe koncepte qe nuk i ka krijuar vete, por i ka prodhuar shoqeria dhe grupi shoqeror ku ben pjese. Ketej del se gjykimi per veten eshte fare relativ dhe ka nje permbajtje krejt kontekstuale, te perkohshme, te vertete brenda disa sistemeve referimi vlerash qe nuk jane aspak absolute dhe objektive. Kjo eshte aresyeja qe e ben filozofine postmoderne te shtjelloje idene se sado nje individ te kujtoje se e njeh veten e tij, sado te kete per kete nje bindje te thelle te brendeshme, sado te kujtoje se e njeh tipin dhe personalitetin e tij, ne çdo rast siguria e brendeshme nuk perben nje argument te mjaftueshem per ta siguruar gjithkend se eshte ai qe ai kujton se eshte.
Njohja e tij nuk buron nga vetvetja, por nga pasqyra qe i ka dhene ne dore per tu pare shoqeria. Ajo varet nga pasqyra ne te cilen ai shihet dhe nga sistemi i vlerave etike me te cilat ai ballafaqohet. Duke qene keshtu, kur ne themi se e njohim veten, ne fakt, kjo nenkupton vetem se njohim imazhin tone veshtruar ne nje kendveshtrim te caktuar.
Pa njohur kete logjike te ngjizjes se personalitetit individual te gjitheseicilit, qofte ky politikan, pedagog, gazetar apo dikush tjeter, nuk mund te kuptohet si duhet dhe aq me pak nuk mund te pranohet plotesisht ideja e nje dialogu me veten dhe te tjeret. Ne te kundert gjithkush do te mbyllej brenda mureve te keshtjelles se vetes se vet individuale qe ndertohen nga nje vleresim krejtesisht personal i vetes, i sjelles dhe vepres se tij ne shoqeri. Ne kete menyre do te rrezikoheshin te mbylleshin urat e komunikimit te gjitheseicilit me te tjeret dhe me shoqerine sepse do te mungonte ndergjegjia e faktit qe personalitetet individuale nuk mund te ekzistojne dhe as mund te ndertohen jashte ketij komunikimi te gjithkujt me te tjeret jashte tij dhe te tjereve me cilindo individ marre ne veçanti.
Baza e ketij komunikimi eshte dialogu si forme pranimesh dhe mospranimesh i gjykimeve te tjetrit brenda nje bisede dhe bashkebisedimi qe jo vetem nuk mbaron kurre, por edhe qe nuk pranon asnje privilegjim te vetes ndaj te tjereve, por as te te tjereve ne raport me veten.
E gjitha kjo duket si shume abstrakte, por ne fakt ka vlera shume konkrete. Pershembull, ne kete prizem, shprehja e fillimit qe degjohet shpesh kur dikush jep nje gjykim eshte :" Per mendimin personal.". Kjo shprehje duhet analizuar me kujdes. E themi kete sepse ajo eshte kontradiktore dhe anullon veten. Gjykimi mbeshtetet ne koncepte dhe ne forma lidhjesh midis tyre qe kane karakter shoqeror sado qe organizohet edhe duke u nisur nga perspektiva individuale. Per rrjedhoje nje mendim krejt personal si veshtire qe te ekzistoje.
Kur njeriu perpiqet ta njohe veten e tij dhe te jape vleresim per sjelljen dhe qendrimet e tij ne shoqeri duke u mbyllur vetem ne nje gjykim personal mbi veten, ne kete rast rrezikon te shihet ne nje pasqyre qe e paraqet ne menyre shume te favorshme, te pelqyeshme dhe te pranueshme per veten e tij. Thene me konkretisht, keshtu gjithkushi priret ta legjitimoje veten, t?i jape te drejte vetes dhe te jete i bindur ne drejtesine e veprimeve dhe te gjykimeve te tija. Kjo ndodh sepse midis koncepteve dhe vlerave etike qe ai iu permbahet, veprimeve te veta dhe qellimeve qe i ka vene vetes zakonisht ka nje perputhje dhe koherence te plote. Gjithkush mendon ne nje menyre dhe jo ne nje tjeter sepse ka nje botekuptim etik te caktuar. Ka nje botekuptim te tille sepse mendon ne nje menyre te percaktuar. Vepron ne nje menyre ose ne nje tjeter sepse ka koncepte, dije dhe vlera etike te percaktuara dhe, me ne fund synon te arrije ate objektiva ne jete qe ravijezohen nga vlerat etike, dijet pervoja qe zoteron te fituar gjate sjelljes se tij ne jete.
Gjithshka rrezikon keshtu te permbyllet brenda nje rrethi vicioz ku veprimet dhe sjellja drejtohen nga ndergjegjia e tij dhe ndergjiegjia e tij perligjet nga veprimet dhe sjellja qe ka. Brenda ketij qerthulli te mbyllur dhe rrethi vicioz gjithkush i jep te drejte vetes se tij dhe tjetri i duket absurd, i marre, i pakuptueshem, ne gabim, i papranueshem, i semure menderisht, i keq, çfaredo qe ai te beje. Kjo ndodh here pas here jo sepse eshte i tille ne vetevete, por sepse ai qe e gjykon keshtu tjetrin eshte kaq i mbyllur brenda vetes se tij, eshte kaq i izoluar nga sistemi etik dhe konceptual i tjetrit saqe privohet keshtu nga çfaredo mundesie per ta kuptuar, pranuar, qofte edhe pjeserisht tjetrin.
Le te mos harrojme se brenda kultures sone duket disi absurd gjykimi postmodernist se njeriu mund ta njohe veten vetem nepermjet tjetrit dhe te tjereve. Duket si nje ide e papranueshme qe i ul gjithkujt personalitetin e vet dhe e privon nga pavaresia e gjykimeve dhe e vleresimeve mbi veten dhe tjetrin. Filozofia postmoderniste nuk e pranon kete pavaresi, kete sovranitet absolut te individit, por argumenton nje autonomi gjykimesh dhe vleresimesh individuale ku tjetri ben pjese ne horizontin e qenies personale te gjithkujt.
Njohja e vetes si vlere qendrore dhe pastaj nisur prej ketej, njohja e tjetrit si dicka dytesore, çon pikerisht jo vetem ne moskuptimin e tjetrit, por edhe ne mosnjohjen e vetes. Tjetri konsiderohet si nje qenie e huaj me te cilim mund te dialogohet vetem per t?i imponuar mendimin tend dhe jo per te hyre ne nje bashkebisedim te frytshem me te.
Mjafton te hedhim nje sy ne marredheniet e perditshme midis njerezve per te kuptuar se sa vuajne ato nga kjo mendesi e nisjes nga vetja. Komshinj qe kane mendime perbuzese per njeri tjetrin, politikane qe konsiderohen reciprokisht si qenie me te cilat nuk mund te bisedohet, familjare qe brenda pak minutash diskutimi perfundojne ne grindje apo ne gjendje nervozizmi, e cila i ve kapak çdo diskutimi. Kjo gjendje e fundit vihet re ve shume ne marredheniet midis prinderve dhe femijeve, te cilet pastaj ankohen ne mjedise te caktuara se e kane te pamundur te merren vesh me njeri tjetrin.
Nderkohe qe gjithkush vepron ne saj te gjykimeve qe i konsideron te drejta dhe te pershtatshme per te, ai nuk mund te shmange faktin se te tjeret e gjykojne nisur nga kendveshtrime te tjera, qe mund te jene te njejta, por mund te jene edhe te ndryshme, ose edhe me shume, te kunderta me te tijat. Ne kete menyre ajo qe njeriu njeh te vetja e tij dhe imazhi i personalitetit te tij ne kendveshtrimet e opinionit te tjetrit mund te kene nje dallim pak a shume te konsiderueshem midis tyre. I njejti personalitet, i pare nga vetja dhe i pare nga te tjeret, perthyhet nen prizme te ndryshme, dhe merr per rrjedhoje permbajtje te larmishme. Ne fakt eshte i njejti njeri por i shprehur ne kendveshtrime te ndryshme. Nga kjo pikepamje kuptohet se per te ditur se cili eshte realisht, nuk mjafton qe nje politikan te dije sesi e mendon ai vete veten e tij, por edhe sesi e mendojne ate te tjeret, pikerisht ata qe nuk mendojne njesoj si ai. Edhe ketu pra njohja e vetes nuk kalon vetem gjykimeve qe gjithkush ka per veten e tij, por edhe duke njohur se si e vleresojne ate te tjeret. Te dyja planet kane rendesi, por ndersa i pari ka vetem vlere subjektive, i dyti, vleresimi i te tjereve, ka paradoksalisht nje vlere objektive sepse perben masen me te cilen e mat kedo shoqeria, mjedisi i jashtem qe e rrethon ate.
Per te gjitha keto aresye, filozofia postmoderne priret ta zevendesoje shprehjen e lashte : Njeri njih vetveten !, me nje shprehje me te kompletuar : Njeri, mos njih vetem vetveten, por njihe vetveten nepermjet tjetrit!
 
Shume analize e thelle. Sigurisht qe nenkuptimi eshte te njohesh vetveten, por qe nuk mund te jete e mundur nje njohje kundrejt vetes pa njohur fillimisht te tjeret. Mendimi im eshte qe truri kupton vetem duke krahasuar e duke matur.

Megjithate edhe njohja e vetvetes nuk eshte misioni perfundimtar, qellimi ne vetvete eshte reformimi i saj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top