Familja vs Shoqeria :D

sensuu

sweet
V.I.P
Mirembrema Forumi!Pyetja ime eshte kjo:cfare mendoni se ndikon ne edukimin,ajo qe ne behemi ne jete tek njeriu,familja apo me pas eshte vendimtare shoqeria?
Presim mendime te argumentuara :p

Cheers ...!!!.:D
 
Last edited by a moderator:
Titulli: famila vs shoqeria :D

Pytja ishte?
 
Titulli: famila vs shoqeria :D

Një temë e mirë për diskutim. Konsideroj se baza e edukimit është te familja, dhe kjo bazë duhet të jetë tepër e fortë që të mos lejoj ndikimin e shoqërisë më pas në formimin e individit.
Fazat e zhvillimit të njeriut shpeshherë e vendosin atë para një grupi shoqëror i cili mund të ndikoj dhe të lëkund ato baza të fuqishme që i krijon familja. Për këtë arsye edhe në fazat e mëvonshme familja duhet të jetë faktor që nuk duhet të qëndroj pasiv por duhet të jetë korigjues i gabimeve që shpesh janë rezultat i ndikimit të shoqërisë së keqe, dorën në zemër familja është e vetmja që të do të mirën dhe punon që ti të jesh person edhe më i mirë se që je.
 
Titulli: famila vs shoqeria :D

Familja gjer ne nje fare moshe , pastaj shoqeria/jeta sociale...them qe kjo e dyta ka nje ndikim me te forte se familja , pasi perplaset me prb e emocionet e moshes ....fillon nje hap te ri ne jete ku mundohesh ti largohesh familjes ne nje fare forme, e te ndjekesh shoqerine/trendyn.
 
Titulli: familja vs shoqeria :D

Zonjushe doktoreshe, po mendime te pa argumentuara pranoni?

Vetoni me pelqeu shume. S'di c'te shtoj me. Por ne vitet e para sigurisht familja, pastaj nga adoleshenca e mbrapa shoqeria luan sh rol. Sidomos sidomos nese largohesh nga familja e shperngulesh larg.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Vetoni ka te drejte
Por ja qe realiteti me te cilin perballemi eshte komplet ndryshe.
Sot si sot punojne te dy prindrit dhe me orar te vona per te perballur ekonomin familjare dhe femijet edukohen nga smartphone, tv dhe shoqeria. Kur fillojne te rriten, rriten dhe problemet dhe veshtir ti rekuperosh...
Vitet ikin, veshtiresit shtohen dhe koha qe ske kaluar me to nuk rekuperohet.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Familja :) .Shoqeria sotshme esht per interes, e ku ka shok ose shoqe qe te don tmiren sot?
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Sado mire te jesh rritur nga prinderit,nqs ke shoqeri te keqe ajo te shkatrron,prandaj them se shoqeria luan rol te vecante ne jeten tone.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Sado mire te jesh rritur nga prinderit,nqs ke shoqeri te keqe ajo te shkatrron,prandaj them se shoqeria luan rol te vecante ne jeten tone.

Plotesisht dakort. Te pakten familjen nuk e zgjedh dot por shoqerine ke mundesi ta zgjedhesh me te mire.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Sado mire te jesh rritur nga prinderit,nqs ke shoqeri te keqe ajo te shkatrron,prandaj them se shoqeria luan rol te vecante ne jeten tone.

Mmmm sjam dhe aq dakord... jo 100% dmth
Un kam nderruar shpesh her shoqeri por perfundoja gjithmon me ato qe dukeshin si me te kqijat.
Drog te lehta dhe te renda, alkol pa fund, ca prej tyre sa kishin dal nga riformatorio... pastaj as vet se mora vesh se si u bona pika e riferimit per grupin e femrave me te kqija te qytetit ku jetoja...
Kam qen gjithmon cik crazy nga natyra por kjo sme ka detyruar ti imitoja...
Thjesht kerkoja piket e dobta dhe nderkoh qe bota i largonte, un i rrija afer.
Beja ate gje qe me kishte munguar
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Mmmm sjam dhe aq dakord... jo 100% dmth
Un kam nderruar shpesh her shoqeri por perfundoja gjithmon me ato qe dukeshin si me te kqijat.
Drog te lehta dhe te renda, alkol pa fund, ca prej tyre sa kishin dal nga riformatorio... pastaj as vet se mora vesh se si u bona pika e riferimit per grupin e femrave me te kqija te qytetit ku jetoja...
Kam qen gjithmon cik crazy nga natyra por kjo sme ka detyruar ti imitoja...
Thjesht kerkoja piket e dobta dhe nderkoh qe bota i largonte, un i rrija afer.
Beja ate gje qe me kishte munguar

Paskan ken me fat ato qe te paskan taku ty,gjithsesi per mu sasht shoqeri positive ato qe konsumojn ato qe the ti me lart.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Plotesisht dakort. Te pakten familjen nuk e zgjedh dot por shoqerine ke mundesi ta zgjedhesh me te mire.

Shoqeria eshte edhe qeshtje fatit ne fakt ,plus mvaret edhe ca tipit je!!
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

As qe diskutohet familja,sepse shoqerine edhe e nderron apo e zgjedh vete,ndersa familjen as qe behet fjale se nje eshte.Familja eshte ajo qe ja krijon personalitetin nje femije sepse merret me ate qe kur lind fillon te flase apo shkruaje deri sa te behet i afte te perballoje jeten vete.Nje femije qe ka mare edukimin e duhur nga familja sado e keqe te jete shoqeria une nuk mendoj se mund ta ndryshoje.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Paskan ken me fat ato qe te paskan taku ty,gjithsesi per mu sasht shoqeri positive ato qe konsumojn ato qe the ti me lart.

perderisa i bejn keq vetem vetes te tyre, un nuk i gjykoj... mund te nxefem sepse i du te miren por s'eshte ne doren time.
Ama ta them sinqerisht... mes gjith personave gjoja me shkoll, me nivel te lart etj etj qe kam frekuentuar skam gjetur 1 te hajrit. Sikur kan bo shkoll me mesuar si me ja fut njeri tjetrit dhe si me qen me egoist. Preferoj ato qe te percaktova me siper... me 1mije difekte por zemergjer.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Ok i paskan thene te gjitha :)

Hmmm cfare te shtoj, vertete qe familja ndikon ne edukimin e nje femije, ne krijimin e personalitetit, por.... valle perhere familja eshte ne te drejte? Te flasim drejte jo te gjitha familjet jane njesoj, ne raste kur ka familje imponuese disa femije dhe do binden, disa arrijne ne nje moshe qe kuptojne se familja dhe mund te jete gabim ose te kete kendveshtrim te ndryshem dhe femija merr rrugen e vete, domethene deri diku kane ndikim edhe familja edhe shoqeria, por mbi te gjitha 'Uni' i njeriut do thoja.
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Jemi te prirur te ndjekim keshillat apo degjojme familjen duke u nisur nga fakti se familja eshte ajo qe gjithmone na do te miren megjithate kur nje individ rritet,zhvillon ate karakterin dhe personalitetin e vete me pas ben zgjedhje duke u nisur nga familja,shoqeria dhe uni i tij...Persa i perket shoqerise besoj se ndikon mjaft tek ne por me kujtohet nje shprehje e vjeter qe ma theshte ime me sahere:'shoqerise krija floket por morrat mos ja merr'..Ceshtja eshte sa te afte jemi ti permbahemi kesaj thenie!!!
 
Titulli: Familja vs Shoqeria :D

Familja eshte baza,pastaj ne nje kohe eshte zgjedhje e femijes,se si do ta menaxhoje jeten e ti/saj.
Por duke rrite nje femije me parime te shendetshme,vetvetiu ai do lundroj ne nje shoqeri qe ju afrojne kendveshtrimet.
Mesoje femijen,te doj veten,jeten,te kete personalitet,te mos pajtohet me gjithcka e cdo gje.
Dhe mos e ke frike pastaj,jepi besimin dhe pushtetin te menaxhoje vete situata.
Dhe do ja dale per mrekulli.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top