F1, Vettel triumfon në Malajzi, merr kreun e renditjes

cent

...Lontano
fxs13o.jpg

Kampioni në fuqi, Sebastian Vettel, ka triumfuar në اmimin e Madh të Malajzisë ditën e sotme duke marrë në këtë mënyrë kreun e renditjes për pilotë të Kampionatit Botëror të Automobilizmit.

Ka qenë një garë e ndarë mes tij dhe shokut të skuadrës tek skuderia Red Bull, Mark Webber, i cili në fakt dominoi në pjesën më të madhe të garës, zhvilluar në Sepang.

Vettel, i cili ishte i dyti deri afër fundit të garës, thuajse u përplas me shokun e tij të skuadrës, Mark Webber, teksa parakalimi i gjermanit ndaj australianit ishte mjaft i rrezikshëm.

Ky parakalim i ‘çmendur’ nuk i ka kënaqur aspak drejtuesit e skuderisë Red Bull, të cvilët i kërkuan shpjegime në radio pilotit gjerman për manovrat e tij të rrezikshme.

Situata u shfaq e tendosur edhe në fundin e garës, ku Webber, e injoroi plotësisht shokun e tij të skuadrës dhe nuk pati as një lloj takimi qoftë edhe formal.

Vendi i tretë i takoi Lewis Hamilton, pas një urdhri të prerë të dhënë nga skuderia e Mercedesit, duke detyruar Nicko Rosberg-un, që t’i hapte krahun britanikut.

Britaniku, i cili u rendit i treti, nuk e ka harruar ende ish-skuderinë e tij të McLarenit, teksa në pit-stopin e radhës, gaboi bokset duke hyrë në ato të skuadrës britanike.

Performancë zhgënjyese pati piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, aventura e të cilit zgjati vetëm një xhiro në Malajzi. Spanjolli pati një kontakt me Vettel dhe në këtë mënyrë dëmtoi pjesën e pasme të makinës së tij.

Piloti tjetër i Ferrarit, braziliani Massa, u rendit i pesti me kokëkuqen e tij. Vendi i gjashtë dhe i shtatë i takoi skuderisë Lotus, ku francezi Grosjean mposhti shokun e skuadrës, finlandezin Raikkonen.

Zhgënjim pati sërish skuderia e McLaren-it, teksa Button la garën pas një gabimi në bokse të mekanikëve të tij, ndërsa i riu Sergio Perez pati një performancë zhgënjyese duke u renditur vetëm i nënti. /p.sport
 
Titulli: F1, Vettel triumfon në Malajzi, merr kreun e renditjes

hahahaah Se si me duket ky tjetri ne vendin e tret :p
 
Titulli: F1, Vettel triumfon në Malajzi, merr kreun e renditjes

Sa ka ren F1 vitet e fundit qe nuk po ecen Mercedes dhe Ferrari nuk me behet ti shikoj fare nuk me terheq me si dikur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top