F138, ja cili do të jetë Ferrari i ri

cent

...Lontano
ثshtë F138 emri i ri i njëvendëshes së Ferrarit në kampionatin botëror të Formula One për sezonin e ardhshëm. Lajmi u bë publik nga Ferrari.

1evybo.jpg

“Dita e premte do të jetë një ditë e rëndësishme, ndoshta edhe më shumë se gara e parë e sezonit që mbahet në Australi. Ne jemi duke punuar shumë dhe me një vendosmëri të madhe”, thuhej në deklaratën për shtyp të skuderisë italiane. Vetë presidenti i Ferrarit, Luka Kordero di Montezemolo, në lidhje me prezantimin e makinës së re për 2013-n, planifikuar të premten në Maranelo, u shpreh se pritshmëria është për një makinë edhe më kompetitive se viti që lamë pas. “Unë pres një përgjigje të mirë në aspektin e konkurrencës së skuadrës”, shtoi Montezemolo. Nënkampionët e Botës në F1 pas Red Bullit do të prezantohen zyrtarisht përpara testeve të para të sezonit, që do t’i zhvillojnë javën e ardhshme në Spanjë. Motori V8, i përdorur në F1 që prej 2006-s, do të zëvendësohet nga një motor 1.6 litra V6 turbo, që i është bashkangjitur sistemit të prodhimit të energjisë. Makina e 2013-s, me pretendimin për të shkurorëzuar Red Bull-in, do të jetë e 59-ta në historikun e Ferrarit dhe do të jetë një kombinim mes vitit 2013 dhe numrit të pistonave. Sezonin e kaluar, Ferrari u përfaqësua me emrin F 2012, ndërsa një vit më parë F150؛ Italia. Ndërkohë skuderitë e tjera që kanë planifikuar datat e prezantimit për botërorin e ri janë si vijon: McLaren më 31 janar, Ferrari më 1 shkurt, Force India më 1 shkurt, Sauberi më 2 shkurt, Red Bull më 3 shkurt, Mercedesi më 4 shkurt, Toro Rosso më 4 shkurt, Katerham më 5 shkurt dhe Uilliamsi më 19 shkurt. Ndërsa datat dhe pistat e testeve do të jenë: Jerezi 5-8 shkurt, Barcelona 19-22 shkurt dhe Barcelona 28 shkurt -3 mars. Në testin e parë për Ferrarin do të mungojë Fernando Alonso. Sipas skuderisë, pjesë e provave do të jenë Felipe Masa dhe kolaudatori Pedro de la Roza, ndërsa Alonso do të vijojë me stërvitjet me program edhe më të ngarkuar. Alonso do të debutojë për 2013-n në Barcelonë.
/BeratiLive
 
Titulli: F138, ja cili do të jetë Ferrari i ri

Ferrari ka pilotin sh te mire por keto vite ka qene makina ajo qe ka bere diferencen,ndaj dhe Red-Bull eshte kampione ne fuqi. (Nuk duhet hequr merita S.Fettel qe vertete eshte nje pilot shume i mire) ama Alonso...

Shpresoj qe kete vit Ferrari te tregoje vertete sa vlen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top