Fëmija brenda vetes.

Love

βeℓℓe â๓e
happykidsartquotespoetry-1df66327202d47225fed6cfa9be96105_h.jpg


“Të jem e sinqertë më duhet të them se unë akoma lexojë përalla dhe i preferojë ato më shumë se gjithcka.’’
................................. -Audry Hepburn.


Mu desh të rritesha shumë herët. Nuk kisha asnjë zgjedhje atëherë. Rrethanat kerkonin që unë të rritesha në ritme të shpejta. E kështu e humba fëmijërinë time. Por sot kam një zgjedhje tjetër. Kam mundesinë për ta përqafuar fëmijën brenda meje dhe të jetoj me magjinë.

A nuk është perceptimi i një 4 vjecari më i miri?


· Ata i besojnë magjisë, imagjinatës dhe përallave.

· Nuk merziten kurrë. Argetohen kurdo dhe kudo!

· Nuk duan t’ia dinë për parat, teknologjinë, produktet materiale, sepse një liber për të ngjyrosur dhe nje kuti me ngjyra është parajsa për ta.

· Nuk e ruajnë dhimbjen, dhe nuk do më shumë se 1 min ti rikthehen jetës argëtuese edhe pse mund të jenë vrarë pak.

· Janë gjithnjë të emocinuar dhe të hapur ndaj aventurave të reja.

· Jane gjithnje pozitiv dhe te lumtur. Nuk kane nevoje per arsye ashtu jane.


Une kam zgjedhur të jem një 4 vjecare për gjithë jetën time. Po! Edhe kur të shkojë 80 vjec dhe të kem nipëra dhe mbesa në shtepinë time unë do të luaj akoma, do të dashurojë, do të shijoj cdo moment dhe do të besojë në magji dhe në mrekullitë që më rrethojnë.

Por kjo nuk do të thotë se po i shmangem pergjegjësisë, por vetëm se dua ta bëj me argëtim, lojëra, habi, lumturi, naivitet dhe gëzim. Nuk dua ti humbas kurrë këto ndenja. Vetja ime 4 vjeçare nuk do të humbasë gjë dhe vërtet qe mund te kënaqet vetëm me një akullore, apo çokollata dhe disa përqafime të ngrohta.
A nuk janë këto gjërat më të bukura të jetës?

Ka një afirmim të heshtur që do dëshiroja ta ndaja me ju, që unë e përdor kur kam ditë të vështira për të rigjetur fëmijën brenda vetes.

“ Une i mbyll sytë dhe shtrihem qetësisht për të shijuar dritën. Marr frymë lehtë dhe qetësohem se e di që gjithcka do të shkojë mirë. Une e njoh se kam krijuar një sëmundje në trupin tim dhe kjo është mbajtja e inatit dhe dhimbjes dhe kjo shkakton dështim në purifikimin e trupit dhe shpirtit por falja është zgjidhja. Largojë gjithë dhimbjen tani dhe dua që të lejoj që fëmija brenda vetes time të mos humbasë.”
Përshtatur nga: Megi Xharo

The Choice of Embracing the Child In
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

Edhe une ngandonjehere lexoj peralla, shoh ndonje film vizatimor dhe gjithashtu me pelqejne porgramet qe i bejne enkas per femijet... do te thote kjo se jam femije? - Nga pamja e jashtme sigurisht qe jo por nga mbrenda jam akoma e vogel :) Njelloj sic i dukem dhe mamase time, ne syte e saj nuk u rrita qe nuk u rrita...
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

Te gjithe e duan femiun ne vehten e tyre, por e urrejne tek tjetri...duke iu drejtuar me fjalet: Pse behesh femije??? Ne te njejten kohe ne e duam ate femije te pafajshem, te pastert, te pa djallezuar...dhe njekohesisht akuzojme dike qe desheron akoma te perkundet ne krahet e imagjinates femijerore...
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

Te gjith kemi brenda nesh ndjenjn femijnore m ndodh te shof filma per fmij dhe me bejn te ndihem mir ndonjehere
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

A ka me bukur se te jetosh ne boten e femiris ...........Asnjher nuk lodhem te ju lexoj perralla, te flas me ta per shum e shum gjera qe ata duan te ndegjojn dhe mesojn.. ndihem shum e relaksuar madje kur shikoj se bashku me ta filma te animuar.

Sa mir se zemra nuk plaket asnjher..
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

Secili prej nesh do mbetet femije ne brendesi por rendesi ka qe kjo pjes mos te jete me e madhe se pjesa tjeter!
Nje person i matur mund edhe te jete ne disa raste femije. Por nqs eshte gjithe kohes i till s'mund te behet kurre
i matur!
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

Dhe pse rritem,Te gjithe kemi ato momentet e tona,,jan vetem per veten ton,jane te ndara nga bota dhe nga gjithcka qe na rrethon ne jeten e te rriturve,,eh kjo besoj eshte ai momenti magjik ku ne jemi shenderruar ne femij te pafajshem,,shpirti qetesohet,,..dhe ato gjerat e thjeshta feminor,,diku diku udhtojme e kthehemi ne femijri,duke i sheqerosur kujtimet e atehershme me ndonje veprim feminor ne ato momente qe i kujtojm e shijojm per te disaten here rradhazi.:)
Ketu dua te theksoj,qe ka nje femijri te dyte,kur behesh prind,,e besoj do kete e nje te trete,,kur te behemi gjysher..:)
Eh ja pra qe Nena natyre eshte kujdesur te na mbaj te rinj deri ne "vdekje"
 
Titulli: Fëmija brenda vetes.

Sa here e kam thene une sa, se ska gje me te mire se sa te jesh me nje shpirt femije gjithmone, buzeqeshje te sinqerta
te kenaqesh me pak dhe te shijosh cdo gje.
Nder filmat vizatimore, do thoja me sh mangat japoneze jane ato te Miyazakit, sa te mrekullueshme jane ato :)
 
Ah sa e dua kete teme...
lidhem c'do dite me femijen brenda vetes...duke kercyer..kenduar...blere gjerat qe pelqeja kur isha e vogel...pikturoj...vrapoj...
femija brenda nesh eshte higher self yne...
 
Kjo po qe eshte teme interesante...
Nuk e lexova fare cfare ishte shkruajtur, vec titullin e temesIMG_0931481.jpg!
Para ca kohesh bleva kte se e gjeta rastesisht dhe e kisha "merak"
Ps: per te gjithe ata qe me kerkojne me kte foto ne IA-Google, i kam nderruar ngjyren 😂😂😂😂😂
 
Kjo po qe eshte teme interesante...
Nuk e lexova fare cfare ishte shkruajtur, vec titullin e temesShiko fotografinë 2193304!
Para ca kohesh bleva kte se e gjeta rastesisht dhe e kisha "merak"
Ps: per te gjithe ata qe me kerkojne me kte foto ne IA-Google, i kam nderruar ngjyren 😂😂😂😂😂
Nuk ka rastësi në univers të jesh i bindur..
Eshte film qe e ke dashur shume kur ishe i vogel...dhe femija brenda teje e ka terhequr..
 
Kam filluar ta perkedhel femijen brenda vetes akoma me shume tani qe kam tre femije🙈😍😍😍
Te tre japin nje super energji. nje lloje jam dhe unë.
 
po, dy vajza nje djalë.

vajza e vogël e kam si reaktor atomike me jep menjeher energji
 
po, dy vajza nje djalë.

vajza e vogël e kam si reaktor atomike me jep menjeher energji
Waw,mrekulli!
Me deshi dhe mua Soti shume ,me fali nje goce te vockel ,pas dy cunave😇.
Nje deshire kam per cdo femije ne kete bote;vec te jene te shendetshem e te lumtur.

Zoti u dhente jete te shendetshme qe dhe ne te jemi mire,sepse shqetesimi me i vogel i femijes te grryen perbrenda.
 
Mu mthojnë njerëzit me u rrit, ama sdu me u rrit si ta. Ala se kam gjetë modelin e të rritunit, nashta dikur rritna edhe unë.
 
Waw,mrekulli!
Me deshi dhe mua Soti shume ,me fali nje goce te vockel ,pas dy cunave😇.
Nje deshire kam per cdo femije ne kete bote;vec te jene te shendetshem e te lumtur.

Zoti u dhente jete te shendetshme qe dhe ne te jemi mire,sepse shqetesimi me i vogel i femijes te grryen perbrenda.
Faleminderit shumë. gjithë ashtu të njëjtët fjalë për ty dhe kingat e tu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top