Eva Sotiri

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.

Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur..,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
ثshtë e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…

##############################################

Kjo jam unë…

Tinguj dashurie,
kurajë para vdekjes.
Nevojë për ëndrrën,
gëzim për jetën…

Liri në të vrapuar,
pasion në të kërcyer.
Foshnje në të qeshur,
mistike në lutje…

Trishtim, xhelozi,
dhurim, përkatësim, dëshirë…
Të mos dish se ç’të bësh…
të bërtasësh a të qash…

në trishtimin e një gjesti,
në kuriozitetin e një vështrimi,
Të dashurosh pa kuptuar,
Të urresh pa dashur…

Të jesh e ëmbël dhe e fortë,
grua dhe fëmijë njëkohësisht…..

#############################################

Zoti, Unë dhe Ti…

Sa larg! Ndoshta gjithmonë mes nesh ka qene kjo largësi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrë
se ishim prane te dy.

Jam larg! Në ndjenja e mendime as unë nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranë kur ty të kam qëndruar
s’kam qenë aspak këtu.

E ku është pikëthyerja? Në cilat labirinte ngeci ndonjë vështrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?

I lashti ligj i botës është kthyer mbrapsht rrëmbimthi.
Vetë Zoti sofrën shtron…
Dhe ne si dy të mjerë i shesim tangërllik
Si Papë apo Cambronne.

Dhe s’kemi frikë fare, por rrahim krenarë krahët
Prej parafine bërë.

E Zoti buzë kur na sheh majë kalit.
S’le diellin të na zërë...

Që krahët mos na shkrijnë dhe me ndriçim qiriri
Mos biem përmbi dhe.
Na lë të ndjejmë dhe pak të Bardhën Dritë të Qiellit,
paçka se s’është për ne.

Dhe prapë qëndrojmë larg, me mijra vite dritë,
ndonëse kaq të vetmuar
e Zotit zemërmadh i shesim tangërllik,
me zemrën tonë të shuar.

##############################################

Fjalorët


Nuk di pse pyetja jote kaq dhimbshëm më kumbon,
nuk di pse nga çdo kthesë ti rri dhe më vështron…

Dhe kur vrapoj shkujdesur, dhe kur jetën ndjek pas,
dhe kur boshin e heshtur përpiqem mos ta has…

“A jam unë mikja jote?”- si erdhëm gjer këtu?
Ta dish thellë zemrës time janë gdhendur sytë e tu…

“Mos jam për ty e huaj?” ç’të them s’më mbetet më.
Gjithshka rreth nesh më duket e ngrysur dhe pa zë.

Sa shumë vlen ti për mua s’e ditke pra, vërtet??!!
Atëhere gjithë fjalorët duhen ndryshuar krejt

###############################################

Ndryshe

Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe..,
Alternuar neper jeten drite e terr,
Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
Nuk e di se si, nga c’porte valle
Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
Tingujt ndryshe rendin si ujvare...
E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
Por … asgje nuk eshte si me pare…

########################################################

Me mungon e tashmja…

Më mungon e tashmja që po jetoj
اuditerisht pa logjike, gërshetohet me kujtesën
Dhe së bashku falsifikojnë dhe e zhbëjnë
Realitetin.

Cilat ngjarje sërish do të përcaktojnë
Pjesëmarrjen tonë në këtë jetë?
Cila karikaturë pasioni do të imitojë
Dashurinë?

Habitem me shpejtësinë e kotësisë
Nese ndihemi më të plogët se breshka.
Më të palëvizshëm se mali.
Në praninë e matematikës së ndjenjave?

#######################################################

Dite pa shpirt

Digjen qiej prej letre
Iluzione yjesish..
Fragmente pafundesish.
Deti i zi mbledh simbolet e lirise, madheshtise…
Hije çnjerezore infiltrojne deri ne kocke
Si shpirtra te keqinj
Pergjaken imazhe
Ne kujtese dhe ne mendime
Improvizim kotesish...

#####################################################

Kur nuk te takova…

Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

Mungova, isha atje ku nuk doja.
Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
Ajo largesi nga zemra qe dua.

Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
Malet dhe rruget qe neve na ndane…
 
Titulli: Eva Sotiri

Trokit !!....

E ndjen se jemi larguar?
Nuk vjen më në orët që vije!
Por vargjet pak më të rralluar
Zemrës i veshin dritë-hije ..!

Ti jo nuk e di se si unë
Në çdo çast veç ty të kërkoj.
E ndjej kur ti je në furtunë,
Trishtimin me ty përjetoj…

Më thuaj nëse si më parë
E ndjen se ç’mendoj unë tani!
Dërgomë një tingull, një fjalë
Trokit dhe kur unë heshtur rri…!

###################################

Si nje i ikur ëndrrash


Me tik – takun monoton e fatalist
Të saj,
Koha mërgon kërcënueshëm
Të fundit takim…!

Në këtë largësi akullnajash
Të asaj dite me sot,
Ku herë ngrenë koken e herë zhyten thellësive,
Copëra Dielli e buzëqeshjesh,
Copëra mjegulle e lotësh,
Filozofimesh të boshatisura
A klithjesh proverbiale –
Ti më pervijohesh
Si nje i ikur ëndrrash
Mes një bote që të kthen veç shpinën,
Mes ajzbergesh dritherues dhe pa jete.

Mos prit më…
Eja!
Sikur gjithë jetën të endeshe
Aerodromeve,
Stacioneve gjithfarësh të botës,
Do t’ja vlente që një ditë
T’iu arratiseshe veshtrimeve
Akulluese dhe boshe,
Si shatërvane pa ujë…

Do t’ja vlente të vije sërish
Në Botën e Zemrave që të presin…
Do t’ja vlente regëtima tronditëse
Bashkë me lotin e ngrohtë
Që buron Jetë dhe Dashuri!

#################################

Nje zemer....!


Ne ditet e ngopura
me shoqerira te paverteta;

Ne ditet e mbushura

plot thashetheme moderne

per pasione personalitetesh

a per deshtime qeverish;

Ne ditet e marra, kur te duket me kot
se je dashuruar;

Nder dimrat fals
a verat e rreme;

Ne koridoret e merzitshme te sekondave,
ku shpesh akullon kotesia;

Ne oret stresuese,
kur larvat te duken gjarperinj;

Ne castet makabre,
kur tangerlleku fsheh emocionin;

Ne heshtjen e lige,
tamam kur duhet te flasesh;

Eshte mire te shikosh pak qiell
jo artificial...!

Eshte mire te degjosh
nje fjale te vertete...!

Eshte mire te te perqafoje
nje zemer si e jotja...!

#################################

Nje kenge per ne te dy…

Sa here qe jemi bashke ti me thua
Se do me rrembesh gjithe ngrohtesine
Dhe ta mbash me vete
Per ta pasur dikur, nese i ftohti te rreshket neper shpine.

Sa here qe te takoj ti me thua
Se do rrembesh aromen e flokeve te mia
Per ta mbajtur brenda teje
Sa here qe te duhet te enderrosh…

Sa here qe te shikoj ti me thua
Se do ta marresh driten e syve te mi
Dhe do ta ruash ne zemren tende
Per te bere drite kur jeta te jete e erret..

Kur te jemi bashke
Une do rrembej gjithe rrahjet e zemres tende
Dhe me to do te ndertoj krahet e nje fluture
Qe te rrije me mua dhe te me tregoje per ty…

Kur te jemi bashke
Do te te dua dhe vetem do te te dua
Dhe gjithe kjo dashuri do jete
Me e bukur se gjithe endrrat e gjithe te dashuruarve.

Kur te jemi bashke
Nga cdo enderr do çele nje lule
Nga cdo lule, nje fole dashurie,
Nga cdo fole, nje kenge per ne te dy…

#######################################

Me mungon e tashmja…

Më mungon e tashmja që po jetoj
اuditerisht pa logjike, gërshetohet me kujtesën
Dhe së bashku falsifikojnë dhe e zhbëjnë
Realitetin.

Cilat ngjarje sërish do të përcaktojnë
Pjesëmarrjen tonë në këtë jetë?
Cila karikaturë pasioni do të imitojë
Dashurinë?

Habitem me shpejtësinë e kotësisë
Nese ndihemi më të plogët se breshka.
Më të palëvizshëm se mali.
Në praninë e matematikës së ndjenjave?
 
Titulli: Eva Sotiri

Rruga e Zemres



Kalon i shqetësuar pranë syve të mi
A do, a nuk do te jesh ti aty..?
Dhe unë e përgjuar nga sytë e tu
Veproj pa kuptuar dhe vete po ashtu…


Në sy për çudi të ndizet një dritë
Sa herë bëj të iki më thotë vetëm “Prit!”
Sa herë qe afrohem ti shkon në qetësi
Dhe mbesim prapë hije dhe unë, edhe ti.


Po ndodh që zemra noton në qetësi
Atëherë një rrugë për atje e njeh ti.
Dhe dyert e zemrës i hap ti ndër netë
Me çelësin që jo nuk e kam as unë vetë.


Kur zemra e shqetësuar fillon rreh pastaj
Ti rend aty brenda, i zënë në faj.
Vështron hija jote përreth përsëri
Dhe humb në hapësirat që njeh vetëm ti.

Në Diell dhe në yje e shoh atë dritë
Kur nisem te iki më thotë veç “Prit..!”
Sa herë afrohem e joshur pastaj
Më bën të humbas si në një mjegullnajë…
 
Titulli: Eva Sotiri

Tradhëtia


Tradhëtia - prita që errësira i ngriti Jetës,
Paradhoma e vdekjes gjithë myk dhe trishtim,
Armikja më e egër e së Vërtetës.
Edhe në mes të verës i fut shpirtit thëllim.

Fytyra dinake e vetë djallit mbi tokë,
Maskuar shpesh me pervijimin e dashurisë.
Acari që vret ndjenjat per miq e për shokë,
Nepërka që helmon dritën e mirësisë.

Lugina që e ka fundin e saj në ferr
Nuk lejon rreze drite në shpirtrat e dërrmuar.
E destinuar të kalojë përjetësinë në terr.
Qoftë larg nga ne dhe nga gjithë ata që duam.
 
Titulli: Eva Sotiri

Qendro larg meje ti Troja plake
Kur nuk ke shpirt si mund ta dish c'eshte ndjenja?!
Ti lepihesh e perlyhesh ne pjate te tjereve
Cdo fjala jote ngjason me shume Helena!

Edhe te duash nuk behesh dot ndryshe
Kur s'ke shpirt s' fluturon dot siper reve
Qe ishe Odiseja ,Zoti e kuptoi me kohe
Ndaj ta flaku shpirtin , mes plehrave .
 
Titulli: Eva Sotiri

Me mrekullo me menyren tende,
te te berit dashuri .
Me elektrizo me aromen qe shperthen
nga poret e tua .
Bej te shpertheje vullkani qe fle
brenda meje .
Me mahnit me magjine qe posedojne
duart e tua .
Me qeteso me puthje, kur zemra cmendet
nga fjalet -nektar .
Me zgjo nga endrrat ,kur jam e perhumbur
me sy hapur .
Me mrekullo i dashur, me te gjitha keto
dhe do te te zbuloj
pasionin qe fshihet poshte lekures time.
 
Titulli: Eva Sotiri

Kur ndjenja i vidhet arsyes,
Trupi, tel violine vibron
Nen ritmin e nje melodie,
Kompozim i ngrohtesise trupore
Krijuar nga afshi i shtratit tend...
Une dhe Ti !
Dy trupa,
Qe bulezat e shpirtit i mbledhim ,
Per te pikturuar tablone e dashurise
Me ngjyra epshi ,qe ndizen zjarr .
Zjarr magjik qe digjet ne heshtje.
Avuj trupash perzier me fryme jete .
 
Titulli: Eva Sotiri

Përse punon kaq pabesisht o Zot ?!
Përse punon pas shpinës time ?!
اdo plan që unë thurr
Si për inat ma bën thërrime !

Në fund të fundit të kuptoj
Ti, Zot më ke zili !
Unë mëkatoj dhe falem,
Gjë që nuk të falet Ty !
 
Titulli: Eva Sotiri

Ti perplase deren me force.
Perplase dhe shpirtin tim ne dhimbjen qe le pas dhe u largove .
E dija qe ajo mbyllje dere do te thoshte mbyllje e marredhenies .
E shihja sesi dera zvogelonte driten dhe brenda meje ndjeja sesi zvogelohej frymemarrja.
E more me vete driten dhe me mua le terrin .
A mos valle edhe tek ty kishte terr?!
Ndjeja hapat e tua te fikeshin ngadale ne trurin tim .
Pastaj,asgje .
Terr dhe une!
Tani vetem terr!
Mos valle u fika dhe une dhe terri si vampir me kafshoi ndjenjen?!
Mbylla syte.
Doja te ndizja nje drite.
Nje drite te me ndriconte .
Nje drite brenda shpirtit qe te gjeja vetveten.
Ti ishe pishtari im , por qe suferinat e xhelozise te fiken .
Dhe ngaqe nuk duroje dot ashtu i fikur , zgjodhe te largoheshe .
Kjo tani nuk ka me rendesi .
Ti ,ike!
Une vetem me vetveten , neper rruge pa krye.
Ne kryqezime jete , por qe te gjitha me nje deshire .
Te vijne drejt teje .
Por, dera u mbyll .
Kerrusem.
Ftohte dhe lageshtire .
Burgu i dhimbjes po me mban te mbyllur me kyc ne qeline e vet . Brenda kater mureve te tij , dhimbje , mall , trishtim dhe lot .
Jam fundosur ne fund te oqeanit .
Ti me lidhe ne qafe dyshimet e tua inekzistente qe me rendojne pafajshem dhe une e kam te veshtire te dal ne siperfaqe .
Kerkoj nje drite!
Nje drite qe te me sjelle ne jete.
Te rilind!
Te ndihem sikur shijoj per te paren here driten e diellit .
Ta ndjeje perseri ate dere te hapet dhe ta shuaj etjen e drites .
T'i lag buzet me shije jete.
Ndjeje nje dore te zgjatet .
Te me nxjerre nga thellesia e erresires ku kam humbur .
Te hap dyert e burgut tim .
Nje dore qe nuk me ka zhgenjyer ndonjehere .
Vetja ime .
Ngrihem e plagosur .
Ndjehem sikur shekujt kane kaluar mbi mua me kuajt e tyre dhe me kane shtypur kockat .
Valle kaq gjate kam jetuar brenda territ?!
Shoh verdalle meje .
Ne kete mungesen time , bota qenka transformuar .
Eshte bere gri!
Dikush i ka vjedhur buzeqeshjen dhe ngjyrat .
Kryqezime jetesore sillen rreth meje .
Nga duhet t'ia filloj?!
 
Titulli: Eva Sotiri

Vallezo me mua ,
ndersa une pi lotet e mi te hidhur ...

Vallezo ,ndersa detin e dashurise ,
me pikatore ma mbush ...

Vallezo edhe kur zemres nje e nga nje
po i bien gjethet ...

Vallezo edhe kur lutjet e shpirtit ,
i bene rruaza qe te mbysin.

Vallezo , edhe kur ngasherimet e mia ,
muzike funebre kompozojne .

Vallezo, edhe pse dashuria po vishet me vdekje,
Ti me zhvish nga kjo dhembje...
 
Titulli: Eva Sotiri

Kujdes nga ajo “urrejtje”…


Ata të dy urrehen, qetësine mos ja u prish
Dhe mos ndërhy në mes tyre tani!
Koren e plagës së urrejtjes mos e gërvish!
Dikur mund të ketë qenë dashuri…


Me fjalë të kota atyre mos iu drejto!
Shmangu më mirë, mos bëj zë!
Nga muret e ndarjes - kështjellë, mos u gabo!
Do ketë padukshmërisht porta në të.


Në rrënoja fjalësh të zymta, trishtuese ngujuar,
Mos mendo se i gjen domosdoshmërisht.
Më mirë vër re - në shikime mos janë përqafuar!
Urrejta që ne perceptojmë mbart ndjenja pafundësisht.

##################################################

Imazhi i nje heroi te rene per Atdhe…

Keto vargje, heroi im, jane per ty,
Per driten qe ke pasur dhe prape ta shoh ne sy.
Per jeten tende, Diell dhe hapesire,
Per vdekje tende qe keput zinxhire.

Hyjnor, yll i pashuar dhe ze i drejtesise,
Emri yt me pershendet nga krahet e perjetesise.
As frika, as dhimbja jo, ty nuk te ndal,
Imazhi yt eshte trumfi final.

Fjala jote eshte kushtrim i pafund…
Nuk ka me armik qe ty te te munde.
Per ty jam krenare, por syte kam gjithe lot.
Se bashku drejt fitores, askush s'na ndal dot…

Hyjnor, i pavdekshem, drite e vendit tim,
Shpirti yt me ndricon, tek prehet ne ameshim.
Terri, padrejtesia, egersia me s’te ndal,
Vepra jote eshe triumfi final.
 
Titulli: Eva Sotiri

Fjalorët


Nuk di pse pyetja jote kaq dhimbshëm më kumbon,
nuk di pse nga çdo kthesë ti rri dhe më vështron…

Dhe kur vrapoj shkujdesur, dhe kur jetën ndjek pas,
dhe kur boshin e heshtur përpiqem mos ta has…

“A jam unë mikja jote?”- si erdhëm gjer këtu?
Ta dish thellë zemrës time janë gdhendur sytë e tu…

“Mos jam për ty e huaj?” ç’të them s’më mbetet më.
Gjithshka rreth nesh më duket e ngrysur dhe pa zë.

Sa shumë vlen ti për mua s’e ditke pra, vërtet??!!
Atëhere gjithë fjalorët duhen ndryshuar krejt

###########################################

Sikur një ditë…

Sikur një ditë të mos jesh më në jetë
çdo të bëhesha vallë?
ا’metamorfozë tmerri do të pësonte
trupi dhe shpirti im?
ا’hije monstruoze do të përpinin
diellin…?
ا’fuqi e paimagjinueshme,
cila perëndi e plotfuqishme
do niste të belbëzonte enigmën e të duruarit
të mosqenies tënde…?
 
Titulli: Eva Sotiri

Komunikimi

Doja vetëm të të përqafoja…
por ja…. fjalët… fjalët…
Fjalët na afronin, na largonin,
na bënin keq,
pastaj na ndihmonin,
pastaj….

...Doja përsëri të të përqafoja dhe atëhere…
prapë fjalët…..
na largonin…
ngrinin mure mes nesh,
na zvarrisnin larg njëri-tjetrit.
Tepër larg….

Dëshiroja vetëm të të përqafoja…

#################################

Më thuaj…

Rastësisht
emrin e dashurisë ke marrë ti?

ثshtë shndritur
nga mijra drita verbuese imazhi yt
dhe gjithë këto drita
të ndezura nga fantazia ime,
jo nuk më lënë
Të të shoh qartë…

Pa e ditur mirë vlerën tënde të vërtetë
të dashuroj…

Thuamë: E jotja vallë është kjo meritë,
a dashurisë i takon…?
 
Titulli: Eva Sotiri

Kodi i Lashtë


Në këto dimra të çmendur
I larti vendi im
Po sjell ndër mend pranverat,
Kohët e lumturisë.
Dhe s’mund të kem durim!


Dua të mos ndjesh dhimbje
Shtegut ku po kalon
Të gjithëve sofrës tënde,
Në këto ditë pa kahje,
Të gjithëve na shikon.


Aty ke zemërtrima
Po ke dhe ëndërrvrarë
Xhelatë edhe viktima,
Si foshnje të vetmuar,
Me lotët e patharë.


Aty snobi, i cekëti,
Shpirtziu ja atje,
Ja një që po buzëqesh,
Si “mik” vjen në mes nesh
Dhe thikën shpinës ngre.

Me tej një tip si “zonjë”
Që “eros” zhgarravit
Skërmitet egërsuar,
Mykur, satanizuar,
Plot xhelozi në shpirt.


Sa shumë trashëgimtarë
Ka bërë Juda këtu !
Por, vendi im i ëmbël,
Je drita e syve tona,
K’ta s’janë genet e tu!


Nuk di se ç’kohë i lindi,
Se ç’batërdi i mban,
E ndjej që një gjak s’jemi,
Na ndan gjithshka që kemi.
Një Kod i Lashtë na ndan.


Na ndan Besa e shkelur
Për vite e vite plot.
As princ Lek Dukagjini,
Me gjithë të Lashtat Ligje,
s’mundi ta dinte dot.

Ta dinte do ndërtonte
Mal –Kod për bijtë e tij,
Që kurrë mos depërtonte,
Mes nesh mos ekzistonte
E gjithë kjo babëzi.


As turku , jeniçeri
S’mundi, lakmoi kot.
Po kjo kuçedër erë
Që vjen si shkulm skëterre
Pse fryn e s’ndalet dot..!?
 
Titulli: Eva Sotiri

Për një Vit që ikën


Nga jeta jonë dhe një vit fluturoi,
ثndërrim i brishtë
që shkëlqen si një yll atje lart.
Më vjen të qaj për vitin që shkoi,
Ditë të bukura të tij
do doja këtu me mua t’i mbart.


Momente të tij oh, ju betohem, do doja
T’i mbaja në zemër,
të ishin me mua dhe sot, dhe gjithmonë.
Mëngjeseve dhe mbrëmjeve t’i ledhatoja.
Me dyer të mbyllura
mos lija gjë tjetër të hynte më vonë.


E ardhmja pëshpërit me zë misterioz,
Me gjuhë krejtësisht të panjohur,
Alfabetin e saj duke ma mësuar.
Unë stepem nën ritmin e saj magjik a serioz…
Nuk dua të pres asnjë dhimbje,
as lotë përmes saj, jo nuk dua.

Njeri, do doje të ardhmen ta shkruaje vetë
Pa lotët per prindin, fëmijën…,
pa dhimbjen për gjithë lëndimet e kësaj bote.
Mëso të mbash fort me ty në këtë jetë
اdo gjë të mirë që të ndodh,
gjithë dashuritë që ndjen dhe dhuron vetë zemra jote.

#############################################

Dy pika loti...


Dy pika loti syve kur rrjedhin
si për të të thënë Gëzuar ty
i shuajnë etjen shpirtit dhe dhimbjen
e zbehin, e strehojnë në sy.

Kjo pikë loti, i shtrenjti im,
dije se kurrë nuk u tha.
Me të ndryshoj unë alfabetin,
Me të unë sot thërras: Baba!

Dy pika loti mes universit
duken si pak, duken asgjë...
Janë lidhja jonë e pashkëputur,
rruga - ku jeta fillin zë.
 
Titulli: Eva Sotiri

Zërat e mesnatës


Larguar mesnatës, vonë, në errësirë,
Zërat e gjithë ditës treten, avullohen.
Nëpër ëndërrime, sytë pa mbyllur mirë
Fillon zhurmë e heshtjes, me ritme që shtohen…

Ngecur nëpër mendje, si në kurthe ujqish,
Ulërima, klithje, pushtetarë cinikë…
Pse më zhurmërojnë në heshtjen e gjumit…!
Unë as dhe e zgjuar s’dua politikë.

Unë as në mesditë s’do doja t’i shihja
Si i pinë gjakun popullit të ngratë.
Po duket, tinëzisht, pas shpine, si hija
Rrëshkasin mendimeve, zhurmojnë në mesnatë.

Në gjumin mundimshëm, pikon një e shtënë
Në prita gjakmarrjesh - një makabër zë
Vogëlush jetëprerë, pa shkollë, i ngujuar,
Në ankth, me kthetrat gjakpirëse mbi të.

Dhunshëm nëpër ëndrra çirren dhe të tjerë,
Betohen për idhuj, sekte, perëndira.
Nën flamujt e feve, harrojnë të mjerët
Se feja e shqiptarit është veç Shqiptaria...!

Me kurthe, me plane, zëra kordagrisur
Duan të rudhosin ty vetë, Vendi Im.
Të të shtojnë thinjat, të rrëmbejnë zemrën
Betohen se jeta tek ty s’ka kuptim.

“S’mundeni – përdridhen – s’ju duhet Shqipëria!
- Jo nuk bëhet jetë! Mos! Fëmijët atje…?!!!”
Eh të mjerët ju! Skllevër te komshia.
Por Shqipërinë të lumtur mund ta bëjmë veç ne.

Gjithë zërat e ferrit që zgjasin gjymtyrët
Ta plakin, ta vrasin, ta bëjnë të vdesë
Veç ne mund t’i shuajmë, veç nesh askush tjetër,
veç bijtë bëjnë që Nëna krenare të mbesë.
 
Titulli: Eva Sotiri

Fjalët që era m’i përcjell…
Fjalë që bëhen jetë,
Që bëhen s’di se si…
Bëhen pluhur yjesh,
Që bëhen shi,
bëhen kujtime
që bëhen poezi…!

Dhe ndodh që arrin hijeshia e heshtjes
midis nesh papritur…
Hijeshi e mjegullt dhe e thellë,
Si dielli në det, perëndimit duke zbritur.

Ne heshtim
Si të përkundur
nga fjalët tona të munguara
Pjesëmarrës
Në të njëjtën heshtje,
Nën retë e bardha anonime
Që shëtisin si të cunguara
Dhe na mjegullojnë trurin
Pa zë, pa fund, pa anë…
Pasi pasqyrojnë heshtjen
dhe pritjen
në sytë tanë…

Nëse na ndodh
Që do duhet të largohemi
nga njëri – tjetri për pak,
Me siguri do ta bëjmë në një ditë shiu
Që askush të mos arrijë të dallojë lotin
që fytyrën lag…
Ose në një ditë të mjegullt dimri
Që askush të mos arrijë dot
të dallojë zbehtësinë
që vjen ashtu si kot...

Jo, s’e dija se ekzistonte dikush në botë
Për të cilin do kisha kaq shumë dëshirë
T’i ndjeja frymëmarrjen
Murmuritjen e ëmbël dhe të heshtur
Nuk e dija se dikush do më emociononte
Aq shumë
Sa të dëgjoj erën
duke kujtuar fjalët që më thotë.

Era shkon e vjen si fjalët e tij
Pak të pasigurta
dhe plot dashuri.
Era sjell e përcjell fjalët tona të brishta,
Fjalët tona të munguara
Dhe i vesh me buzëqeshjet që lindin
Në momentet që jemi bashkë
Si tinguj këngësh të pakëndura.

Era ndodh që të jetë më inteligjente se ne
Se me shpoti bën lojra të mrekullueshme
Me mendimet e mia të trazuara…

################################

Sytë e tu
Ritmi i fjalëve të tua më shoqëron

dhe nuk më lë kurrë vetëm.

Zëri yt më përkund, më bën të ndjehem

më e lumtura femër në botë.

Sytë e tu më përqafojnë rrëmbyeshëm

Me krahët e tyre renqethës.

Përqafimi i syve të tu - më i ëmbli

Mbushur nënqeshje dhe lotë.

Jeta ime pa ty nuk ka sens,

E jotja pa mua nuk njeh asnjë lloj kuptimi….

Në botën dhe jetën e egër

Veç së bashku ndjehemi një.

Së bashku të dyve s’ka ç’na bën

Furtuna, stuhia, gjëmimi….

Veç me ty unë gjej lumturinë

Me ty kam sy, kam jetë, dritë dhe zë.

Tek ty dashuria nuk është një brishtësi

Ku të nesërmes asgjë nuk i dihet.

Me ty çdo gjë është si Dielli,

Që çdo ditë është me mua këtu

Nëse shuhet gjithë jeta dhe bota

Nëse gjithësia nga faqja e dheut fshihet

Vetëm në atë rast pranë meje

nuk do ndriçojnë sytë e tu…!

##############################
 
Titulli: Eva Sotiri

Gjyshes time


Ishte seç na ishte në një kohë...!
Kështu i nisje përrallat, gjyshja ime
dhe unë me ëndje zhytesha në to
e rendja bashkë me ty nëpër rrëfime.

Ti më tregoje, e ëmbla gjyshja ime,
plot historira trimash atdhetarë…
Me magjepsje me kenget dhe shkrimet…,
pastaj për çesmat që pikonin ar…

E mengadalë, plot përkëdheli,
dorën e plakur më vije mbi kokë.
Unë qeshja, siç qeshin fëmijët
dhe të puthja në të bardhat flokë.

Edhe sot, prapë fjalën tënde dua,
ngrohtësinë e zemrës, sytë e tu…
Je në shpirtin tim, gjithmonë me mua,
megjithë boshin që mbeti këtu…

###################################

Sytë e mi të skuqur

Sytë e mi janë skuqur,
si arenat e përflakura nga gjaku i demave
në mbrëmjet e toreadorëve në Spanjë...

Sytë e mi janë tharë,
si barku i një gruaje
të paaftë të gjenerojë akoma jetën...

Sytë e mi,
që kanë derdhur të gjithë lotët e botës,
mbushur me trishtimin e gjithë popujve.

Për të derdhur të gjithë këta lot,
kërkuan borxh fijet e argjendta, me të cilat janë varur yjet
në qiellin e trishtuar të 9 tetorit.

Përreth meje shumë sy të tjerë,
të mbetur jetimë nga imazhi yt, si një Krisht i ri,
imazh i bukur, si ai i një ëngjëlli...

Sy të mbetur jetimë,
si fëmijët e një nëne të vdekur në moshë të re,
ende në kërkim të dashurisë që ndriçon jetën...

Sytë e mi të inatosur dhe prerës si thika
ndaj atyre që të bëjnë keq, duke të kërkuar..
Duke të kërkuar ... në të gjitha jetët...

######################################

Deshën..

Ra, por asgjë përfundimtare s’mund të jetë
(ndjehen hapat e kthimit, që andej nga shkoi).
Ai është i lartë, i përjetshëm, i mermertë,
edhe pse vdekja e egër deshi ta errësojë.

Ai ishte larg ndërsa e lidhnin atje
dhe kur e lidhnin larg ai vinte këtu.
Ndërsa e murosnin bëhej ujë, rridhte tek ne.
Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte për ju.

Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kërkuan,
por emër pagëzimi, në zemrat e gjithë botës u bë.
Të plagosur, të munduar, të çarmatosur e pushkatuan,
kujtuan se fituan, por gjithë bota u ngrit për të.

Deshën të ishte vetëm, nga të gjithë i harruar,
por ai ringjallet në çdo brez, tek të gjithë ne.
E besuan të përhumbur, por ai me armë në duar
na jep shpresë, na jep forcë, për një pranverë të re.
 
Titulli: Eva Sotiri

Fjalët e fundit të tij

Fjalët e tua më kumbojnë si jehonë:

“…Nuk më bëhet vonë që po vdes,

Armët e mia do të vazhdojnë të qëllojnë…..”

Ndjej një brengë në zemër,

që kohën nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalët e tua janë vetë forca:

“…..E di që keni ardhur për të më vrarë..

Qëlloni frikacakë,

Ju po vrisni vetëm një burrë.”

##################################

Mëshira

Në një moment të vetëm
ishe i gatshëm të shkatërroje një jetë njeriu.
Ti person indiferent, zemërzi, meskin, i pabesë.

اdo ditë pështyve në fytyrë jetën,
duke shkatërruar atë të tjerëve,
pa mëshirë.

Në fakt nuk pate mëshirë për veten tënde,
me këtë që i shkaktove…
اdo ditë!

Jeta jote tani është një zgavër e mjerë…
Falënderoj Zotin, që ti nuk e njeh,
atë që më bën të aftë të provoj mëshirë
për ata që janë si ti.

#######################################

Babait tim

Kujtimet janë veshur plot mjegull.
Tashmë nuk i kujtoj dot të gjitha
Aq kthjellët përherë.

Dhe figura jote dhe zëri yt,
Dhe aroma jote kanë hyrë në një botë zbehjeje,
Siç zbeh era polenin e luleve në pranverë.

Ti vjen e nga ajo fotografi më buzëqesh
اdo herë që të shoh.
Ti më buzëqesh përsëri e përsëri.

Duket sikur ti je më i lumtur se unë,
Sikur edhe që andej shpirti yt kërkon të më dërgoje
Lumturi.

Ku ta çoj gjithë këtë dashuri që na bashkon?
Këtë lidhje kaq të fortë?
Këtë lidhje instiktive, të pakëputur, ma thuaj!

Lidhje të pavdekshme!
Unë nuk mund të jetoj dot pa ty.
Siç duket as ti, që vjen kaq shpesh, pa mua...
 
Titulli: Eva Sotiri

Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.

################################

Fjala


Në krahë të përkund, të vret, të ngre prapë,
një fjalë e ngrohtë, e egër a kallp.

Një fjalë hipokrite kthen qiellin në gri,
një fjalë mjeshtërore të vesh me magji.

Një fjalë s’është gjithshka, shpesh s’të mjafton,
sa herë e vërteta në të nuk qëndron.

Por zemra. e veshur me mjegull stuhish.
për fjalën e ëmbël ka mall sigurisht.

######################################

ثngjëj dhe djaj


Ditët tona nisa të mbledh një nga një
pas fatit të verbër, mes shtegut harraq.
M’u dukën vërtet aq pak sa s’ka më,
sa nisa t’i kthej në minuta sakaq.

Për hir të një gafe të Zotit a Djallit
u njohëm kaq vonë, kishim ikur kaq larg.
Më mirë mos ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenë zënë, kur s’kish vend përqark.

E sado të këndshme a joshëse, për tmerr,
të jenë çastet tona kur vrapin ndalojnë,
tik-taku i ditës që vjen e i merr
tregon kërcënueshëm ku duhet të shkojmë.

Kokëulur po ndjej se Toka s’ka vend.
اdo skutë është plot “miq” e plot dreqër “shenjtorë”.
Veç Qielli rri hapur për ne anë e kënd,
për ne heretikët a “djajtë” ëngjëllorë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top