Ese

Titulli: Ese

Njeriu është qenia e vetme që në të njëjtën kohë mund të qeshë dhe të derdhë lot, sepse vetëm njeriu mund të qeshë me tragjedinë e vet. Mbase në këtë detaj të vogël fshihet vetë thelbi i asaj që njeriun e bën qenie superiore në botë. Brenda këtij absurdi zhvillohet aftësia jonë për t'u përshtatur dhe për të mbijetuar.

Javën që shkoi, në Teatrin e Metropolit në Tiranë, e pash shfaqjen "Nënat dhe bijat" - të shkruar nga Alexander Mardan dhe në regji të Rozi Kostanit - dhe, derisa qeshja me situatat komike që shpërthenin njëra pas tjetrës, e ndjeva fuqinë e absurdit të lotëve të përzier me të qeshura. Në këtë shfaqje, në një zgjidhje të thjesht regjisoriale, por gjithsesi shumë elegante, zbërthehet thelbi i tragjedisë njerëzore: Pamundësia për ta ndryshuar fatin, por edhe vendosmëria për të mbijetuar. Pavarësisht sikleteve nga më të rëndat, me të cilat nga sfidon jeta, njeriu e gjen një mënyrë jo vetëm të mbijetoj, por edhe ta gjej një qoshe të vogël, ku do të mund ta ruante atë pak aromë të vërtetësisë dhe të dinjitetit që duhet për të mos e harruar veten.

"Nënat dhe bijat" flet për fatin e atyre femrave - por ideja nuk është e kufizuar vetëm te femrat - që për të mbijetuar, të shtrënguara nën presion dhe terror, detyrohen të bëjnë gjithçka, përfshirë edhe ta shesin veten. Kurthi është i thjeshtë, aq sa edhe mund t'i ndodhë secilit na ne. Qoftë nga rastësia apo edhe si pjesë e ndonjë plani të errët, njeriu e gjen veten në borxhe, që nuk mund t'i shlyej. Dhe aty për aty shfaqet dikush që e ofron mundësinë për t'i shlyer borxhet në këmbim të një angazhimi në vijimësi. Ky është fati i Nënës te shfaqja: Për të larë borxhet, ajo detyrohet të angazhohet në prostitucion. Në krye të të gjithë sikleteve të saj kurorëzohet edhe frika e vazhdueshme se padronët do ta detyrojnë në prostitucion edhe vajzën e saj. Deri ku mund të shkojë një nënë, vetëm e vetëm për të mbrojtur fëmijën e vet? Deri në fund të botës. Dhe përtej. A ka fund sakrifica që ajo mund të bëjë?

Ky detaj më bëri të mendoj për atë se sa shumë njerëz bien viktima të kurtheve të tilla. Të pllakosur në varfëri, edhe njerëzit tanë janë kthyer në vegla të banditëve të fortë. Në shfaqje rrëfehet për prostitucionin, por kjo nuk është e vetmja formë e eksploatimit dhe e poshtërimit. Skllavëria bashkëkohore ka shtrirë rrënjë gjithandej saqë më edhe nuk vihet re. Të lodhur nga jeta, të thyer nga varfëria, të dëshpëruar nga sikletet, njerëzit e ulin kokën para atyre që, në emër të një sigurie dhe mirëqenieje minimale, sillen si të ishin padron të jetës dhe të vdekjes. Dhe, njëjtë si shikuesit në shfaqje, qeshim me gjithçka që drejtpërdrejt nuk na prek neve.

Por, a duhet që të vargëzohen tragjeditë individuale në mënyrë që si shoqëri të vetëdijesohemi dhe të kemi një reagim ndryshe? A duhet të qeshim me tragjedinë e dikujt tjetër dhe më pas të kërkojmë ndihmë kur po e njëjta të na gjen edhe neve? Dhe, kjo është më e rëndësishmja, a ka dikush që mund t'ia ndalë hovin të fortëve? A ka dikush që vërtet del në mbrojtje të atyre që kanë nevojë? Te "Nënat dhe bijat" nuk është askush, sepse ato duhet të mbështeten te njëra-tjetra. A thua ky është fati i keq i yni? Të mos presim asgjë nga askush!

Rëndom jemi të pavetëdijshëm për shumëçka që ndodh përreth nesh dhe nuk i shohim shtresimet e skamjes, dhimbjes dhe të sikleteve të njëpasnjëshme me të cilat ballafaqohen njerëzit tanë. Edhe pse i njohim, ata janë të padukshëm dhe të harruar. Nuk i shohim derisa nuk i ndiejmë në lëkurën tonë. Por, a ka vlerë reagimi ynë, atëherë kur edhe ne bëhemi të harruar dhe të padukshëm?

Duke e parë shfaqjen "Nënat dhe bijat" e ndjeva se nuk ekziston diçka që mund të quhet tragjikomedi. Sado që mund të qeshim me këtë apo atë detaj, më ketë apo atë situatë, thelbi i të gjithë shtjellimit është tragjik, sepse e tillë di të bëhet jeta. Rëndom, jeta na imponohet si një tragjedi dhe për të mbijetuar, brenda këtij realiteti të trishtë, jemi të detyruar që të gjejmë një kuptim ndryshe. Dhe në këtë kuptim ndryshe e zbulojmë aftësinë tonë për të qeshur derisa derdhim lot. Kjo na bën njerëz. Kjo na bën më të fortë se guri.

"Nënat dhe bijat" ma përkujtoi këtë. Ma përkujtoi se duhet të shikojmë anash dhe t'i vërejmë të harruarit dhe të padukshmit, që janë të shpërndarë kudo përreth nesh. Kushedi, ndoshta vetëm një shikim i njohjes është hapi i parë për t'ia ndalë hovin të fortëve dhe për ta kthyer njerëzinë tonë.
 
Titulli: Ese

U rritem se bashku, e nuk e di te sigurte nese mesove ti nga mua apo une nga ty.
Di qe te fala jeten e ti mua lumturine.

mjafton te shihemi ne sy kur shfletojme albumet e vjetra dhe qeshim qeshim si athere kur ti ishe femije,,
Puthjet ne faqe jane ber te rralla,,, ti u rrite tashme je ber Cool
por edhe pse e quan veten burre dhe ne asnje menyre sdo perdorje manikyre
Ti per dhuraten time kete e bere ..
Eh sa tu desh te gjeje ngjyren e duhur ,,,eh sa dite degjove talljet e sate motre...

Dhe une nga larg te veshtroj ...sdua te them asgje vetem te shijoj ..
te pyes : si te vajti dita sot?
Hm ...mbas mesimit duhej te pikturonim fytyrat e femijeve te vegjel ,,me thua..
te perfytyroj nje "gjigant" tek ulet ne gjunje duke i dhene forme nje fytyreflutur te nje vogelusheje ,,,
Ti qe vete deri dje ishe femije vete,,,merr pergjesi dhe ke durim per detajet e vogla deri ne perfeksion


Dhe nuk dua te pushoj se shkruari per ty ,e per te menduar jo qe jo.
sepse kam frike qe ne rutinen e dites harroj keto momente te bukura ,,,dua ti mbaj fort qofte kjo edhe mbi nje faqe te bardhe letre.
Dua ti kujtoj vetes ,sa me fat jam qe te kam...

Je qetesija ime Biri im !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ese

Më thua: Jeta të shkelmon, ndërkaq ti vazhdon të jesh e qetë. Si ia del?
Nuk është se vërtet jam e qetë, nuk është se nuk thyhem dhe as nuk jam e lirë nga trishtimi. Që të gjitha i ndiej. Si një vullkan i moçëm, që vazhdimisht shpërthen në heshtje, kam diçka brenda vetes që tërë kohën përmblidhet të pëlcasë. Por, pavarësisht sa herë që nga brenda digjem dhe bëhem hi, kurrë, asgjë nuk del jashtë.
Ti më pyet se si atëherë ia dal që të gjitha t'i mbaj brenda?
Njeriu e ka një aftësi të veçantë për t'u përplasur egërsisht me veten dhe për ta dërrmuar atë me një saktësi të mahnitshme. ثshtë si një luftë, që sado që mund të më stresojë, në të njëjtën kohë, edhe ma jep një kënaqësi të çuditshme. E kuptoj se nuk jam si ato të tjerat, që përbrenda janë bosh dhe që mbahen falë një fasade, të cilën përpiqen ta shesin si një domosdoshmëri për t'u përshtatur me rrethin. Jo! Për mua, nuk ka fasadë që kryen punë dhe që mund ta përmbajë vullkanin brenda meje.
Hiri, që, brenda meje, pafundësisht herë digjet nga fillimi, jam vetë unë. Prandaj, asnjëherë nuk do të më shohësh duke nxjerr lot, sepse të gjitha i derdhi brenda. Nuk kam lot për t'ia treguar botës! Më duhen për ta ujitur shpirtin tim që digjet në heshtje.
(A.R)
 
Titulli: Ese

Nje tregim, me kishte thene nje dite , Julian, eshte letra qe nje autor i shkruan vetvetes per te vendosur lakuriq shpirtin e tij.


*Ndonjehere eshte me e thjeshte te hapesh zemren me nje te huaj. Kushedi perse. Ndoshta sepse nje I huaj na sheh per ate qe jemi ne te vertete, e jo si duam te tregojme se si jemi.


* ''Tani qe te kam humbur, di qe kam humbur gjithcka . Pavarsisht kesaj, nuk mund te lejoj qe ti te zhdukesh nga jeta ime e te me harrosh pa ditur qe nuk vazhdoj te jem e hidheruar., qe ne fillim ndjeja qe do te humbisja dhe qe ti nuk do te kishe parre kurre tek une ate qe une shihja tek ti. Dua qe ti te dish qe te kam dashur qe diten e pare dhe qe vazhdoj te te dua , tani me shume se kurre, edhe nese nuk deshiron ta degjosh . Nderkohe qe te shkruaj te imagjinoj ne ate tren , me bagazhin tend me endrra dhe me zemren e thyer, ne arratisje nga te gjithe ne dhe nga vetvetja. Jane te shumta gjerat te cilat nuk mund te ti tregoj, Julian. Gjera qe sebashku injoronim dhe per te cilat eshte me mire qe ti te mos i dish. Deshira ime me e madhe eshte qe ti te jesh i lumtur , Julian, qe gjithcka qe aspiron te behet realitet, edhe nese do te me harrosh, nje dite ti te mund te kuptosh sa te kam dashur.

Pergjithmone e jotja, Penelope. "
 
Titulli: Ese

Ti do që edhe unë të të them se je e bukur.
Mos e prit nga unë atë që ta thonë të gjithë të tjerët. Po të njëjtit, që edhe sikur të sfiliten, nuk mund të shohin përtej asaj që ju kapin sytë.
Nuk mund ta bëj, sepse bukuria është vetëm një çast, një imazh që të fiksohet në mendje.
Dhe më pas çasti kalon.
Harrohet...
Si shumë imazhe të tjera që janë tretur nën gërryerjen e heshtur të kohës, asaj tinëzares dinake që nuk e kursen askënd.
Ndërsa unë të dua për përgjithmonë.
Të përtrihem duke ngrënë nga mollëzat e tua binjake. Ato që janë përherë të forta, në mënyrë që të mos harxhohen kurrë.
Të të gjerb, ngadalë dhe ëmbël, si kafen e ngrohtë herët buzë liqenit.
E më pas, të humb rrugën në kopshtin tënd dhe symbyllur ta kërkoj orkidenë e egër. Të bukurën e brishtë, që me aq kujdes e mban të fshehur nga grabitqarët.
Dhe aty të pres në ankth, nëse do të jem i përzgjedhuri që do t'i flladitet shpirti në puhizën e dihatjeve tua.
Të jem matadori yt.
I pa shpresë se do ta përballojë sfidën e radhës. Por i lumtur se mbi shpatën time do të thyhesh dhe ngjitesh përsëri, si një balerinë që vallëzon vetëm në cepin ku takohen lumturia dhe trishtimi.
(A.R)

‪#‎ZONJA_Z‬
 
Titulli: Ese

Ndjej Mall Per Ty
[video]http://letersi.files.wordpress.com/2013/10/index.jpg?w=705[/video]
Më erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.
I them vetes: “Ndal!”
ثshtë e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe përsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.
E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.
Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën time. Shmanget. Por nuk më ndalon.
Diçka brenda meje, me gjysmë zëri, klith: “Ndalomë! Mos lejjo të përmbytem në këtë tundim.”
I hap sytë. Dua që ajo të jetë e mllefosur në mua. Dua që ajo të më shikojë me inat. Por jo! Sytë e saj shkëlqejnë në errësirë. Janë më të gjallë se kurrë. Si dy toptha zjarri, që konsumojnë gjithçka. Edhe ajo po vlonte. Po drithëronte si thupër.
Dua të flas, por ajo mi merr fjalët nga goja.
“اfarë po ndodhë kështu me mua?”, pëshpëriti ajo.
 
Titulli: Ese

Në fillim ishte Fjala…!
[video]http://letersi.files.wordpress.com/2012/05/thinking-of-you1.jpg?w=246&h=330[/video]
Me duar te lidhura pas qafes, ngrita koken larte dhe syte menjehere me vajten tek fotografia jote qe ndodhet e varur ne mure qe prej dites, kur ma dhurove mua kete fotografi qe ta mbaja si kujtim nga ti. Ashtu me sy te fiksuar ne brendesine e asaj fotoje, mendja nisi fluturimin e saj te pakontrolluar, per te rikthyer ne kujtese lumturine e atyre neteve te paharruara, qe kaloja dikur me ty! Teksa veshtroja tiparet e tua te bukura ne ate foto, zemra e plagosur i shtonte akoma edhe me shume rrahjet e saj dhe kerkonte qe te te kishte prane me c’do kusht! Mire, por per fat te keq, kjo ishte nje deshire e paplotesueshme, pasi ti u largove nga une , pa me dhene asnje shpjegim! Isha e gatsheme te jepja c’do gje te shtrenjte qe i perkiste jetes sime, vetem qe te me ktheheshe ti perseri dhe te me shuaje flaken e atij zjarri te madh qe po me pervelonte ne shpirte! E pangopur nga veshtrimi i asaj fotografie ne mure, nga komedina e vogel perkrah krevatit, nxorra nje album te madh,… te mbushur me fotografi qe i kishim bere sebashku, neper vende dhe stine te ndryshme, prej nga dita qe ishim njohur.Pasi i veshtrova me vemendje te gjitha fotografite dhe vura re se perseri zjarri i mallit per ty, nuk po me shuhej, vendosa te dilja serish nga shtepia dhe te ikja ne nje ambient te zhurmeshem, me qellim qe te lehtesohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe nga malli i madh qe ndjeja sot, ne kete dreke te heshtur per ty i dashur!Me mendje ashtu si te trazuar, dola nga shtepia dhe akoma pa e pasur te qarte, se per ku po shkoja, nisa te ecja neper rrugicen e vogel permes lagjes, e cila sot po me dukej me e pafund se kurre! Shume shpejte kembet me cuan tek “Parukeria” aty prane, ku pothuajse isha e pranishme c’do dite. Ndaj vendosa te mos futesha brenda, per te vetmen arsye qe te gjithe me njihnin dhe une sot nuk isha ne gjendje qe te beja biseda te ndryshme,ose te merresha me ndonje kok klienti sikurse ditet e tjera! U largova nga aty dhe ika ne ne barin tone ” Bar Iris “, ku shkonim shume shpesh, saqe ndonjeher i thoshim njeri-tjetrit qe e kemi bere si shtepine tone. Hyra brenda dhe shkova e zura vend, ne njeren nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezja e neoneve ndricues perreth, nuk arrinte te depertonte plotesishte!Sapo isha ulur, dhe akoma pa e vendosur se cfare do te porosisja per te pire, trupi i gjate i nje kamarieri me kemishe te bardhe dhe pantallona te zeza,me pyeti:
- Me se mundemi t’ju sherbejme? – Nje kafe, iu pergjigja e ndersa syte veshtronin makinat qe kalonin rruges dhe njerezit e shumte qe shkembeheshin me njeri tejtrin, nepermes parmakeve te dritares qe kisha perbri. Ajo rruge, me detyronte qe te humbisja thelle e me thelle ne humnerat e fafundeme te mendimeve qe sot po me nderlikoheshin, ne menyra nga me te ndryshmet! Tavolinat e tjera perreth, ishin te mbushura me kliente te tjere qe ndryshe nga une, bisedonin dhe qeshnin me njeri – tjetrin plot gaz e hare.Degjoja shume zera te ndryshem dhe te panjohur per mua, por ngaqe nuk interesohesha se perse benin fjale, me dukeshin si te vdekur dhe se vetem jehona u kishte ngelur nga pas! Me gishtat, si te ngrire mbertheja filxhanin e kafese qe me kishte sherbyer kamarieri dhe e rrotulloja nxitimthi, here pas here! Ashtu e vetmuar e ne gjendje depresionante, mendova te ngrihesha por nuk ngrihesha dot. E ndersa ti, mund te ishe diku me shoket e tu duke u kenaqur si gjithmon, e une vuaja me shume dhembje e vetmuar, mungesen tende qe po me torturonte aq shume ate dite, qe ty nuk te kisha prane vetes time!!Me shpirte e mendje te lodhur e te trazuar pa mase, nga kujtime te shumta te diteve te kaluara dhe me qepallat e syve, te renduara nga merzitja sot rrekelleja furishem sebashku me filxhanin e kafese, dhimbjen dhe mallin qe kisha ne shpirte, ate nate per ty !!!…
 
Titulli: Ese

Koha rrjedh
http://http://letersi.files.wordpress.com/2011/12/alone14.jpg?w=338&h=333
Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës time aktuale 9.56 minuta po vete e 57. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedhja graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën…Mundohem ta kap prej fustani, por ajo ka veshur pantallona.
10.00. Tinguj pa muzikë thurrin simfoninë e një homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e tejkalon verbërinë e tij. Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e identitetit tim. I mbledh . Përpara duarve formohet një shigjetë e drejtuar përpara: 10.06. E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke kundruar 7 liqenet e kohës sime. Shumë të ngjashëm, jashtëzakonisht të ndryshëm. Metropole alatropike të krijuar nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mia. 10.10, një ankand kohësh. Koha po shet minutat e saj. Xhepat e mi janë bosh. Nuk kam lekë të ble disa minuta. Ja, në fund të tij gjeta një monedhë një lekëshe me të cilën mund të blija një gjysmë minute.
Thirrje lënguese dëgjoja përpara këmbëve, Thirrja e një njeriu që kërkonte jetë. I nevojitej ajo gjysmë minute e imja. Ia dhashë. U fundosa bashkë me rrezikun e tij. Ajo ikën…. Rrobat e reja m’u lagën nga ajo fundosje. Balta e rrjedhës së kohës më ndot këpucët. Shpejtësia e rrjedhës së saj më lustron prapë. Tani jam paralel me të, ja, ia kalova, jam në fillim. Më buzëqeshi me ironi, më talli, më tha:
-Atë që e quajmë fillim shpesh herë është edhe fund, dhe të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh.
Me veten zvarrë shkova në fillim të startit.
-Nisu!
 
Titulli: Ese

Deshirat e Mia
http://letersi.files.wordpress.com/2011/11/my-desire.jpg?w=336&h=252
Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen “dëshira mbi natyrore”. Nese mendoni se koha ka ndryshuar dhe tani nuk mund të realizoni dëshirat tuaja atëherë gaboheni, sepse koha nuk ndryshon por të vetmin që ndryshojmë jemi ne njerzit.
Të shkruaj për dëshirat e mia nuk besoj se dikujt do ti bëjë shumë përshtypje. Por megjithatë do të shkruaj. Por së pari duhet të faliminderohem se jam mirë me shëndet kjo do të ishte një dëshirë shumë e madhe po mos ta kishim. Pra duhet të jemi faliminderues. Falë zotit po jetojmë në një kohë kur liria e barazimi është në nivel dhe mund të vrapojmë pas dëshirave tona. Po të shkruaja një listë me dëshirat e mia nuk do të ishte aq interesante. Kjo është arsyeja pse unë tani nuk do të shkruaj vetëm për ato që dua por edhe për ato që kam. Dëshira që ka gjdo njeri mes tyre dhe unë është dashuria. Të ofrojmë dashuri dhe të marrim dashuri. Kështu deshi edhe zoti kur krijoi Adamin dhe Evën. Ata dy donin njëri tjetrin ndryshe nuk do të egzistonte njerzimi. Dashuria është njëra ndër pikat më të ndjeshme të shpirtit tonë.

Fillimisht dëshiroj të kem dashuri për të ofruar dhe të më ofrojnë dashuri. Dashuria nga familja, shoqëria apo edhe dashuria mes dy personave janë pika të vlershme që duhet ti kushtojmë shumë rëndësi. E bukura jetë e imja do që të plotësohen të gjitha dëshirat. Por si për gjdo gjë edhe për këtë duhet punë. Një dëshirë e fortë e imja që më vje nga pika më e thellë e shpirtit tim është paqja mes njerzve. Një gjë shumë e rëndësishme të jetojmë në harmoni. Me këtë dua të them se nuk i dua luftrat, krimet, trafikimet e qenjeve njerzore apo diqka të këtij lloji edhe pse rrethanat janë ndryshe. Unë nuk mendoj se ka njerëz të këqijnë por mendoj se arsyeja e vetme e këtyre që i përmenda më lart është se ata ndoshta nuk kan provuar të bëjnë mirë dhe bëjnë të kundërtën. Vullneti dhe forca e bëjnë dëshirën që të realizohet. Dua të them se duhet të mendojmë të mos rrimë kot sepse gjdo sekond edhe ky tani që po shkruaj ka vlerë.

Me një fjalë të mos humbim kohën ti ndjekim dëshirat dhe ëndrrat tona të vrapojmë pas tyre sepse është shumë e dhimbshme të flasën me heshtjen me vetëvetën tënde për atë që dëshiron ta kesh por nuk e ke. Shpesh herë natën duke shikuar lakuriqsinë e natës dhe qiellin e hapur mendoj se duhet të veprojmë shpejt për të realizuar dëshirat tona sepse nuk do të ketë gjithmonë kohë. Këtë e bëj në krahasim të një ylli në qiell ashtu siç duket nga toka me gjithë galaktikën. Pra dëshirat tona janë një vetëm një grimcë krahasuar me ato të të gjithëve, dhe mendoj se nuk është aq e vështirë ti realizojmë kur kemi vullnet dhe forcë. Tërë këtë që e thash e përshkruaj vetëm me një fjali: Koha nuk të pret që ti të realizosh dëshirat tuaja, prandaj duhet të vraposh drejt tyre sa më parë sepse koha ikën dhe nuk kthehet më kurre.
 
Titulli: Ese

"Qe e vogel zbulova se kur lumturoja dikend,madje edhe me nje xhest te thjeshte,rikthimin e diçkaje te humbur si gjera,para,buzeqeshjen a mbase shpresen e motivin,ne bebezat e syve te tyre,thelle pertej vezhgimit normal,ndizeshin dy diej te zjarrte mirenjohjeje,turbina per energjine e shpirtit tim...
Qe e vogel kam etje per diej te tille e i nxis per te lindur vazhdimisht...se po aq shpesh une shuaj etjen e shpirtit magjishem dhe kaq mjafton per t'u shperblyer ne kompensim te gjerave te humbura....
Nese do quhej egoizem e do ndiqej edhe nga te tjere,atehere egoizmi ne kete rast do ishte per mua virtyti me i bukur nder humane..."
 
Titulli: Pe: Ese

Dite me shi


Mengjes.Bie zilja e celularit per tu ngritur per ne shkolle e une nderkohe tentoj me nje dore ta mbyll dhe me njeren dore mbuloj koken me jastek.Eshte qershor 3.I detyruar ngrihem por me iden se do jete nje dite ndryshe.Kete gje I injektoj trurit qe edhe po s’ishte e tille te behet.Pertej xhamit te dritares shoh ca rreze dielli tek pervishen nen perde pasi pallati perballe s’me le te me zgjoj dielli mengjesit,por nje zile e shemtuar celulari.
Filloj te vishem.Hap deren,nje ere e lehte me fshikullon lehte bluzen,dal ne rruge per te pritur shokun tim per te ikur ne shkolle por nje makine kalon ne nje pellgace te mbushur nga vaditsja e ujit te qytetit dhe me ben bluzen e bardhe pis.Ne shtepi nuk kthehem se do behem vone,shoku s’po vjen kshu qe marr rrugen vetem,cdo hap qe bej dielli sikur sa vjen e me shume po me largohet.Ndoshta po kalon ndonje re siper dhe hedh veshtrimin per larte,shikoj qe qielli eshte kristal.Nderkohe ne anen tjeter te rruges dielli vezullon.Hedh kembet se jam vone per oren e pare.Mberrij ne shkolle.Nuk ka njeri ne oborr ,ndoshta jam shume vone,ngjis shkallet me vrap.Me duket se sot kisha provim!Afrohem te dera,trokas po presorja spergjigjet qe te futem Brenda,I flas perseri por perseri marr te njejten pergjigje ‘heshtjen’ .Futem ne klase edhe pa leje,asnje s’hedh syte,asnje s’po shikon,te gjithe jane te perqendruar ne nje vend,perpara po asnje s’me ve re, as ajo goca me bishtaleca qe deri dje hidhte nje sy shkarazi,as me shikon njeri qe e kam bluzen e bardhe sterr .
Ulem ne nje banke ne fund,po as nje nga ata qe u flas perdit s’me foli ,mendohem,spo gjej nje zgjidhje,po bluaj me mendje.Hedh veshtrimin nga dritarja ,dielli po vazhdon te shnderrije,duket qe dita sapo ka filluar,dal nga klasa,I flas nje mikes time,por ajo as me shikon fare.Kujtohem qe kam bluzen pis dhe mendohem se mos nuk me flasin se u vin turp.Booh kush po i merr vesh njerzit sot.Ores tjeter s’me vehet ne mesim,dua te pi nje kafe edhe pse jam vetem,te pakten te me dali gjumi.Sa dal tek dera e shkolles,dielli kishte avulluar,ca pika te kristalta po binin nga lart,filloi shiu.Shpejtoj hapin dhe vete tek lokali im qe pi kafe.Duke pritur kamarierin ndez nje duhan,e thith e kollitem,sa here e thith aq here me shume po kollitem,e fik dhe pres kamarierin.Ai nuk vjen I flas,po r s’me degjon.Po ca kane keta te gjithe sot valle?Mos e kane lene me fjale per mos te me folur mua?Ne krahun tim tek tavolina perbri ulet nje cift.Ne muhabet e siper degjoj qe permendet emri im edhe afroj njerin vesh.Nderkohe qe nga zeri duket e njohur ,kthej koken dhe eshte e dashura ime.Eshte me nje cun.Dhe kthej koken per mos te me pare .Degjoj fjale jo fort te mira per mua dhe mendoj se mos po me ben ndonje shaka mqs me pa por jo s’me ka pare,ngrihem ne kembe per te me pare po ende s’po me veren,I dal perpara por tymi I duhanit te djalit te ulur perballe me fshin sikur me gome njeren pjese te dores dhe trembem,I flas vajzes por me kot s’me degjon,valle mos jam ne enderr apo thjesht jam ne realitet.Vendos te iki edhe pse me zemer te thyer se vajza…dal I tmerruar jashte bar-it dhe shoh doren qe mu fshi nga tymi,shiu perkeqesohet por vetem une po lagem?Si mund te ndodh kjo gje?Futem ne nje strehe,por si per cudi shiu me lag ende.Nuk e di ca po ndodh me mua,mezi po marr fryme,zemra sa s’po me can kraharorin,duart po me dridhen.Hedh veshtrimin rreth e rrotull,shoh vetem njerez qe I njoh po asnje s’po indinjohet te me denjoje qoft edhe nje veshtrim.
Iki qe andej I frikesuar,njeri s’me njeh ,asnje s’me sheh ,ndoshta kam…?Por si ka mundesi qe po eci ende?Shoh qe atletet po me behen ngjyre gri por jo nga shiu por po I del ngjyra.Dua te iki ne shtepi por jam shume larg,dua te ndez nje duhan,por cakmaku s’ndez,e provoj prape,por jo eshte e kot,mendoj te pyes dike per ndonje shkrepese por eshte e kot,asnje sme degjon.Edhe xhinset po me erren e po I del ngjyra,kerkoj ndihme,po ulerras,askush s’degjon,lotet po me rrjedhin por nuk duken nga shiu I bujshem qe po bie.Nxjerr celularin te marr te vetmin person qe s’do me harronte kurre,time mem.E marr po s’ka vale,e vrapoj deri sa po me merret fryma,gjunjte po me keputen nderkohe c’ngjyrimi I rrobave po vazhdon,tashme kembet spo I ndjej me,ul veshtrimin kembet po beheshin tym dhe po vinte drejt kraharorit.per fat te mire shoh time mem dhe endem drejt saj ti flas.Sa arrij,me degjon zerin por sa kthehet iu duk sikur dikush po I fliste,por spo me shikonte,ia beri nja 2 here me duar se nje tym I doli perpara dhe bota ime po rrotullohej,isha bere tym qe se shpejti do e merrte era dhe askush sdo me shihte me.Ashtu ndodhi,nuk kisha nje zemer,nuk kisha nje trup,thjesht me kishte ngelur shpirti por qe askush s’me shihte.Dhe fluturoj larg , por sdo ta harroj kurre kete dite me shi,shpresoj qe neser kur te zbardh mengjesi , nese do te zbardh perseri per mua mos te jete prape data 3 mbi te gjitha mos te bjere shi…


Ti je ky??
I am mpressed ^_^..
p.s.Ore ti je talent :mad:.. Duhet patjeter te nderrosh rruge.. :)
 
Titulli: Ese

I VARFUN ME ZEMER T'PASUN POEM
Nen zhelet e shkyeme e te arrnueme
i duket fort mir fukaras lekura e n'xime,
Nen zhele t'ndyta lekura e dangueme
mbeshtjell nje zemer t'madhe pa lustrime,
Fjal't e nji t'varfuni s'jan t'bukura
se goja e terun e thame n'xjerr vetem ankesa.
T'pa numurta jan' dhimbat mbi trupa
t'lakuriqun e t'pist qe duken si qelb'sa
Tkurrun nga pesha rand' e halleve
eshnat e njoma trive kan fillue me u n'xi,
nga barra telasheve e problemeve
eshtnat deformohen, po zemra rrin flori.
E paster si loti qe rrjell nga syni
asht' zemra e nji gjoksi te djersitun
te lodhun e te tham' nga tymi,
pran nje zjarri as t'ndezun as t'fikun,
T'dhem zemra kur shef' njerz qe duken si hije
tu u zvarrit neper rrug t'zdathun
neper shi naten - diten duert duke i shtrie
tu lyp lemosh me i ushqye fmis barkun.
Miradina kerkon nje i varfun qe sillet rrugve
i pa ngim kurr nga buka, jo! s'kerkon miradina,
nen rrasat e gureve si puna milingove
kerkon ushqim, pak drit se e qerroj' errsina.
Me vite, i shtypun nga pesha e fatit
i bamun zi pleh, trupi i asht' dreckitun
nga acari dimnit nga semundjet, tngratit-
kurr zemer bardha nuk ju ndi e knaqun.
N'ket jete ma shum tu hek se tu gzue
po kalojn ditet e vitet nji nga nji
e ftyra kadal me u rrudh ka fillue
nga koha, e vuetjet qe sjell e poshtra varfni .
Trupi mund te çahet mund te rrudhet,
trupi mund te vjetrohet te bahet rrasht',
trupi mund te deformohet e t'kurret,
trupi, po zemra jo, zemra rrin njashtu si asht'.
Mrenda ngjoks thell, n'elkur e mbeshtjellun
qendron pasunia e pa çmueshme e fukaras,
Zemra e bardh' si bor e pa shkelun
n'jeten e perjetsis do t'ket shperblim pa mas.
Athu? Mshir do ket' n'boten e pavdekshme!
dikush qe nuk pati kurr me ça me u gzue
gjat' tan jetes se vet' n'ket bot' t'rrejshme,
jo s'do t'ket' mshir! do ket veç te drejte,
Mbi tan, do te ket drejtesi pa korruptim
ngjygjin e pa shmangshem para Zotit,
edhe ajri dikuj' do t'i digjet n'gjoksin
e'lmuem qe pshtjell nje zemer ma t'zez se pupla korbit,
e zez, e ftoft', e ngurt' sikur gur'
pa ndjenja dhimbet e as dashuniet
asht' zemra e dikujt qe ndihet i lumtun
duke u pasunue nkurriz t'ati qe s'ka as çati shpie't
mbi krye, kamen asht' kollaj' me ja vue
fukaras qe s'ka as ushqim n'mrame
fmis barkun me ja ngi para se me vu me fjete
n'shtrat t'thyem e n'batanije t'shkueme
t'mlume me pluhun nen tavan t'tymuem
t'stolisun n'rrjeta marimangash, t'vjetruem
e t'plasaritun, saqi n'mjet plasave dallon qiellin
e pa fund, e n'pafundsi t'qiellit mendja merr arratin
e braktis trupin e len n'hije t'vdekjes
nen kam t'pa shpirteve, kerkon ndjenjen e buzqeshjes.
Posht pallateve t'nalta e t'komodisuna
rreshtohen fmi barkjasht' e ndyça
t'zhigatun n'balt e n'qurra, e tu dridh prej unit
i lypin lemosh zotnis qe ''qelbet'' nga era parfumit
e shendrit i stolisun nga xherdane t'arta
perjashta shkelqen permrena asht' si puna llomit.
Zemra e zez qe s'ngihet keq tu ba
thuhet nKuran se ura Siratit teh thike ka me ju ba
ati qe ma shum se e mira e keqja i peshon
ai shpetim s'ka, n'fund t'ferrit perfundon.
Hoxha e Prifti thojn, ndihmoje fukaran
mos e poshtro, mos e fyej vetem se s'ka,
mos e menjano, mos e tall kur diçka a tu than,
mos ju livdo, mos ja ban zemren me kja.
Fukaras mos ju kapardis, lene n'hall t'vet
nese s'mundesh me ndihmu, mos e mbyt-
n'ofendime e n'perbuzje, lene n'ata trishtimet-
e ti, n'ballanxhen e mjerimit qe i arrin der te kryt..
Neveria ndaj jetes e vetes i shtohet
edhe fmis, ati fmis qe u perkund ndjep t'skamit
qe para kohet mjerimi e bani t'burrnohet,
per te jeta s'ka shije se kurr s'ju nda t'qamit.
Nga perbuzja, injorimi, shperfillja, dhimba-
rritet n'zemer t'therun: nga jeta e grisun
prej nandhetenant' hallesh qe sjell varfnia,
friga lind n'ndjenja per nji neser ma t'vujtun,
n'mjerim trishtimi me zemren e paster
t'fmis lun, ashtu si i pasuni qe i duket vedi Zot
dhe fillon tallet me at' qe asht' i varfer
e s'ka kurgja per veç shpirtit n'ket bot
Kalimtare, ashtu sikur gzimi i t'dehunit,
Gzim hallexhish qe gjejn ngushllim n'got t'alkolit
per t'harru varfnin, gota hallet t'i mbyt
kur t'shtrin n'tok e s'din sa ke derdh n'fyt...
Fukaraja trashigimi mund ti lajn fmis
nji kasolle t'vjeter qe gadi a tu ra mrend
prej lagshtin t'shirave, prej vjetersis
qe koha sjell n'supe per çdo gja e gjithkend,
Dhe kujtim mund' t'i lajn naj fjal t'urt;
(si) Jeto me nder evladi em, mos i shtri duert-
kurr me vjell, se gjaja e huj' nuk te m'ban
sado qe per momentin t'duket se t'gzon.
Hajnija o vlla sado heret ose von
nji dit ta xen frymen, e ndoshta njat' dit
kur ti mendon se krejt boten e sundon
at' dit kur ndihesh i lumtun, harami t'padit:
dhe krejt pasunia n'rrjell t'lumit t'shkon.
Pasunia asht' si bukuria vashes kur asht' e njom
e re, me trup t'plot, t'mushun me arom,
dhe sa asht' e re e bukur gjithkush e don,
por kur t'plaket kerkush ma se shiqon,
pra edhe ty o zotni pasanik, tan t'dojn-
sa t'kesh, e kur t'marojn paret tan t'harrojn
edhe shoku jot' i ngusht qe t'shitet i mir
nuk ka me t'ndihmue n'diten ma t'vshtir.
Pasunia o vlla asht' djepi i interresit
djep qe perkund miljona njerz t'rrejtun n'pasuni
dhe n'mendimin qe ja rrit vlerat vedit
duke pas dy a tri pare ma shum se ai.
Varfnia asht' djepi vujtjes e'i mjerimit
djep qe perkund leht shum njerz t'varfun,
barkjasht' po syt i shkelqejn prej nderit
dhe me nder jeton - vdes; I VARFUN ME ZEMER T'PASUN.

/meduke se e ka shkruar Elhaid CUfi





 
Urime per 1937 (MIGJENI)
Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n'ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t'u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.
Se pari, t'uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t'ambel, t'uroj - ç'asht dhe e natyrshme - te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin "Mbretnesha Kristina", kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n'ane tjeter zemra te pelset, si paljaços. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te çalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s'ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s'ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t'i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi... Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht
 
U rrita ne nje qytet te vogel,te heshtur e te mbytur nga monotonia.
Ne nje qytet ku nuk kishte buzeqeshje femijesh,ku njerezit ishin te ftoht,ku dashuria kishte humbur.
Ne nje qytet ku dita dhe nata nuk kishin asnje ndryshim nga njera-tjetra.
U rrita ne nje qytet ku paraja,pushteti dhe miqt kishin me shum rendesi se sinqriteti dhe besnikeria.
Po eci neper qytet,esht shum qetesi.
Me duket sikur jam ne varreza,pasi qetesia e atill vetem aty esht.
Kthehuni o dashuri,o paqe o buzeqeshje kthehuni ne qytetin tim te mjer.
Te lutem kthehuni,ktu ka robot dhe jo njerez.
Bejeni nje perpjekje te vogel ta shpetoni kete qytet te vogel.
:( :( :(
 
Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.

"TË UROJ" - VIKTOR HYGO
 
Ese:

JETA

Gjithçka nis si në ëndërr, si në mjegull, përmes ndërgjegjësimit të parë të mjedisit. Duke njohur fytyrën e nënës, fjalët e saj dhe duke ndjerë ngrohtësinë e saj. Eksplorimi i qosheve të fshehura dhe të panjohura të mjedisit, loja me të dashurit, njohja e fytyrave të familjarëve.

Jeta e një individi dhe jeta e të gjithë njerëzve kolektivisht, me të gjithë mënyrat e bashkëpunimit - duket si kryevepra misterioze e ndonjë piktori që përmes njerëzve dëshiron të njohë veten.

Të ndjesh vuajtjen e të refuzuarve, lotët e të braktisurve, dhimbjen e të lënduarve, pasionin e të dashuruarve, zemërimin e të dekurajuarve, kujdesin e të brengosurve, admirimin e të ndriturve.

Dhe si në një rreth magjik të ngritjeve dhe uljeve, shpaloset jeta e të gjithë njerëzve. Dhe të gjithë gjatë ekzistencës së tyre (me vetëdije ose pa vetëdije) përjetojnë të gjitha emocionet (primare dhe komplekse): dashuri, trishtim, lumturi, zemërim, kënaqësi, urrejtje, admirim, etj.

Në ato beteja shpirtërore të zgjedhjes morale, në procesin e maturimit tonë përmes "monologut tonë të brendshëm", ndoshta secili prej nesh i ka bërë vetes pyetjet: Çfarë është jeta?

Cili është roli im në këtë botë? Cili është kuptimi i jetës? Çfarë është ajo që duhet dhe jam i detyruar të bëj? Cili është profesioni im?

Ndoshta të gjitha këto pyetje vijnë si rezultat i dëshirës dhe përpjekjes për të njohur veten dhe botën përreth nesh, e cila eshte nje mister i pafund i ekzistencës. Ka vetëm përpjekje dhe hipoteza në drejtim të kuptimit të këtyre pyetjeve thelbësore, por askush nuk mund ta dijë të gjithë të vërtetën. Ndoshta nga ajo qe të gjithë ne si njerëz jemi të ndryshëm, kështu që ka kënde të ndryshme perceptimi.

Shumëllojshmëria dhe diversiteti i përgjithshëm për të krijuar një sistem delikate të njohurive. Por ai sistem nuk do të jetë një sistem nëse nuk përbëhet nga të gjitha pjesët përbërëse. Kjo është arsyeja pse çdo person ka një rol në ngjarjet e përgjithshme njerëzore. Për këtë arsye, njerëzit nuk duhet të nënvlerësojnë rolin e tyre të madh në zhvillimet e përgjithshme njerëzore .

Detyra, roli, thirrja jonë në këtë botë është të jemi qenie njerëzore. Është detyra jonë si individë që të kemi horizonte më të gjera në kurriz të një këndvështrimi të kufizuar të gjërave. Sepse sipas “efektit flutur”, çdo veprim i joni, qoftë edhe më i vogli, reflektohet në mbarë njerëzimin. Si qenie njerëzore, ne kemi për detyrë të ndihmojmë, të ndajmë, të themi një fjalë të mirë, të japim mbështetje.

Të shohësh të tjerët me ndjeshmëri, respekt, mirëkuptim. Të jemi altruistë, të distancohemi nga çdo e keqe, të mos marrim pjesë në vendimet e gabuara të dikujt tjetër, t'i rezistojmë padrejtësive si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve (sepse nuk ka të mira personale nëse të gjithë rreth nesh janë të këqij). Ne duhet të jemi të bashkuar në kohë të vështira dhe përballë sfidave. Ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më të mirë.

Është sukses ta ngrisim atë që “ka rënë” që të qëndrojë pranë nesh dhe të ndihet pjesë e pandarë e rrugëtimit të përbashkët jetësor. Sepse vitet kalojnë dhe kujtimet mbeten si një e shkuar e largët. Dhe ne, duke pasur të drejtën e zgjedhjes dhe vullnetin e lirë, mund të zgjedhim se si do të veprojmë në të tashmen dhe çfarë do të lëmë pas si të shkuar apo kujtime. A është diçka me të cilën do të jemi krenarë dhe të kënaqur, apo te trishtuar sepse mund ta kishim bërë por nuk e bëmë?

Sepse jeta është një biletë me një drejtim pa biletë kthimi.

Jeta nuk është vetëm kërkimi i lumturisë, jeta është e bukur në të gjithë përbërësit e saj. Me lumturi, trishtim, përvoja të mira dhe të këqija. Sepse jeta është ajo nga e cila përbëhet. Nuk ka asnjë të tërë në një gjysmë. Prandaj është naive të kërkosh vetëm lumturi dhe përvoja të mira. Të gjitha ngjarjet në jetë janë bekime nëse kuptohen me vetëdije dhe saktësi. Në fund të fundit, nuk ka të keqe pa të mirë dhe të mirë pa të keqe. Ato ekzistojnë për të kuptuar thelbin e çdo vlere. Me këtë nuk e mbështes fare të keqen, por dua të vë në dukje kontradiktën e dukurive në jetë.

Çdo përvojë e keqe mund të jetë vetëm një përgatitje për përvojën e ardhshme të mirë. Çdo derë apo kapitull i mbyllur në jetë na çon në një derë apo kapitull të ri. Nëse i pranojmë ato ndryshime dhe përshtatemi me to, energjia e jetës do të qarkullojë lirshëm, dhe nëse vuajme nga ndryshimi, refuzojmë të pranojmë dhe rezistojmë, ne bllokojmë veten për zhvillim të mëtejshëm.

Asgjë që na ndodh nuk ekziston për të na thyer, por për të na bërë më të mençur, më të mirë, më njerëzorë, më të vetëdijshëm.

Jeta është si një tren. Të gjithë nisen nga një "stacion" fillestar dhe duhet ta kalojnë udhëtimin me pasagjerë të tjerë. Ne nuk i zgjedhim pasagjerët që udhëtojnë me ne, ne vetëm mund të përshtatemi me ta ose të distancohemi prej tyre. Por ne duhet të udhëtojmë. Ashtu siç nuk zgjedhim kur zbresim nga treni, (të gjithë zbresin ndryshe). Por gjatë asaj periudhe, përderisa jemi bashkë, kemi të njëjtin synim:

Të gjithë udhëtojmë..!

Jeta është një dhuratë, jeta është një frymëzim. Jeta jeton në ne dhe përmes nesh. Jeta dëshmon për vetveten nëpërmjet dëshmisë së saj. Jeta është energji që përhapet përmes nesh.. Ne jemi thjesht një automjet që zgjedh se si ta jetojmë atë dhuratë të çmuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top