Fabulat

Kopshtari dhe qeni

Qeni i nje kopshtari ra ne pus.

Kopshtari, duke dashur qe ta nxirte prej andej, u fut edhe ai ne pus.

Po qeni nuk e kuptoi perse i shkoi prane, e meqe e mendoi se i shkoi per ta mbytur, e kafshoi.

Ai, i vene ne pozite te veshtire, i tha:

– Mire m’u be, sepse u mundova te shpetoja dike qe u rrezua vete.

Ezopi
 
Peshkatari;
Iku te nxeje peshk dhe mori me vete embelsirat me te mira te qytetit we i kishte aq lakmi.
Vuri nje embelsire ne grep dhe hodhi grepin. Priti nja gjysme ore dhe hiq. Priti nje ore dhe hiq. Si ka mundesi ne lumin me gjithe keta peshq me embelsiren me te mire dhe nuk bje asgje.
Hoqi embelsiren dhe vuri nje skrraje. Sapo hodhi grepin nxuri nje peshk.
I tille eshte dhe debati. Pse mua me pelqejne embesirat nuk eshte e thene tu pelqejne te gjitheve.
 
Dhelpra dhe leopardi

Nje dhelper u grind me nje leopard se cili prej tyre ishte me i bukur, e meqe leopardi nxori ne pah bukurine e trupit, dhelpra iu kthye e i tha:
- Atehere, sa here me e bukur se ti duhet te jem une, qe kam nje mendje te ndritur?
 
PEMA

Kur e prene, te gjithe e pane
Por, askush nuk foli
As ai qe e mbolli.

Kur e dogjen te gjithe e pane
Por, askush uje s'i hodhi
As ai qe e mbolli.

Kur u be prush, te gjithe erdhen
Te ngrohen fare prane
Te gjithe ata qe heshten

Pas denimit qe i dhane.
 
"STANDARTET" DHE MAJMUNI

Vrapon kërmilli nëpër pyll dhe takon dhelprën. E pyet dhelpra;
- Përse nxiton kaq shumë, per ku je nisur?
- Po më ndjek policia financiare - i thotë kërmilli.
- Edhe, ç'punë ka policia financiare me ty? - sërish dhelpra.
- Unë kam shtepi, gruaja ime ka shtepi, fëmijët e mi kanë shtepi...
Kur dëgjoi dhelpra se për çfarë bëhet fjalë, filloi të vraponte edhe ajo. Në nxitim e sipër, takon lejlekun i cili e pyet.
- O dhelpër, përse me kaq nxitim?
- Po më ndjek policia financiare - i thotë dhelpra.
- E përse po të ndjek? - pyet lejleku.
- Unë jam e veshur e tëra me gëzof, burri me gëzof, të gjithë fëmijët me gëzof...
Akoma pa mbaruar dhelpra fjalen lejleku ia dha fluturimit të shpejtë. Në nxitim e sipër i del përpara majmuni, e natyrisht edhe ai nis të pyesë;
- O lejlek, prej kujt po nxiton të fshihesh?
- Nami, majmun, nami, policia finaciare po më ndjek.
- Pse nami dhe pse po të ndjek? - pyet sërish majmuni.
- Nami për shkak se këmbët e gjata na i llogarisin si standard. Pra, unë siç e sheh jam në standarte të larta, gruaja në standarte të larta dhe fëmijet po ashtu në standarte të larta.
Me të dëgjuar se cila ishte arsyeja e vrapit të kafshëve, fillon edhe majmuni të vrapojë me sa mundej. Kur e shikojnë kafshët e tjera, çuditen dhe e pyesin;
- Po ti pse po vrapon, kush po të ndjek?
- Në kësi situatash, neve bythzbuluarve, neve pabreksave, na godasin të parët...- tha majmuni duke shtuar vrapin.





https://www.facebook.com/ediramaal?...ws9Ho7id3b6jne_lnvkN9u1jx-UhEJo&__tn__=<<,P-R
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top