Fëmijët e llastuar

Kresha

A pretty face can never trick me


Kohët e fundit shohim se shumë familje u marrin fëmijëve të tyre veshje, ushqime apo lodra për të cilat nuk kanë nevojë.Ky stil jete familjare i fokusuar te fëmija është një nga problemet më të mëdha të shekullit modern. Shpeshherë kjo situatë i fut familjet në një qorrsokak.

Jo rrall shohim situata të ndryshme kur fëmijët për të fituar atë që duan qajnë edhe pse nuk kanë nevojë për të ,derisa ta fitojnë.Këto raste shihen shpesh ne shitore ,rrugë etj.

Psikologët kanë të drejtë kur thonë se nuk ka fëmijë të keq ,por ka fëmijë të edukuar keq. Në psikologji familjet në të cilat bëhet çfarë thotë fëmija quhen familje të fokusuara mbi fëmijën. Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë familjet e painformuara rreth edukimit të fëmijës është mendimi se fëmija do të gëzohet nëse merr atë që dëshiron.Mendime të tilla shfaqen më shumë te nënat dhe baballarët të cilët kanë pasur vështërsi ekonomike në fëmijëri.”Ne kemi vuajtur,por le të mos vuajnë edhe fëmijët tanë”, mendohet në familje të tilla. Qëllimi i familjeve është i mirë, por qëndrimi i tyre është i gabuar dhe ndikon negativisht në rezultat.Në të njëjtën kohë mund të themi se fëmija të cilit i plotësohet çdo dëshirë bëhet më i pangopur, i pasjellshëm dhe mosmirënjohës.

Kufijtë duhen vendosur nga prindërit.Në këtë pikë , ka shumë rëndësi edhe qëndrimi i mbajtur nga prindërit përballë dëshirave të fëmijës.Prindërit duhet të jenë udhërrëfyesit e familjes.Fëmija gjithnjë ka nevojë për eksperiencat e të rriturve. Duhet të dijë që nuk mund të marr çdo gjë të dëshiruar në jetë. Edhe mësua rja apo të përshtaturit me mungesën e gjërave e pjek njeriun. Në këtë mënyrë edhe prindërit e kanë më të lehtë të realizojnë rolin e tyre. Në situata pa zgjedhje duhet kërkuar ndihma e një specialisti. //mesazhi
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Po behet ca kalamaj shume te llastuar vertet
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Ehh bota esht e padrejte,disa femij jan te llastuar,kurse disa te tjere vuajn per copen e bukes
sa per temen, fajin e ka prindri qe i ka mesuar femijet ne kte menyre, mesoje femijen me aq sa i takon
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Kulmi eshte kur i shef qe ne fillore me iPhone
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Kulmi eshte kur i shef qe ne fillore me iPhone

Lere filloren, une po shoh shpesh 5 vjet me Ipat e iphone ne dore pffff
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Lere filloren, une po shoh shpesh 5 vjet me Ipat e iphone ne dore pffff

اuni i tezes time eshte 5 vjec dhe habitet mesuesja ne shkolle qe shume fjale te cilat nuk i kane mesuar ne shkolle si shkruhen/germezohen, ai i di shume mire vetem se i meson prej iPadit.
Une femijes tim s'dua ti mungoj asgje, le te thone ca te duan kto studimet. Por ne te njejten kohe, ta msoj te pranoj edhe pergjigjen "JO".
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

اuni i tezes time eshte 5 vjec dhe habitet mesuesja ne shkolle qe shume fjale te cilat nuk i kane mesuar ne shkolle si shkruhen/germezohen, ai i di shume mire vetem se i meson prej iPadit.
Une femijes tim s'dua ti mungoj asgje, le te thone ca te duan kto studimet. Por ne te njejten kohe, ta msoj te pranoj edhe pergjigjen "JO".

Nuk e mendon anen negative te teknologjise per nje femije 5 vjecar ?

Asgje nuk e zevendeson leximin e librave me syte e tu, duke shfletuar librin me dy duart e tua, jo n'menyre digjitale.
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Nuk e mendon anen negative te teknologjise per nje femije 5 vjecar ?

Asgje nuk e zevendeson leximin e librave me syte e tu, duke shfletuar librin me dy duart e tua, jo n'menyre digjitale.

Anet negative as qe i ve ne dyshim une, se teknologjia ndikon negativisht tek ne te medhenjte e jo me tek femijet. Por mjafton te vihen ca kufij (ka nje orar kur luhet ne Xbox/Ipad, ka nje orar kur behen mesimet e shkolles, ka nje orar per klasat e notit dhe aktivitetet e tjera me te cilat merren femijet).
Nuk e perdorin iPadin per te lexuar libra jo, thjesht per te lozur lojra. :)
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Prap, lojerat e Ipat e pc e ku ta di, nuk krahasohen me lodrat qe femijet ne te kaluaren i kane pasur ne dispozicion. Me mire te luaj me nje kamion loder, se sa t'i demtoje syte me Ipad e te qendroje prane Pc, qofte edhe nje ore te vetme si 5 vjecar....! Mendimi im kuptohet
 
Titulli: Fëmijët e llastuar

Me fal Legally, por eshte e papranueshme qe nje femije te ket Iphone ne ate mosh!
E vertet ajo qe tha edhe Loverboy sepse kam par dhe un femije te tille...

cuam femijet ne eskursion te safari park dhe 2 prej gocave kishin smartphone me vete, ja sekuestrova menjeher sepse njera prej tyre, qe eshte cik si shum e pergatitur ne sferen 'seksuale', po i tregonte shoqeve qe kishte pran te autobuzi videot e mamit! video me burra nudo.. skuptonte pse ja mora dhe fika celularin sepse "edhe babi shikon femra" !!! eshte absurde te degjosh gjera te tilla nga nje femije 5 VJEC!

Shum mir qe femija te mesoj te lexoj vet.. ska gje me te bukur. Bleji libra!
1000 libra nuk bejn cmimin e nje smartphoni kshuqe ska justifikim.
Un kam zemren time, mesoi te lexonte perpara se te ikte ne kopesht duke filluar me fumetti (comics o si i therrisni)kaloi automatikisht ne libra qe kerkonin me shum pun.
Bleji lodra, coje te bej aktivitete dhe te argetohet me miqt.
Sepse po ju fut kaq i vogel asaj bote, e shkatarron... do rritet dhe ne mosh adoleshente po e shofim se cbohet.
Mund ti vesh cdo lloj orari qe ti do, por ku mund ta dish ne cmenyre e perdor? nuk eshte aspak edukative.

Nese ti i rri afer, nese i jep nje alternativ te bukur dhe i shpjegon pse sduhet smartphone ne ate mosh, ta siguroj qe ska per te perplas kembet sepse 'tgjith e kan dhe un jo'
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top