FIFA jep lejen, Kosova “fiton” portierin e Manchester Cityt !

Delirium

No description ...
JS110390449.jpg

Edhe pse në portë ka një veteran si Samir Ujkani, përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk ka humbur kohë për të siguruar të ardhmen, duke plotësuar të gjitha çështjet burokratike në lidhje me aktivizimin e Arijanet Muriç.

Portieri i ri i Kosovës ka marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur për ekipin e trajnerit Challandes, që në ndeshjen e radhës kundër Maltës këtë muaj.

Ky, pa dyshim është një lajm shumë i mirë për ekipin përfaqësues të Kosovës dhe trajnerin e saj, Bernard Challandes, i cili tashmë do të ketë në dispozicion një portier tejet të talentuar.

Më herët, leja nga FIFA ka ardhur edhe për dy prurjet e tjera të reja, Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj. Kombëtarja e Kosovës zhvilloi këtë të mërkurë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më pas do të udhëtojë për në La Valeta, ku të shtunën do të luajë ndeshjen kundër Maltës.

Kosova do të impenjohet sërish në Ligën e Kombeve të UEFA-s, më 20 nëntor kundër Azerbajxhanit, në shtëpi. Këto dy ndeshje do të përcaktojnë fatin e Kosovës në Ligën e Kombeve, teksa mundësitë për ta mbyllur grupin 3 në vendin e parë janë të mëdha.

Kjo do t’i siguronte ekipit të trajnerit Challandes kalimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm, si dhe pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Ligës D për këtë edicion.

I lindur në Zvicër nga prindër shqiptarë, Arijanet Muriç është aktivizuar në dy ndeshje me përfaqësuesen Shpresa të Malit të Zi, e si për ironi, në të dy ndeshjet ka marrë kartona të kuq.

/Top Channel/
 
Portieri, Muric eshte mjafte rigoroz dhe mjafte i padisiplinuar ne fushen e lojes. Nje portier i padisiplinuar eshte nje veshtiresi e madhe ne fushen e lojes edhe per ekipet qe kane me dhjetra ndeshje gjate sezone e le me per kombtaret qe fati i tyre varet nga shume pak ndeshje. Uroje qe te arrijne ti mbajne nervat e tij nen kontroll.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top