Erion Veliaj nuk kursen gjestet erotike në publik

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
er2-267x300.jpgMund të quhet çifti më i mediatizuar në Shqipëri Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, pasi prej më shumë se gjashtë vitesh lidhje, ata nuk kanë refuzuar intervistat në revista, gazeta apo debatet televizive në të gjitha ekranet e mundshme duke rrëfyer gjithçka. Por pasi Erion Veliaj humbi shansin për t’u bërë deputet, kur kandidoi dy vite më parë, ndërsa ishte kryetar i partisë së tij “G99”, duket se ndryshoi diçka dhe në publicitetin që ata i bënin lidhjes së tyre. Që nga ajo kohë pothuaj nuk i kemi parë më të shfaqen në ekran si çift, aq sa filluan të qarkullonin thashetheme se ishin ndarë. Tashmë që dhe situata politike nuk ka qenë në favor të tyre, Erioni ka menduar më shumë të profilizohet vetëm në deklaratat politike duke i lënë mënjanë rrëfimet për jetën e tij private. Kjo periudhë e “zhdukjes” së tyre nga faqet e shtypit, apo ekranet televizive ka zgjatur afro dy vjet, që nga koha kur Veliaj mori pozicionin e Koordinatorit të PS-së në Kooalicionin opozitar, ndërsa Ajola punon si avokate në një zyrë avokatie në Tiranë. Më në fund ata rishfaqen përsëri bashkë, por kësaj here jo në ndonjë kopertinë reviste apo panel emisioni televiziv, por në plazh. Pas humbjes së Edi Ramës, si kryetar bashkie dhe shpalljes së LulzimBashës si kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka menduar t’ilargohet klimës së nxehtë dhe të trazuar politike, për të shijuar një fundjavë relaksi dhe qetësie në plazhin më të frekuentuar të jugut, në Drimades, bashkë me Ajolën. Paparaci ynë ka arritur t’i fotografojë në momentin që ata po zinin vend në çadrën e tyre, në një pozicion disi të shkëputur nga plazhistët e tjerë të pranishëm rreth e rrotull. Erioni dhe Ajola zakonisht preferojnë t’i kalojnë pushimet në Turqi, por mesa duket dhe ata si pjesa më e madhe e personazheve publikë, nuk mund të mos udhëtojnë drejt plazheve të jugut, që kthehen në kryeqendrën e argëtimit gjatë tre muajve të verës. Ata kanë preferuar të marrin rreze dhe të lexojnë ndonjë libër, që siç e kanë shprehur gjithmonë është dhe pasioni i tyre i përbashkët. Por Erjoni nuk ka kursyer edhe sjelljet prej të dashuruari duke u kujdesur për Ajolën pa e patur problem se ndodhej në një ambient publik.

Erioni dhe Ajola, 6 vite lidhje, 3 vite bashkëjetesë

Historia e tyre nisi në Paris, plot gjashtë vite më parë, kur Erion Veliaj drejtonte lëvizjen “Mjaft”, ndërsa Ajola ndiqte studimet atje. E rrëfyen si një histori dashurie romantike për të cilën shkruan dhe faqet e shtypit rozë. Ndërkohë që prej më shumë se tre vitesh ata janë duke jetuar në shtëpinë e tyre të përbashkët në Tiranë, duke provuar eksperiencën e bashkëjetesës. Ishte kjo mënyra më e mirë që Erion Veliaj dhe e fejuara e tij Ajola Xoxa të kalojnë më shumë kohë së bashku, ndërkohë që dukej si një moment impenjues ndërsa po synonin t’i hynin seriozisht politikës, jo vetëm Erioni por edhe Ajola. Ndërkohë që ajo punonte si konsulente ligjore në “UNICEF” dhe “Agenda Institute”, ishte e angazhuar edhe në Partinë Socialiste. Ndërsa Erioni pas shkëputjes nga drejtimi i lëvizjes “Mjaft” u angazhua me G99. Nuk dihet tashmë nëse Erioni 32 vjeçar dhe Ajola 27 vjeçare do të planifikojnë një ceremoni martese të afërt, apo nëse martesa në variantin tradicional s’do të jetë asnjëherë në planet e tyre përderisa bëjnë një jetë si të martuar.
 
Pe: Erion Veliaj nuk kursen gjestet erotike në publik

Do jemi ne pritje me ankth te madh nqs do martohen apo jo....
 
Titulli: Erion Veliaj nuk kursen gjestet erotike në publik

Hajde ndoshta po martohet e e meson ejo luanesha pak se ky cuni jo rralle bene cilimilleqe :syze:
 
Titulli: Erion Veliaj nuk kursen gjestet erotike në publik

Pak vlera ka ky lloj personi se te besh shkollen ne cambrige dhe ti futesh politikes shqiptare me ane te levizjes jo qeveritare kjo do te thote se erjoni martohet me ke do edhe ajo lidhja qe ka duket si lidhje bisnesi me sa shihet
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top