Fenomen i rralle ne Alpet zvicerane

Pamjet magjepsëse! Fenomen i rralle ne Alpet zvicerane, dielli dhe akulli krijojnë imazhin mahnitës

Unazat e akullit ishin pak të zbehta në fillim, por u bën gjithmonë e më rrezatuese, imazhi u formua I plotë teksa dielli dhe mali i Hörnligrat u përshtatën nga një rreth i plotë.
SWNS_HALO_SWITZERLAND_01-677x468-1 (1).jpg


ZVICËR– Një fotograf ka kapur një imazh të jashtëzakonshëm mbi Alpet Zviceriane, ku duket aureolë akulli. Fotografi zvicerian Michael Schneider në një mëngjes nëntori ishte duke bërë ski, kur mjegulla u pastrua dhe në qiell u zbulua dielli i rrethuar nga dy unaza që janë formuar për shkak të kristaleve të akullit që janë ngrirë në ajër.

Unazat e akullit ishin pak të zbehta në fillim, por u bënë gjithmonë e më rrezatuese. Imazhi u formua i plotë teksa dielli dhe mali i Hörnligrat u përshtatën nga një rreth i plotë.

Ndërsa fotografi pas fiksimit të imazheve tregon se ai e dinte se duhej ta dokumentonte këtë moment duke u shprehur: “Menjëherë e kuptova se aureola u krijua si pasojë e dritës së diellit. Fillimisht ishte shumë e zbehtë, por më pas u qartësua tej mase. U magjepsa nga dy unazat që u krijuan rreth diellit dhe refleksionit të dritës.Ishte thjeshtë mahni tëse.”-u shpreh fotografi.


Dosja.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top