Epoka e hekurit

eGo0sTyle

System Engineer
20110503042609hekurisht_202.jpg


Kazanet mbushen shpejt. Dikush ndal makinen e hedh mbeturinat, nje grua e moshuar shkon ne kembe e mezi arrin te hedhe brenda qeskat me mbetje. Duket sikur plehrat qe tashme kane nisur te kundermojne dhe ta perziejne kur u kalon prane prane, presin vetem kamionin qe do i shpjere ne landfillin e Sharres. Por ka kohe deri atehere. Dhjetra njerez mblidhen perqark tyre si skifteri mbi gjah dhe nis rremuja e bubrrimit. Hallexhenjte mbajne veten dhe familjen nga keto mbetje. Ndonje kanace bosh, qelqe dhe copa hekurash mblidhen dhe me pas grumbullohen ne pikat e shumta ne Tirane. Shiten si skrap dhe njerezit qe germojne ne keto kazane jane te shumte. Aq sa duket se po lind nje industri e vogel, ku keta fukarenj vetepunesohen dhe sigurojne ato pak te ardhura qe per ta do te thote ushqim i perditshem. Veshjet qe mbajne jane edhe ato produkt i kazaneve dhe ne fund te dites, buka dhe ai pak ushqim vjen nga kazanet e plehrave, nga keto objekte qe sherbejne si depozitat e mbetjeve te qytetit.

Ne cdo cep te Tiranes gjen grupe njerezish te kesaj “industrie”. E cila ka taktikat e veta: Ne fillim synohet qe te kontrollohen kazanet prane lokaleve. Sepse aty ka edhe me shume fitim, pasi behet fjale per kanocet e birrave, pijeve freskuese dhe energjike qe kushtojne me shume se copat e hekurishteve dhe te qelqurinave. Cdo qeske mbeturinash hapet dhe mbetjet qe nevojiten kalojne ne thase, karroca, madje edhe mjete motorrike. “Vijme cdo dite, kete pune kemi, bile ime shoqe ka dale ne pjesen tjeter te lagjes per te grumbulluar kanace ose hekura”. Keshtu tregon Xhemali, 43 vjecar qe prej kater vitesh me kete pune eshte marre. Ben pjese ne komunitetin rom dhe tregon se familja e tij para viteve 90’ levizte neper fshatra dhe merrej me tregtine e kafsheve te barres. “Ne ate kohe, ndonese ishte komunizem, nuk na ngacmonin, blinim kafshe barre i rrisnim dhe me pas i shisnim”. Kohet kane ndryshuar dhe tashme Xhemali eshte vendosur ne Tirane dhe jeton ne nje kasolle prane bregut te lumit. Dy femijet i ka te vegjel, ndersa bashkeshortja qemton ne kazane te tjere, ku pas vetes mban edhe dy djemte shtate dhe pese vjec. Varet nga ditet, por kjo familje me te “punesuar” burre e grua, siguron mesatarisht 7-10 mije leke te vjetra dita. Nuk eshte aspak e veshtire te gjesh njerez te tille qe ne luften per mbijetese dhe ne mungesen e plote te perkrahjes sociale jetojne nga mbetjet e shumta urbane. Jane kaq shume persona qe merren me kontrollin e kazaneve, saqe duket se eshte kthyer ne te vetmen mundesi punesimi. Nese me pare shiheshin thuajse vetem pjestare te komunitetit rom, tashme ka edhe individe qe quhen “dora e bardhe”. Doren nuk ta japin pasi e kane plot pisllek, prekin cdo mbetje me shprese se do gjene ndonje kanace apo cope hekurishtesh. Nga banoret e blloqeve te pallateve qe kane prane kazanet me mbeturina, keta njerez qe rremojne per te siguruar buken e perditshme, shihen me sy te keq. Shpesh i perzene, u flasin rende, i ofendojne pasi disa nga kerkuesit e “metaleve te cmuara”, pasi kontrollojne, mbetjet i lene jashte kazaneve. Po pertej te drejtes se qytetareve per nje ambient te paster, keta njerez ngjajne me martiret e mbijeteses qe ne kerkim te atyre pak te ardhurave, rrezikojne cdo dite jeten e tyre. Kete na e verteton nje femije 14-vjecar qe duket ashiqare se ka marre nje semundje ne lekure. I ka ardhur pikerisht nga mbeturinat qe prek cdo dite me duar. Gishtat i ka pis sterre, ndersa i duhet te zhytet thelle ne kazan gati gjysmen e trupit, duke u “zhyer” i gjithi dhe pa asnje rezultat… Nuk gjen qofte edhe nje kanace te vetme, iken disi i merzitur, duke mermeritur se duhet te kene qene te tjeret me pare, pasi edhe qeskat e plastmasit ishin te cara. Merr me vete vetem nje pale pantallona dhe i sheh sikur sapo ka dale nga ndonje butik i shtrenjte. Njerezit kalojne plot indiference prane tyre dhe u kthejne shpinen kerkuesve te kazaneve.

Pa shkuar shume larg, shohim te tjere persona qe mbahen me kete pune (nuk mund te gjendet fjale tjeter, pasi edhe vete ata e quajne pune). Burri, gruaja dhe nje femije i vogel qendrojne fare prane nje kazani me mbetje, por po shohin dicka tjeter. Nje makine e vjeteruar, me xhama te thyer dhe pa goma, ndodhet aty prane. I riu interesohet tek nje dyqan se cili eshte pronari i saj dhe pas dy minutash zbret nje burre. Futen drejt e ne pazar. “Pa 300 mije leke te vjetra nuk e jap, pertoj ta coj deri ne varreza se do me kushtonte me shtrenjt”, pohon pronari i kesaj makine jashte funksioni. Gjithsesi nuk eshte aq e lehte te shkulet i riu pasi ia ka vene syrin makines dhe tenton ne cdo menyre te ule sa me shume pazarin. Ne fund pronari i makines pranon ta leshoje per 150 mije leke te vjetra, cka u kuptua se ai nuk kishte ndermend ta conte ne varreza dhe mire qe i erdhi kjo mundesi per ta hequr qafe, pasi edhe fqinjet kishin nisur te ankoheshin se po zinte parkimin kot me ate hekurishte. Ne ato momente te riut dhe bashkeshortes u shkelqejne syte. Siguroi nje mundesi te mire per te fituar ca te holla. Megjithese do i duhet shume pune deri ne cmontimin e automjetit per ta derguar me pas me copa ne pikat e grumbullimit.

Dritan Driza eshte disi ndryshe nga te tjeret, ai vertete grumbullon hekur, por jo ne kazanet e plehrave. “Zakonisht shkoj neper banesa dhe blej ndonje lavatrice te vjeter, apo sobe korenti te dale jashte perdorimit. Me ta fitoj me shume, pasi ka raste qe qytetare te ndryshem nuk na marrin fare para, vetem na thone qe t’i nxjerrim jasht per te pastruar shtepine”, shprehet 31-vjecari. Ngado te germojne, ne fund te dites secili nga keta persona do te shkojne per te dorezuar mallin ne piken e grumbullimit me pakice.

Ndalim ne nje pike te grumbullimit te hekurave dhe kanaceve. Ketu behet diferencimi. Nje kilogram hekur kushton 25 leke, nje me kanace 80 leke, ndersa nje bateri e perdorur e njohur si tetedhjeteshe, shkon deri ne 15 mije leke te vjetra. Ka nje mal me mbetje edhe ne oborrin e tij te shtepise private. Nevojitet pak takt per ta pyetur pasi fjalet i ka te pakta dhe nuk deshiron te perhapen fjale se Hasani merret me grumbullimin e hekurishteve. Eshte tiranas i vjeter me nje shtepi njekateshe private, por oborrin e ka mbushur me nje mal te vogel hekurishtesh. Nuk dihet sa pika te vogla ka ne te gjithe Tiranen, por ne periferi te saj jane dy kompani te medha qe grumbullojen skrap dhe e kthejne ne hekur per ndertim. Ndersa kanocet dergohen neper fabrika, edhe ata ne dalje te Tiranes ku behet pastrimi dhe riciklimi i tyre. Pikat e pakices i marrin hekurat nga 25-30 leke dhe i shesin 40 leke ne qendrat e medha. Ne te vertete thuajse te gjitha perfundojne ne Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan. Kohet e fundit eshte rritur cmimi i hekurit, pasi ka pasur nje renie te ofertes. “Ishte problem me pare, pasi hekuri nuk shitej me shume se 20 leke, kjo pasi mjaft zona ne Librazhd dhe Gramsh grumbullonin hekur me shumice nga bunkeret dhe i dergonin ne metalurgjik”, pohon tregtari i vogel Hasani. Mirepo kjo lufte e madhe me bunkeret nuk zgjati me shume se dy vjet. Ishte hekur celiku i cilesise se larte dhe ne metalurgjik skrapi i bunkereve nuk kthehej kurre mbrapsht. Tashme pjese e fonderise qe shkrin metale jane bere ne te shumten e rasteve automjetet. Qe ne fakt duhet te kalojne ne disa procese pasi hekuri i tyre i bashkuar me bojen apo pjese plastike nuk cilesohet si kretesisht i paster, duke bere diferencen ne cmim. Nese do te mblidhej hekuri vetem nga kazanet kjo nuk do i bente keq askujt. Por shpesh na ndodh qe neper lagje te shohim se si kapaket e pusetave zhduken ne mes te nates. Grabisin kapaket e pusetave dhe ndonese kjo eshte e ndaluar, pikat e grumbullimit te skrapit i pranojne me kenaqesi. Edhe Hasani kishte dy kapake pertoke qe ia kishin sjelle, por i ka shtyre ne nje qoshe me mendimin qe nuk do shihet nga te tjeret. “Kapaket i marrin shtrenjte, pasi eshte celik i paster, por kemi frike, pasi ne dy raste na ka ardhur per kontroll policia dhe nje here gati me moren ne komisariat, pasi ishin ankuar disa banore se pasi ishin vjedhur kapaket nga evgjitet, m’i kishin shitur mua”, tregon Hasani. Ketu kuptohet edhe frika e tij per te dale hapur me kete biznes qe ben. Eshte i sukseshem, pasi duket edhe nga shuma e majme e te hollave qe mban ne xhep dhe ua jep personave qe vijne peshojne hekurat dhe marrin te hollat. Cdo tre dite prane shtepise se tij vjen nje kamion qe mbushet me skrap dhe dergohet ne pikat e shumices.

Megjithate industria e mbetjeve urbane, qe pervecse pastron qytetin nuk perfundon vetem ne copeza hekurishtesh. Nje pjese e mire e komunitetit rom banon ne landfillin e Sharres. Kur mberrijne kamionet dyzina njerezish rendin pas tyre pasi behet shkarkimi. Ka pasur raste te plagosjeve, pasi mbetjet kane zene poshte femije qe mundoheshin te nxirrnin objekte te shitshme, apo te perdorshme per familjen. Por ndryshe nga Tirana, ne Sharre grumbullohet edhe plastamasi dhe mbetjet e tjera te qelqit. Kjo sherben si lende e pare per fabrikat e riciklimit te mbetjeve plastike. Ndonese blihen disi lire, perseri qindra njerez mbahen edhe nga mbetjet e qytetit. Ne fund ne landfill mbulohen vetem mbetjet e ushqimeve, kartoneve dhe plehrave te tjere qe nuk vlejne per asgje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top