Feelings (good ones)

Shumë herë më ka rastisur që të vjedh vëmendjen...

Në situata nga më të ndryshmet, në një bisedë mes miqsh e të panjohurish.
Në punë, nëpër tavolina të ndryshme etj.
Pamvarsisht nëse ka patur ose jo femra gjithnjë kam patur ndonjë shok ose jo që gjithnjë më ka pyetur me atë nënqeshjen djallëzore në fytyrë,

- "heheh ku qëndron kleçka...?"

E përse duhet të ketë patjetër një kleçkë?! E kanë të pamundur vallë disa njerëz që ta konceptojnë sjelljen tënde si të natyrshme, e pa asnjë qëllim dytësor impresioni apo ku di Unë?!!
Kaq e pa imagjinueshme duket që thjesht qëllimi është ai aty...
Ndjesia e ndërsjelltë që lind jeton e normalisht vdes aty si ajo birrë që po konsumojmë bashkarisht.

Sa e sa herë më ka rastisur (duke qenë pijedashës)
Pamvarsisht gjinisë e megjithëqë alergji alkolin. Kanë porositur nga një gotë. Madje me një levizje krejt të natyrshme duke ndezur një nga paketa ime paçka se nuk pinë duhan...
Për të të dhënë të kuptosh nëpërmjet këtyre xhesteve të vogla se edhe ata/o
Po e shijojnë po aq sa unë (në mos ca më tepër) këtë çast e për ta zgjatur ndjesinë qoftë edhe sa nje e rrekllyer gote..

Por menjëherë vjen opinionkritikëkëshlla e disave -
" ..ej hë po e gjuan atë?! hehe nuk bën është e shoqëruar/martuar/premtuar/drequar...."

Zot! Dua ti them se jam njeriu më fanatik dhe besnik i parimeve e principeve të mia, e se këto gjëra janë sakrilegj në "kishën" e tempullit tim të brendshëm...

Por nuk e marr mundimin pasi truri yt pervers e i frustruar seksualisht nuk do t'a kuptonte kurrë ç'ka unë dua të them!

Unë besoj që ç'do i rritur ka krijuar tashmë një grup shoqëror ku ka nga ato më favoritët deri tek ata që thjesht shkëmbejnë një salutim etj...
Por unë i përkas atij grupi të rriturish që nuk mjaftohem ta mbaj të tillë...
Dua që "tavolina"ime të ketë gjithnjë dallaveraxhij, Qylaxhinj,Delenxhinj,Kurvarë, matrapazë, mashtrues,debila, të shëmtuar (jo në shpirt) etj. Nuk kam asnjë problem
that's Life my friend..
Pasi nuk i kam ngatërruar kurrësesi përparësitë.
Por edhe veten nuk e kam privuar nga jeta përkundrazi gjithnjë e kam jetuar me pasionin më të madh duke e pranuar ashtu siç më vjen...

Nëse mendon se duhet të jesh selektiv, nuk ka asnjë problem ama dije se keshtu është si të jetosh në ishull.
Dhe sado komfort dhe xixëllonjës e romantik t'a bësh ose të të duket. Besomë, ose më mirë pyet këdo që jeton në ishull.
Jo turistët kujdes!
Ngjyra që mbizotëron është gjithnjë, Grija miku im...
Por ti nuk mundë ta kuptosh këtë.

Unë gjithnjë e jetoj me intensitet dhe i jepem çastit, pasi dreqi t'a hajë jemi në atë që quhet kohë e lirë...
I kemi hedhur lopatat, stilolapsat këmishat janë zbërthyer fyti merr frymë lirisht mos i vendos kollaren më.
I kemi hedhur syzet prej miopi kemi vënë ato të diellit! E shikon diellin?!!
Por ti nuk mundë ta shikosh ti vetëm ndjen nxehtësinë e tij që të djersit qafën rreth jakës më të cilen ke shtërnguar JETËN jo seriozitetin tënd...

Unë jo! Kudo ku jam në kohë të lirë dua ta shijoj diellin...
Dua të ndihem si në orgazëm dhe sa më gjatë të mundem.

Ti nuk mundë t'a kuptosh se selektiviteti im në këtë kohë është tepër i thjeshtë.
E ndahet në dy kategori.
Njerëzit që më japin ndjesinë e jerking off dhe atyreve që më japin ndjesinë e Love making...
Por të dyja ndjesi tepër të bukura dhe të shëndetshme...
Por mëndja jote menjëherë bën pyetje/revoltën tipike e trurit te mediokër.

_" pse ti dmth masturbohesh me ne?!!!"

E c'munde të të them unë pas kësaj...
Të them se është ndjesia ajo që po përshkruaj dhe është e bukur etj etj...
Nuk lodhem ti nuk mundë kurrë ta kuptosh...

Ti nuk je i/e frustruar seksualisht ti je frustrimi vetë...
Në emër të pastërtisë së shtirur.
Dhe kësisoj,
Më vjen vetëm një shprehje për ty në mëndje që është italisht në fakt.
Por unë do ta pershtas pikërisht për ty në Shqip :

"Pjesa e pastër dhe e dlirë jotja është truri, pasi nuk ka hyrë asnjë mut brënda"

Jeto mik dhe mike Jeto! Zbërtheje kopsen hidhe tutje kollaren, shijo diellin...

Merr frymë... Kjo botë ka ngjyra, ka vajza dhe ne që i jemi mysafirë...

Buzëqesh!!!
 
E lexova prap me nje fryme ?

Sigurt qe nuk kemi lindur ne te njejtin planet?
 
E bukur kurba psikollogjike qe ke kapur.
Jemi shume te kalbur brenda kalbesise shkelqyese, ne si shoqeri.
 
Baboon ke hapur shume tema diskutimi brenda se njejtes teme dhe ne diskutim e siper munde te gabojme. Brenda shkrimit tende ka pjese qe pajtohem, ka pjese qe pajtohem deri diku dhe ka pjese qe nuk pajtohem hiq.

Nje pjese qe nuk pajtohem eshte te ai selektimi i "tavolines", perjashtuar at te shemtuarit per te cilet nuk dua te diskutoje pasi qe fiziku yne nuk eshte ajo cfare ne jemi apo eshte fare pak.

Sa i perket pjeses tjeter te tavolines une per vete mundohem te jem shume selektiv, madje shume selektiv. Kete e beje qofsha me kollare e qofsha pa kollare. E beje jo nga arsyeja se une jam dikushi por thjeshte nuk dua tua prishe nivelin.
 
E bukur kurba psikollogjike qe ke kapur.
Jemi shume te kalbur brenda kalbesise shkelqyese, ne si shoqeri.
Shumë, por nuk do thoja të kalbur... Mbase frustrimi (këtu fus edhe veten) na ka plakur...

Dmth tek sheh 18 vjeçarë të kenë disa koncepte që ishin ok për babain e gjyshin tim dhe shumë të kohës pse jo, Por koha ecën... Dhe tamam ashtu siç the dhe ti i veshim shkëlqimin e kohës (xixat) xhaketës se gjyshit,babit,mamit etj. Që mundë të jetë sh e bukur në raste të caktuara por jo për përditshmërinë kurrësesi...
 
Baboon ke hapur shume tema diskutimi brenda se njejtes teme dhe ne diskutim e siper munde te gabojme. Brenda shkrimit tende ka pjese qe pajtohem, ka pjese qe pajtohem deri diku dhe ka pjese qe nuk pajtohem hiq.

Nje pjese qe nuk pajtohem eshte te ai selektimi i "tavolines", perjashtuar at te shemtuarit per te cilet nuk dua te diskutoje pasi qe fiziku yne nuk eshte ajo cfare ne jemi apo eshte fare pak.

Sa i perket pjeses tjeter te tavolines une per vete mundohem te jem shume selektiv, madje shume selektiv. Kete e beje qofsha me kollare e qofsha pa kollare. E beje jo nga arsyeja se une jam dikushi por thjeshte nuk dua tua prishe nivelin.
Më vjen mirë që i ke bërë një "skaner"të tillë.
Shiko e para unë kam një zakon aspak të pëlqyeshëm ditët e sotme, atë të të shkruarit gjatë...
Nqs do të shkruaja me detaje ti do ta kishe kuptuar që ato pikat që nuk je aspak dakort, nuk jam edhe unë...

E para për sa i përket Shëmtuarit/ve i referohem pjesës estetike (shëmtinë e brendshme nuk e qas) dmth unë njoh plot njerëz (jam i bindur edhe ti) që kanë problem të shoqërohen në publik me njerëz që janë të prapambetur me zakone fshatari, edhe pse jo estetikisht jo të pëlqyer...
Ndaj e thash që unë dua të kem për rreth edhe të tillë njerëz.

Dhe për ta mbyll (ndjesë që u zgjata)

Tavolinat është në thonjëza i referohem jetës/perdishtshmerise/rastësisë etj.
Pasi jo më kot kam theksuar që kurrë nuk i kam ngatërruar përparësitë...
Dmth cilin vënd zë kush.

Shpresoj të më kesh kuptuar.

P.S mendimi/këndvështrimi ndryshe do të thotë pikërisht atë që unë proklamoj tek shkrimi diversitetin. Jetën...
Ndaj je i mirëpritur gjithmonë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top