Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-Shen Valentini

Endrra

VIP
V.I.P
Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t'ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.


Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatit ndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpi për shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilnin nëpër dritare dhe thonin emrat e njëri-tjetrit, e më pastaj vajza i dërgonte një veshje të re si shenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjes që organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesa i pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishe vere. Atë natë në mbremjen e Shën Valentinit, nëse vajza apo djali nuk e pelqenin njëri-tjetrin, po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshin të gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Në vitin 1776 kjo tradite u ndalua.

Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbas vitit 1850 u shtypën kartolinat e para për ditën e shën Valentinin dhe u nxorën në treg për t'u shitur. Që prej asaj kohe, shën Valentini u përdor edhe për interese fitimi në biznes.



bBg6z48eR12aGMA5ECIXjDPmoJQ4ldw7EENA1q7Qe9mVEOaXqg.jpg
Pyetje Per anetaret e FV ...SA DO TA NDIHMONI BISNESIN NESER JU PER SHEN VALENTININ ?
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Une s'do ta ndihmoj hic bisnezin..lol...
Se festoj ne fakt fare, nje; thjesht sepse s'eshte feste qe me pershtatet duke ditur origjinen e tij, dhe dy; per mua festa e dashurise nuk eshte ne shkurt, por ne ate muaj kur jam lidh me tfejuarin tim:)... plus kshu dhurata marim dhe gjate muajve te tjere:p
 
Titulli: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Gjith kto vite shen valentin ka kaluar ndonjeher nga Shqiperia ky :p Sma merr mendja sepse ne Shqiperi shum vite me perpara femrat e shkreta as brek skan pase jo ma ju ka shku ndermend me festu shen vlasha e shen valentina :p
 
Titulli: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

mua dikur me ra per hise nje breshke si dhurate per shen valentin ... thua ta kem tretur deri me sot?
GJITHSESI gezuar :SHEN VALENTININ TE GJITHEVE ANE E MBANE normal_Shen_Valentini.jpg
 

Attachments

  • SAN VALENTINO.jpg
    SAN VALENTINO.jpg
    9.1 KB · Shikime: 10
Redaktimi i fundit:
Pe: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Shën Valentini ka një të kaluar prej 2000 vjetësh që nëpër shekujsh është festuar në tradita të ndryshme. Një nga traditat e praktikuara shekuj më parë, ishte për të gjetur një të dashur në ditën e të dashuruarve, për çka organizoheshin shorte. Në atë periudhë, ishin njerëz të veçantë ata që merreshin me këtë llojë riti.

Ndërmjetësi merrej vesh me vajzën e cila duhet të shkruante emrin e personit që pëlqente në një copë letër dhe t'ja jepte ndërmjetësit që të merrte pjesë në short, dhe të fitonte njeriun e preferuar. Në shekullin e 16-të, pikërisht më 14 shkurt, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se është dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë here dashuria triumfoi, dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Dhuratat e asaj kohe ishin veshjet dhe një shishe verë. Ne atë periudhë, 14 Shkurti festohej në Francë, Itali, Gjermani etj.


Në një fshat të vogël të Francës, pleqtë e fshatit ndaheshin në dy grupe dhe shëtisnin shtëpi për shtëpi për të zgjedhur të rinjtë të cilët dilnin nëpër dritare dhe thonin emrat e njëri-tjetrit, e më pastaj vajza i dërgonte një veshje të re si shenjë ftese mashkullit për mbrëmjen e njohjes që organizohej në qendër të qytetit. Nëse ftesa i pranohej nga djali, si përgjigje vinte një shishe vere. Atë natë në mbremjen e Shën Valentinit, nëse vajza apo djali nuk e pelqenin njëri-tjetrin, po atë natë ndizej një zjarr i madh dhe digjeshin të gjitha veshjet që ishin dërguar për ftesë. Në vitin 1776 kjo tradite u ndalua.

Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie, dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Mbas vitit 1850 u shtypën kartolinat e para për ditën e shën Valentinin dhe u nxorën në treg për t'u shitur. Që prej asaj kohe, shën Valentini u përdor edhe për interese fitimi në biznes.



bBg6z48eR12aGMA5ECIXjDPmoJQ4ldw7EENA1q7Qe9mVEOaXqg.jpg
Pyetje Per anetaret e FV ...SA DO TA NDIHMONI BISNESIN NENSER JU PER SHEN VALENTININ ?


Po une qe nuk kam festu ndonjhere shen valentin si i behet?

Kush del kandidat vetem per sot ???? se neser kam pune te tjera ....
 

Attachments

  • bBg6z48eR12aGMA5ECIXjDPmoJQ4ldw7EENA1q7Qe9mVEOaXqg.jpg
    bBg6z48eR12aGMA5ECIXjDPmoJQ4ldw7EENA1q7Qe9mVEOaXqg.jpg
    2.4 KB · Shikime: 0
Pe: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Une nuk e festoj,jo per arsye origjine apo ndonje arsye tjeter,por sdi ti gjej kuptimin festes...Dashuria ska date,dite e muaj te vitit...Secili shenon ditet qe i ka me te rendesishme...Mua me duket kot me shume feste adoleshentash,qe duan disa data dhe veprime ti kene te shenuara...Une se ndihmoj biznesin aspak...
 
Pe: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Une mezi po pres 15-en per vete, se ulen cmimet e luleve, cokollatave dhe arushave :p
E vetmja gje qe me pelqen nga festa jane ngjyrat e saj, pasi jam e fiksuar mbas ngjyres se kuqe dhe me pelqejn zbukurimet neper dyqane ne pergjithsi. Pastaj sa per pjesen tjeter qe duhet te kete nje dite te caktuar per dashurine, e shof te pakuptimte.
 
Re: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

me dolen gjith kandidatet kunder bisnesit te Shen Valentinit :)

Me duket ju trembi pyetja ne fund :lexim:

Personalisht nuk e festoj si ne masen e gjere qe ndoll ne USA...

Por me duhet ta pranoj faktin,,,qe nje rose dhe 2 rreshta te sinqerte "dedikuar ty" ,,,ma perkedhelin tej mase sedren time :)
 
Titulli: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Kam shpirt konsumatori dhe sme rrihat pa e ndihmuar sadopak biznesin e Shanit .
 
Pe: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-shen valentini

Geezuar festen ata qe e kane sot
 
Titulli: Festa e të dashuruarve nëpër shekuj-Shen Valentini

Se kam festuar ndonjeher, edhe kte vit vetem m gjet :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top