Evangelii Gaudium: Marrëdhënia e Kishës me Islamin

Arfenilla

Themelues i Forumit

pope-francis-500x281.jpg

Evangelii gaudium (Gëzimi i Ungjillit) është një këshillë apo nxitje apostullore e shkruar nga Papa Françesk dhe publikuar në Nëntor të vitit 2013. Ky dokument është shkruar si përgjigje ndaj Sinodit të peshkopëve të mbajtur në Tetor të po atij viti. Këshilla apostullore për nga natyra nuk është një dokument dogmatik, por është një dokument papnor që i nxit njerëzit drejt zbatimit të duhur të një aspekti specifik të doktrinës apo jetës kishtare. Në rastin konkret ky dokument i kushtohet temës së ungjillizimit të ri, misionit të Kishës në proklamimin e ungjillit në të gjithë botën dhe kuptimit të drejtë të burimeve të ungjillizimit në botën bashkëkohore. Dokumenti në fjalë është konsideruar si manifesti i Papës Françesk, pasqyrim i mënyrës se si ai e sheh reformën brenda kishës. Ky dokument përbën një risi të vërtetë në shumë aspekte që lidhen me misionin pastoral të Kishës në botën bashkëkohore. Në të Papa Françesku prek edhe temën e misionit të Kishës dhe dialogut ndërfetar, ku ndër të tjerë disa paragrafe i dedikohen marrëdhënies së Kishës me Islamin. Në to, Prapa Françesku rreh temën e respektit që të krishterët duhet të tregojnë ndaj fesë islame, marrëdhënien e dashurisë së respektit që ata duhet të kenë ndaj emigrantëve myslimanë si edhe qëndrimin që të krishterët duhet të kenë ndaj ngjarjeve më të fundit që vijnë si pasojë e të ashtuquajturit fundamentalizëm islamik. Meqenëse këto paragrafe kanë kaluar pothuajse plotësisht të pa vërejtura në sferën publike shqiptare, menduam se do të ishte e udhës përkthimi dhe sjellja e tyre për publikun shqiptar.

Pjesë nga teksti i Evangelii Gaudium

Marrëdhënia jonë me ndjekësit e Islamit ka marrë një rëndësie të madhe, duke qenë se myslimanët janë tanimë të pranishëm në mënyrë domethënëse në shumë vende tradicionalisht të krishtera ku ata mund adhurojnë lirisht dhe të bëhen plotësisht pjesë e shoqërisë. Nuk duhet të harrojmë asnjëhere se ata “pohojnë se i përmbahen besimit të Abrahamit dhe së bashku me ne ata adhurojnë Zotin një dhe të gjithëmëshirshëm, i cii do të gjykojë njerëzimin në Ditën e Mbrame[1]. Shkrimet e shenjta të Islamit kanë ruajtur disa mësime të krishtera. Në to Jezusi dhe Maria marrin nderime të thella dhe është e admirueshme të shohësh se si myslimanët, të rinj dhe të moshuar, i lënë vend lutjeve të përditshme dhe marrin pjesë besnikërisht në shërbimet fetare. Shumë prej tyre kanë gjithashtu një bindje të thellë se jeta e tyre, në tërësinë e saj, është prej Perëndisë dhe për Perëndinë. Ata pranojnë, gjithashtu, nevojën për t’iu përgjigjur me një angazhim etik dhe me mëshirë atyre që janë më në nevojë.
Në mënyrë që të mbështesim dialogun me Islamin një trajnim i duhur është thelbësor për të gjithë të përfshirët në dialog, jo vetëm në mënyrë që ata të jenë në mënyrë solide dhe të gëzueshme të rrënjosur në identitetin e tyre, por në mënyrë që ata mund të pranojnë po ashtu vlerat e të tjerëve, të vlerësojnë shqetësimet që janë në themel të kërkesave të tyre dhe të hedhin dritë mbi besimet e përbashkëta. Ne të krishterët duhet të përqafojmë me dashuri dhe respekt emigrantët myslimanë të vendeve tona, në të njëjtën mënyrë që ne shpresojmë dhe kërkojmë që të pritemi në vendet e traditës islame. Unë kërkoj dhe me modesti i përgjërohem këtyre vendeve për të dhënë të krishterëve lirinë për të adhuruar dhe për të praktikuar besimin e tyre, në dritën e lirisë që ndjekësit e Islamit gëzojnë në vendet perëndimore! Të ballafaquar me ngjarje shqetësuese fundamentalizmi të dhunshëm, respekti ynë për ndjekësit e vërtetë të Islamit duhet të na dërgoj drejt shmangjes të përgjithësimeve të urryera, sepse Islami i vërtetë dhe leximi i duhur i Kuranit janë kundër çdo forme të dhunës.


Pjesë nga teksti i Evangelii Gaudium
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top