Ferrari: "Kjo nuk eshte nje katastrofe!"

Love

βeℓℓe â๓e
Domenicali shprehet i kenaqur per disa nga elementet e gares ne Melbourne dhe per menyren se si ka reaguar makina ne disa momente...

Images.jpg

Ne sitin Ferrari flitet per GP ne Melbourne: "18 pike nuk jane shume. Askush nuk mund te fshihet pas nje gishti: nuk ishte nisja qe prisnim. Por eshte e kote ta mendojme si te ishte katastrofe: eshte me mire qe te perqendrojme energjite tona tek motivet qe na kane penguar te shfaqim potencialin tone. Edhe per kete arsye Domenicali dhe drejtuesit teknike te skuderise kane fluturuar menjhere ne Europe". "Per sa i perket gares se djeshme, ka pasur edhe disa elemente pozitive. Ne fakt xhirot me te shpejta te gares kane qene te dy piloteve tane, me Felipe ne kohen 1.28.947 ne xhiron e 55 me goma te buta dhe Fernando me kohen 1.29.487 ne xhiron e 49 me goma "prime". Eshte nje e dhene shume e rendesishme, pasi pilotet shpesh ndodhen ne situata te ndryshme kur benzina neper sebatore eshte paket", vazhdon te thote Domenicali. "Sigurisht qe paraqitja ne gare e njevendsheve te Maranellos ka qene me e mire se ajo e provave kualifikuese. Duhej pak, do te thone kritiket, por eshte nje rezultat i mire. Ritmi i Fernandos ishte i mire per luften per podium, duke qene se edhe dje nje makine Red Bull, ajo e Vettel, ishte e paarritshme nga askush. Duhet kuptuar edhe pse njevendeshja e Felipes ka pasur nje konsum relativisht me te madh te gomave se ajo e shokut te skuadres: menaxhimi i gomave Pirelli dhe gjetja e menyres per ti shfrytezuar ne maksimum do te jete celesi i suksesit gjate ketij sezoni. Sic duket, ka shume mish ne zjarr per njerezit ne Maranello, te cileve me siguri nuk u mungon aspak deshira per te reaguar dhe per tu paraqitur menjehere ne Malajzi ne nje gjendje edhe me te mire"./ikub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top