FBI publikoi dosje për Stiv Xhobs

LoSsT

VIP
V.I.P
Stiv Xhobs ishte i droguar, i pandershëm dhe dorështrënguar me familjarët. Kështu e përshkruan FBI-ja themeluesin e kompanisë “Epël”, i cili humbi jetën pak muaj më parë, në një dokument sekret prej 191 faqesh, të publikuar sot.
a592wz.png
Dokumenti kushtuar Stiven Pol Xhobs është cilësuar si më i rëndësishëm dhe më zbavitës se biografia e tij zyrtare. Sipas FBI-së, Xhobs ka përdorur lëndë narkotike të forta në vitet 60-70.

“Shumë agjentë e kanë vënë në dyshim integritetin e Xhobs. Ishte një burrë i gatshëm të shtrembëronte realitetin dhe të vinte në dyshim të vërtetat për të arritur objektivat e tij. Përveç kësaj, në të kaluarën ai nuk pranoi atësinë e një fëmijë të lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Vajza e tij Lisa, e lindur në vitin 1978 u rrit në varfëri, me ndihmë sociale”, shkruhet në dokument.

Ps : Mund te levizni temen ne nenforumin perkates...
 
Pe: FBI publikoi dosje për Stiv Xhobs

Po pse duhet te dalin keto gjera pas vdekjes se dikujt... Se kuptoj benefitin qe ka pas vdekjes... nejse..
 
Titulli: FBI publikoi dosje për Stiv Xhobs

Ok...? E pse duhet te na beje cudi kjo? Vetem sepse ai eshte i njohur per dicka, edhe botes i hyjne ne xhep keto gjera?
Jo vetem FBI po edhe gazetat as qe duhet te interesohen per keto gjera.

PS. Aman aman aman, kur do i zbatojne rregullat e emrave gazetaret shqipetare. Emri eshte emer... se shqiptohet ndryshe sdo te thote qe duhet ta shkruani ashtu. E jema e tij ja ka vene Steve, lereni ashtu!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top