Enigma që habit shkencën: Pse macet bien gjithnjë në këmbë?

Guest2

Antarë i Respektuar
fallingcat.jpg.560x0_q80_crop-smart-770x470.jpg


Aftësia e maceve për të rënë gjithmonë në këmbë gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, fotografëve dhe madje edhe NASA-s. Nuk bëhet fjalë thjesht për një instinkt të dobishëm për kafshët që ngjiten në pemë, por edhe një enigmë e fizikës, kujton “The Washington Post”.

“Ndoshta macet përdorin strategji të ndryshme për t’u kthyer”, thotë Greg Gbur, fizikant në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte, SHBA.

“Fizika preferon dhe ka tendencë të kërkojë një shpjegim më të thjeshtë për fenomenin, ndërsa evolucioni është në kërkim të një metode më efekase”, shpjegon studiuesi.

Në shekullin e XIX, Etienne Jules Marey, shkencëtar dhe inxhinier francez, aplikoi për herë të parë fotografinë me shpejtësi të lartë për të fotografuar rënien e një maceje.

Ndërsa në vitin 1935 holandezet G.G.J Rademaker dhe J.W.G Ter Braak paraqiten një “vizatim matematikor” të një maceje në rënie, duke futur idenë se beli i kërrusur i maces ishte i rëndësishëm për të kuptuar këtë fenomen, domethënë, se “pjesa e përparme dhe e pasme e maces ngjajnë me cilindra që rrotullohen rreth dy boshteve në drejtime të kundërta”.

Kjo ide u zhvillua më tej nga inxhinier Thomas R. Kane, i cili shkroi ekuacione që do të mund të parashikonin sasinë e rrotullimeve që një mace do të bënte para se të binte. Kështu, studiuesi kontribuoi në shkencën hapësinore të viteve ’60 në SHBA kur NASA i kërkoi Kane që ta ndihmonte të përllogariste se si astronuatët mund të rrotulloheshin rreth vetes në gravitet zero dhe i paguan 60 mijë dollarë inxhinierit për të krijuar vizatimet e lëvizjeve që astronautët duhet të bënin.

“Ndërsa macja nuk ka nevojë për përllogaritje matematike prandaj një subvencion i NASA-s do të ishte i kot”, thotë ai. Për këtë arsye, një mace që bie në këmbë është shembulli i një fenomeni shumë të thellë të fizikës që lidhet me optikën, mekanikën kuantike dhe gjeofizikën”, thotë Gbur. “Falë sjelljes së maceve mund të mësojnë shumë gjëra”, thotë ai./tiranaobserver.com
 
Titulli: Enigma që habit shkencën: Pse macet bien gjithnjë në këmbë?

Pervec se eshte e cuditshme se si bie gjithmone ne kembe poashtu eshte e cuditshme se si mund te bien nga lartesi te medha dhe te shpetojne pa demtime.

Personalisht, si femije kurioz qe kam qene, e kam testuar nga rreth 15 metra. Nuk e gjeti gje.
 
Titulli: Enigma që habit shkencën: Pse macet bien gjithnjë në këmbë?

para disa ditesh, nga ballkoni nje mace fare e vogel kercej une i mbylla syt thash u vra, kur i hapa syt, ajo ecte ... pastaj Lina e ka ven re disa ore per te pare a eshte mire a jo... ajo fal Zotit, skishte asgje..
 
Titulli: Enigma që habit shkencën: Pse macet bien gjithnjë në këmbë?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

:D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top