Ermal Meta fiton Sanremon.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nga pezullimi, drejt triumfit. Ermal Meta fiton Sanremon.

http://top-channel.tv/wp-content/uploads/2018/02/sanremo-1.jpg

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali.


“Non mi avete fatto niente” rrezikoi t’i përjashtonte nga konkurrimi dy kantautorët në bazë të akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar në “Sanremo”-n e të rinjve të vitit 2016, nën interpretimin e Ambra Calvanit e Gabriele De Pascalit, por gjatë konferencës për shtyp para medieve, Fabrizio Moro tha se këngën në fjalë e kishte shkruar po ai dhe risjellja e tekstit të saj nëpërmjet produksionit të sivjetshëm ishte një rikthim i vlerave që nuk duhet të harrohen.

Pas vlerësimeve të bëra, edhe “Rai” doli në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën, nga e cila dy artistët dolën triumfues. Ndërkohë që në vendin e dytë u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe në të tretin këngëtarja “Analisa”.

Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj.

Tanime është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes.

Ermal Meta, Fabrizio Moro - Non mi avete fatto niente (Sanremo 2018) - YouTube
t.channel
 
Dihej qe do fitonin mbas rremujes qe u krijua. Jane dy artista te mire por nuk i vlereson kjo kenge.

Edhe Lo Stato sociale e meritonte cmimin.
 
tekstin e ka sh te bukur. shume domethenes per kohet qe po perjetojme.. edhe pse me ka pas lene goje te hidhur "letra per babane" ku me shume se kenge apo breng me ngjante si viktimizem i vuajturi i rrahuri..i keqtrajtuari... gjithesesi gjithcka mund ..
 
Po te kishte qene vetem sdo kishte marre gje.

dhe une kete mendova..
Gjthss tekst i bukur ama mua qe s'eshte se marr vesh shume nga muzika mu duk sikur po recitonin jo kendonin..
 
U votua mesazhi qe percjell kenga edhe vjet e njejta gje gjithsesi kenge e degjushme
 
dhe une kete mendova..
Gjthss tekst i bukur ama mua qe s'eshte se marr vesh shume nga muzika mu duk sikur po recitonin jo kendonin..


Jo, ta them une. Nuk fituan per faktin qe ishin dy por ngaqe keta te festivalit gabuan dhe per te rregulluar ate qe ben,
si perfundim i dhane titullin. Cdo lloj festivali apo nga keta programet jane te organizuar qe ne fillim.

Ermalit ja njoh repertorin dhe ka shume kenge fantastike si tekst dhe muzika. Kjo kenge nuk eshte gje, tek muzika hyn dhe
kjo qe thua ti recitim, se nuk e di si e ka emrin e sakte.
 
kuptoj.. hajd ermalit bravo per veten e tij. ne s'na ngren e ul peshe gje. :D
 
Kjo kenga me kujtoi ate recitimin e Rozana Radit .....

Nejse , rendesi ka qe fitoi ,por na lodhi veshet ky patriotizmi idot ne rrjet....ndjehemi krenar...pfffffffffffffff
 
Kjo kenga me kujtoi ate recitimin e Rozana Radit .....

Nejse , rendesi ka qe fitoi ,por na lodhi veshet ky patriotizmi idot ne rrjet....ndjehemi krenar...pfffffffffffffff

fiks. budallallek me brire. si ato qe u nderun si shqiptar si ato qe u mgeli hatri pse spermendi shqiprine. ?
 
kuptoj.. hajd ermalit bravo per veten e tij. ne s'na ngren e ul peshe gje.

Sikur te ishte ndonje nga ato me mjeker tek kerthiza apo me shami ne koke... jam e sigurte qe do te shpreheshe ndryshe. loool


Ps... Nuk te ngre peshe ty personalisht, por i ngre peshe Kombit ne nje rast te tille. : )

Urime djalit ku pervec zerit , percjell edhe mesazhe frymezuese/goditese.
 
Une e shohe si Italian kete Ermalin,jo si Shqiptar..dhe nuk kuptoj pse po u duket Shqiptarve si Skenderbeu :p
 
Sikur te ishte ndonje nga ato me mjeker tek kerthiza apo me shami ne koke... jam e sigurte qe do te shpreheshe ndryshe. loool


Ps... Nuk te ngre peshe ty personalisht, por i ngre peshe Kombit ne nje rast te tille. : )

Urime djalit ku pervec zerit , percjell edhe mesazhe frymezuese/goditese.

pse ja fut kot sa her flet aman. mendon se dukesh dhe e zgjuar me ato lool-at qe i vendos mbas fjalise?!
une fola per veten time, jo per kombin. ama as kombit nuk i ngre peshe. kombi te ngreje krye vete njeher,te deshmoje se esht shtet europian(jo si i vendeve te 3ta) pastaj te kujtohet per ata qe u detyruan te migrojne ne Itali se pikerisht ky komb nuk u dha asgje. hajd shnet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top