Enciklopedi mbi te drejtat e lexuesit

Gurrakociani

Gurrakociani
Një himn për librin në pushimet verore, kur të gjithë do duhej të lexonin diçka!


Autori amerikan, Steven Gilbar, njeh të drejtat e lexuesit, e informon për çudi dhe detaje nga jeta e autorëve, për shkrimtarë mëngjarashë, ata të vetëvrarë, për veprat më të rëndësishme, më erotike, ato të lëna përgjysmë. Një enciklopedi që i njeh lexuesit edhe të drejtën për të mos lexuar


Avokati amerikan, Steven Gilbar, ka një virtyt të jashtëzakonshëm: ai jeton për librin dhe bën pothuaj gjithçka që libri të popullarizohet dhe t'i entuziazmojë njerëzit, lexuesit. Për këtë qëllim, Gilbar-i ka shkruar disa libra; njëri prej tyre - me titullin "Bibliomania" - është përkthyer e botuar edhe në gjermanisht nga shtëpia botuese "Diogenes" e Zyrihut.


Në këtë vëllim, Gilbar-i ka përmbledhur fakte të llojllojshme në lidhje me librin. Larmia e të dhënave, listat e autorëve dhe (krye)veprave të tyre, shpjegimi i nocioneve nga bota e librit etj., e bëjnë këtë vepër të Steven Gilbar-it të dallueshme mes shumë librave të tjerë në çdo librari. Fjala është për një enciklopedi të vogël, për librin!


Gjatë pushimeve verore, kur askush nuk mund të gjejë motiv për të mos lexuar, është koha që, më në fund, të gjithë të lexojnë diçka - një doracak, një roman, një biografi, një studim. Libri i Steven Gilber-it është uvertura më e qëlluar. Që në krye autori citon francezin Daniel Pennac, i cili ka kodifikuar dhjetë të drejtat e paprekshme të lexuesit. Pra, para se të filloni të lexoni, është mirë t'i keni parasysh këto dhjetë të drejta të paprekshme të lexuesit:
1. E drejta të mos lexojë.
2. E drejta të kapërcejë faqet e librit.
3. E drejta të mos lexojë një libër deri në fund.
4. E drejta të rilexojë.
5. E drejta të lexojë diçka.
6. E drejta e bovarizmit (d.m.th., të shikojë romanin si pjesë të jetës).
7. E drejta të lexojë çdokund.
8. E drejta të shfletojë libra.
9. E drejta të lexojë me zë të lartë.
10. E drejta të heshtë.

Por, lexuesi ka edhe të drejta të tjera. Për shembull, të lexojë vepra të papërfunduara, siç janë:
1. "Vojceku", i Georg Büchner-it.
2. "E fshehta e Edwin Drood", e Charles Dickens-it.
3. "Pensionisti", i Friedrich Dürrenmatt-it.
4. "Kopshti i Edenit", i Ernest Hemingway-it.
5. "Amerika", i Franz Kafka-s.
6. "Njeriu pa karakter", i Robert Musil-it.
7. "Jean Santeuil", i Marcel Proust-i.
8. "Lamiel", i Stendal-it.
9. "Sanditon", i Jane Austen-it.
10. "Vitet e çapkënisë", i Jean Paul-it.

Lexuesi, gjithsesi, ka të drejtë të dijë se cilët autorë të pëlqyer prej tij kanë shkruar me dorën e majtë. Ata janë:
1. Hans Christian Andersen-i
2. Aristoteli
3. Lewis Caroll-i
4. Johann Wolfgang von Goethe
5. Franz Kafka
6. Friedrich Nietzsche
7. Mark Twain-i
8. Ludwig Uhland-i
9. H.G. Wells-i
10. Jean Genet-i

Në librin e Steven Gilbar-it, lexuesi mund të gjejë shpjegime për domethënien e nëntë muzave të mitologjisë greke dhe të zbulojë se cilat janë 12 eposet kombëtare (p.sh. Gilgameshi, Kënga e Igorit, Iliada dhe Odiseja etj.).
Po ashtu, libri përmban një listë prej 15 autorësh të njohur që kanë bërë vetëvrasje, mes tyre edhe Paul Celan-i, Ernest Hemingway-i, Sergej Jesenin-i, Heinrich von Kleist-i, Jasunari Kavabata, Primo Levi, Vladimir Majakovski, Cesare Pavese, Sylvia Plath-i, Virginia Woolf-i, Stefan Zweig-u, Marina Cvetajeva.
Meqë ra fjala te vdekja: Në varrezat "Père Lachaise" në Paris pushojnë trupat e këtyre autorëve të njohur:
1. Guillaume Apollinaire-it (1880-1918).
2. Miguel ءngel Asturias-it (1899-1974).
3. Honoré de Balzac-ut (1799-1850).
4. Ludwig Bِrne-s (1786-1837).
5. Paul ةluard-it (1875-1952).
6. Molière-it (1622-1673).
7. Marcel Proust-it (1871-1922).
8. Gertrude Stein-it (1874-1946).
9. Oscar Wilde-it (1854-1900).
10. Richard Wright-it (1908-1960).

Nga bota e të vdekurve, në botën e shtazëve. Romani "Ferma e kafshëve", i George Orwell-it përmban këto shtatë rregulla:
1. Gjithçka që ecën në dy këmbë është armik.
2. Gjithçka që ecën në katër këmbë apo ka pupla është mik.
3. Asnjë kafshë nuk duhet të bartë rroba.
4. Asnjë kafshë nuk duhet të flejë në shtrat.
5. Asnjë kafshë nuk duhet të pijë alkool.
6. Asnjë kafshë nuk guxon të mbysë një kafshë tjetër.
7. Të gjitha kafshët janë të barabarta.

Disa të dhëna të tjera:
a) Libri i parë i shtypur, është Bibla e Gutenberg-ut, e cila ka marrë këtë emër sipas shpikësit të shkronjave lëvizëse. Johannes Gutenberg-u e shtypi atë në vitin 1456.
b) Nga një lis mesatar përftohen rreth 11.500 faqe letër të madhësisë DIN A4.
c) Indeksi i parë i librave të ndaluara u shpall në vitin 1559 nga Papa Pali i VI. Për herë të fundit, Index auctorum et librorum prohibitorum u botua për periudhën kohore 1948-1962 dhe përmbante titujt e veprave të Heinrich Heine-s, Honoré de Balzac-ut dhe René Descartes-it.


d) Panairi më i madh i librit është ai i Frankfurtit me 7.373 shtëpi botuese pjesëmarrëse.
dh) Librat më të shitur për fëmijë janë romanet Harry Potter të autores J.K. Rowlings (mbi 400 milionë ekzemplarë).


e) Pseudonimet dhe emrat e vërtetë të autorëve të njohur: Ana Ahmatova (Ana Gorenko), Saul Bellow (Solomon Bellows), Lewis Caroll (Charles Lutwidge Dodgson), Paul Celan (Paul Ancel), Joseph Conrad (Jَzef Teodor Konrad Korzeniovski), Hans Fallada (Rudolf Ditzen), Maksim Gorki (Aleksej Maksimoviq Peshkov), Knut Hamsun (Kund Pedersen), John Le Carré (David Cornwell), Molière (Jean Baptiste Poquelin), Alberto Moravia (Alberto Pincherle), Pablo Neruda (Ricardo Eliecer Neftalي Reyes Basualto), George Orwell (Eric Arthur Blair), Françoise Sagan (Françoise Qouiret), Ignazio Silone (Secondo Tranquilli), Italo Svevo (Ettore Schmitz).
ë) Dhjetë romanet më të rëndësishme të letërsisë ruse:
1. Aleksander Pushkin, "Eugen Onegin".
2. Nikolaj Gogol, "Frymë të vdekura".
3. Ivan Aleksandroviq Gonçarov, "Oblomov".
4. Ivan Turgeniev, "Etër e bij".
5. Lev Tolstoj, "Luftë dhe paqe".
6. Lev Tolstoj, "Ana Karenina".
7. Fjodor Dostojevski, "Krimi dhe ndëshkimi".
8. Fjodor Dostjevski, "Vëllezërit Karamazov".
9. Boris Pasternak, "Doktor Zhivago".
10. Mihail Bulgakov, "Mjeshtri dhe Margarita".

f) Biblioteka më e vjetër ekzistuese është Biblioteka e Vatikanit, e themeluar në vitin 1451.
g) Dhjetë bibliotekat më të mëdha në botë (sipas numrit të librave):
1. Libraria e Kongresit, Washington D.C.
2. Biblioteka Kombëtare e Kinës, Pekin.
3. Libraria dhe Arkivat e Kanadasë, Ottawa, Ontario.
4. Biblioteka Gjermane (Deutsche Bibliothek), Frankfurt dhe Leipzig.
5. British Library, Londër.
6. Biblioteka e Universitetit të Harward-it, Cambridge.
7. Biblioteka Kombëtare e Ukrainës, Kiev.
8. Biblioteka Shtetërore Ruse, Moskë.
9. Biblioteka Publike e New York-ut.
10. Bibliothèque Nationale de Paris.

gj) Autorë të gjuhës angleze me origjinë nga ish-kolonitë britanike: J.M. Coetzee, Nadine Gordimer, Hanif Kureishi, V.S. Naipaul, Arundhati Roy, Salman Rushdie, Rabindramath Tagore.


h) Autorë të njohur me ditarët e tyre: Anne Frank, Franz Kafka, Johann Wolfgang von Goethe, Max Frisch, André Gide, Ernst Jünger, Thomas Mann.
i) Nocione nga bota e botimeve: Antologji - Zakonisht një përmbledhje tregimesh ose poezish të autorëve të ndryshëm (nga greqishtja: anthos = lule, legein = të mbledhësh); Tirazh - Tërësia e librave, gazetave, revistave të shtypura përnjëherë; Backlist - Libra të botuara më parë nga shtëpia botuese, të cilët ende janë në dispozicion; Errata - Listë me gabime që zbulohen pas shtypjes së librit; Remitentë - Libra që librari nuk ka arritur t'i shesë dhe ia kthen botuesit.


j) Romani më i vjetër mendohet të jetë "Historia e princit Genji", i shkruar nga Murasaki Shikibu në shekullin e 11-të.
k) Veprat më të njohura erotike:
1. Ovid: "Ars Amatoria".
2. Giovanni Boccaccio: "Dekameroni".
3. Anaïs Nin: "Frytet e fshehura".
4. Vladimir Nabokov: "Lolita".
5. Giacomo Casanova: "Jeta ime".
6. Henry Miller: "Ditë të qeta në Clichy".

l) Disa autodidaktë të njohur: Johann Wolfgang von Geothe, Ernest Hemingëay, Gottfried Wilhelm Leibniz-i, Gore Vidal-i.
ll) Disa autorë, të cilët nuk kanë shkruar vetëm në gjuhën amtare: Rose Auslنnder-i, Samuel Beckett-i, Joseph Brodsky, Elias Canetti, Joseph Conrad-i, Erich Fried-i, Eugène Ionesco, Milan Kundera, Vladimir Nabokov-i, Fernando Pessoa, Oscar Wilde-i.
m) Libra që i kushtohen librit dhe leximit: Honoré de Balzac - "Iluzione të humbura"; Jorge Luis Borges - "Biblioteka e Babelit"; Italo Calvino - "Kur një udhëtar një natë dimri"; Umberto Eco - "Emri i trëndafilit"; Carlos Ruiz Zafَn-i - "Hija e erës"; Bernhard Schlink-u - "Leximtari".


n) Nocione të gjuhës latine, të cilat duhet t'i dijë çdo lexues: Ad absurdum - ta bësh një mendim absurd, në kundërshtim me arsyen dhe logjikën; Ad infinitum - pa fund; Antebellum - koha para luftës; Carpe diem - shfrytëzo ditën; Cum - me; Dramatis personae - figurat e pjesës teatrale; Finis - fund; Incipit liber - Këtu fillon libri; In media res - në thelbin e çështjes, të futesh në temë pa shumë llafe; In situ - në zanafillë; In toto - me numër të plotë, plotësisht; Index librum prohibitorum - lista e librave të ndaluara; Juvenilia - vepra nga koha e rinisë; Magnum opus - Kryevepra, vepra mjeshtërore; Mea culpa - gabimi im; Modus vivendi - mënyra për të jetuar, për të duruar njëri-tjetrin; Non sequitur - nga kjo nuk rrjedh se; Postum - botuar pas vdekjes së autorit; Sic - kështu (tregon një gabim apo një mendim të qëllimshëm); Tabula rasa - fletë e pashkruar, tabelë e zbrazët; Vade mecum - eja me mua, doracak; Verbatim - fjalëpërfjalshëm.


nj) Burime antike të thënieve me karakter aforizmi:
1. Thembra e Akilit - vendi i vetëm ku Akili, heroi i "Iliada"-s së Homerit, ishte i ndjeshëm.
2. Thirrja e Kasandrës - Kasandra, e bija e Mbretit të Trojës Priamos, kishte paralajmëruar fundosjen e qytetit të babait të saj, por nuk i kishin besuar.
3. Kompleksi i Edipit - sipas Mbretit Edip në mitologjinë greke, i cili pa e ditur e kishte mbytur babanë dhe e kishte martuar të ëmën.
4. Dashuri platonike - Dashuri mendore dhe shpirtërore, jo trupore, një ideal që i referohet filozofit Platon.


5. Kalë Troje - Në mitologjinë antike grekët kishin përdorur një kalë të madh dhe të drunjtë si mashtrim për të pushtuar Trojën.
o) Autorë të njohur, të cilët kanë qenë juristë: Miguel ءngel Asturias-i, Honoré de Balzac-u, Louis Begley, John Grisham-i, Heinrich Heine, E.T.A. Hoffmann-i, Czesav Miosz-i, Bernhard Schlink-u, Ludwig Uhland-i.


p) Dhjetë gra të famshme që tradhtojnë burrin: Emma Bovary (te "Zonja Bovary" nga Gustave Flaubert-i); Effi Briest (te romani me të njëjtin titull nga Theodor Fontane); Constance Chatterley (te "Zonja Chatterley" nga D.H. Lawrence-i); Francesca Johnson-i ("Urat mbi lumë" nga Robert James Waller-i); Ana Karenina ("Ana Karenina" nga Lev Tolstoj); Sarah Miles ("Fundi i një afere" nga Graham Greene); Irene Wagner-i ("Frika" nga Stefan Zweig-u).


q) Autorë që kanë vdekur para moshës 30-vjeçare: Wolfgang Borchert-i, Novalis-i, Anne Brontë, Georg Büchner-i, John Keats-i, Georg Trakl-i, Comte de Lautréamont, Wilhelm Hauff.


r) Autorë me arsimim mjekësor: Gottfried Benn-i, Georg Büchner-i, Mihail Bulgakov-i, Anton اehov-i, Alfred Dِblin-i, Khaled Hosseini, Carlo Lewi, Stanisav Lem-i, Friedrich Schiller-i.


rr) Detektivë të famshëm të letërsisë: Miss Marple (Agatha Christie), Hercule Poirot (Agatha Christie), James Bond-i (Ian Fleming-u), Sherlock Holmes-i (Sir Arthur Conan Doyle), Kurt Wallander-i (Henning Mankell-i), Commissario Brunetti (Donna Leon).
s) Libri më i vogël i botës është 2.4 milimetra me 2.9 milimetra dhe është botuar nga shtëpia botuese Faber & Faber (Leipzig).


sh) Romani më i gjatë është "Në kërkim të kohës së humbur", nga Marcel Proust-i. Botimi aktual në shtëpinë botuese gjermane Suhrkamp, përfshin 5.300 faqe.
t) Libri më i madh i botës është një libër i edituar nga firma e veturave Mazda dhe ka dimensionin 3.07 metra me 3.42 metra.


th) Romanet më të rëndësishme të letërsisë çeke: "Aventurat e ushtarit të mirë Shvejk" nga Jeroslav Hashek-u; "Shakaja" nga Milan Kundera; "Vetmi tepër e zhurmshme" nga Bohumil Hrabal-i; "Marketa dhe Miklas" nga Vladislav Vançura; "Frikacakët" nga Jozef Skvorecky.


u) Romani më i mirë i Ismail Kadaresë: "Kronikë në gurë".
v) Fjalët e fundit të autorëve të famshëm: "Edhe ti, biri im?" (Jul اezari); "Unë po vdes ashtu siç kam jetuar - mbi mundësitë e mia!" (Oscar Wilde); "Athua askush nuk po kupton?" (James Joyce); "Më shumë dritë!" (Johann Wolfgang von Goethe); "Unë jam duke kërcyer në errësirë" (Thomas Hobbes); "Gjithçka është e mërzitshme" (Winston Churchill); "Unë dështova" (Jean Paul Sartre); "Moti nuk kam pirë shampanjë" (Anton اehov).
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top