'Euronews', kronikë për Shqipërinë: Zgjedhjet, test për BE

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Euronews" ka përgatitur sot një kronikë për zgjedhjet në vendin tonë, duke i cilësuar ato si prova e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.
"Shqipëria, dikur shteti më i izoluar i Europës, zhvillon nesër zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare për t'u bashkuar me familjen europiane. Sali Berisha, prej kohësh udhëheqës i Partisë Demokratike, ish president dhe tani kryeministër, këmbëngul se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme".
Sipas kronikës, votimet e mëparshme janë kundërshtuar nga vëzhguesit, të cilët deklaruan se zgjedhjet nuk përmbushën standardet ndërkombëtare.
"Kundërshtarët socialistë të Berishës, komunistët e reformuar të udhëhequr nga Edi Rama kanë hedhur që tani dyshime mbi aftësinë e qeverisë për të organizuar një votim të ndershëm. Ndërsa sondazhet tregojnë se zgjedhjet janë të balancuara"- thuhet më tej në kronikë.
Programet e partive janë pak a shumë të ngjashme, synojnë hapjen e vendeve të punës, hyrjen në BE, stabilitet, ndërkohë që akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion.
Kronika thekson edhe parashikimin e FMN-së për një rënie dramatike të rritje ekonomike gjatë këtij viti. "Zgjedhjet u paraprinë nga dhuna sporadike, një zyrtar i Kristian Demokratëve u vra kur makina e tij u hodh në erë, ndërsa një anëtar i Partisë Demokrate, në pushtet u vra gjatë një sherri për posterat".
Shekulli800px-EuroNews.svg.png
 
“Shqiperia, dikur shteti me i izoluar i Europes, zhvillon neser zgjedhjet qe shihen si nje prove vendimtare per t’u bashkuar me familjen europiane. Sali Berisha, prej kohesh udheheqes i Partise Demokratike, ish president dhe tani kryeminister, kembengul se zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme”.

Ne kroniken e Euronews per zgjedhjet ne Shqiperi, theksohet se votimet e meparshme jane kundershtuar nga vezhguesit, sepse deshtuan ne permbushjen e standarteve nderkombetare.


“Kundeshtaret socialiste te Berishes, komunistet e reformuar te udhehequr nga Edi Rama kane hedhur qe tani dyshime mbi aftesine e qeverise per organizuar nje votim te ndershem. Ndersa sondazhet tregojne se zgjedhjet jane te balancuara me se miri. Programet e partive jane ngjashme, te bazuara mbi hyrjen ne BE, me shume vende pune dhe stabilitet, nderkohe qe akuzojne njera-tjetren per korrupsion”.

Me tej Euronews shton: “FMN parashikon nje renie dramatike te rritjes kete vit, pas nje dekade me rritje te fuqishme. Zgjedhjet u paraprine nga dhuna sporadike, nje zyrtar i opozites Kristian Demokrate u vra kur makina e tij u hodh ne ere, ndersa nje anetar i Partise Demokrate ne pushtet u qellua per vdekje gjate nje grindjeje per posterat elektrale”.
tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top