"Feja" e shqiptarit.

Lauri

Anunnak
Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë.

Historiku i shkurtër
Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit tënatyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane 5, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).
Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.
Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.
Programi i qeverisë së Zogut 6 është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma?
Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. ثshtë viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.
Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.
Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.
Gjendja sot
Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.
Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4
Propaganda fetare
Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.
Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.
Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.
Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.
Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe një gazetar i huaj që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it 7. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!

Shënime:1. US Department of State - International Religious Freedom Report 2006 - >>2. Goring, Rosemary (ed). Larousse Dictionary of Beliefs & Religions (Larousse: 1994); pg. 581-584. Table: "Population Distribution of Major Beliefs" - >>3. Zuckerman, Phil. "Atheism: Contemporary Rates and Patterns ", chapter in The Cambridge Companion to Atheism, ed. by Michael Martin, Cambridge University Press: Cambridge, UK (2005) - >>4. L'Albanie en 2005 (plus de 72 % irréligieux ou non pratiquants. 28 % se répartissent en 21 % musulmans, 6% orthodoxes, 3 % catholiques) - >>5. Tiranë-Prishtinë: Gatishmëri për bashkëpunim parlamentar. Vargmal. Irony of Bush's tour - Washington Times
 
Per fat te mire, ateizmit i kane thene lamtumire shqiptaret, kane dalur ne drite nga erresira, dhe tani i shohin dobite e fese dhe nevojen e fese. Sa i perket asaj qe Shqiperia s'eshte vend musliman, thuani c'te doni, ajo eshte ne Konferencen Islamike. Perderisa eshte aty, qesh me se miri, ai qe qesh i fundit.
 
Shqiperia karakterizohet nga toleranca fetare ...kjo e ben qe te jete i tolerushem per te gjitha fete ..ne kete rast ajo te jep pershtypjen si nje vend pa fe ose me sakt pa fe kryesore.
Ne Shqiperi si Myslymani dhe i Krishteri ka plote qe i festojne parimet e njeri tjetrit ..kjo tregon se nuk ka shume fanatike fetare qe te respektojne parimet e tyre ..
 
Shqiperia eshte vend i pa fe...Ka shume pak besimtare te vertete.

Lauri faleminderit per historikun.
 
Shqiperia eshte vend i pa fe...Ka shume pak besimtare te vertete.

Lauri faleminderit per historikun.

kete e thua ti, shqiperia nuk eshte populle pa fe por me shume tolerance fetare, ne preferojme te debatojme 90% per politiken dhe per fene as kujtohemi ndonjehere ,por prape kjo nuk mohon faktin qe ne shqiperi kemi disa lloj feshe qe respektojne njera-tjetren dhe jane besimtar besnik te feve te tyre...
 
Shum interesante fertet kjo tem por ashtu si tha the bianca ne jemi njers pa fe...
 
Shum interesante fertet kjo tem por ashtu si tha the bianca ne jemi njers pa fe...

:eek:hh: edhe ti qenke lol fare ,pse pa fe apo nuk ja ke idene ti fese , lexo me teper neper internet dhe do zbuloshe qe kemi fe por nuk e respektojme ashtu si duhet
 
Per fat te mire, ateizmit i kane thene lamtumire shqiptaret, kane dalur ne drite nga erresira, dhe tani i shohin dobite e fese dhe nevojen e fese. Sa i perket asaj qe Shqiperia s'eshte vend musliman, thuani c'te doni, ajo eshte ne Konferencen Islamike. Perderisa eshte aty, qesh me se miri, ai qe qesh i fundit.

Lover mos po flet per shqiptaret e Kosoves,se ne ne drite kemi qene nuk duam te futemi ne erresiren qe ka nje emer, FE!Dobite dhe nevojat e fese i shohin hoxhat dhe prifterinjte ky soj dembelesh qe paguhet nga njerezit ne erresire,Zotin nuk eshte nevoja ta adhurosh me xhamia dhe kisha, Zotin e do edhe e respekton duke qene njeri i mire,keshtu qe nuk do te ish nevoja te shkoje ne xhami apo kishe.
 
:eek:hh: edhe ti qenke lol fare ,pse pa fe apo nuk ja ke idene ti fese , lexo me teper neper internet dhe do zbuloshe qe kemi fe por nuk e respektojme ashtu si duhet

madmax te keqen gjyshi po pos e respektove kjo
cdo te thot?
ndai dhe un ethash,dhe ne jemi njers me 100 fe ok
dhe asnjeri si respekton dhe kjo te nxjer vetem nje rrug njers pa FE ok,mos i thua gjyit lol se plak jam un sedi cdo te thot, ok hait klm
 
Lover mos po flet per shqiptaret e Kosoves,se ne ne drite kemi qene nuk duam te futemi ne erresiren qe ka nje emer, FE!Dobite dhe nevojat e fese i shohin hoxhat dhe prifterinjte ky soj dembelesh qe paguhet nga njerezit ne erresire,Zotin nuk eshte nevoja ta adhurosh me xhamia dhe kisha, Zotin e do edhe e respekton duke qene njeri i mire,keshtu qe nuk do te ish nevoja te shkoje ne xhami apo kishe.

Kush e ka mizen pas veshi flet, kot s'kane thene t'moqmit. S'kam faj qe t'rroku kungji lol.
 
madmax te keqen gjyshi po pos e respektove kjo
cdo te thot?
ndai dhe un ethash,dhe ne jemi njers me 100 fe ok
dhe asnjeri si respekton dhe kjo te nxjer vetem nje rrug njers pa FE ok,mos i thua gjyit lol se plak jam un sedi cdo te thot, ok hait klm

keshtu po, por jo te gjithe shqiptaret vijet ne kete pozite
 
feja e shqiptarit esht shqiptaria,,

nese je shqiptar,,je automatikisht fetar,,qe beson qe po te jesh shqiptar,,je i gatuar me drejtesi dhe meshir,,me paqe dhe dashuri,,
je i drejt ne vendimet tua,,dhe i merr vendiment ne baz te llogjikes,
kjo esht feja e shqiptarit ne te cilen shqiptaria beson,
ka besuar dhe do te besoj,,

Vet Fjala Shqiptar percakton nje qenje krenare besnike dhe te drejt,

dhe kur je i drejt,,,nuk ka nevoj qe te drejtojn te tjeret,,

pasi ti je i drejt hd ne rast nderhyrja,,vetem do te deformonin asht isc na kan deformuar gjat viteve dhe shekujve te fundit.
 
Last edited by a moderator:
Per fat te mire, ateizmit i kane thene lamtumire shqiptaret, kane dalur ne drite nga erresira, dhe tani i shohin dobite e fese dhe nevojen e fese. Sa i perket asaj qe Shqiperia s'eshte vend musliman, thuani c'te doni, ajo eshte ne Konferencen Islamike. Perderisa eshte aty, qesh me se miri, ai qe qesh i fundit.

Argument me xhepa te shpuar.

Kjo eshte sikur te thuash se Kina, ish Jugosllavia apo Republika Demokratike e Kongos i respektojne te drejtat e njeriut sic jane te shkruara ne konventen nderkombetare te te drejtave te njeriut ne kombet e bashkuara pasi ato jane edhe anetare por kane edhe nenshkruar deklaraten.

Eshte vertete e frikshme per besimtaret nje tregues i tille, por eshte padyshim nje lajm i mire per te ardhmen e shqiperise.

Me kujtohet nje pershkrim i Edit Durhamit ne librin Shqiperia e Eperme ku ajo flet per tatuazhet simbolika e te cileve lidhej me rrenjet e hereshme te besimit tradicional te pellazgeve dhe ilireve edhe pse ato e identifikonin veten si besimtare musliman apo te krishtere.

Flm qe e sollet, tamam i zgjedhur artikulli. :dong:
 
Nëse ështe feja e shqipetarit shqiptarija
pse mos te jete edhe feja e kinezit - kinezija ;)
apo e bugarit - bugarelija !.
 
e hajde komunizem hajde , hahahahah ket gje e ka shkru garant Enver Hoxha e tash ka dal me disa ndryshime hahaha rrena jon ton e din :p
 
Nëse ështe feja e shqipetarit shqiptarija
pse mos te jete edhe feja e kinezit - kinezija ;)
apo e bugarit - bugarelija !.

Le te jete e tille. Por ajo qe i dallon shqipetaret me keto vende eshte se shqipetaret e kane te mbjedhur ate ne venat e historise. Pastaj cdo vend ka historine e tij qe eshte nje udhezim per te zgjedhur te ardhmen.
 
Nëse ështe feja e shqipetarit shqiptarija
pse mos te jete edhe feja e kinezit - kinezija ;)
apo e bugarit - bugarelija !.

ne konceptimin tim,,feja e kinezve,,kinezishtja duhet te jet!!!!

edhe pse ndoshta ata ne kulturen e tyre nuk e kan evuluar fare nje ndjenj te till,,sic esht kjo fetarja,,duke ja marr dikuj tjeter apo dikuj tjetr,,
pa i ven rendesi te madhe shum ceshtjes,,,

por ne rastin ton,,esht ajo qe tha alfonsi pak me siper pa perjashtuar edhe disa argumente tjera te cilat thjesht po pritoj ti shkruaj.
 
Argument me xhepa te shpuar.

Kjo eshte sikur te thuash se Kina, ish Jugosllavia apo Republika Demokratike e Kongos i respektojne te drejtat e njeriut sic jane te shkruara ne konventen nderkombetare te te drejtave te njeriut ne kombet e bashkuara pasi ato jane edhe anetare por kane edhe nenshkruar deklaraten.

Eshte vertete e frikshme per besimtaret nje tregues i tille, por eshte padyshim nje lajm i mire per te ardhmen e shqiperise.

Me kujtohet nje pershkrim i Edit Durhamit ne librin Shqiperia e Eperme ku ajo flet per tatuazhet simbolika e te cileve lidhej me rrenjet e hereshme te besimit tradicional te pellazgeve dhe ilireve edhe pse ato e identifikonin veten si besimtare musliman apo te krishtere.

Flm qe e sollet, tamam i zgjedhur artikulli. :dong:

Je i lire ta shprehesh mendimin, por kjo kurrsesi nuk do t'thote se enderrat e juaja kane te bejne me realitetin:gjujpeshk:
 
Je i lire ta shprehesh mendimin, por kjo kurrsesi nuk do t'thote se enderrat e juaja kane te bejne me realitetin:gjujpeshk:

por nuk do te thot as se sdo te behen ralitet,,

shqiptaret tani sapo kan filluar qe te zgjohen nga apjumi qe jan ushqyer me shekuj,,,dhe ne jetojm ne nje realitet ku ata akoma si kan hapur syt mir,,per tek shkuar nje her tek ujt e valbones e per lar syt,,e per tu kthjelluar tersisht,,, kjo do nje koh te caktuar,,,por fal Zotit dhe vullnetit ton per te realizuar endrat tona kombtare,,do ti realizojm ato me shpejt sesa do te duhet ty per te ndermarr dicka per prishjen e tyre,,

je i pa fat:)
 
Je i lire ta shprehesh mendimin, por kjo kurrsesi nuk do t'thote se enderrat e juaja kane te bejne me realitetin:gjujpeshk:

Nuk e di se c'fare quani endrra apo realit ju personalisht. Por sipas gjykimit tim ato qe kam thene tek postimi i meparshme asgje nuk eshte "enderr" sipas botekuptimit tim.

Ndoshta ju qe e kapet kete mund te me ndihmoni se ku nuk po flisja realitetin ne vend te asaj qe ju po pretendoni, endrrave.
 
por nuk do te thot as se sdo te behen ralitet,,

shqiptaret tani sapo kan filluar qe te zgjohen nga apjumi qe jan ushqyer me shekuj,,,dhe ne jetojm ne nje realitet ku ata akoma si kan hapur syt mir,,per tek shkuar nje her tek ujt e valbones e per lar syt,,e per tu kthjelluar tersisht,,, kjo do nje koh te caktuar,,,por fal Zotit dhe vullnetit ton per te realizuar endrat tona kombtare,,do ti realizojm ato me shpejt sesa do te duhet ty per te ndermarr dicka per prishjen e tyre,,

je i pa fat:)
REALIZIMI I ENDERRAVE KOMBETARE -paksa e veshtire kjo

Perderisa shitni pseodo patriota ma mire ish kan me i pengu ato instituionet puth ju lidhin martesa me serbosllavet e serbis , qe vijn naj marin shqiptaret e reja , ose me i ndalu shkollat greke qe perhapen qdo dite , se perderisa jan prezente qito en shtetin e juj ather kjo i bjen :

SHKRUAJE NE AKULL KTHEJE NGA DIELLI (a mbetet ndonje shkronje aty)
 
Feja e Shqiptarit eshte paraja po e pati ate eshte Cifut,musliman,katolik,ortodoks,budist,induist,dJ,satanist,mormon,protestant,lutherian,evangjelist....Dhe ne qofte se shuma e parase eshte e konsiderueshme eshte keto te gjitha bashke ne te njejten kohe.......Shembujt jane me kile nuk eshte nevoja tja u them vetem shikoni se cfare ju bejne femijve vetem se u japin keto shoqatat ''bamirse'' prinderve te konvertohen ne anen e tyre me me kulmanten fene muslimane qe mundohet ne Shqiperi te krijoje degen arabet e rinj......
 
Kush t'jep drejt ty te flasesh ktu per shumicen nese shoket , familja , farefisi jot i bon kto gjona ? sepse vetem ata qe i ke me afer mund te dish qe i bojn kto gjona qe i ke permend .

jan 3 milion shqiptare ne shqiperi e 2 ne kosove kshtu qe per 5 , 6 mi persona nuk mundesh me fol , qe i bon ti ato gjona shumica nuk i bon mos e ke dert , qoft aj Musliman apo Katolik .
 
Nuk me kuptove une fola per Shqiptaret dhe jo per ty ti e kemi thene dhe e ke treguar qe je Araboturkomagjyp

ps : harrove dhe ortodokset
 
Nuk me kuptove une fola per Shqiptaret dhe jo per ty ti e kemi thene dhe e ke treguar qe je Araboturkomagjyp

ps : harrove dhe ortodokset

hahahahahah skishe qte thuash a ? a e din si me shum je grek ti se un arab e turk po bonja rrafsh vetes sa te duash ti :p edhe pse krahasimi im me ty sa jam un turk e arab e sa je ti grek eshte gabim sepse grek ke qen moti ti :p si i ke vellezerit grek se harrova te te pyes :p
 
Nuk me kuptove une fola per Shqiptaret dhe jo per ty ti e kemi thene dhe e ke treguar qe je Araboturkomagjyp

ps : harrove dhe ortodokset

HEHEHEHE pom vjen keq veq na KOSOVART nuk martohmi me magjup , e ju te SHQIPERISE kom degju qe jeni NJESH FARE ne ate aspekt , ju pe perzini racen me magjup dhe serbosllav , apo ma mire me than dikun 10 e ma shume perqind jeni rae magjupi me gjak po menoj .
PO QA ME BO THOJN TE NA KNEJ puth MAGJUPET E KAN PID.. E AMBEL !!!

ME t'mira shoq!!!
 
Po qenke argumentues i pashoq more shok, lum si ne per shqipfoles.Ke plotesisht te drejte mbi perqindjet e magjypeve, por kjo ndodh se kemi qene gjithmone nje popull liberal,aq liberal sa po i lejojme te qarkullojne neper rruget tona magjypet e rinj, me mjekra dhe me pantallona trecerekshe.Po c''te besh ,thone te vjetrit, q.. sa jane te vegjel se po u rriten nuk ju ben dot gje me pas, tani edhe te gjithe magjype po te behemi ska problem ja lejuam vetes kete lluks.
 
Titulli: "Feja" e shqiptarit.

REALIZIMI I ENDERRAVE KOMBETARE -paksa e veshtire kjo

Perderisa shitni pseodo patriota ma mire ish kan me i pengu ato instituionet puth ju lidhin martesa me serbosllavet e serbis , qe vijn naj marin shqiptaret e reja , ose me i ndalu shkollat greke qe perhapen qdo dite , se perderisa jan prezente qito en shtetin e juj ather kjo i bjen :

SHKRUAJE NE AKULL KTHEJE NGA DIELLI (a mbetet ndonje shkronje aty)

po ti me flen nga nje pozicjon sikur te mos ishe Shqiptar fare e para,,dhe e dyta e shikoj qe ne fillim te postes tende,,se esht feja ajo qe te shtin ty te pergjigjesh dhe te deklarohesh si i till,

endrrat tona kombtare gjithmon kan qen te veshtira,,,por i kemi arritur,,sepse shqipet e verta nuk i zgjedhin rrugt e lehta,,ne i deshirojm gjerat e komplikuara,,,dhe sigurisht qe kemi per te perjetuar ne zhgenderr c´do enderr kombtare,,pasi jemi ne procesin e fundit,,duke perfshir ktu edhe shqiptaret e kosoves e maqedonis,,

serbosllavet e serbis,,,pas gjith ksaj fatkeqsie qe kan pasur,,duke qen te till,,,kan edhe fatmirsin tjeter me vete,,,,te drejten per tu konsideruar njerz,,te pakten popullsia e pafajshme,,c´rendesi ka se nga esht gruaja jote me origjin apo nga esht burri jot,,,nese midis tyre lidhja behet me an te dashuris te vertet,,

dhe pastaj shqiptaret e medhenj,,c´do her grat i kan pasur jo nga shqipria,,,duke qen se ne pikpamjen e tyre,,shqiptaret kudo qe jan,,kan qen vellezer dhe motra,,

apo me thuaj ti mua nje rast,,te ket arritur nje serb te vij diku ne tokat shqiptare,,,e ta marr nje vajz shqiptare me zort??????

ndoshta konceptimi jot ne lidhje me martesat,,,vjen nga fakti qe ti je besimtar mysliman,,,por ke harruar qe je shqiptar,,

mendon se je libanez apo diqka nga kolonit arabe,,qe martohen me vajzat e dajes,,me vajzen e vellaut,,me vajzen e xhaxhait,,e tjer e tjer,,
sepse ju duken te bukura dhe thon sa na i merr dikush tjeter,,pse mos ti marrim vet..

dhe sa per popullsin 10% magjup,,nese e merr territorin shqiptar si hart natyrale shqiptare,,at´her perqindja me e madhe e magjupve,,ndodhet ne zonat maqedoni,,,dhe kosov,,qe ke pothuaj se ne c´do qytet kolonit e tyre,,shum magjum ne shqipri kan ardhur pikrisht nga kto zona,,,edhe ne tropoj ka na dy tre familje magjupesh qe i mbajn mend me qidra vite te ken jetuar aty,,por ata nuk thon qe jemi shqiptar dem babadem,,por egjyptjan,,nuk e mohojn identitetin e vet,,ashu sikur ju.:)
 
Titulli: "Feja" e shqiptarit.

Feja e Shqiptarit eshte paraja po e pati ate eshte Cifut,musliman,katolik,ortodoks,budist,induist,dJ,satanist,mormon,protestant,lutherian,evangjelist....Dhe ne qofte se shuma e parase eshte e konsiderueshme eshte keto te gjitha bashke ne te njejten kohe.......Shembujt jane me kile nuk eshte nevoja tja u them vetem shikoni se cfare ju bejne femijve vetem se u japin keto shoqatat ''bamirse'' prinderve te konvertohen ne anen e tyre me me kulmanten fene muslimane qe mundohet ne Shqiperi te krijoje degen arabet e rinj......

:dong:

edhe un nga mosha 10 deri ne moshen 18 vjecare,,kam mar nga 50 dollar ne muaj,,per arsye se me kishte vdekur babai,,si ndihm na fakt ishte nje ndihm simbolike,,por per te marr ato leke,,duhej pa tjeter te merrje pjes ne evenimentet fetare,,te pakten nga nje her ne jav ne xhami,di edhe diqka tjeter ne lidhje me kte,,ai qe pranonte te shkonte ne xhami nga 2 or ne dit dhe te mesonte gjuhen arabe,,merrte 75 dollar ne muaj,,kjo me ben te dyshoj ne gjestin bamires,,duke qen se bamirsia e vertet bahet pa kushte,,
por gjithsesi i falenderoj per ato qe me kan dhen,,,ne oret gjuhes arabe nuk kam qen kurr ne jeten time.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top