Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe detajet

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 9:01 / 20.04.2015

nj-euml-vajz-euml-shqiptare-ofron-seks-me-pages-euml-publikon-edhe-detajet_hd.jpg

Një vajzë shqiptare është përfshirë në rrjetin grek të seksit me pagesë, duke ofruar trupin e saj për meshkuj që duan të shuajnë epshet me femra që nuk i njohin.

Vajza është 20 vjeçare, quhet Mikaela, ose të paktën ky është emri që ajo ka publikuar dhe jeton në Greqi. Mikaela ka publikuar foto të saj.

Vajza shqiptare që shfaqet me pamje të censuruar te sytë për të mos u identifikuar gjerësisht, përmes një njoftimi, fton të gjithë meshkujt që janë të interesuar se do të gjendet në Selanik prej datës 17 prill 2015 dhe deri më datë 16 maj 2015.

“Dëshiron diçka të njomë, të freskët që të të rinojë? Jam Mikaela, jam shqiptare dhe vij pranë teje kudo që të ndodhesh në Selanik, që të kalojmë së bashku qëndrim të mrekullueshëm, ndaj më telefononi dhe udhëtimi ynë fillon”.

Këtë tekst ka shpërndarë vajza shqiptare në zonën VIP të publikimeve të femrave të ndryshme që janë të disponueshme për seks, duke publikuar edhe detaje edhe datat e sakta kur ajo do të gjendet në Selanik për udhëtime orësh seksuale. /tetovasot/

Eshte ky nje fenomen i ri nder shqiptaret. Cfare mendoni ju ne lidhje me kete degradim te femres shqiptare?
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Prostitucioni eshte profesioni me i vjeter se vete jeta!

Gjithkush eshte i lire te zgjedhi nje profesion ne jete, per aq kohe sa edhe prostitucioni quhet profesion...nuk e shoh degjenerim.
Shoqeria Shqiptare nuk ben me dallim nga cdo shoqeri tjeter tashme....s'ka pse ben edhe ktu dallim.
Vajza ka zgjedhur rrugen me te shkurter per te bere leke e per te kenaqur veten...pune e saj
Prandaj Bota eshte e bukur ,sepse ka larmishmeri mendimi e vendimi......

cheers people
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Monique,

E shtrova pyetjen dhe e solla temen tek Diskutimet, sepse mendoj qe ia vlene te diskutojme rreth ketij fenomeni dhe mire ke bere qe solle mendimin tend. Sa me shume qe flasim per keto gjera, aq me mire do ti kuptojme si fenomene dhe aq me shume do te punojme qe keto veprime te mos marrin shume hapesire ne jeten tone.
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Mendoj se nuk eshte e vertet... kerkojn thjesht te na prishin imazhin tone te paster prej Shqiptari lol
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Publikuar: 9:01 / 20.04.2015

Këtë tekst ka shpërndarë vajza shqiptare në zonën VIP të publikimeve të femrave të ndryshme që janë të disponueshme për seks, duke publikuar edhe detaje edhe datat e sakta kur ajo do të gjendet në Selanik për udhëtime orësh seksuale. /tetovasot/

Eshte ky nje fenomen i ri nder shqiptaret. Cfare mendoni ju ne lidhje me kete degradim te femres shqiptare?

O yllo, qe kur o burre femra shqiptare identifikohet me nje goce, me dy goca, 100 goca apo dhe 1000 goca qe kane vendose qe per te ejtuar kane vendosur te zhvillojne nje profesion paksa me te cuditshem se profesionet tjera. Une nuk e kuptoje se pse duhet ti perziejme gjithe femren shqiptare ketu???

Goca, si goce me materialin qe ke sjelle ketu edhe munde te mos ishte fare shqiptare. Thjeshte ja ka fut, kot, por dhe sikur te ishte cfare??

Ky profesioni them te drejten ka ndryshuar gjate koherave vetem ne transaksionin e mallit (menyren e pageses) se si profesion ka egzistuar madje jo ne vendet liberale por dhe ne vendet me konservative te botes, bilem, bilem dhe ne vendet me totalitare ;)
 
kitrra, nese them degradimin e nje goce, atehere do te kisha fol me emer, si psh. Bleona Qerreti...por e solla kete teme tek diskutim et, meqe eshte nje fenomen qe nuk ishte i njohur nder shqiptaret gjer me tani.

Larg asaj te identifikoj femren shqioptare me nje te tille...s'po i ve emra fare...
 
Ylli, nuk kam qejf me kercy sa andej sa ketej andaj dua ta le Bleona Qerretin, per nje rradhe tjeter ne debat vetem desha me thene mendimin tim se per mua Bleona nuk paraqet asfar degradimi.

Tani me befason t'i me kete qendrimin fenomen i pa njohur nder shqiptar??? :druprapanice: Yllo, kjo puna e jepjes trupit per perfitim ka ndryshuar vetem menyren e transakcionit se jo qe nuk ka egzistuar. Tashi ti je ne moshe (dhe une po se po) ama po flas per Kosove, kjo menyre nuk se ka munguar edhe para viteve '90 dhe qe besa edhe '80. Ta flasim hapur! Egzistonte ne njefar menyre dhe ti e di kete gje shume mire. Dallonte ndoshta shkembimi i mallerave ama qe egzistonte edhe egzistonte. Kam pershtypjen se edhe ne Shqiperi egzistonte madje dhe ne kohen e xhaxhit. Thoshin se ke Zogu i Zi behej bukur ca qejf. :topi:
 
Termi: Fenomen i panjohur, ne kete postim ka te bej me ofrimin e trupit permes internetit duke publikur dhe foton e plote...ky FENOMEN nuk ka ekzistuar e them me germa te medha NUK KA EKZISTUAR. Shitja e trupit, prostitucione, eshte zanat i vjeter qe e kane ushtruar edhe shqiptaret, por jo ne kete me menyre...une thjesht e diskutova kete fenomen te ri...dhe nuk thash se shqiptaret nuk kane prostituuar.
 
Zocke e zeze ka qene ne kohe e Zogut .....shtepite publike te parat dhe te vetmet te njohura , ne cdo kohe a sistem.
Nuk eshte habi e as cudi
Nese ylli do ta diskutoj si fenomen ska asgje te keqe, por nuk besoj se ka shume per te diskutuar
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Termi: Fenomen i panjohur, ne kete postim ka te bej me ofrimin e trupit permes internetit duke publikur dhe foton e plote...ky FENOMEN nuk ka ekzistuar e them me germa te medha NUK KA EKZISTUAR. Shitja e trupit, prostitucione, eshte zanat i vjeter qe e kane ushtruar edhe shqiptaret, por jo ne kete me menyre...une thjesht e diskutova kete fenomen te ri...dhe nuk thash se shqiptaret nuk kane prostituuar.

ti po thua per internetin?? po klasifikoje te nje nga burimet e njohjes tashme....
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Termi: Fenomen i panjohur, ne kete postim ka te bej me ofrimin e trupit permes internetit duke publikur dhe foton e plote...ky FENOMEN nuk ka ekzistuar e them me germa te medha NUK KA EKZISTUAR. Shitja e trupit, prostitucione, eshte zanat i vjeter qe e kane ushtruar edhe shqiptaret, por jo ne kete me menyre...une thjesht e diskutova kete fenomen te ri...dhe nuk thash se shqiptaret nuk kane prostituuar.

O te marrte bella ty per qafe, te marrte :kiss::kiss:

Ta thashe o Yllo edhe me larte se ndryshonte menyra e nderrimit te mallit :mendim: Kjo ceshtje yllo per mua e per ty duket e veshtire se ka ecur teknologjia mo (atehere nuk kishte teknologji) bile, bile edhe do veshtiresohet per ne pleqt :qan:po he cke ti :topi: une e ti do e ndjekim kshu kemba - kembes (armikun) :viol:
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Kitrra, fenomenin qe po e quaj une, desha ta diskutoj ne kuptimin: Pse e ndjekim boten ne veprimet negative dhe jo edhe ne ato pozitive.
 
Mire Monique, kitrra...une e paskam gabim...kerkoj falje qe po e quaj Fenomen Turperues...qenka FENOMEN NORMAL!?!?!??!?!
 
O yllo, nese themi se ne shqiptaret jemi pasardhes te Ilireve atehere ku merr guximin t'i me thene qe Evropa (allamani, inglizi, taljoni e maxharri) na mesuan ne me ba qejfe me femra :topi:

Po qe ishim ne shqipet te paret e qejfit dhe ishim o burre. Shife tani na humbi ca radha me hymjen e partizonit :druprapanice: se ata idiot partizonet benin qejf veq per vete ama shyqyr qe i perlau mordja :hellou:

Hej o Yllo veq desha me te vet dicka. A te kujtohet mo ato gjyshet tona si thonin: Taljonet jan kan pispillana (dmth. te pispillosur) po per burra te fort si guri jan kan Nemcat :mendim:Burr i forte thoshte gjyshja u kan gjermoni, edhe i mire :flutura:
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Te gjitha intrigaaaaa per te njollos emrin e shqipt :p
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Mire Monique, kitrra...une e paskam gabim...kerkoj falje qe po e quaj Fenomen Turperues...qenka FENOMEN NORMAL!?!?!??!?!

Ylli....nuk eshte FENOMEN, eshte perditshmeri
pastaj ti jepe mendimin tend si dhe pse e gjykon, ku e si e sheh ti fenomenim

ske pse acarohesh o burre , mendim deshe mendim po te japim
ste pelqejne kunder-argumentat ty>?? epo po abstenojme ueeee
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Dhe ?!
Nje femer qe shete trupin me leke,ben dhe reklamimin e saj.
Ku qendron problemi prostituta e pare ne bote eshte kjo?!
Apo e para shqiptare prositut?!
Mbare e mire ti shkoj biznesi me ato te pasme do gjej e treg :p
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Pra përceptimi juaj është se kjo gjë është normale. Gjithsesi, unë ndihem i turpëruar. Tani njeriu shkon në treg dhe zgjedh produkte për të blerë, qofshin pemë, perime apo gjësende të ndryshme. Femrat e tilla që ushtrojnë veprimtari të prostitucionit i caktojnë vetës një çmim të caktuar, madje në kunder vlerë të atij çmimi e japin trupin e tyre. Kemi dy koncepte që na dalin në pah: i pari është çmimi që cakton njeriu për vetën, dhe e dyta është që trupi i këtyre femrave bëhet objekt shfrytëzimi për të tjerët. Si mund të përceptohet kjo gjë si normale?
E kuptoj që për hirë të "emancipimit" disa i mbyllin sytë e vesh, dhe tentojnë që anomalitë, dhe amoralitetet e tilla të i pranojnë si normale. Po çfarë është emancipim? Shoqëritë e ndryshme krijojnë bindjet e tyre për çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Psh: në disa vende të Afrikës, kryerja e marrëdhenieve mes grave me shumë burra, dhe anasjelltas është e lejuar. Cili ishte përceptimi ynë dhe cili është ai, ka një dallim të madh. Bindja fundja është e artë, ne dikur respektonim familjen, e shikonim si shtyllë të zhvillimit shoqëror, sot jemi dhënë pas një lirie totale, që nuk njeh as kufij, e as rregulla shoqërore e as morale. Prostitucioni dhe amoraliteti, shkatërron këtë qelizë të shoqërisë, andaj unë nuk do e shoh kurr si normale një gjë të tillë, që besa, e shoh edhe të ndaluar, edhe moralisht edhe ligjërisht.
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Ylli....nuk eshte FENOMEN, eshte perditshmeri
pastaj ti jepe mendimin tend si dhe pse e gjykon, ku e si e sheh ti fenomenim

ske pse acarohesh o burre , mendim deshe mendim po te japim
ste pelqejne kunder-argumentat ty>?? epo po abstenojme ueeee

Une nuk akuzova njeri tjeter, vec fenomenit...dhe me fal per injorancen time, por nuk e dija qe eshte perditshmeri...Nese eshte si thua ti na paska rru dreqi...dhe vaj halli per vlerat e familjes dhe te shoqerise shqiptare qe degradon ne kete menyre per hir te "emancipimit"
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Vetono me lejo te citoj ty ,per te shtjelluar pak me tej iden e ketij artikulli me siper.
Tani puna nuk eshte se neve vjen mire ose pajtohemi ose e quajme dicka pozitive kete gje .
Problemi eshte qe tek titulli bombastik pikerisht fjala: "TURPeRUESe"
Pra ai qe ka perpiluar kete lajm do duhej te ndjente me turp se kjo vajze qe per arsye qe ne si dime,mund te jene qe nga deshira e saj per hotline,apo ideja per te fituar i dor lekesh etj etj.
Ai qe ka perpiluar kete shkrim me mire te kishte trajtuar fenomenin social,pra shkaqet se si nje shoqeri e cojn ne nje degradim te tille ekonomik,social e moral.Te rrjeshtonte se nga rrjedh fenomeni kush jan shkaqet.
Sa per kete vajzen qe vjen ne Selanik e ofron sherbime seksi,eshte nje fenomen tashme i njohur shume ketu ne Gr,jo vetem me femrat Shqiptare por me gjere,pra duke qen se Greqia rrehet nga nje numer i madhe viztoresh e turistesh gjate sezionit veror,femrat levizin me pashaport tre mujorshe dhe marrin me qera nje dhome hoteli kan krijuar ose krijojne klientelen dhe ofrojn sherbime seksuale kundrejt pagesash,bejne nje dore lekesh dhe kthehen ne atdhe.
Kaq.
Tani degradimi ne kete rast sdon koment,por problemi nuk eshte nje vajze apo dy apo tri,dhe turpi qe ato sjellin,problemi nuk duhet trajtuar si turp apo gezim apo hidherim,problemet kan shkaqe dhe pasoja duhen gjetur shkaqet cfare po degradon tek ne si shoqeri ne tersi qe te dalim ne degradimin ne vecanti e sterlepet e saj.Ne forme qe te luftohen fenoment negative te nje shoqerie.
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Përshendetje Never ti ti.

Të kuptoj por më duhet të them që mendoj ndryshe. Tani më po të i futemi në thelb të këtij problemi duhet të kuptojmë që kemi një ushtrim prostitucioni me vullnet dhe të dhunshëm. Vullneti këtu duhet të ndahet në vullnet të imponuar nga rrethanat familjare, gjendja ekonomike dhe veçori të ngjashme, dhe një vullnet për të kenaqur një dëshirë të shfrenuar seksuale të femrave, dhe të cilat e konsiderojnë si formë të mirë të përfitimit duke shitur dhe nën vlerësuar vetën e tyre për para. Tani kjo vajza është në grupin e tillë të femrave, që shiten sepse për të është deshirë, vullnet që në mënyrë të shfrenuar, të shes vetën, dhe të i ofroj dikuj tjetër (gjini e kundërt shumicën e kohës), të komercializoj trupin e saj, duke rrezikuar me deshirën e saj dinjitetin njerëzor dhe integritetin e saj fizik, një pa prekshmëri e garantuar, por ja që vullnetarisht heq dorë nga një gjë e tillë, nga një e drejtë sublime për të qenë e dinjitetshme. اfarë i duhet jeta dikujt që jeton pa dinjitet?

Dhe tani dalim të grupi i dytë, i llojit që pa dëshirën e tyre, tregtohet dhe obligohen për të kryer marrëdhenie seksuale, që unë besoj është me fajin e të gjithë shoqërisë. Ne vet i prodhojmë, janë viktima, nga shtresat sociale të kategorve të ulëta shoqërore, me saktë, janë viktima që në rrethin e tyre ku punojnë dhe veprojnë kanë një ndikim më të vogel shoqëror. Shumica e këtij grupi nuk kanë shtëpi, ose një vend për të qendruar, të diskriminuara nga shoqëria. Pa alternativa, këto femra që merrën me prostitucion, shoqëria vet i prodhon sepse qendron indiferente. Si femra që kanë pak alternativa në jetë, për të ushqyer femijet, mbajtur familjen. Femra që nuk kanë një punë, në buzë të ekzistencës ose vdekjës, zgjedhin një gjë të tillë.

Tani më, cila do formë që bëhet fjalë, është turp, në mos vetëm i saj që ushtron prostitucionin, është turp i gjithë shoqërisë. ثshtë fenomen që shkatërron vlerat humane, strumbullarin e një shoqërie që lulëzon e që është FAMILJA. Ne duhet të shqetësohemi që të gjithë, për turpin që kaplon një anëtare të shoqërisë tonë, për me tepër që nuk jemi në gjendje të i ofrojmë një opsion tjetër. Por ama, të ndihemi keq pse një vajzë për të ushqyer epshet e veta, shitet, nuk po më duket edhe aq e pelqyer.

Shpresoj që isha në vijë me replikën tende :)
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Une nuk akuzova njeri tjeter, vec fenomenit...dhe me fal per injorancen time, por nuk e dija qe eshte perditshmeri...Nese eshte si thua ti na paska rru dreqi...dhe vaj halli per vlerat e familjes dhe te shoqerise shqiptare qe degradon ne kete menyre per hir te "emancipimit"

Po cfare po flet o Ylli, pse ndikohesh nga cfare thote njeri apo tjetri.
Kush tha se na qenka emancipim, kush tha se na qenka dicka qe u dashka asimiluar pa problem.
Ajo cka po them , se sju kuptoj sinqerisht si vini fjale ne gojen e tjetrit te pathena, eshte se une nuk turperohem nga veprimet e nje femre ,apo dy apo 10
Une i bej vend vetes ne shoqeri apo kudo ne saj te sjelljes sime ....nuk lejoj qe kjo femra te me perfaqesoj asnje vlere morale.

kupton ndryshimin?

me pak fjale ylli ...mua sma ndjen fare ca ben kjo e si sillet kjo me veten
as me ngroh e as me ftoh per aq kohe sa merret me veten e saj

Ai fenomen qe me prish pune mua , jane kto femrat qe gjuajne meshkuj me leke ,qe i vene vetes qellim te prishin familje, te ndajne burrin nga gruaja dhe femijet, kto qe jeten e shohin vetem interes, kto qe shkojne shume larg me sjelljen dhe fjalen, kto qe vendin e punes e fitojne duke hapur kembet sa me nje e me nje....kto qe kane shpirtin e lig!

Pa kjo vajza qe i ka idete e qarta nuk me prek fare , sepse kjo eshte nje pike ne oqean
kete ka zgjedhur te bej , le ta bej,,.....pune e saj

e kupto tani o robi?
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Përshendetje Never ti ti.

Të kuptoj por më duhet të them që mendoj ndryshe. Tani më po të i futemi në thelb të këtij problemi duhet të kuptojmë që kemi një ushtrim prostitucioni me vullnet dhe të dhunshëm. Vullneti këtu duhet të ndahet në vullnet të imponuar nga rrethanat familjare, gjendja ekonomike dhe veçori të ngjashme, dhe një vullnet për të kenaqur një dëshirë të shfrenuar seksuale të femrave, dhe të cilat e konsiderojnë si formë të mirë të përfitimit duke shitur dhe nën vlerësuar vetën e tyre për para. Tani kjo vajza është në grupin e tillë të femrave, që shiten sepse për të është deshirë, vullnet që në mënyrë të shfrenuar, të shes vetën, dhe të i ofroj dikuj tjetër (gjini e kundërt shumicën e kohës), të komercializoj trupin e saj, duke rrezikuar me deshirën e saj dinjitetin njerëzor dhe integritetin e saj fizik, një pa prekshmëri e garantuar, por ja që vullnetarisht heq dorë nga një gjë e tillë, nga një e drejtë sublime për të qenë e dinjitetshme. اfarë i duhet jeta dikujt që jeton pa dinjitet?

Dhe tani dalim të grupi i dytë, i llojit që pa dëshirën e tyre, tregtohet dhe obligohen për të kryer marrëdhenie seksuale, që unë besoj është me fajin e të gjithë shoqërisë. Ne vet i prodhojmë, janë viktima, nga shtresat sociale të kategorve të ulëta shoqërore, me saktë, janë viktima që në rrethin e tyre ku punojnë dhe veprojnë kanë një ndikim më të vogel shoqëror. Shumica e këtij grupi nuk kanë shtëpi, ose një vend për të qendruar, të diskriminuara nga shoqëria. Pa alternativa, këto femra që merrën me prostitucion, shoqëria vet i prodhon sepse qendron indiferente. Si femra që kanë pak alternativa në jetë, për të ushqyer femijet, mbajtur familjen. Femra që nuk kanë një punë, në buzë të ekzistencës ose vdekjës, zgjedhin një gjë të tillë.

Tani më, cila do formë që bëhet fjalë, është turp, në mos vetëm i saj që ushtron prostitucionin, është turp i gjithë shoqërisë. ثshtë fenomen që shkatërron vlerat humane, strumbullarin e një shoqërie që lulëzon e që është FAMILJA. Ne duhet të shqetësohemi që të gjithë, për turpin që kaplon një anëtare të shoqërisë tonë, për me tepër që nuk jemi në gjendje të i ofrojmë një opsion tjetër. Por ama, të ndihemi keq pse një vajzë për të ushqyer epshet e veta, shitet, nuk po më duket edhe aq e pelqyer.

Shpresoj që isha në vijë me replikën tende :)

Veton me gjithe respektin, pa dashur te keqkuptoj

Ok jam dakort tek lartesimi i vlerave morale dhe shoqerore. Por ky fenomen si te jemi kundra ,si mos jemi ka ekzistuar dhe do ekzistoj.
Edhe me heret ka ekzistuar , ndoshta i kamufluar por i pashmangshem,
keto lloj species nuk kane pritshmeri te krijojne nje familje, per aq kohe sa jane ne gjendje te kete nje llogjike, nje moshe adulte , dhe te dij cpo zgjedh e pandikuar nga te tjere....le ta zgjedhi.

Prandaj jemi te ndryshem ne kete pike , sepse ti ke vlera te tjera ,une te tjera e me rradhe,

sic e kam thene edhe me siper , nuk me duket ky fenomeni per te diskutuar, por fenomeni qe ka prekur shoqerine tone.
Femra qe cdo gje e shohin ne kuader perfitimi dhe aspak njerezor. Cdo gje po humbet ndjeshmerine dhe po konvertohet ne makineri njerezore.
Nderkohe per virtytet e nje familje , edhe ato jane vene e dyshim ,por nuk besoj se fenomeni qe i ka tronditur keto shtylla jane pikerisht femrat qe prostituojne.
Nuk po i dal ne mbrojtje sepse kjo kategori i ka idete e qarta dhe nuk merren fare me pjesen e paragjykimeve....por duhet ti japim cezarit ate qe i takon, e ne kete rast skemi pse mangesite, dobesite, mossukseset tona tia delegojme kesaj kategorie.

une si paragjykoj ...cdo kush zgjedhe te bej per veten ate qe sheh me te mundshme.

Kjo eshte jeta ne fund te fundit
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Veton jam dakort me vijat e pergjithshme ,une nuk jam dakorte kur merret nje gjethe dhe kerkohet llogari pse u tha,nderkohe qe po thahen rrenjet dhe aksujt si intereson.
Pra problemi qendron se dhe ajo pjese e shoqeris ku kan mundesi ta sjellin normalisht lajmin te trajtuar mire si nga ana gazetareske dhe sociale deri diku ,pasi gazetar do te thote te hash te gjalle racionalitetin shoqerore,te pakten flas per gazetar te sakte.
Ketu e kisha une shqetesimin,pa ne gjithesecilli kapim rastet ekstreme i pergjithsojme dhe themi uaaa cfare turpi,pra turpi kolektiv smund te jete kurre nje turp aq personal sa qe te na perfaqsoje nje njeri apo individ i vetem,si ne rastin me siper ku vajza per shtate pale qefe me sa duket ben ato verpime tregtare mbi rtupin e saj per leke.
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Përshendetje Monique :

Ekzistenca e këtij fenomeni është shumë mirë e ditur. Për mua problemi është se ky nuk mund të konsiderohet si profesion, ndoshta kamuflazhi është tek "profesioni më i vjetër në botë" që ve në pah një përulje të dinjitetit femëror, që nga kohet me të hershme e deri me tani. Dhe ketu vije dhe cenimi i moralit të përgjithshëm shoqëror, që shoqëria me rregullat dhe normat e saj mund të e bëjë si rregull ligjor, për të ndaluar këtë formë të përuljes së dinjitetit njerëzor apo jo? Dihet mirë filli që mos njohja e ligjit më pas nuk do të i përjashtonte nga krimi femrat që ushtrojnë prostitucion, si dhe përsonat që i shtyejnë këto femra për të ushtruar një veprimtari të tillë.
E drejta e individit për të zgjedhur të jetoj jetën ashtu si do vet, për mua ka në thelb dhe limitet e saj, nuk mund të pranoj një liri totale, e një jete të papërgjegjshme dhe e cila vetëm për shkak të moshës mund të zgjedh edhe të jetë prostitutë. Problemi paraqitet edhe më tutje te ndikimi të rrethi shoqëror. Unë nuk mund të kuptoj se si një femër e tillë nuk ndikon në shoqëri, një veprimtari e tillë, mund të dergoj dhe në prishje të familjes, dhe kur prishet familja është prish shoqëria dhe vlerat e saj.
Pajtohem që njeriu sot është shndëruar në një qenie materiale, që humb subjektivitetin e saj duke u marrë me objekte dhe duke e kthyer vetën madje në një objekt, por nuk pajtohem te pjesa që prostitucioni si fenomen nuk ndikon në familje dhe në shoqëri. Për me tepër, një femër e cila ushtron prostitucion me veprimet e saj, mund të bëhet shkak i prishjës së një familjeje, mund të ketë femijë, të lenë nën meshirë të askujt, dhe të cilet pa edukimin e duhur janë bredhës në rrugë, e më pas kriminel të ardhshëm. Nga familja lind shteti, dhe shteti pa bazamentin e familjës rrezikon të dështoj.

Never ti ti :

Unë e konsideroj se njeriu nuk duhet të jetë qenie individuale, por duhet të jetë solidar. Solidariteti nuk mund të ndodhë nëse lejojmë që gjethët me të mira të së ardhmës të i vyshkim për shkak të mos kujdesit shoqëror sot.
Sa i përket lajmit e konsideroj se mund të jetë më mirë i punuar, sidomos në këtë treg global portalësh e faqësh të internetit, ku secili lufton për ca klikime më shumë, lajmi edhe mund të këtë si rrugë qellimin e përfitimit, por që me hirë ose pa të, u bë shkak i diskutimit tonë.
E thash dhe më lartë se kjo vajzë për të ushqyer epshet e saj kryen një veprimtari të saj, por ne si shoqëri duhet të brengosemi pse një e grupit tonë shoqëror ka zgjedhur një rrugë të tillë, sepse nesër ne humbim një nënë të mirë, femijë të edukuar dhe brezin e gjeneratën tjetër që shkatërrohet. Për këtë arsye duhet të e kujtojmë familjen si bazë, dhe moralin e rendin publik të barazvlevshëm me një sistem të fuqishëm që godet këtë fenomen.

Ju faleminderit :)
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

article-2288581-18751DAC000005DC-258_634x614.jpg
 
Attachments

  • article-2288581-18751DAC000005DC-258_634x614.jpg
    article-2288581-18751DAC000005DC-258_634x614.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0

Thjesht ne shqiptaret nuk shohim punen tone keta gjera ndodhin kudo asnje nuk I paragjykon edhe be vendet arabe ka tilla profesion me I vjeter be bote por nuk publikohen. Mendimim Im ( whatever rocks your boat love)
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Publikuar: 9:01 / 20.04.2015

nj-euml-vajz-euml-shqiptare-ofron-seks-me-pages-euml-publikon-edhe-detajet_hd.jpg

Një vajzë shqiptare është përfshirë në rrjetin grek të seksit me pagesë, duke ofruar trupin e saj për meshkuj që duan të shuajnë epshet me femra që nuk i njohin.

Vajza është 20 vjeçare, quhet Mikaela, ose të paktën ky është emri që ajo ka publikuar dhe jeton në Greqi. Mikaela ka publikuar foto të saj.

Vajza shqiptare që shfaqet me pamje të censuruar te sytë për të mos u identifikuar gjerësisht, përmes një njoftimi, fton të gjithë meshkujt që janë të interesuar se do të gjendet në Selanik prej datës 17 prill 2015 dhe deri më datë 16 maj 2015.

“Dëshiron diçka të njomë, të freskët që të të rinojë? Jam Mikaela, jam shqiptare dhe vij pranë teje kudo që të ndodhesh në Selanik, që të kalojmë së bashku qëndrim të mrekullueshëm, ndaj më telefononi dhe udhëtimi ynë fillon”.

Këtë tekst ka shpërndarë vajza shqiptare në zonën VIP të publikimeve të femrave të ndryshme që janë të disponueshme për seks, duke publikuar edhe detaje edhe datat e sakta kur ajo do të gjendet në Selanik për udhëtime orësh seksuale. /tetovasot/

Eshte ky nje fenomen i ri nder shqiptaret. Cfare mendoni ju ne lidhje me kete degradim te femres shqiptare?

Si gjithe bota edhe ne..pse mos jemi gje jashtekosor keshtu qe mos ecim me hapat e njerzimit ne tere globin :p :gjuhe:

saper te thyer akullin fraza me siper....tani per temen.

Ne rradhe te pare jo cdo gje qe del ne faqet e rrjeteve sociale eshte e vertet... psh mjafton te hapesh nje faqe porno dhe te del nje tabel: Jam nje mami pak km na ndajne, e hap ti per kuriozitet te del nje derr zezaku pershembull eee ahahahha . Dua te them se interneti eshte bere nje spekullim dhe nje lesh e li gjerash ku eshte e lehte te shpifet apo te denigrosh dike tjeter....e na del si fenomen se ne shqiptaret qenkemi me maniaket, me prostitutat e me dallaveret e rrjeteve sociale....Por jo mo jo se nuk eshte keshtu.... kete "fenomene" me shume fryhen ne internet sesa jane te verteta, jo se nuk jane, por jo cdo person qe hyn ne internet ben pislluqe :D

Persa i perket turpit... eh fundi i botes do i vi nga dy gjera: nga hipokritet moralist dhe shthyrja e te ndershmeve hahaha :p ...ah vetem nese nuk vritemi e theremi me nj-tj me pare.:drumepre:
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Prostitucioni eshte zanati me i vjeter ne bote ka qene e do te jete per sa kohe ka uri dhe manjake seksuale! Ska te beje me nacionalitetin.
 
Titulli: Fenomeni turperues: Një vajzë shqiptare ofron seks me pagesë, publikon edhe

Cjan kto shpifje???
sec kam nje parandjenj qe ajo goca do ket qen serbe :p :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top