Erdogan kthen ne xhami muzeun e mbrojtur nga UNESCO.

Presidenti i Turqisë, Erdogani, vendosi sot shndërrimin e muzeumit Hagia Sophia(Zgjuarsia Hyjnore) në xhami. Hagia Sophia është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, dhe një nga vendet më të vizituara në Stamboll nga turistët e huaj. Hagia Sophia ishtë një katedrale ortodokse që u ndërtua në në vitin 537 nga mbreti i Perandorisë Romake Lindore, Justiniani i Madh. Në atë periudhë, Hagia Sophia ishte kisha më e madhe e krishterë. Kisha Hagia Sophia u shndërrua në xhami në vitin 1453 pasi u pushtua nga Perandoria Otomane nën udhëheqjen e Sulltan Mehmedit të II-të. Në vitin 1934, Hagia Sophia u shndërrua në muze për të shprehur shekullarizimin e Turqisë. Në vitin 2020, Hagia Sophia shndërrohet sërish në xhami nga Erdogani. Ky vendim është kundërshtuar nga komunitetet ortodokse dhe UNESCO.

Shiko fotografinë 1747666
Shiko fotografinë 1747664
Shiko fotografinë 1747665
 
tamam si ne diktature
Gezon Erdogani dhe egoja e tij! Duhet te gezojme te gjithe.
Shenderrimi ne xhami ska te bej aspak me fene!
kaq gje duhet ta kuptojne te gjithe Sidomos ata qe do bejne lutjen ne ate xhami, muze apo kishe
Neser mund te behet dhe night club asgje per tu cudit!
Per tu cudit eshte cfare i duhet botes :)
 
Tani pse u be nje padrejtesi te vazhdojne te justifikohen te tjerat?
Personalisht kam qare kur Isis hodhi ne ere dy statuja budiste shekullore.. vetem e vetem se ishin te nje religjioni tjeter.
Pra cka per tu gezuar kur sa her hyp e zbret nje pushtetar, manipulon historin?
Aspak e dashur. Krimi është krim dhe nuk ka justifikime të asnjë natyre.
Jo rastësisht e ndava në dy pjesë: atë fetare dhe politike.
Personalisht, nuk më bëhet vonë as për kisha e as xhamia e sinagoga. Le të luten njerëzit nëpër shtëpitë e veta. Si monument historik, mer tjetër kuptim. Dhe në këtë pikë më qan zemra edhe mua. Sa shkatërues jemi ne qeniet njerëzore për hir të religjionit apo këndvështrimeve politike.....
Në fund, përgjigje për ty dhe @dangerous , unë gëzohem (në këtë rast), kur me të qara nuk mund të ndryshoj situatën.
 
Mos jane ata grand nation?

I mori hitleri para i covi ne atlantic :p mos te ishte per uk, us e rusia nje verr do benin francezet :p

E po keta majmuna hiqencme strikt
Ata e quajne veten te tille e si te tille kane pas mjaftueshem koloni qe si kane pushtuar nepermjet ushtareve shqiptar... un shoh faktet.. jo me kot ka nxjer ai komb koka si Roberspierre apo Jan D'arck..
Apo jo me kot beri histori revulocioni Francez..
Tani thua te behemi si vlonjatet.. gjoksin grop ?

Sa oer Hitlerin, pati aq sukses sa Napoloni para tij.. deri ne Mosk ja u mbajti4.. jo me tej lol
 
Ca do pushtonin ata po te kishin popullsine e Shqiptareve apo te ishin si ne nen pushtimin osman?

Ata i deshi koha dhe politika pergjate kohes.

Si the pushtimi osman qe beri te mundur garimin e vendeve perendimore dhe qyteteshteteve italiane.

Cdo komb te ishte ne ate territor e me aq popullsi do i afrohej asaj qe kane qene te mundur te bejne francezet.
 
I deshi si deshi.. di te them qe smund tja u mohosh trimerine... ja u pipen nanen pa i thrrasin tani dhe vendet e kolonizuara baba.. ne se Kujt i thrrasim Villa, baba etj etj

Ah mu kujtua.. erdoganit lol
 
Le te shpresojme qe sdo e lejoje UNESCO.

Prit prit se ka surpriza prap.
Turqise ne 2023 i mbaron marrveshja 100 vjecare e lozanes e firmosur ne 1923 dhe i jep te drejten te kerkoje territoret e humbura te asaj marreveshje.
Gjithashtu kanali bosforit qe lidh Azine me Evropen me mbarimin e ksaj marrveshje i jep te drejten turqise te vendose tarifa sepse deri tani kalimi i tyre ka qene free.

Pranaj dhe perendimi sulmon Erdoganin dhe kerkojne me patjeter nje zevendesues kukull qe tu bindet. Grushti shtetit ne 2016 nuk ishte rastesi.

E kam thene dhe here tjera skam ndonje simpati per Erdoganin si lider, por as per klikat e perendimit dhe politikat e tyre.

O me ne o armik ska asnje ndryshim nga bolsheviket, thjesht sot kane gjet terma te moderum ne emer te demokracise e bla bla bla.
 
I sakte bro si gjithmone ?
 
I deshi si deshi.. di te them qe smund tja u mohosh trimerine... ja u pipen nanen pa i thrrasin tani dhe vendet e kolonizuara baba.. ne se Kujt i thrrasim Villa, baba etj etj

Ah mu kujtua.. erdoganit lol
Mund te flasesh per perparesite e tyre
Se trimeri kane te gjithe popujt.

Pastaj cfare trimash jane francezet aman. Krahason kallemt e te zinjve me gjylat e pushket e francezeve. Lol

Francezt jane aq trima sa italianet lol

Te ishin francezet ne vend tone do shuheshin.

Asnje Shqiptar qe eshte krenar nuk i thote turkut baba a vella, asnje Shqiptar krenar nuk do kishte simpati per turkun, asnje Shqiptar krenar nuk do thirrte fqinjet vellezer a simpAti per ta.
Ashtu si asnje afrikan krenar nuk do i thote frances baba, nene etj.

Afrika pavareisht humbjeve kishte zhvillim. Ne me turkun dhimbje e 100 hapa mbrapa
 
Redaktimi i fundit:

Nejse.. po te kishte tezja @@ do i thirrnim daj ..
Politika ska ideale.. snjeh krenari... gjithcka behet per pushtet e pare.. ne te gjith kohrat.... ndaj cdo gje tjeter qe perdoret per tju shplar trurin popullit, si feja apo rracizmi.. jane vetem vegla te politikes.
 
Feja eshte politik

Feja, rracizmi dhe politika jane pjese e jetes :)
 
Ore shyqyr se kshu i bie te hiqet ajo bileta e muzeut edhe te hyjme falas me e pa lol
100 here i thoja burrit hajde ta vizitojme familjerisht: S'ka gje thoshte e shof ne foto ne internet. Me mire hame 1 dreke me ato lek ??
Ky Erdogani tak fap po hedh poshte krejt ligjet e Ataturkut :p Personalisht nuk jam kundra ?

Po behet me shume buje sec duhet. Sikur s'dime histori ne. Cdo fuqi pushtuese kthente kishen, tempullin dhe xhamine kryesore ne baze te besimit vet. Vete kishat kryeosore jane ndertu mbi ish tempuj romak e grek. Edhe kryqezatat latine kane dash me e marre Aya Sofian. Hagia Sofia u kthy xhami nga Fatihu, Kordoba Kishe nga kryqtaret. Keto jane me kryesoret se ke me 100ndra tjera neper bote.

Nejse ajo qe me ka habit ka qene reagimi Greqise! ?? Greqia qe ka mbyll te gjitha xhamite ne shtetin e saj, as edhe 1 nuk ka te hapur shkon e flet per Turqine.

p.s. ajo edhe pse u kthye muze xhami ka qene, me minare me ezan. Vec nuk u falje. Tani do falen nje 5 minutsh dhe kaq. Por jane politikat thuaaaj.... Eh ku flen lepuri ?
 
Redaktimi i fundit:
se lexova pak tek tuk neper komente. Desa&Tomka sh te sakte.
 
se lexova pak tek tuk neper komente. Desa&Tomka sh te sakte.

Faleminderit që ke kuptuar thelbin e postimeve të mia ?
Të japësh një mendim apo të shprehësh një simpati përkatëse është një gjë. Tjetër është të gjykosh me korrektësi politike një veprim kaq të ndërlikuar. Janë ca gjëra jashtë mundësive tona për ti kuptuar e ndryshuar. Fundja, bukuria e objektit mbetet e njëjta, pa marë parasysh se në cilën gjuhë lëvdohet Zoti, apo me ç’qëllim vizitohet.
“Shumë zhurmë për asgjë”
 
BE thirrje qeverisë turke: Shqyrtoni vendimin për Shën Sofinë, do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim

Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE dënon vendimin e Turqisë për muzeun e Shën Sofisë (Aja Sofja) i kthyer tashmë në xhami dhe i bën thirrje qeverisë turke të rishqyrtojë vendimin e saj.

Sipas Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Këshilli e autorizoi atë që të marrë në konsideratë mënyrat e de-përshkallëzimit të situatës me Turqinë.
Për më tepër, Këshilli udhëzoi Joseph Borel që të përgatisë “masa të mundshme që mund të merren në lidhje me sfidat me të cilat përballemi”, siç tha Përfaqësuesi i Lartë.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.
“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj”, tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Çështjeve të Jashtme. Në veçanti, Nikos Dendias deklaroi: “Përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj.
Unë fola gjatë Këshillit për ndikimin serioz të shkeljeve turke në sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor. Unë jam i kënaqur, sepse partnerët shprehen solidaritet me Greqinë dhe Qipron për veprimet e paligjshme turke në dëm të sovranitetit dhe të drejtave tona sovrane. Me kërkesën tonë, ka pasur një konsensus të gjerë për një listë të masave të duhura të mëtejshme, siç janë sanksionet, që do t’i lejonin BE të përgjigjet në mënyrë efektive nëse Turqia do të vepronte me sjelljen e saj delikate.
Ne u pajtuam që zoti Borel të shqyrtojë mënyrat për të zvogëluar tensionet me Turqinë, por në mënyrë rigoroze në bazë të Konkluzioneve të Këshillit. Në lidhje me Libinë, ka pasur raporte nga një numër vendesh, përfshirë Greqinë, për shkeljen e embargos nga Turqia, si dhe dënimin e incidentit që përfshinte anijen luftarake franceze. Ajo gjithashtu i bëri thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje dhe të ndalojë shkeljen e embargos së armëve në Libi”, deklaroi Dendias.
Qiproja, Greqia, Franca, Austria, Suedia, Luksemburgu dhe Sllovakia thuhet se kundërshtuan një bisedim euro-turk gjatë debatit. Gjermania, Bullgaria dhe Rumania ishin në favor të dialogut, ndërsa Italia po bënte presion në atë drejtim pa pasur një qëndrim absolut.
Me rastin e vazhdimit të shpimit turk në EEZ të Qipros dhe kërcënimeve ndaj Greqisë, u kërkua që Komisioni Evropian të përgatisë një dokument të opsioneve për masa të mëtejshme kundër Turqisë.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top