Ese

Përse 'e paditur'?

Shpesh më ndodh që të shikoj diku një fjalë të gjuhës shqipe dhe të bëj një lidhje (që deri në atë moment nuk e kam menduar) mes kuptimeve të ndryshme të fjalës. Kështu më ndodhi dje me fjalën 'e paditur'. Në fakt, unë pashë fillimisht fjalën 'padi' dhe pastaj 'e paditur', dhe në këtë rast është e thjeshtë të kuptosh që bëhet fjalë për dikë që është akuzuar për ndonjë vepër penale. Por në të njëjtën kohë kisha në mend dhe kuptimin tjetër të kësaj fjale, atë të nuk kam dije mbi diçka, jam pa dije, pra jam e paditur.

Ajo çka më entuziazmoi më shumë ishte fakti që po të nisesh nga këndvështrimi ligjor, një 'e paditur' nuk është fajtore, ajo thjesht akuzohet të ketë thyer ligjjin. Pra, në të vërtetë, janë të tjerët që janë 'të paditur' (pa dije) nëse 'e paditura' (e akuzuara) ka bërë diçka të paligjshme apo jo.

A nuk tregon dyzimi i kësaj fjale një dilemë të vjetër njerëzore?

Të ndjehesh 'e paditur' (pa dije), kur të tjerët të mbajnë për të ditur, dhe të jesh 'e paditur' (e akuzuar) nga të tjerët, kur ti e di kush është e vërteta.

Nuk e di nëse në gjuhën shqipe ky dyzim për fjalën 'e paditur' është i qëllimshëm, apo i rastësishëm. Sigurisht që dëshiroj të jetë i qëllimshëm. Të paktën unë vetë do ta përdor si të tillë.

E ndjej veten të paditur në aq shumë gjëra, ndaj dhe dua të nxë, të kuptoj. Sepse vetëm duke ditur e kuptuar, mund ta mbroj veten nga të qenit e paditur para gjyqit të fundit të ndërgjegjes.
 
Titulli: Ese

Guri i Gruas së mençur

Një grua e mençur po udhëtonte në mal e gjeti një gur të çmuar në një lum. Të nesërmen takoi një tjetër udhëtar i cili ishte i uritur, e kështu gruaja e mençur hapi çantën për të ndarë ushqimin e saj. Udhëtari i uritur pa gurin e çmuar dhe i kërkoi gruas që t'ia jeptje atij. Ajo ja dha pa hezitim.

Udhëtari iku duke u krenuar me pasurinë e tij të madhe. Ai e dinte se guri ishte me vlerë të mjaftueshme për t'i dhënë atij siguri të plotë për një jetë.

Por, disa ditë më vonë, ai u kthye përsëri tek Gruaja e urtë.

"Kam menduar," tha ai. "Une e di sesa i vlefshem eshte ky gur por po ta kthej me shpresen qe ti do te me japesh diçka me te çmuar. Ju lutem më jepni ate ç'ka keni brenda jush që ju mundësoi ju të ma jepnit mua pa hezitim këtë gur."

Ndonjëherë nuk është pasuria që ju keni, por ajo që është brenda jush që të tjerët kanë nevojë.

:ciaoo: :ciaoo:
 
Titulli: Ese

Rini

Gjuhet qe fliteshin,
ne kullen e Babelit,
me kenaqesi do t’i mesoja;
por e di, me ty s’do mund t’i krahasoja.

Kopshtin e varur, te Babilonise,
Per shume net rrjesht enderrova,
misterine ndertimit, imagjinova;
por me ty, dot, s’e krahasova.

Legjendarit “gjigandi i rodit”,
Me shkronja te medha ne mediterran (me-dite-ra),
emrin arrita t’ia lexoja,
por prape me ty, s’munda t’a krahasoja.

Murin e vjeter kinez,
gjarper do t’a pagezoja,
edhe pse eshte tej-mitik,
me ty s’do da t’a krahasoja.

Ne biblioteken e farit te Aleksandrise,
me kenaqesi do studioja,
por kete oqean librash,
me ty s’do t’a krahasoja.

Koloseun antik te Romes,
me endje do e vizitoja,
edhe ne qofte se do m’a dhuronin,
me ty s’do e krahasoja.

Tempullin e dashurise,
Taj Mahal, e quajne,
te gjithe e vleresojne,
por me ty, s’arrijne t’a krahasojne.

Ne ujerat e tokes te kerkova,
ne hapesiren e qiejve, per ty verejta,
pastaj thelle ne shpirtin tim, meditova,
dhe me ne fund ne personin tim te gjeta.

Ti o rini je c’do gje,
por si ti, s’eshte asgje,
ti je fortifikate kunder vdekjes,
ti o rini, je “Pranvera e Jetes”!
 
Titulli: Ese

Djersaxhiu

Ne mengjes heret,
pa diell, pa drite,
zgjohet punetori i shrekte,
te ndertoje persosmerine e vet...

Vuan shume, derdh djerse,
derdh mund, derdh gjak,
eshte per t'i kerkuar ndjese,
edhe pse mund te duket veprim qesharak.

Thyen nje gur,
laton nje tjeter...
Nderton nje mur,
restauron nje te vjeter...

Punon per mua, per ty,
per familjen, per veten...
Atehere, perse nuk e pranojme,
se ky personifikon jeten...?
 
Titulli: Ese

Politika

Shkrimtari, pyet politikanin:
C’fare eshte politika?
A i’a qan popullit hallin?
Apo thjeshte jete me ofensiva dhe replika?

Pastaj politikani tha:
Duhet te jesh ne dijeni,
se si ajo tjeter s’ka,
plot me interes personal dhe pak per parti.

Shkrimtari ripyet:
Tek politika kush jane bazat?
Dritaret dhe dyert?
Pollitikani pergjigjet: sigurisht deklaratat.

Shkrimtari pyet dhe njehere:
Po ku e kane rrenjen keto deklaratat?
Politikani pergjigjet menjehere:
Pa dyshim tek genjeshtrat.

Shkrimtari me kuriozitet,
Ben edhe nje tjeter pyetje:
A bashkepunoni me popullin e thjeshte?
Pervecse me nxitje dhe shtytje?

O shkrimtar me plot guxim!
Pergjigjet politikani;
Politika s’ka vetem nje qendrim,
ate s’e ze vendi, eshte si cigani!

Me popullin bashkepunon,
vetem kur e ze sherri;
dhe ndersa popullin e shkaterron,
si shperblim i jep dukurine “tmerri”.

Te gjithe keto, sigurisht qe s’i tha politikani,
kjo ishte pjese e realitetit qe serviri shkrimtari.
Nese eshte e vertete, t’a gjykoje bashkebiseduesi,
qe per shkrimtarin, eshte vete lexuesi!
 
Bisedë mes kolegësh...

Pushimet vendosa t'i kaloj në Shqipëri

Kaloi prilli e maji dhe erdhi koha qe perseri te mendohem per pushimet verore. Gjate muajit Prill ishte nje bisede e pandalshme reth pushimeve verore.

Ku te shkojme sivjet?
Spanje, Itali, Turqi, Kroaci, Tajlande, Egjypt, Marok, Florida, Karaibe, France, Portugali, ishujt Grek, اipro? Ah te gjithe destinacione te frekuentuara ku nuk mund te mburresh tek askund sepse te gjiteh kane qene. Duam nje vend te ri, nje vend ku mund te kalojme mbi 3 jave, duam nje vend te panjohur per te cilin mund te kthehemi dhe t’ju mesojme miqve diçka te re.

ا’mendim keni per Shqiperine?
Shqiperine? Ku bie Shqiperia? Diku ne Europe por nuk mbaj mend te kem lexuar shume mbi te. Tani qe e thua, Shqiperia me tingellon si nje vend ku fshatar nga e cila marim shalqin e pjeper, me tingellon sikur nuk ka qytete dhe infrastrukture ne Shqiperi. Shqiperia, do te ishte diçka e bukur nje pushim ne Shqiperi, na trego pak me shume reth Shqiperise, pse ia vlen te vizitohet?

Per shume arsye:

1. Kulture dhe histori
Sheshit Skenderbej, muzeumeve, xhamise, Liqenit dhe lokaleve te mrekullueshme te kryeqytetit.
Kalase se Petreles, fshatin e Petreles dhe Mulletit. Pamje mahnitese te Tiranes nga kalaja.
Mali i Dajtit.
Qyteti i vjeter i Krujes. Keshtjella dhe tekja Bektashi, nje ndertese mahnitese qe ka qendisje te bukura. Muzeu i Skenderbeut si dhe pazari anash tij ku shet suvenire dhe gjera antike Shqiptare, perfshire rrugicat.
Ne Durres, teatri dhe ish shtepia mbreterore e mbretit Zog.
Korça, shkolla e pare Shqipe, Kishat, Muzeumet, Liqenin e Prespes. Ishullin e Maligradit. Fshatrat e Voskopojes ku mund te shohim disa kisha ortodokse te cilat mbijetuan regjimin komunist. Liqenin e Ohrit. Kalane e Rozafes, etj.

2. Male dhe bregdet
Shqiperia ofron pamje te mrekullueshme malore e bregdetare. Bjeshket e Valbones te lene pa fjale, ajri i paster, ambjenti qe te rrethon, ngjyrat e pasura te nenes natyre eshte sikur parajsa ne toke. Vend i pandotur dhe i paeksploruar.
Me nje pozicion gjeografik ku gjysma e saj shtrihet ne det, Shqiperia ofron plazhe te mrekullueshme. Sarande, Dhermi, Ksamil, Vlore, Durres, Mal i Robit, Shengjin, Tale, Velipoje jane vetem disa nga plazhet e mrekullueshme te Shqiperise.

3. Tradite, Mikpritje dhe ushqim fantastik
Ndryshimi i pare qe do te vini re eshte buzeqeshja e vendalive. Shqiptaret jane te ngrohte, te respektueshem, te dashur dhe historikisht shquhen per mikpritje. Ushqimet tradicionale dhe embelsirat vendase do t’ju mahnisin.

Per pushime te kendshme dhe per te mesuar reth nje kulture te re, sivjet duhet te vizitoni Shqiperine.

Po ke te drejte...kete vit, pushimet do t’i kaloj ne Shqiperi.

Keshtu pra 12 kolege me familejt e tyre do te vijne ne Shqiperi kete vit.
 
Titulli: Ese

Thjesht rri ...


Tani ndihem cuditshem... ndihem keshtu mbase sepse jeta eshte e CUDITSHME.... kur e mora letren e stilolapsin mendova : "Cdo shkruaj?!" e tani qe po shkruaj them qe shkruaj vetem mendimet, ato qe jane te pafundme edhe pse ndonjehere smund ti shprehesh ashtu sic ato pershkruajne rrugen e gjate ne tru....
Mendime, mendime, mendime.... sdi ti shpreh... Truri per nje moment bllokohet.... Dal ne dritare e shoh perreth.... Drita te fikura, e ca te ndezura.... Valle njerezit kane rene ne gjume?! Pse jo?! Fundja ka njerez te cilet cohen pa lindur dielli per te shkuar ne pune.... Vezhgoj verdalle dhe nje fllad i ngrohte me pershkon fytyren.... Vape .. shume vape... Nuk mund te rri pa pare qiellin... ate qiell qe me kujton shume gjera... ehhh.. shikoj perreth e kerkoj HENEN... eshte mcefur apo ka ikur diku gjetke se di... di vetem qe seshte ... e nuk ndricon vendin ashtu sicdo nate... ajo seshte por kjo nuk ben te mundur heqjen e kujtimeve.. perkundrazi.. mi rikthen ato me shume.... Hena seshte por "bijte" e saj Yjet po... edhe pse nuk ndricojne si "nena" e tyre, perseri te mrekullojne dhe si xixellonjat shkelqejne.....
Drita te tjera shoh te fiken... Nje ze me terheq vemendjen ... eshte zeri i gjyshes e cila me kerkon ta ndihmoje per dicka... per nje moment le gjithcka por rikthehem perseri...
Hmmmm ku e lashe ?! Sme kujtohet.....
E ju qe do e lexoni do thoni lexoje perseri qe te kujtohesh....Hihihihi e di por sdua... sdua sepse mendoj se gjerat cohen deri ne fund e pastaj rilexohen.....
Rremuje... ketu eshte rremuje... e po rri ne mes te kesaj rremuje pa levizur per ta rregulluar...kjo ndodh sepse kur marr letren e shkruaj nuk jam ne boten reale... jam ne boten time, ne ate boten time ku mund te shkruaj e mund te shprehem lirisht pa me gjykuar njeri... e gjithashtu.. pa me lavderuar njeri.... jam thejsht une, letra dhe stilolapsi... ahhh po dhe mendimet qe sme lejne kurre vetem... Ato jane "arma" ime. E te mendosh besoj eshte dicka e mire... te mendosh per jeten. njerezit, boten e per gjithcka... e keto mendime mos ja shprehesh dikujt... eshte thjesht nje ndjesi e bukur te cilen besoj pak njerez e kane provuar realisht, e une jam njera prej tyre...
Tani vetem rri, se di pse por mendimet per nje moment me zhduken, sic mund te zhduket nje insekt ne mes te shkretetires pasi "pluhuri" dhe rera bejne te mundur zhdukjen.. por mua cfare ma shkaktoi zhdukjen e mendimeve?! Boh se di...

E. Shehu
 
Titulli: Ese

UNE E LE DUHANIN..UNE E LE DUHANIN..UNE E LE DUHANIN ......tre here t'ja themi vetes cdo dite ne mengjes kur ndodhemi para nje filxhani kafeje.
Vesi me i poshter qe duhet t’ja eliminojme vetes tone…dhe e kam vendosur DO TA LE DUHANIN !

Cohem ne mengjes,gjeja e pare qe mendoj eshte filxhani kafes,,,,por cuditerisht kur mendoj kafene syte me shkojne te paketa e cigares,,,e shof ,,,,shikoj dhe sa cigare me kane mbetur,,,eh paskam akoma per te pire…por sa keq ‘’cigaret e mia te dashura ‘’ sot kam ndermend t;ju braktis,,,e marr me duar te shtrenguara fort ate pakete dhe mundohem ta hedh diku sa me larg …sa me larg…vetes!

E nxehur,e revoltuar,,e inatosur , gati te ha veten me dhembe,,,nga situata qe po krijoj ,,,shof filxhanin e kafes mbi tavoline si te vetmuar e te pafajshme qe sa vinte e ftohej ,,e shikoj me kujdes dhe…..mendoj ‘’ te lutem me fal kafe e dashur,sot me duhet te te pi e vetme'' ,,,nuk mundem te te shoqeroj me mikeshat e tua ‘’cigaret’’….te lutem me kupto !

Ok, iku dhe kafeja e pare e dites se pare qe ne morem vendimin per ta lene,,,,vijne daljet me shoqerine ne xhiro, ne bare, ne restorante,,,,shikon mbi tavoline nje ''tavell '' ...direkt te vjen ne mendje cigarja ...tundohesh ...hmmm ''ta ndez, mos ta ndez ''' dilema me e madhe,,,,nje mendje te thote po, nje mendje jo …nje mendje te thote ''ndize dhe kesaj here '', nje mendje thote '' mos e ndiz''..krijohet brenda kokes tende nje ‘’lufte ‘’ …lufte pak e veshtire….por cdo kush e di shume mire qe ne nje lufte ka dhe humbes dhe fitues…Te jem humbes? Te jem fitues?.
Te pranoj humbjen do ndjej nje kenaqesi per momentin,te pranoj fitoren aktualisht do ndihem e nervozuar,,,,eh c’ndjesi qe japin dhe keto!

Koha po kalon nderkohe qe ti brenda vetes po bene nje revolte te madhe,vazhdimi i kesaj revolte eshte nje fitore per ty,,,nderkohe qe ti po e mund veten ,po e mund veten duke e shpetuar nga nje e keqe e madhe.

Dhe tani qe po e shkruaj kete material,,,nje lufte kam ne koken time ,perplasje te forta mendimesh ,nje duel mes meje dhe vetes,,,aq sa une po them ‘’do ta le duhanin,,ndersa vetja me thote : Jepi nje delete ketij materiali ‘’ ....por jo s’mundem …duhet ta shpetoj veten time !
Cdo duhanpires i di shume mire efektet qe jep cigarja,pavarsisht se ne e pijme por jemi te ndergjegjshem per efetektet e saj,si ka mundesi te jemi kaq te pameshirshem ndaj vetes,kaq egosit ndaj vetes..me shume se vetja ne nuk na do askush,atehere pse duhet t’ja shperblej ‘’vetes’’ ne kete menyre ?

Nuk mund te kerkoj ndihme te Zoti, te prindrit apo dhe te i dashuri/dashura qe te le duhanin…jo jo une duhet te kerkoj ndihme te vetja ime..sepse vetem atje une kam per te gjetur forcen e madhe…ate force qe mua do me bej te ndihem ‘’hero’’ ,,,,ate force qe do me lulezoj shendetin,lekuren,dhembet,thonjte e gjithcka qe duhani na demton ne.
 
Titulli: Ese

U lodha duke i kerkuar falje atyre qe nuk dine kuptimin e kesaj fjale,u lodha duke falemnderuar prinderit qe me rriten,mesuesit qe me mesuan shkrim dhe kendim,''Zotit'' qe me la te jetoja edhe sot, pa me thene se c'me pret neser.U lodha duke lejuar te tjeret te vendosin per jeten time,nderkohe qe asnjehere nuk me pyeten se c'dua une te bej me te.Me tiranet njerezore dhe hyjnore qe dikush i quan ''Zot'' apo dikush kryetare shtetesh, vertet qe u lodha.Them tiranet sepse edhe vete Zoti eshte nje tiran i pa shoq,nje tiran i cili ka te drejten ekskluzive te vendose mbi fatin e ''shtetasve te tij'' pa i pyetur ata aspak se c'do te donin, kur ate gezim qe ju dha ja u merr akoma pa e gezuar, dhe si ngushellim ju jep vuajtje dhe mizerie.E urrej Zotin sepse asnjeher nuk pyeti askend nese do te kish deshire te vdiste dhe te shkonte ne parajse apo te tretej mbi dhe,vetem nje tiran mund te beje c'te doje me jetet e ''popullit te tij''prandaj edhe zoti eshte i tille.Nuk i kerkova askujt te me sillte ne jete, as ''Zotit'' dhe as prinderve te mi; ku eshte e drejta e tyre te kerkojne dicka nga une?Nese me dhane dicka kaq te shtrenjte pse nuk e mbajten per vete ate?Mbase sepse fatkeqesine e te jetuarit donin ta ndanin edhe me te tjere.Te ndanin nje fatkeqesi qe pikerisht ''ata'' e kane bere te tille,si nje zhurme statike qe disa te shurdher e quajne melodi,nje palevizshmeri monotone qe quhet jete.Te ecesh mbi kete monotoni te programuar nga dikush eshte e lehte, madje me e lehte se sa ecja ne uje e ''Jezusit'' sepse nuk duhet te shqetesohesh nese bie,sidoqofte edhe po u mbyte nga krahu tjeter te pret ''Zoti'' me peshoren e tij fame larte,tirani qe peshon sa here ke shkuar ne kishe apo xhami dhe jo se c'fare ke bere me ''dhuraten'' fatkeqe qe te dha.

Jane si ty edhe si une ata qe bene boten tone te ''perparuar'' qe padrejtesisht shume syresh u quajten gjeni,keta ishin vec disa te cmendur qe u ndoqen dhe u besuan nga plot te cmendur te tjere.Keta jane ata qe vendosen c'ka eshte e mire dhe c'ka e gabuar,qe elegancen e shohin vetem tek njerezit me peshe te vogel,qe te bukur shohin dicka te cilen edhe mua me detyrojne ta shoh te tille,qe mund te vendosin nese nje lufte eshte drejte dhe ka qellime ''paqesore'',ndersa tjetra eshte vrastare. Eshte lodhje e madhe te perpiqesh te gjesh njerez qe e mendojne si ty, jo se kerkon te kuptosh nese ke te drejte, me shume kerkon te bindesh veten se nuk je i cmendur,ose ne rastin me te keq mbase je por, ke nje ngushellim sepse paska plot te cmendur si ty .

Me vjen inat sepse asnjehere nuk doja te isha pjese e kesaj cmendurie kolektive,besim fetar ,politike,industiralizim,media,veshje,internet,makina etj,etj.Por jo eshte e pa mundur, ti je pjese e kesaj cmendurie dhe jane shume pak gjerat qe mund te besh per tu larguar,i bie qe te pershtatesh nese nuk do qe te quhesh i cmendur. Sidoqofte vendosa qe te mos i kerkoj me falje per asgje, prinderve , mesuesve , njerezimit, dhe aq me pak ''Zotit'', mekatet dhe detyrimet e mia ndaj tyre tashme jane lare dhe nuk i kam borxh askujt,ata me kane nje borxh te madh sepse askush nuk mundi te me thote se si mund te jetoja pa mekate dhe borxhe,mbase e bene kete me vetedije te plote dhe se kane nevoje qe dikush tu kete gjithmone borxh. Jetoj ne nje vend qe per mua quhet cmendine, per disa te tjere bote, nje lloj spitali psiqiatrik pa infermjere dhe doktore sepse edhe ata jane me te cmendur se vete te cmendurit.
Vendos qe te jetoj me mire si i cmendur dhe me cmendurine time se sa te behem pjese e cmendurive individuale te c'do te cmenduri,e kam boll cmendurine time.
 
Titulli: Ese

Paqja e Nenave

Poetet ende s'jane shuar
Po vuajne dhe shkruajne per gjakun
Per gjakderdhesit dhe gjakderdhurit
Poetet ende s'jane shuar
Ata po luftojne me jeten
Kete jete te pabindur
Rrethuar nga te pabindurit
Ne qofte se i ndaloni,
Ne qofte se s'i ndihmoni
Ata jane poetet tane
Vetmitaret e paqes.
Poetet ende s'jane shuar
Ekzistojne ende ne pritje
Te nje mrekullie njerezore.

Por pertej tyre enden
Gjakderdheist, te panenshtruarit
Maniaket dhe monarket
Plangprishesit e cdo paqeje
Kthehen kohet e veshtira
Te peshtirat kohe te lufterave
Derdhet gjaku pa pushuar
Hitleret ende s'jane shuar.

Indiferentizmi rron
Sic rrojti gjithmone i prape
I lire dhe i pameshire
Rrojne edhe te pameshiret
Kane fytyra te tejdukshme
Si te neteve me hene
Net te cilat ndricojne vuajtjet
E cdo populli te lene pas dore

Ekzemplare te vete paqes
Ku eshte fshehur paqja jone
Ne ç'skaj duhet ta kerkojme
Tek syte e femijeve tane
Qe nese ende s'na i vrane
S'do te thote qe kane shpetuar
Duhet qe t'i sigurojme
Me pare se t'i braktisim
Dhe nese neser do te zmruhen
Si lypsare a si rrugaçe
T'u mesojme te pakten duhet
Se paqja, vjen me paqe.

Kush tha qe paqja vjen me lufte
Dhe lufta eshte sherimi i paqes

Nese ende s'jemi bindur
s'kemi per t'u bindur kurre
dy duar kur bashkohen
per te lare nje fytyre
do te thote qe tonat duar
I perkasin sones mendje
Dhe te gjitha mendjet gjithashtu
u perkasin te njejtave duar
Te njejtave mendje
Duar te nje trupi
Qe permbahet nga ndjenjat
Qe rron mes ndjenjash
Edhe te te pandieret

Pra, ne qofte se gjykimi prap rron
Mes disa hapesirave
Ende te pashkelura
Pra, ne qoftese gjykimi rron
Neper disa letra
Ende te padjegura
Pra, ne qofte se gjykimi do te rroje
Mes burrash te shquar
Te kesaj bote te shquar
Atehere ç'te keqe ka
Nese ata mund te vendosin
Rregulla te reja
Mbi parime te reja
Ku mund te sherohet te pakten dhimbja

Nese nuk e nxisin ata vete paqen
Do te thote qe nuk jane aspak njerez te paqes
Por jane sharlatane te nje rruge te pafundme
Te asaj rruge qe eshte shkrese e mizorive

Por le t'i kthehemi kapitullit te paqes
Kush e ka ne dore, kush mund ta beje zap
Nje bote e trishte si kjo e jona
Mos ua kane lene ne dore poeteve
Atyre poeteve te rreme dhe me te pabindur

Nuk jane fjalet e reja, as pallavrat s'kame
As perrallat shumengjyreshe
As te enderruarit me sy hapur
As kembimi i gjakrave
Aas kerdite njerezore
As lotet e nenave
As gjemimi i bombave

Atehere le te kthehemi te paqja jone
Te vendet me kredi qe shemtojne gjithe boten
Nese bota s'ka burra te tille, te forte, te mençur
Burra zemermire...
Le ta vertetojme, ata le te terhiqen
duke vene gishtat ne temtha te pakten
meqe dora ne anen e kundert te zemres u eshte ngrire

mos ta mendojme paqen si gje e veshtire

le te kthehemi e te flasim per paqen njerezore

Paqen e bejne njerzit
Ashtu si dhe luften
Ashtu si dhe dobite
Ashtu si dhe tmerret
Ashtu si dhe bijnte
I bejne nenat
Nenat e paqes
Te lindurat per paqe

Ku eshte atehere paqja jone e mire
Ajo qe na mungon te gjitheve
Ajo qe s'pushon se renkuari
Ne themelet e çdo ndijimi
Aty ku hekurzohet Azia
Ne sirenat e Persise
Ne valet e Irakut
Ne te qarat e çdo nene
Te nenat amerikane
Qe qajne me portat mbyllur
me gjetke edhe me gjetke
Te çdo lufte qe njihet tashme
Eshte si te themi te hame drekte
Ne restorantin me te parapelqyer
Aty ku na gatuajne ate qe syri do te shijoje
Eshte e njejte si te themi
Sot u vrane nja peseqind
Neser do te vriten me shume
Trupa te vdekurish ka perdite
Aty-ketu te hedhur
Neper faqe gazetash.

Dhe vrapojme te gjejme
fajtoret e fajtoreve

Nderkohe qe ndergjegjshem
dime se ç'ndodh ne te vertete
Edhe ata e dine se ç'ndodh
Se çdo ushtar i vdekur
Se çdo femije i harruar
Se bijte e çdo terrori
Dhe ata qe i mbyti
Shperthimi i ketij mengjesi
Dhe ata qe u vrane dje ne nje qoshk te Gazes
Dhe ata qe dhane jeten ne emer te Izraelit
Dhe ata qe u cenguan nga nje krisme teper e gjalle
Dhe rrojne sa per te rrojtur, sot e tutje si sakate
Nderkohe qe e dime se s'ka me shprese per gruan
Qe u gjet me nje te shtene te qerruar ne gjoks
As per femijen qe ngriu ne barkun e saj pas afro dy oresh
Por dhe ata qe u zhduken pa lene gjurme
Dhe ai gjenerali qe po i shkruan familjes letren e fundit
Pa e ditur qe eshte e fundit leter
Dhe djaloshi qe sapo u vesh polic ne rendin e Afganistanit
Dhe qe nuk e di se te nesermen hero do te bjere
Dhe ai femije qe vrapon kembezbathur
Dhe nuk e di qe pas disa sekondash do te behet cope
Nga nje bombe gjigante
Edhe ajo vajze me bukuri te trishte
Qe do te bjere viktime e nje perleshjeje rrugesh
Qe te gjitheve u qan sot diku nje nene

As me maskarenjte e rrugeve te Afrikes
As ata luftetare qe mbrojne ideale te rreme
As gruri i gjithe Kines s'ka me kujt i duhet
As gjithe pasurite e vendeve te naftes
As masakrat e panjohura te grupeve kolumbiane
Asnje politike, asnje personazh
Qofte mbret, president, apo lares pjatash
Qofte lypsar, gangster, apo vrases me pagese
Qofte i panenshtruar, ose i pabindur
Qofte sypatrembur, apo fare i çmendur
S'ka me se ç'i duhet nje nene e vetmuar
As nje nene te harruar s'ka me se ç'i duhet

Kush tha qe paqja eshte pjese e luftes?!
Paqja eshte vetem pjese e paqes!

Por nese kundershtojme deshiren e çdo nene
Po ne te kunderten, po te pranojme gjykimin e çdo nene
Dhe po t'i leme te behen therore te paqes
Ose te na tregojne se ç'ndiejne kur humbasin
Bijte e tyre te paharrueshem...

Por nese çdo nene qe njeh ritmet e jetes
Qe ende pret diku vdekjen e te birit
Por nese marrim mendimin e asaj nene
qe rrezohet perpara ekranit te televizorit
apo te asaj tjetres qe iu shua nje nene ne dore
Nje nene e gjalle qe kish nje bir te gjalle
Po nese i leme ato te gjykojne si nena
Dhe ne te trajtohemi dhe t'i veme gjykatese
Mbase do ish e rruges, diku nje udhe e paqes
Sepse kurre nuk ekzistoi asnje nene budallaqe.
 
Pe: Titulli: Ese

Shqiptaret po lexojne dhe po flasin nje gjuhe qe s’e marrin vesh. Gazetat dhe mediat e manipuluara nga forcat e erreta ne menyre konstante percjellin mesazhe pothuajse te padeshirueshme. Largimi i vemendjes nga rreziku qe kercenon vatrat tona, uria, mjerimi, kriza nepermjet debatit te ashper skicofrenik dhe psikopatik i liderve tane eshte si rasti i dy qenve te terbuar rrugesh qe zihen kush ta rrembeje kocken dhe ne jemi ne rolin e spektatorit viktime qe ben sehir fatkeqsine e tije. Lideret tane ( natyrishte te votuar por jo te zgjedhur nga ne) kercenojne njeri tjetrin se do te hapin dosjet dhe do te tregojne te verteten perpara popullit perpara drejtesise. Perralla. Ne keto 19 vite torture, populli nuk ka pare as edhe nje politikan te perfundoje ne burg. Nuk po zgjatem ne kete pike.

Diagnoza?
Po jetojme ne gjendjen e jo-memories.

Truri jone punon 100% por ne nuk perdorim as dhe 3-4% te tije, dikush arrin deri me 10%. Fjalori yne i perditshem tashme i volgarizuar nga shprehjet e huaja eshte reduktuar ne 200 deri me 300 fjale, ne periferi shume here me pak, ne malesi akoma dhe me pak derisa perfundon ne heshtje.
Lexojme gazeta, artikuj pa fund, lajme...lajme...lajme, bisedojme dhe ne fund te dites apo ne mengjes memoria jone nuk arrin t’i lidhe pjeset e shkeputura. Ne ekranet e televizioneve private dhe shteterore dalin here pas here analiste qe na duket sikur po zevendesojne rolin e opozites dhe s’marrim vesh se ç’po ndodh ne te vertete pasi nuk lidhim dot “pjeset” e shkeputura.
Trupi i njeriut eshte nje bashkesi i rreth 50 trilion qelizash. ا’do gje qe ben trupi jone ben dhe qeliza. Qelizat marin fryme, ushqehen, komunikojne, mendojne, reagojne me qelizat e tjera. Triliona qeliza fromojne trupin e njeriut dhe miliarda njerez bejne pjese ne organizmin e madh qe quajme TOKA.
Toka ka shume ngjashmeri me ndertimin fiziologjik te trupit tone sa ne as qe mund ta mendojme. Toka gjeneron nje fushe elektromagnetike, tamam si trupi i njeriut., frekuencen Schuman e cila rregullon formimin e ogranizmave te gjalla.
Por zbulimi me i madh eshte se Toka ka nje forme inteligjence e cila rregullon te tera organizmat e saja. Veshtiresia jone qendron ne faktin e kufizimit te gjuhes qe perdorim per te shprehur dhe kuptuar dhe ne arrogancen e cila nuk na lejon te shohim si forma te tjera inteligjence perveç ekzistences sone si rrace njerezore.
Kur degjojme shprehjen “Organizem i ndergjegjshem”, tentojme ta kufizojme kuptimin ne konceptimin e rraces njerezore, pra si cilesi e njeriut. Ne bejme nje gabim fatal kur humbim “nga syte” se ç’eshte ne te vertete nje organizem i ndergjegjshem. Perkufizimi i Organizmit eshte çfaredo gjallese e cila eshte ne gjendje ti pergjigjet stimujve, riprodhimit, rritjes dhe zhvillimit, ruajtjes se ekuilibrit te brendshem kur ndryshojne faktoret e jashtem. Universi ben nje gje te tille. Toka ben nje gje te tille, bimet dhe kafshet bejne nje gje te tille. Dhe ne, njerzit gjithashtu.
Ndergjegjja apo inteligjenca e Universit jane pergjegjese te formave dhe te qellimeve qe materia merr. Frekuencat e rezonances se Tokes jane rrezultat i formes se saje. Keto frekuenca jane rezultat i ritmeve biologjike. Frekuencat jane rrezultati i variacionit te tokes se bimesise dhe te botes shtazore. Frekuencat jane dhe valet ku popuj dhe rraca te ndryshme ne vende te ndryshme te botes kane karakteristika te ndryshme por dhe te perbashketa.
Atehere pse e kemi humbur memorien ?
Pse shqiptaret e mire qe jane 97% e popullsise nuk bashkohen?
Pse popullsia shqiptare ne cikle historike emigron “me force” pertej tokes se saj?

A ka lidhje toka ku ne jetojme me kullotat, me bagetine, me njerzit, me ujin dhe ajrin... ?

Natyrisht pergjigja eshte individuale por dhe kolektive. Do te ishte kollaj t’ja vinim fajin frekuences/ave qe ka trualli shqipetar, por eshte fakt per kedo qe e ka pare token tone nga lartesia e fluturimit me avjon, qe bimesia dhe gjelberimi ndryshon sapo kalon kufijte “artificiale” te Shqiperise.
Mos konsiderimi si nje organizem i gjalle i tokes, flores dhe faunes se bashku me NE sjell semundje, shkeputje nga jeta. Sot me shume se kurre popullata shqipetare po semuret ne mase nga semundje “te reja”, por njekohesishte po ashtu po semuret dhe sistemi yne ujor, ajri, toka, bimesia kafshet dhe shpezet po semuren dhe po zhduken. Efekti domino apo zinxhir i ketij organizmi te madh qe po semuret perdite e me shume ben qe njerzit te jetojne me instikte primitive te mbijeteses si frika, egoizmi, egersia apo gjuetia e me te dobteve nga me te fortet.
Ballkani eshte nje toke me vibracione te forta frekuencash elektromagnetike ku popullatat nuk gjejne dot nje gjendje ekuilibri ne rast se nuk arrijne ta “dominojne” kete frekuence. Dy shkenctare amerikane kane vite qe studjojne zona te ndryshme te globit dhe jane ndalur ne veçanti ne zonen e ballkanit ku dhe konfliktet kane qene te ashpra. Gjate ketyre viteve nje tjeter eksperiment famekeq i eshte shtuar fatkeqesise se popullates shqipetare ne veçanti dhe asaj rreth saj. Vendi dhe njerzit pas 90-tes po perdoren si kavje eksperimentesh masive per te provuar armet e reja jo konvencionale te forcave te erreta. Mesazhi qe po perpiqemi t’ju japim mund ta kaloje kufirin e preceptimit dhe te dijeve tuaja. Shpesh here realiteti ku jetojme behet irreal per vete faktin se të ndikuar nga frika nuk duam ta pranojme apo të shohim se si është ne të vërtetë ky realitet.

Por le ti kthehemi atij burimi te fuqishem dhe vital qe kemi brenda vetes sone: INTUITA.
Kudo qe jemi dhe sido qe jemi persa i perket arsimit, kultures apo eksperiencave te jetes te gjithe ndjejme se ka diçka qe nuk shkon. Diçka e madhe qe fillon e mbaron ane e mbane botes. Diçka e madhe po ndodh, siper kokave tona dhe thelle brenda nesh , brenda tokes... Dhe ne jemi te perfshire, perndryshe si mund te shpjegohet qe politikanet shqipetare po dominojne popullin si nje rrace vampiresh apo rreptilesh pa qene te lidhur me rreptilet e tjere..?!
Si munde ta linin superfuqite e asaj kohe Enver Hoxhen te ishte jashte listave te tyre?!
Si mund ti lene ata sot jashte listave reptilet e tyre te vegjel ne Shqiperi, te cilet “vaksinohen” çdo vit ne “klinikat e huaja” dhe rifirmosin kontratat e bashkepunimit?
Po reptilet i pjell dhe i ushqen populli. Ne mendjen dhe ne zemren e ç’do shqiptari e keqja ka zene vend dhe s’ka me meshire per jeten. Kur nje njeri nuk do jeten, kur nje popull nuk do mireqenien e tij, eshte i destinuar drejt fatalitetit, drejt gremines.

:( :( :( :(
 
Pe: Ese

Dite me shi


Mengjes.Bie zilja e celularit per tu ngritur per ne shkolle e une nderkohe tentoj me nje dore ta mbyll dhe me njeren dore mbuloj koken me jastek.Eshte qershor 3.I detyruar ngrihem por me iden se do jete nje dite ndryshe.Kete gje I injektoj trurit qe edhe po s’ishte e tille te behet.Pertej xhamit te dritares shoh ca rreze dielli tek pervishen nen perde pasi pallati perballe s’me le te me zgjoj dielli mengjesit,por nje zile e shemtuar celulari.
Filloj te vishem.Hap deren,nje ere e lehte me fshikullon lehte bluzen,dal ne rruge per te pritur shokun tim per te ikur ne shkolle por nje makine kalon ne nje pellgace te mbushur nga vaditsja e ujit te qytetit dhe me ben bluzen e bardhe pis.Ne shtepi nuk kthehem se do behem vone,shoku s’po vjen kshu qe marr rrugen vetem,cdo hap qe bej dielli sikur sa vjen e me shume po me largohet.Ndoshta po kalon ndonje re siper dhe hedh veshtrimin per larte,shikoj qe qielli eshte kristal.Nderkohe ne anen tjeter te rruges dielli vezullon.Hedh kembet se jam vone per oren e pare.Mberrij ne shkolle.Nuk ka njeri ne oborr ,ndoshta jam shume vone,ngjis shkallet me vrap.Me duket se sot kisha provim!Afrohem te dera,trokas po presorja spergjigjet qe te futem Brenda,I flas perseri por perseri marr te njejten pergjigje ‘heshtjen’ .Futem ne klase edhe pa leje,asnje s’hedh syte,asnje s’po shikon,te gjithe jane te perqendruar ne nje vend,perpara po asnje s’me ve re, as ajo goca me bishtaleca qe deri dje hidhte nje sy shkarazi,as me shikon njeri qe e kam bluzen e bardhe sterr .
Ulem ne nje banke ne fund,po as nje nga ata qe u flas perdit s’me foli ,mendohem,spo gjej nje zgjidhje,po bluaj me mendje.Hedh veshtrimin nga dritarja ,dielli po vazhdon te shnderrije,duket qe dita sapo ka filluar,dal nga klasa,I flas nje mikes time,por ajo as me shikon fare.Kujtohem qe kam bluzen pis dhe mendohem se mos nuk me flasin se u vin turp.Booh kush po i merr vesh njerzit sot.Ores tjeter s’me vehet ne mesim,dua te pi nje kafe edhe pse jam vetem,te pakten te me dali gjumi.Sa dal tek dera e shkolles,dielli kishte avulluar,ca pika te kristalta po binin nga lart,filloi shiu.Shpejtoj hapin dhe vete tek lokali im qe pi kafe.Duke pritur kamarierin ndez nje duhan,e thith e kollitem,sa here e thith aq here me shume po kollitem,e fik dhe pres kamarierin.Ai nuk vjen I flas,po r s’me degjon.Po ca kane keta te gjithe sot valle?Mos e kane lene me fjale per mos te me folur mua?Ne krahun tim tek tavolina perbri ulet nje cift.Ne muhabet e siper degjoj qe permendet emri im edhe afroj njerin vesh.Nderkohe qe nga zeri duket e njohur ,kthej koken dhe eshte e dashura ime.Eshte me nje cun.Dhe kthej koken per mos te me pare .Degjoj fjale jo fort te mira per mua dhe mendoj se mos po me ben ndonje shaka mqs me pa por jo s’me ka pare,ngrihem ne kembe per te me pare po ende s’po me veren,I dal perpara por tymi I duhanit te djalit te ulur perballe me fshin sikur me gome njeren pjese te dores dhe trembem,I flas vajzes por me kot s’me degjon,valle mos jam ne enderr apo thjesht jam ne realitet.Vendos te iki edhe pse me zemer te thyer se vajza…dal I tmerruar jashte bar-it dhe shoh doren qe mu fshi nga tymi,shiu perkeqesohet por vetem une po lagem?Si mund te ndodh kjo gje?Futem ne nje strehe,por si per cudi shiu me lag ende.Nuk e di ca po ndodh me mua,mezi po marr fryme,zemra sa s’po me can kraharorin,duart po me dridhen.Hedh veshtrimin rreth e rrotull,shoh vetem njerez qe I njoh po asnje s’po indinjohet te me denjoje qoft edhe nje veshtrim.
Iki qe andej I frikesuar,njeri s’me njeh ,asnje s’me sheh ,ndoshta kam…?Por si ka mundesi qe po eci ende?Shoh qe atletet po me behen ngjyre gri por jo nga shiu por po I del ngjyra.Dua te iki ne shtepi por jam shume larg,dua te ndez nje duhan,por cakmaku s’ndez,e provoj prape,por jo eshte e kot,mendoj te pyes dike per ndonje shkrepese por eshte e kot,asnje sme degjon.Edhe xhinset po me erren e po I del ngjyra,kerkoj ndihme,po ulerras,askush s’degjon,lotet po me rrjedhin por nuk duken nga shiu I bujshem qe po bie.Nxjerr celularin te marr te vetmin person qe s’do me harronte kurre,time mem.E marr po s’ka vale,e vrapoj deri sa po me merret fryma,gjunjte po me keputen nderkohe c’ngjyrimi I rrobave po vazhdon,tashme kembet spo I ndjej me,ul veshtrimin kembet po beheshin tym dhe po vinte drejt kraharorit.per fat te mire shoh time mem dhe endem drejt saj ti flas.Sa arrij,me degjon zerin por sa kthehet iu duk sikur dikush po I fliste,por spo me shikonte,ia beri nja 2 here me duar se nje tym I doli perpara dhe bota ime po rrotullohej,isha bere tym qe se shpejti do e merrte era dhe askush sdo me shihte me.Ashtu ndodhi,nuk kisha nje zemer,nuk kisha nje trup,thjesht me kishte ngelur shpirti por qe askush s’me shihte.Dhe fluturoj larg , por sdo ta harroj kurre kete dite me shi,shpresoj qe neser kur te zbardh mengjesi , nese do te zbardh perseri per mua mos te jete prape data 3 mbi te gjitha mos te bjere shi…

 
Pe: Ese

Sa me shume i afrohemi te sotmes tone, aq me e veshtire behet prespektiva per te gjykuar "te djeshmen"...
Kjo prespektive eshte aq e ndryshme per secilin nga ne, pasi secili ka Te sotmen e tij.
Kete prespektive zonjat si Janny Treible ( e cila i perkiste nje klase jo-aristokrate, por mendonte qe, nga pasuria e bashkeshortit te saj te klasifikohej si e tille), nuk mundeshin te shikonin "te djeshmen", pasi ajo i frikesonte, e per kete e perçmonin !
E sotmja per to eshte gjithçka. Pasuri, Fuqi, Qyteterim!
Te veshur me nje "kostum" verbues qe mbase dhe ato vete nuk gjenden brenda tij, "rrezatojne" ate pasuri materiale qe aq shume e lakmojne por nga ky rrezatim fitojne fuqine e te ekzistuarit! Sepse per to "te dukesh" eshte nje synim, e duke mbuluar te djeshmen ata shfaqin te sotmen!
Thone qe integrimi sjell qyteterim! Ja pra, Janny Treible e ksihte kuptuar kete vlere ne menyren e saj groteske! Pritjet e darkat neper "sallonet luksoze" te aristokracise, ishin frymezimi i saj per te pasuruar guardaroben e shpirit, i cili ishte aq i ftohte , e ne erresiren e varferise se tij, i mungonte fisnikeria! A i mjafton nje darke sallonesh per te pasuruar shpirtin?

Nuk dua te shkoj me thelle! Analogjia e kohes me pasqyron te sotmen !

Mirqenja materiale eshte nje kostum shume i rende, qe secili nga ne do e deshironte t'a vishte ! Nese masa e tij eshte jashte kritereve te trupit tone, sigurisht qe do n'a qendroje keq, madje rendesa e tij do n'a beje te "dukemi" nje klown, jo spese ne nuk kemi fuqine fizike, aspak, por sepse eshte veshtire t'a mbathesh, pasi ti nje "kostum" nga e djeshmja e ke perçmuar, e ke grisur apo zhubrosur, e ke hedhur diku tej, ne harresen e mohimit ! Dje ishe Ti, mbase Askushi, por e sotmja te shnderroi. Koha per ty eshte flori vetem sot ! Stacioni i arte ku Ti kerkon sa me shkelqyese te dukesh ! As ti vete nuk e kupton kete metamorfoze, pasi je shume e zene ne mbushjen e jetes mondane!

E si mund te mbushet e sotmja, kur ti te shkuaren me boshesi e mohon ?!
Oh, mikja ime e udhes te se njejtit tren Jete, mos u deshpero nese nuk arrin te gjesh dot Fisnikerin e shpirtit!
Ti shume material per te "blere" ate investon...Mundohesh ne çdo menyre te dukshme, pak nga shija e asaj fisnikerie te provosh por perseri ti je bosh ! "Shkelqimi" te zbraz, e ti mbetesh fillikat, lakuriq e zhveshur para shpirtin tend ! Ai tani me i huaj ndjehet, i braktisur dikur me nuk te ndihmon! Ne heshtjen e territ ku ti e ke debuar nje pytje te ben...:Valle, kur kostumin e rende kerkove te mbathesh, perse nuk investove per te me "mbathur" mua ?! Une s'do te braktisja, do isha aty me ty mes rrobave te bukura te shkelqeja pak ato sy ! Te te beja elozhe, ne qendrimin e stacionit tend te Kohes, te te quanin Zonje!

T'i them jo nga zemrimi, por nga deshperimi :- Ti fisnike nuk linde nga e djeshmja, e sa do te kerkosh, ne majat me te larta te se ardhmes te shkosh, e Tille nuk do behesh kurre!


CathedralOceansIII.jpg

(K.Lazebeu)
 
Pe: Ese

Leter e nje Emigranti


Po të lë popull italian. Të përshëndes e të uroj gjithë të mirat, mbetsh mirë Itali, ndoshta rishihemi serish.

Versioni italian i kesaj letre na ka mberritur ne adresen e redaksise se albanian news. Mund ta lexoni duke klikuar ketu ne italisht, ose vazhdoni leximin ne shqip

U diplomova para disa muajsh me nota të mira, dhe mendoja të vazhdoja të jetoja ketu. Jam një djalë i huaj, s’ka rëndësi nga ku. Menjëherë pas diplomës gjeta punë. Per fat të keq shefi im kërkonte prej meje 12 mijë euro per kthimin e lejes së qëndrimit për motive studimi në leje qëndrimi për punë. Me pak fjalë duhet të isha skllav i tij për 12 muaj, për të fituar një të drejtë që sipas ligjit tashmë më përket. Nuk pranoj, nuk mundem.

Kësaj here po dorëzohem. E desha këtë vend, kishat e bukura (dhe pse jam i një tjetër feje), verën e mirë, vajzat e bukura dhe intelektualët tuaj. Kam parë një koncert te Ligabue-s, kur është dashur kam dhënë dhe gjak, kam punuar si barist – në të zezë -, e lexoj çdo ditë “La gazzetta dello Sport”. Por nuk jetohet më kështu, unë nuk jetoj dot më kështu. Në këto pesë vjet që kam kaluar këtu kam dëgjuar sharje të çdo lloji, përdhunues, hajdut, ricettatore, vrasës, larës xhamash, pezzo di merda, bingo-bongo, cigan, negër dhe të tjera që tani nuk më kujtohen. Por unë nuk kam vrarë njeri, as përdhunuar, as vjedhur.

Në Bergamo disa naziskinë, ose neofashistë ose ku ta di unë, më rrahën për vdekje për shkak të ngjyrës së lëkurës sime. Unë veç kurrë nuk kam urryer bergamaskët për këtë. Nuk mundem. Më kanë akuzuar që isha pa strehë, që per të jetuar merresha me gjëra te dyshimta e që isha i papunë, kur studioja, dhe kur fillova të punoj më kritikonin se u kisha vjedhur punën italianëve. Absurde!

Kuestura ende nuk ka rinovuar lejen time të qëndrimit. Kam dorëzuar dokumentet në qershor te 2007 dhe më kanë caktuar një takim në datën 31 mars të 2009, në orën 12:41. Pyesni ministrin e brendshem, ai ndoshta mund t’ju sqarojë më mirë situatën.

Po ju lë atëherë, ndonëse “il Belpaese” do mbetet në zemrën time. Por, nëse më lejoni t’jua them, kini kujdes. E kaluara ju kujton se keni një eksperiencë të keqe pas krahëve, atë të ligjeve racore. Ju lutem, lexoni historinë dhe pastaj një gazetë ose lajmet, e ndoshta do kuptoni që është e njëjta urrejte e verbër, dhe kam frikë se kjo i ka arritur tashmë kufijtë e civilitetit dhe demokracisë.

Po përdor fjalët e një kënge për t‘ju thënë që ju kam dashur fort, tani po iki, kam qenë një extracomunitario, kisha një ëndërr, mirupafshim Itali, mbetsh mire….

Me keqardhje të madhe

Një çfarëdo
 
Pe: Ese

Trokite ne ♥ time atehere kur nuk e prisje dhe ne ate kohe te deshiroja aq shume. Pashe tek ti pasterti dhe sinqeritet, virtyte keto qe nuk shkojne pas njera-tjetren. Keto cilesi e reflektuan te une krejt natyrshem dhe duke krijuar DASHURINE TONE. Ti erdhe me rrezet e tua te zjarrta dhe ngrohet shpirtim tim te brishte duke shkrire cdo pjese te ngrurte brenda meje. Ti ishe gjithcka per mua deri ne momentin kur ti ngule nje thike te thelle brenda meje. Dhe nga ai moment shpirtin ma pushtoi dhimbja. Veprimet e tua te njepashnjeshme krejt ndryshe nga ati c'me kishe premtuar, bene qe te te hiqja nga zemra dalengadale. Besoja ne cdo fjale qe dilte nga goja jote por shume jam gabuar. Ti qenke talluar me ndenjen me te forte. Ti perbuze magjine e jetes... Shpesh kam genjyer veten duke justifikuar gabimet e tua. Shpesh kam kerkuar shpjegim vetes per tu dhene kuptim veprimeve... Por kot mundohesha, thelle-thelle e kuptova dhe une fytyren tende te vertete. Me shume dhimbje, por ti je njeri, me fal se di me a quhesh i tille...
Kisha shume frike, se dhe pse pas ndarjes, mendoja mos ♥ nuk do te do te mund te rezistone kaq shume... Te doja... Por s'ndodhi ashtu. Sepse vertet ti me shume paturpesi erdhe. Kuptova qe edhe gjithe ajo krenari e jotja ishte falco...Ne ate kohe une mora guximin t'ju shikoja ne sy jo nga dashuria tani me,, por fatkeqsisht nga urrejtja e gdhendur nga nje skulptor me grada te larta ne ♥ time. Nga ajo gdhendje akoma ka plage... Por sot ne shpirtin tim te brengosur nuk ndjej as urrejtje per ty, ndjej meshire. Se je ne njeri pa vlera qe nuk mertion asgje , as urrejtjen time ... E jo me faljen... :(
 
Pe: Ese

Ese kushtuar nje kushurires time e cila martohet ....Këto fjalë rrjedhin nga zemra ime ndoshta e vogël por janë të thëna me dashuri. E dashur kushurirë, për të thënë më mirë motra ime sepse e tillë ke qënë për mua, si flladi i erës në pranverë dhe si nje vale kaltëroshe qetësie shkroi ne librin tënd të jetës këtë datë të shënuar për ty dhe për të gjithë ne. Do ti kujtoj gjithmonë me mall kohën kur më mësoje, ndihmoje, e më qëndroje pranë për çdo gjë duke qënë busulla ime, që unë mos të gaboja. E unë në këtë ditë të bukur të jetës tënde teksa feston me njerëzit e tu më të dashur uroj nga zemra që ti te trashëgohesh e të kesh një jetë sa më të lumtur e plot shendet! Uroj që sa më shpejt misioni yt si femër të permbushet me sukses për te sjelle një jetë tjetër, një botë tjetër, një tjetër njeri të pafajshëm, një tjetër pasardhës e ta rrisësh me dashuri dhe edukatë siç jemi rritur dhe ne. Uroj që kjo të jetë dita e fillimit të viteve më të bukura të jetës tënde. Buzëqeshja mbizotëroftë në sytë e tu dhe të burrit tënd gjithashtu kurdoherë dhe kudo qe ndodheni, sepse ti me atë buzëqeshjen tënde ke qënë gjithmonë ngushëllimi dhe optimizmi im kur kam qënë e trishtuar... Me thjeshtësinë tënde më përqafoje, buzëqeshje dhe më thoje: Mos u mërzit motra ime, ditë të bukura do të vijnë përsëri. Kujtimet janë të bukura dhe domëthënëse edhe pse ndonjëherë të trishtuara, por pena e lumturisë dhe e dashurisë aty ku ke qënë ti prezente ka ditur të shkruajë rrjeshtat e saja duke mos lënë mërzitjen të mbizotërojë e për të qënë shoqja jote më e ngushtë. Kam besim që çdo gjë do jetë perfekte. Uroj të keni diellin para dhe erën pas. Të trashëgoheni...
 
Pe: Ese

Për 2 javë e shtymë vendimin për ta blerë . ا'do ditë ndalonim para vitrinave, e shihnim të habitur dhe me kureshtje .Më në fund , ditën e ditëlindes time ,më 12 të prillit , pyetëm se sa kushtonte. ''275 lira'' na pat thënë shitësi.ثshtë një ananas i cilësisë së parë , i freskët dhe i lëngshëm''Gruas time j'u duk i shtrenjtë, mua jo . Sigurisht në krahasim me kastravecat është i shtrenjtë por për një ananas jo .E blemë dhe e morrëm me vete.Pasi e sistemuam në një tas qëndronim duke e parë .I vinim rrotull, kërkonim të bënim miqësi , i theshim se sa i bukur dhe egzotik ishte. Në majë i kishte dalë një lule , një lloj palme, mbase nëse e kishim mbjellë ose vendosur në ujë do të ishte rritur shpejt dhe do të nxirrte lule.

Në hotel u përhap menjëherë lajmi që në dhomën numër 9-të kishin blerë një ananas. Erdhi gruaja që bënte pastrimin -deri atëherë nuk i kishim parë as hijen-na tha ta qëronim , ta prisnim në thela dhe ta linim të lyer me sheqer për një ose dy ditë . ''Budallallëqe'' tha komshia, një studente angleze. ''Hajeni me rum,është mënyra më e mirë''
Një bashkë -patriotja jonë me të cilën deri atëherë kishim shkëmbyer vetëm përshëndetje të shpejta futi poshtë derës një letër ''Mos dëgjoni asnjeri'' shkruante. ''nevojitet ta qëroni një shtresë të jashtme , sepse nuk është i ngrënshëm , por brendësia konsumohet kështu si është ''
Në mbrëmje e qëruam dhe e hëngrëm. Nuk kishte asnjë shije . Ishte pak më i keq se një kungull . Natyral , me sheqer apo rum, nuk ndryshonte gjë.E gëlltitëm me shumë mundim dhe pimë në fund dhe nga një gotë ujë .

Dy ditë më vonë takuam vajzën angleze në korridor .''J'u pëlqeu?'' pyeti.''Shumë '' j'u përgjiga. Ajo morri frymë thellë. ''ثshtë e kotë '' tha, ''ananasi mbetet ananas''
Që atëherë shpesh ndaloj para frtuashitëseve dhe shoh me përbuzje ananasët ..
I.O
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ese

ERRثSIRث

Errësirë, qetësi, asgjë nuk pipëtin, degjoj vetëm të rrahurat e zemrës time të shqetësuar. Gjithkund rreth meje mbrtëron qetësi absolute, asnjë zë, as edhe një pipëtimë. Sikur e tërë bota ka rënë në gjumë, sikur vet jeta ka pushuar! Të rrahurat e zemrës sime janë të vetmet që e mbizotërojnë këtë qetësi me zhurmën e tyre tik-tak, tik-tak, sikur ora me lavjerrës në shtëpinë tonë të vjetër.
Nuk e di, nga kjo qetësi absolute apo nga shqetësimi në rritje më duket se zemra ime e ndryshoi ritmin e të rrahurave të saj dhe tash më shumë më ngjanë në goditjet e ujit në rrotën e mullirit të vjetër që gjendej në fund të fshatit, se sa në tik-tak-ët e orës së vjetër.
Për një çast një krismë nga largësia më çrregulloi ritmin e zemrës sime dhe të frymëmarrjeve të mia. Për një çast mu duk se zemra ime ndaloi së punuari, frymëmarrjet mu bënë më të rënda, më të ngadalëshme. Vallë ishtë bumbullimë apo pëlcitje e ndonjë granate që e theu qetësinë e kësaj nate? Që ç’rregulloi ritmin e jetës sime? Vetëm një krismë! Shqetësim! Vallë çfarë do të vijë pas kësaj?! Një krismë tjetër, një bumbullimë…, një e rahur e ndërprerë e zemrës!? اfarë do të sjellin momentet në vijim? çfarë ditët dhe netët që janë para nesh? A thua kjo krismë ishte një ogur i zi, apo fillimi i fundit të një situate të mbajtur peng? Zonë lufte, terren jostabël, e ardhme e pa parashikueshme, ditët që nuk kanë prognozë, vetëm pritje, vetëm ëndërra të këputura, shpresa pa shpresë!?
Qetësi, asgjë nuk lëviz, sërish errësirë, sërish ritmi i njejtë, askush nuk bëzan, as nata! Edhe ajo pas kësaj krisme pa definicion po provon të bjerë në gjumë, po provoj edhe unë të fle së bashku me natën! Por kjo krismë ç’të ishte? Përse vallë nuk fle dhe unë, përse kur edhe natën e zuri gjumi. Zemër fli, e urdhëroj, por vallë i degjon ajo urdhrat e mia? Provoj ta qetësoj vehten dhe me dhunë i mbyll sytë, provoj ta kontrolloj frymëmarrjen time, ta vë në ritëm të rregullt, ti vë të rrahurat e zemrës në punë pa shqetësim. Ngadal filloj ti kontrolloj emocionet e mia, filloj të komandoj me ndjenjat e mia, ta vendosë qetësinë në shpirtin tim. Lehtë vërej se qapallat e mia po rëndohen, pamja ngadalë më mjegullohet, trupi po i lëshohet qetësisë së natës, ritmi i zemrës ngadalësohet dhe unë lehtë bie në gjumë. ا’ndjenjë lehtësimi, sikur jam duke lundruar në valët e qeta të detit që me lehtësi më përkundin siku dikur dora e nënës sime, kur në djepin e drurit më vinte në gjumë duke më kënduar ninulla, kurse sonte ninulat po mi këndojnë valët e detit?!
Unë ika nëpërmjet valëve të detiti në qetësinë time shpirtërore, ika në gjumë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nesër vjen një ditë e re, një ditë me shpresa të reja…
 
Pe: Ese

Kujtim vjeshtuk...

Nuk ka farësoj ndjenje më të trishtë se të ndjehesh vetëm. Një gjethe vjeshtuke kur pranvera rrezëllin në harbim. Vetmueshëm, prehesh ndër njëmijë e kusur gjethe të jeshilta. Tërë freski të kujtojnë atë çka nuk je, por sa do të doje të ishe!
Trungu mëmë tanimë s’të llogarit më në defter. Për të je veç një qeraxhi borxhli, që për hir të ditëve që të kanë mbetur, nuk ia vlen të të flak përdhe. Megjithatë me zemërgjerësinë nuk duhet tepruar. Veç hijes së një dege madhoshe, pak më e dobët se vetë trungu, strehë më të mirë nuk mund të ketë për një plakaruqe gajretmadhe. (Më kollaj mund të trokitej dielli me hënën, sesa mund të t’a spërkas drita trupin e ngratë në atë vend.)
Herëmëherë, era kujdesshëm tallet me ty, duke të përkundër nën një melodi kërcerimash gjer në … Jo! Kërcima shpëtimtare nuk dhurohet. ثshtë çuditërisht ende herët.


autumn_leaves.jpg
Nga Reald Keta*
(Tirana Calling)
 

Attachments

  • autumn_leaves.jpg
    autumn_leaves.jpg
    137.7 KB · Shikime: 0
Pe: Ese

Paqja shpirterore

Qetesia e mendjes eshte nje nga margaritaret e bukur te mençurise. Ajo eshte rezultat i perpjekjes se gjate dhe te durueshme ne vetekontrol. Prezenca e saj eshte indikacion i pervojes se pjekur, dhe i njohjes me shume se te zakonshme te ligjeve dhe te operacioneve te mendimit.

Nje njeri behet i qete ne masen qe e kupton vetveten si qenie e evoluar nga mendimi, sepse ajo njohuri e ben te nevojshem kuptimin e te tjereve si rezultat i mendimit, dhe derisa ai e zhvillon te kuptuarit e drejte, dhe derisa ai i sheh gjithnje e me qarte relacionet e brendshme te gjerave nga veprimi i shkakut dhe i efektit ai i ndal nervozimet, inatosjet, brengen dhe hidherimin, edhe mbetet i balancuar, i palekundur, paqesor.

Njeriu i qete, qe ka mesuar se si ta qeverise vetveten, e di se si ta adaptoje vetveten me te tjeret; dhe ata, ne anen tjeter, e nderojne fuqine e tij shpirterore, dhe ndiejne se mund te mesojne nga ai dhe te mbeshteten ne te. Sa me i qete behet nje njeri, aq me i madhe shte suksesi i tij, ndikimi i tij, fuqia e tij per te mire. Madje edhe tregtari i zakonshem do ta shohe se prosperiteti i biznesit te tij rritet derisa ai zhvillon vetekontroll dhe gjakftohtesi me te madhe, sepse njerzit gjithmone do te preferojne te kene pune me nje njeri, sjellja e te cilit ka nje qetesi te fuqishme.

Njeriun e qete gjithmone e duan dhe e nderojne. Ai eshte si nje shkemb strehues ne stuhi. Kush nuk e do nje zemer te qete, me disponim te kendshem e te balancuar? Nuk ka rendesi a bie shi apo shkelqejne rrezet e diellit, apo çfare ndryshimesh vijne te ata qe i posedojne keto bekime, sepse ata jane gjithnje te kendshem, paqesore dhe te qete. Ai balac i shkelqyeshem i karakterit te cilin e quajme paqe shpirterore eshte fruti rezultat i shpirtit. Ai eshte i çmueshem si urtia, eshte per t'u deshiruar me shume se sa floriri; po, me shume se sa floriri i persosur. Sa i parendesishem duket kerkimi i thjeshte i parave ne krahasim me jeten paqesore, nje jete qe jeton ne oqeanin e te Vertetes, nen vale, pertej arritjes se stuhive, ne Qetesine e Perjetshme!

Sa shume njerez i njohim qe thartojne jetet e tyre, rrenojne gjithçka qe eshte e kendshme dhe e bukur nga temperamenti shperthyes qe e shkaterrojne balancin e tyre te karakterit dhe bejne gjak te keq! Thua valle a eshte e mundur qe shumica e njerezve te mos i rrenojne jetet e tyre dhe te shemtojne lumturine e tyre nga mungesa e vetkontrollit? Sa pak njerez takojme ne jete qe jane te balancuar mire, qe e kane ate ekuiliber te jashtezakonshem e cila eshte karakteristike e karakterit te perfunduar!

Po, njerezimi ngre dallge me zemerim te pakontrolluar, eshte i trazuar me hidherim te paqeverisur, demtohet nga shqetesimi dhe dyshimi, vetem njeriu i urte, vetem ai qe ka mendime te kontrolluara dhe te pastruara i ben ererat dhe stuhite e shpirtit qe t'i binden atij.

Shpirtra te goditur nga fatkeqsite e shpeshta, ku do qe mund te jene, ne çfaredo kushtesh te jetojne duhet te dijne qe ne oqeanin e jetes ishujt e bekimit jane duke buzeqeshur, dhe bregu diellor i idealit tyre e pret ardhjen e tyre. Duhet te mbajne doren vendosmerisht ne timonin e anijes se mendimit. Ne anijen e shpirtit tyre te dremise Kapiteni komandues i cili nuk ben asgje, eshte ne gjume dhe duhet zgjuar.

Vetekontrolli eshte force.
Mendimi i Drejte eshte mjeshteri.
Qetesia eshte fuqi.
Thuaji zemres tende "Paqe, ji e qete!"
 
Pe: Ese

ا'eshte vetedija?

Vetedija, ç'fjale e mrekullueshme shqipe. Por kjo fjale nuk duhet ngaterruar me ate fjalen e thjeshte te perditshme kur kemi te bejme me situata ku njerzit, per shkak se u bie te fiket, humbin vetedijen. Ose, pasi te permenden, u kthehet vetedija. Ne perdorimin tim kjo fjale ka kuptimin e fjales se huaj koshience, ose dhe nje fjale tjeter shqipe - ndergjegje.

Vetedija, pra eshte dija e pervetesuar, dija e asimiluar, dija e metabolizuar. Nuk mjafton, per shembull, njeriu te thote se di qe shendeti eshte themeli i lumturise. Nese njeriu, me mendjen e tij, me menyren e ushqimit te tij dhe me sjelljet e tij e demton shendetin e tij, ai, ne te vertete nuk e di se shendeti eshte themeli i lumturise. Nese ate qe e thote, nuk e zbaton ne jete, atehere kjo do te thote se ajo dije nuk eshte dije e pervetesuar nga ai, por eshte dije jashte vetes se tij.

Populli yne e thote bukur se po s'e pate shendetin, te kesh edhe gjithe boten nuk te vlen asgje. Mirepo, nqse kjo dije nuk pervetesohet, vetem perfolet e shkruhet, atehere mbetet vetem dije e fjetur, per me teper mbetet dije e vdekur, e mbeshtjellur ne fjale e ne leter. Vetem dijen, te cilen njeriu e perdor dhe e ve ne jete, e zbaton ne jete, behet dije e tij, behet dije e gjalle. Ne kete shembull, vetem ai qe ne teresi i permbahet dijes per ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shendetit eshte shendetesisht i vetedijshem. Te tjeret qe pjeserisht ose pergjysme zbatojne dijen per ruajtjen, mbrojtjen dhe forcimin e shendetit, ata jane shendetesisht pjeserisht ose pergjysme te vetdijshem.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ese

PO DIELLI ا’KA ME MUA?

Edhe drita e diellit këtu nuk ngroh, vetëm lehtë të miklon fytyrën. Si duket edhe ai e di që në vendin e huaj nuk duhet të të ngroh, nuk duhet të të ofroj kënaqësi, ashtuqë qëndrimi këtu të jetë sa më i shkurtër. Nuk e di, nuk e kap dot, si është e mundur që i njejti diell në vendin tim më ngroh më shumë?! Apo ndoshta nuk është vetëm dielli, por është reflektimi që rrezeve të këtij dielli i bënë toka e mëmëdheut! Vallë të jetë kjo e vërtetë? Dikur sa nuk e kisha lëshuar vendin tim, këtë nuk e kuptoja dot, por tash e vërej që gjithëcka në vendin tim është më e ngroht, më miqësore, më e afërt, me më shumë dashuri!? Këtu, në këtë atmosferë armiqësore, as dielli nuk ngroh, as hëna nuk ndriqon netët e errëta skëterrë, as fytyrat e njerëzve nuk janë miqësore, edhe të qeshurit e tyre është si një ngërdhezje, edhe përshëndetja e tyre si një sharje, edhe shikimi i tyre si një shigjetë therrëse…Vallë këta njerëz këtu janë të tillë vërtëtë, apo vetëm mua kjo atmosferë, ky vend, ky ambient më duket aq armiqëror sa nuk e përballoj dot. Gurët nëpër të cilët shkeli, më duken sikur thepa malesh që më shpojnë në zemër, barrikadat, sikur rrethoja të një burgu që po më zë frymën. Kahdo që sillesh, barikada, kahdo shikon mure betoni, kahdo që shkelë gurë, gurë dhe vetëm gurë. Ky vend të bën të të marrë malli për baltën e vendit, për drunjët e pyllit që këtu nuk i sheh askund. Më duket se atje edhe bora që bie është më e ngrohtë, edhe era kur fryen më miqësore, edhe shiu kur bie më freskues…e këtu asgjë, asgjë nuk e ka efektin e duhur, asgjë nuk ka shije, asnjë veprim nuk ka llogjik, asnjë fjalë nuk ka kuptim dhe asnjë buzëqeshje nuk ka efektin e vet. Jo që nuk të buzëqesh askush, sepse këtu ti je një numër, një i huaj, një shkelës në tokën e tyre…po përse vallë unë, përse…vallë nuk janë shkelës ata që më morën në punë… ç’faj kam unë? Vetëm po bëj punën time, përse të më urrejnë? Po, po kanë të drejtë, edhe unë jam armiku që po ua uzurpon tokën, edhe unë jam pjesë e okupimit të trollit të tyre…edhe unë…Po dielli ç‘ka ka me mua, vallë edhe për të jam armik në këtë vend? Po hëna përse nuk mi ndriqon netët e kaluara në vetmi, çfarë i kam bërë unë asaj? Po gurët pse më lëndojnë, ç’punë kanë ata me mua?
Po po, nga ç do anë vije zëri: Ti je armiku i këtyre trojeve, ti je armik, armik….armik…
 
Pe: Ese


Bota dhe maredheniet njerezore jane te thjeshta e te qarta vetem per dy kategori njerezish: njerezit e medhenj mendjendritur dhe njerezit e vegjel e medioker. Te tjeret enden pafundesisht mes dyshimit e shpesh jane te influencueshem. Per njeriun e vogel ose njerucin, sic do ta quaj me tej per lehtesi, bota reduktohet ne nevojat personale. Kjo i dikton atij qe te rrije nen hijen e te fuqishmit (se vete s’ka per t’u bere kurre i fuqishem) si lepires oborri i cfaredolloj gjeje qe t’i vihet perpara. Ai nuk ka pervecse nje ideal dhe ky ideal eshte vetvetja. Ai do ta mbeshtese padronin e tij derisa ky te jete i fuqishem, por kujdes, njeruci ndryshe nga njeriu mesatar, do te jete i pari qe do te shkele mbi objektin e lepirjes se tij sapo ky te fundoset. Pra njeruci nuk ka bese e kushdo qe mendon se mund te miqesohet me te, e paguan heret a vone ne kurrizin e vet. Duke pasur si ideal vetveten, njeruci nuk ka vlera dhe eshte i pamoralshem. Njeruci kerkon gjithmone konformizem sepse vetem ashtu me ane te teknikave te veta te lepirjes mund te dale ne pah. Njeruci sheh bardhe e zi: “E mire per mua dhe e keqe per mua”. Pra njeruci eshte subjektivizuesi absolut e per te nuk ka dyshime! Njeruci do te godase pa meshire e ne cdo forme kedo qe i prek atij padronin, pra burimin e mireqenies personale. Njerucet i perkasin te gjitha grupimeve njerezore, te gjitha klasave, te gjitha feve, te gjitha kombeve. Njerucet pra, i gjen kudo.

Kategoria tjeter e njerezve per te cilet bota eshte e thjeshte, jane njerezit e medhenj e mendjendritur. Mendjendrituri, qendron ne maje te shkalles se evolucionit njerezor dhe e sheh te plote spektrin e ngjyrave. Meqenese une i perkas shtreses se mesme te njerezve, nuk mund ta pershkruaj botekuptimin e nje njeriu te madh. Megjithate ndonese nuk shpjegoj dot pse-te, une mund te dalloj shfaqjet. Mendjendrituri prodhon vlere kryesisht ose teresisht per te tjeret. Duke i pare te gjitha ngjyrat, ai ka nje koncept te drejte e largpames per boten. Ky koncept e ngre ate aq sa te kuptoje aresyen dhe vleren e jetes, aresyen e idealeve, te vlerave dhe te moralit. Mendjendrituri nuk ka kufinj ne mendje e ne shpirt dhe, ndonese nuk eshte moralist, ai ka moral te larte. Mendjendrituri e kupton se ku qendron dhe se sa i madh eshte. Si i tille ai nuk ka nevoje te bjere ne ujdi me ndokend per t’ia rregulluar statusin apo per t’i siguruar atij jetesen. Per keto aresye ai nuk ben kompromise, nuk ka shume fytyra, nuk ka standarte te shumefishta, nuk eshte konformist, nuk eshte manipulues dhe eshte i beses. Mendjendrituri eshte, nga natyra, absolutist.

Prej njerezve te medhenj e mendjendritur na vijne ide si ajo qe dija njerezore eshte dije kolektive dhe se homogjeneizimi i races njerezore eshte i demshem pasi pengon progresin kolektiv ne te gjitha fushat. Prej tyre na vijne idete se ne bote asgje s’eshte e mire apo e keqe ne vetvete, vecse e mire dhe e keqe per racen njerezore e ne kete sens ne i japim kuptim pozitiv apo negativ gjerave ne baze te veprimeve dhe pasojave qe keto kane. Se fundmi, morali dhe etika jane absolute vetem sepse ne si race kemi instinktin e ruajtjes. Pa to, ne do te shuheshim per pak kohe. Ne jemi drejt shuarjes. Ketu pyes veten se sa vlere do te kete nafta, dija, nacionalizmi i semure, urrejtja qe kemi per njeri-tjetrin, luftrat qe bejme, gjaku qe derdhim.

Ne fund, ne jemi nje kokrrize rere ne univers…
Marre nga libri : Degjo Njeruc (Vilhelm Raih)
 
Pe: Ese


Për disa që hanin fëmijët


Pata zënë vend në tren dhe po lexoja gazetën, kur zotëria aty pranë filloi ta ngiste llafin: “A e shihni në ç’kohëra po jetojmë? Besoj e lexuat sot lajmin për atë tipin që vrau gruan shtatzënë. Keni dëgjuar besoj edhe për ata të dy që ca muaj më parë masakruan familjen e fqinjit, për të vetmin shkak se kishin ngritur paksa volumin e radios? Po për atë prostitutën rumune, që për një zënkë kot më kot ia rrasi çadrën në sy të bijës së botës? Pastaj, kohët e fundit, sa nëna kanë vrarë fëmijët e tyre? Po ai që vrau të bijën (s’është as për të thënë, por ky ishte ekstrakomunitar dhe musliman madje) vetëm që ajo të mos martohej me një kristian? Dhe, po të kthehemi pak prapa, ju kujtohet ajo vajza nga Novi që masakroi nënë e vëllaçko bashkë? Po ata që rrëmbyen fëmijën e komshiut e mandej e vranë vetëm sepse i bezdiste me të qarat e tij? ا’bëhet kështu, more?!”

Iu ktheva e i thashë se, me sa dukej, ai nuk i dinte të gjitha. Po të kishte lexuar me vëmendje edhe ato që pata lexuar unë (në internet madje), do t’i binte mendjes se lista nuk mbyllet me kaq. Keni lexuar për ngjarjen e Piaçencës? Njëfarë Mennini, për të shpërblyer atë që e ndihmoi në biznes i la në dorë të bijën, edhe pse e dinte mirë se ishte njeri pa skrupuj dhe do ta masakronte. E pastaj u largua qetë-qetë në punë të vet, pa e bërë qejfin qeder. Ndërkohë, meqë i shoqi ishte ende larg, njëfarë Egidi, ashik me të ardhme të ndritur, filloi t’i vardisej zonjës Mennini dhe e shtiu në dorë. U rehatua paq në shtëpinë e saj dhe kur burri u kthye nga udhëtimi, në bashkëpunim me jaranen, e hoqën qafe,. Nuk di kujt ia hodhën fajin për këtë krim, bënë sikur u përlotën gjatë varrimit, por djali i Menninit i ra hiles. Kthehet nga jashtë shtetit ku studjonte me një bursë Erasmus, vret Egidin dhe s’u kënaq me kaq, por vrau edhe t’ëmën (pati dorë dhe e bija, sepse donte ta shpëtonte vëllanë duke u dhënë hetuesve indicje të rreme). “Dreq o punë!” – psherëtiu zotëria.

Po për zonjën Medi di Molfetta, ke dëgjuar? Burri e ndau dhe ajo për t’u hakmarrë ia vrau djemtë, ngaqë e dinte se i shoqi i kishte pikë të dobët. “Për perëndi, s’paska më besë e fe, në vend t’i priste herdhet burrit për inat të shemrës, shkon e vret evlatërit e saj” – fillon të qahet bashkëudhëtari im. “Po nëna janë këto? Them se do jetë ndikuar nga televizioni dhe nga ca programe të dhunshme që i bëjnë ata komunistët.”

Tani s’i shqitem më. I them se mbase zotëria s’ka dëgjuar gjë për njëfarë Croni di Saturnia, i cili për punë trashëgimie a ku ta di unë se për çfarë, ia këputi herdhet t’atit. Pastaj, ngaqë s’donte fëmijë dhe njëlloj haku e kishte, falë përvojës që krijoi nga marrëdhënia atërore, e detyroi gruan të dështojë dhe ia kullufiti fetusin e shkretë. Më kthehet zotëria: “Mos vallë ky bënte pjesë në ndonjë sekt satanik, mos kur ka qenë i ri ka pasë hedhur gurë nga urat mbi autostradë, e mos kushedi komshinjtë e mbanin për djalë të mirë? Le që ç’e nget më tej, ja, në gazetën që po lexon zotëria juaj, tanimë po i thurrin lavde abortit dhe martesave mes travestitëve.”

Gjithsesi, i them, pjesa dërmuese e krimeve seksuale sot po kryhet brenda gjirit të familjes. Bën vaki keni dëgjuar për një Lai di Battipaglia që e vrau i biri; pastaj ky vajti e ra me t’ëmën, dhe kjo vrau veten, ngaqë s’e duronte dot këtë turp. Po dhe në një qytezë aty afër, ca të quajtur vëllezërit Tiesti, vranë për interes vëllanë prej babe; pastaj njëri nga të dy u lidh me gruan e tjetrit dhe, ky i fundit, për të marrë hak, ia therri djemtë, i poqi në zgarë e ia gostiti në tryezë të vëllait. Dhe ky i përlau si të ishin hamburgera Big Mac, pa ditur fare se ç’po kapërdinte.

“Krisht o perëndi, - thotë bashkëbiseduesi im, - po ç’ishin këta vallë, italianë apo ekstrakomunitarë?” Jo, ia pres unë, se të gënjeva një fije për emrat dhe për vendet. Të gjithë këta ishin grekë dhe ndodhitë që të rrëfeva nuk i kam lexuar nëpër gazeta, por në fjalorin e mitologjisë. Zoti Mennini ishte Agamemnoni, që vajzën ua blatoi zotave për të patur fat në ekspeditën e Trojës; vrasësi i tij që unë e quajta Egidi, në të vërtetë ishte Egjisti, gruaja besëshkalë ishte Klitemnestra, të cilën më pas e vrau i biri, Oresti. Zonja Medi ishte Medea, zoti Croni ishte Kroni, romakët i thoshin Saturni, zoti Lai ishte Laiu, i vrarë nga i biri, Edipi, kurse gruaja që kreu inçest ishte Jokasta. Më në fund e më në bisht, vëllezërit Tiesti ishin Tiesti që hëngri fëmijët e vet dhe i vëllai, Atreu. Fundja këto mite janë djepi i qytetërimit tonë, s’jemi në këtë botë vetëm falë martesës së Kadmit me Harmoninë. Asokohe, për këto ndodhira hera-herës shkruhej një tragjedi apo një poemë, ndërsa sot gazetarët turren pas kronikës së zezë dhe me të mbushin vetëm nja dy-tri faqe. Mbasandaj, po të llogarisim që sot jemi gjashtë miliardë, kurse atëhere popullata e botës që njihej ishte aty tek dhjetëmilionëshi, dhe po të bëjmë raportin, i bie që më tepër vriteshin atëbotë se sa sot. Të paktën në jetën e përditshme, duke përjashtuar luftërat. Ngaqë ku i dihet, mbase Agamemnoni ka qenë ku e ku më i keq se Bushi. (Umberto Eco)
 
Pe: Ese


Bota, siç e shikoj unë...

Sa të çuditshem jemi ne të vdekshmit! Secili prej nesh është ketu për një qëndrim të shkurtër; për ç’qëllim askush s’e di, megjithëse nganjëhere na duket se e kuptojme pse-në. Por pa u menduar shumë secili e di nga jeta e përditshme se ai ekziston për të tjerët: së pari për të gjithë ata, prej ku varet tërësisht buzëqeshja dhe mireqenia jonë vetiake, dhe pastaj për shumë te tjerë, të panjohur për ne, me fatin e të cilëve jemi lidhur prej simpatisë. Përditë me qindra herë sjell ndërmend se jeta ime e brendshme dhe e jashtme është e mbështetur në punën e të tjerëve, të gjallë apo te vdekur, dhe se duhet të detyroj vetveten të jap në po atë mase ëkam marrë dhe vazhdoj të marr.

Kurrë nuk e kam parë rehatinë dhe lumturinë si qëllim në vetvete; ky ideal i gënjeshtërt do te ishte i denjë vetem për derrat. Idealet që kanë ndriçuar jeten time dhe kohë pas kohe më kanë dhënë kurajo të re për ta përballuar me gëzim jeten, kanë qenë E mira, E bukura dhe E vërteta. Pa sensin e të qenit i afërt me njerëz të ngjashëm, pa preokupimin me botën objektive, përjetësisht e paarritshme në orvajtjet e artit dhe shkencës, jeta do të kishte qenë krejt e zbrazët për mua. Objektivi i trefishtë i përpjekjeve njerëzore - posedimi, suksesi i sipërfaqshëm, luksi, kanë qenë për mua gjithmonë të përbuzshme.

Pasioni im për drejtësi e përgjegjësi shoqërore nuk është nxitur kurrë nga nevojat e mia vetiake, për të pasur kontakte te drejtpërdrejta me njerëz e komunitete. Une jam në të vërtetë “nje udhëtar i vetmuar” dhe kurrë nuk i kam përkitur me gjithë zemër vendit tim, shtëpisë sime, miqve te mi, as bile rrethit të ngushtë të familjes; përballë këtyre lidhjeve nuk e kam humbur kurrë ndjenjën e distancës dhe nevojës për vetmi.

Ideali im politik është demokracia. اdo njeri të nderohet si individ dhe askush të mos shndrrohet në idhull. ثshtë një ironi e fatit që unë vete kam qenë objekt i nje adhurimi të tepruar, megjithese jo për fajin apo meritën time. Arsyeja e gjithë kësaj duket ka qenë dëshira, e paarritshme për shumë njerëz, për të kuptuar ato pak ide të cilat unë munda t’i arrij pas një përpjekjeje te pareshtur. Për mua është krejtësisht e qartë se që një organizatë të arrijë qëllimet e veta duhet patjetër që dikush të udhëheqë me mendim e drejtim dhe të mbajë përgjegjësinë. Por pa shtrëngim, njerzit duhet të jenë të aftë të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Sipas mendimit tim, një sistem autokratik shtrëngues shpejt degjeneron, forca i josh njerëzit me moral te ulët. E vetmja gjë e vlefshme në procesin e jetës njerëzore, sic më duket mua, nuk është pozita politike, por ajo krijuese, ndjenja e individualitetit, personaliteti; vetëm ajo krijon fisniken dhe sublimen, ndërsa c’mbetet së këtejmi është turma e amullt dhe e topitur në mendim e ndjenjë. Ky argument me sjell tek shfaqja më e shëmtuar e turmave, tek sistemi militar, i cili me ndjell krupë...Kjo murtajë e qytetërimit duhet të zhduket sa më parë. Heroizmi ushtarak, dhuna e pandjeshme, dhe gjithë ai moskuptim i neveritshëm që ngrihet në emër të atdhetarizmit –që i urrej me gjithë shpirt.

Përvoja më e mrekullueshme, që mund te kemi, është e mistershmja. ثshtë ai emocion thelbësor që qëndron në themel të artit dhe shkencës së vërtetë. Kushdo që nuk e njeh këtë ndjenjë dhe nuk habitet, nuk mrekullohet, është si një i vdekur dhe sytë e tij janë të errësuar.Ka qenë përvoja e së mistershmes, qofte edhe e përzjere me frikën, krejt zanafilla e fesë. Dijenia për një ekzistencë të cilën nuk mund ta penetrojmë, perceptimet tona për arsyen më të thellë dhe për të bukurën më të shkëlqyer, të cilat vetëm në formën e tyre më primitive janë të kapshme nga mendja jonë: kjo është dija dhe ky është emocioni që përbëjnë besimin e vërtetë. Në këtë kuptim, dhe vetëm në këtë, unë jam një njeri thellësisht fetar…Unë jam i lumturuar me misterin e eternitetit të jetës dhe me një njohje, një kuptim, të strukturës së mrekullueshme të ekzistencës ashtu si dhe me përpjekjet e përulura për të kuptuar qoftë edhe një copëze të vogël të Arsyes që shpreh vetveten në natyrë. Albert Einstein

 
Pe: Esse

NATA....
-C'fare?Perse e fike driten?Ej....nuk te shoh...ku je...Eja ketu,te kapa........
em....sa frike te qendrosh ne erresire.Shume frike........
Ne ato caste u ndezen dritat perseri,dhe rruget e qytetit disi u bene me te hapura,
neper pallate,neper lokale,kudo qe te shkosh neper qytet.Mbi koken e qytetit qendron hena lajkatare
ne qiellin e zi........dhe duket se po me perqesh.
Papritur ra nje qetesi e plote ne qytet,te gjithe njerezit u zhduken per pune sek.e nata.
Ne nje moment qyteti qendron i qete,ne nje moment tjeter degjohet zhurma e nje bufi,i cili
qendron ne maje te pemes.
-Eh,kur vjen nata,kur vjen nata.......malet,fushat,lumi,brigjet,rruget gjithshka zhytet ne erresiren e pafund.
Zgjohem ulem dhe degjoj akrepat e ores duke thene se po afron mengjesi.Nate e frikshme nje nate plot qetesi,
nje nate kur njerezit pushojne,ndersa un mendoj per te nesermen akoma pa u gdhire.
Nuk me behet gje tjeter,vetem te degjoj heshtjen e zymte qe me rrethon.
-Nata...e flak tutje mantelin e saj ne ngjyre te zi,duke na rrethuar.
Nuk ize bese nates,ku i dihet c'ka nuk ndodh,me rrethon frika.
Detyrohem,qe te shtrihem qe te mos kem frike nga nate,ta luftoj ate.
-Nate,...qetsi......nate...vetmi!!!
 
Pe: Ese

C'ti them vdekjes kur te me pyes : Ku e ke zemren?

-Jepja dashurine !

Po cilen dashuri, ate dashuri qe e ndjeva apo ate dashuri qe ma dhane??
si ta mbush kete zemer me mallin e dashuris, ate mallin qe te futet si zjarr e te bene hi e ai hi te jete deshmi se une dashurova..?

C'ti them vdekjes kur te me pyes : Ku i ke ndjenjat?

-Jepja gjakun !

Po cilin gjak,tani qe ky gjaku im u ftoh e ka humbur rendesine per jeten time
tani qe nuk rrjedh më e humbi mrekulline e dikurshme
ahh.. si ta nxeh edhe nje here, qe te jete deshmi e ndjenjave te mia.?

C'ti them vdekjes kur te me pyes : Ku e ke fillimin?

-Jepja fundin

Po cilin fund, kur ky fund me zuri te papergaditur...
hmm... apo mos duhet ta bind vdekjen se fundi im eshte varri
por... cila eshte deshmia qe fundi im eshte pikerisht ai ?! Cila ?

-Dheu

Po cili dhe, ky qe me ka mbuluar apo qe e shkela me kembe aq shum vite e kurr nuk ia dita rendesine
valle kjo te jete me vertet deshmia ime ?!

C'ti them vdekjes kur te me pyes : Ku e ke erresiren?

-Jepja driten

Po cilen drite, ate te diellit apo te shpirtit ?
a mos vdekjes i duhet drita qe ta shohe erresiren time,ose... duhet ti them vdekjes qe une vete jam erresira, apo... ndoshta ajo do te me zbuloj vete ?
Po sikur te jete ajo qe cdo dite me percolli e qe cdo dite me tha degjoje zerin qe kurr nuk foli.. se ai qe nuk flet me ze, mengjesi e gjen zgjuar!

Ehh kush e di ! :(

C'ti them vdekjes kur te me pyes : Ku e ke kengen?

-Jepja tingujt

Cilet tinguj... ata qe kur kalonin para meje me falnin vemendjen apo ata tinguj qe ma falen kenaqesin e djallit qe pas tyre u hutova ?!

U hutova aq shum sa qe ende me sillen neper koke e po me thone ''prite, prite zjarrin se ai eshte per ty,e kur ta takosh thuaji qe te me prese edhe mua se une nga zjarri jam dhe ne zjarr do te perfundoj''.

C'ti them vdekjes kur te me pyes : Ku e ke punen?

-Jepja duart

Po cilat duar, ato qe shum me ledhatuan apo ato qe disa here me kishin ndalur frymen teksa flija me to?
ato duar qe ende jane te lodhura nga jeta... ahh duart e mia, aq te lodhura sa qe nuk do pranojne as me te voglen deshmi ne favorin tim tek vdekja!

E c'ti them vdekjes nese me thote : Me jep mjaltin

-Jepja bleten

Po cilen blete,ku ta gjej.. A mos duhet tia jap ate bleten qe shum here me thumboi duke menduar qe jam lule?
apo... kjo blete me thumboi per t'me treguar qe ta marr me vete,se ndoshta ku i dihet... edhe me hyn ne pune si deshmi ne vdekje !

Ahh ....Sa i rende ky fundi im... po ku te jete valle, mos ai eshte prane meje apo po e pret fillimin tim ??
 
Titulli: Pe: Ese

8 Marsi

Kjo dite tek ne nuk duhet festuar. Nuk duhet festuar sepse statistikat flasin se kjo dite është Dite Hipokrizie. Femra nuk duhet te trajtohet nje dite me sjellje fisnike, por çdo dite. Per kete obligon burrin qyteterimi i sotshem: Kushtetuta dhe te drejtat e njeriut. Femra eshte Njeri: Respekti dhe mirenjohja jane obligim i perditshëm i njeriut ndaj njeriut.

Aty ku gruas i kufizohet liria, behet fjale per liri selektive gjinore dhe diskriminim te madh. Aty ku neperkemben te drejtat e grave, aty ku gruaja keqtrajtohet shpirterisht dhe fizikisht, shfaqen edhe "xhentlemen" me ndergjegje te demtuar, por me trendafila ne dore. Ata ndoshta edhe mendojne se po bejne mire nje here ne vit, por, te nesermen, i japin vetes te drejten te sillen, ashtu si nuk e meriton as njeriu, as kafsha. Madje, edhe ate dite, me tete mars, per gruan nuk ka feste te njemendte. Ajo duhet t’i mbaroje detyrat si çdo dite dhe, nje tufe lule nuk ndryshon asgje, por ne shume raste flet per pranimin e terthorte te fajit. Madje, edhe rrit pritshmerinë tek lulesjellsi, sepse ai me kete akt, mendon se u shkeput nga norma. Nje numer bukur i madh, nuk di as ditelindjen e gruas. Ata dine te shajne, te kercenohen dhe te fajesojne grate per te gjitha falimentimet e veta, por sot blejne nje trendafil apo nje rrashte me lule! Edhe kur nuk mund ta kontrollojne veten, ata perseri fajesojne grate. Ata duke mos pranuar fajin e vet, deshtimet e tyre, nuk ecin kurre perpara dhe nuk korrigjohen, sepse fajtori kujdestar per çdo gje, eshte gruaja!

(I akuzuar, pse e dhunove vajzen? Fajet i ka ajo, ishte veshur me fustan te shkurter!

Ju nuk keni te drejte ta dhunoni sepse ajo eshte veshur siç i pelqen asaj. Po, me provokoi! Pra, per arsye se ju nuk mund te kontrolloni veten! Tragjike! Ajo i ka fajet zoti Gjykates! Tre vjet burg i akuzuar. Femra ka te drejte te vishet si te doje dhe te vendosi se me ke deshiron raporte seksuale. Eshte e padrejte zoti gjykates. Jo ne Europe i akuzuar)


Femra nuk ka nevoje per lule hipokrizie nje here ne vit, por per dashuri gjate gjithe vitit, çdo dite, sepse vetem keshtu krijohet nje familje e shendoshe dhe me femije te edukuar mire. Demokracia e perjargur, qe na shfaqet jashte, eshte rezultat i demokracise brenda ne shtepi, me te gjitha te mirat dhe te ligat e karaktereve ne shoqeri. E karaktereve qe kemi menduar se jane pjese e se kaluares. Ai qe shan grate e huaja ne Kuvend, nuk ka dyshim se ne shtepi shan dhe rreh edhe gruan e tij! Aty ku rrifet çdo e treta grua, aty ku keqtrajtohet çdo e dyta, nuk ka nevoje per 8 Mars por per ndryshimin e bindjeve fikse. Liria e saj, nuk eshte lemoshe qe duhet t’ i falet, por ate ia garanton Kushtetuta: Lirine e levizjes, mendimit dhe te jetes saj...Te marteses dhe fundi fundit, shkurorezimi.

Vitin e kaluar ne Shqiperi u vrane 17 gra. Kjo eshte edhe pasoje e testosteronit qe dominon skenen politike mashkullore shqiptare. Madje, edhe Jozefina, per t’ i pelqyer punedhenesit saj, sillet si burre i keq, plot e perplot testosteron.

Per grate e vrara eshte dashur te mbahej nje dite zie. Kukudhi jone mbajti dite zie per Salep Sulltanin edhe pse per kombin shqiptar, ai nuk kishte bere asgje te mire; asgje me vlere, pos qe kishte demonstruar deshiren e perjetshme per ta grabitur pushtetin. Sa gra jane vrare ne Kosove, sa jane rrahur dhe pergjakur, nuk dihet. Nuk dihet as per grate ne Maqedoni, por nje gje dihet: Shume meshkuj kane probleme me botekuptimin, barazine dhe trajtimin e femres. Ata kane probleme me qyteterimin e sotshem, sepse jane kalitur, edukuar per te jetuar ne mesjete, jo sot! Keqtrajtimi i femres eshte simptome, qe flet per komplekse serioze aberrative, nga e cila vuajne ata...Ndoshta edhe nga mesimet qe kane mare ne shtepi, te trasheguara nga pushtuesi dhe te pa korigjuar nga ata qe duhet ta benin kete, qe sot festojne me plot mburrje e krenari “Diten e Meuesit” duke shitur mend, duke u kapardisur apo duke u paraqitur si viktima me cilesi patriotike, gjoja ne sherbim te kombit, jo te rroges!
 
Pe: Ese

{amor vincit omnia}

Edhe pse tërë kohën jemi të etur për dashuri, në të njëjtën kohë, sikur turpërohemi nga vetja dhe për dashurinë flasim si për një dehje kalimtare dhe një shpërthim adoleshent. Dhe duke e bërë këtë e nënvlerësojmë detajin më të rëndësishëm të njerëzores brenda nesh.
Të guximshmit, ata që insistojnë në nevojën që të shprehet dashuria, rrezikojnë të trajtohen si joserioz.
Deri kur serioziteti do të kuptohet vetëm si fytyrë me mrrola dhe shikim akull!
Këta që e bëjnë këtë flasin për dashurinë si diçka tepër e komplikuar për thjeshtësinë tonë!
Ata e bëjnë këtë sepse, duke jetuar tërë kohën në maska, kanë harruar se si është të jesh vetja. Njeriu që refuzon të jetë vetja është i paaftë që ta përjetojë dashurinë prandaj edhe e trajtojnë atë si diçka të paarritshme.
Lëri frazat e kota!
Shiko brenda në vete dhe do ta kuptosh!
Dashuria nuk është anije kozmike ku të duhet trajnim special për ta pilotuar.
Dashuria është e thjeshtë dhe që të gjithë njëlloj e përjetojnë.
Dashuria i nënshtron të gjithë! Të pasur, të vobektë, të rinj e të moshuar, aristokratë dhe të rëndomtë, që të gjithë njëjtë dashurojnë.
Në përralla rëndom flitet për dashurinë e një princi dhe një princeshe, jo se dashuria është për princa dhe princesha, por vetëm që të na përkujtojë se, atë çast kur e përjeton dashurinë, secili prej nesh është princ dhe princeshë.
Disa njerëz thjeshtë kanë lindur për njëri tjetrin.
Këtë e ndien atëherë kur ulesh dhe fillon t'ia shkruan një SMS më të thjeshtin, kur e thirr me emër përkëdhelës që vetëm ju të dy e dini, edhe pse jeni me kilometra larg, fytyrën ia sheh çdo ditë sepse e ke të ngulitur në çdo pjesë të kujtesës që tani e jeton si të tashme,
e ndien edhe atëherë kur grindeni për gjërat më të kota!
Sikur edhe e tërë bota të futet në mes, asgjë nuk mund të ju shuajë dashurinë.
ثshtë një ligj në natyrë i cili vlen kudo dhe atë ti nuk duhet ta injorosh.
Edhe pse ju keni lindur për njëri tjetrin, dhe i tëri universi renditet në mënyrë që të qëndiset ajo që është e paracaktuar, gjithnjë është një kundërforcë (m'u sikur test i vendosmërisë tënde) e cila kundërvihet për ta pamundësuar atë.
Veprim dhe kundërveprim!
Kjo krijon fërkim,
.. shkëndija të përziera në gaz, lot, lumturi dhe dhimbje!
Por vetëm në këtë fërkim merr kuptim dashuria, si energji që i lëkund themelet e vet krijimit, sepse edhe pse gjithçka është e paracaktuar, njeriu është dalluar nga të gjitha qeniet tjera.
Njeriu është i pajisur me vullnet të lirë!
Vullnet të ndjek ëndrrat e veta.
E ku ka ëndërr më të madhe se dashuria!
 
Titulli: Ese

Pa titull-(edhe se nje prof. thote qe nese thua pa titull e ka nje titull...)

Gjethe, gjethe vjeshte te vyshkura te kuqe te kafta qe binin pa mbarim, gjethe te buta te mendafshta.
Gjethe qe kercitnin me shkeljen e kembeve edhe pa dashje.Gjethe qe kishin damare ne siperfaqe si njerezit.
Gjethe qe te mbushnin me gezim dhe te jepnin ndjesi te reja.
Deget qe shtriheshin si gishterinj edhe te ngaterroheshin en floke, sikur duan te ndalin qe te shijosh edhe ti magjine e tyre.
Nuk eshte e nevojshme te besh nje udhetim qe te jesh ne nje tj ambjent, mjafton te ikesh diku ne cep te qytetit
edhe te ecesh, mjafton te mbyllesh syte te hapesh krahet edhe te jesh e elire.
E lire.
E lire.
E lire per te ndjere ajrin ne fytyre dhe te besh ate buzeqeshje qe te shkelqejne syte, e lire te marresh fryme me cdo qelize te mushkrise edhe
te ndihesh vetvetja.
Vrapo goce.
Vrapo mbylli syte besoji asaj qe ske besuar asnjehere.
Prit floket bej cte duash, ndrysho sepse ti je vetem ti.
Dhe ia vlen te jesh TI.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top