Emily Dickinson

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Jeta sekrete e Emily Dickinson

Poezitë e saj ishin të qeta dhe ajo jetonte duke shkruar poema që kurrë nuk do të vetëtitin, thernin dhe demoralizonin. Por nga ana tjetër ajo ishte një shpirt që zjarrmonte në dashuritë e saj, shpesh të fshehta.

Se si mund të ketë qenë Emily Dickinson “e vërtetë”, në brendshmërinë e saj, tani “zbulohet” në një libër nga Jerome Charyn, të titulluar “Jeta e fshehtë e Emily Dickinson”.

Për autorin këtu rrëfehet zëri i vetë Dickinson-it dhe e rrethon poeten me personazhe të krijuar, si dhe personazhe historike. Ky libër është në vazhdën e novelave si “Aventurat sekrete të Charlotte Brontë” (Charlotte si detektiv) e Laura Joh Rowland apo romanin e Colm Tَibيn për Henry James, “The Master” (Mjeshtri), etj.

Mund të thuhet se janë “perfekte” për informacionin që japin. Një zhanër i ri i letërsisë që lulëzon në një dëshirë bashkëkohore për të plotësuar boshllëqet dhe për të dhënë dëshirat seksuale të këtyre zonjave të fshehura hijshëm në shkrimet e tyre në shek. 18 dhe 19-të.

Më shumë se sa vërtetësia rreth “formës”, romani i Charyn zgjuarsish është formuar rreth dashurisë obsesive të Dickinson-it për disa burra imagjinarë, që kanë rënë në skicimin e jetës së saj aktuale. Gjatë ditëve të shkollës në Mount Holyoke, ajo zhvillon një dëshirë të fortë në distancë, të qëndrueshme për Tom-in, një hajdut xhepash analfabet me tatuazhe, i cili del e kthehet përgjatë viteve si një fantazmë e pabesë. Ajo pothuajse u arratis me studiuesin imagjinar Brainard Rowe pas vizitës së saj në shtëpinë e rumit, ku ajo ndjen “burrërinë e tij përkrah saj”, por kunata e saj e pengoi komplotin e saj për arratisje. Charyn gjithashtu rrëfen edhe për Zilpah Marsh, një nëpunës i ri i varfër me mustaqe të zbehta. Zilpah është “një gjarpër në bar” që i vjedh burrat Emily-së, duke u bërë dashnor i Tom-it dhe duke fituar dashurinë e babait kontrollues të Emily-së.

Kjo është shëtitje në anën e egër të Emily dhe nuk ka një heroinë veprimi ndaj përfundimisht poetja bëhet e njohur si “Mbretëresha e vetmuar”. Por edhe në qoftë se përçartjet e saj rinore në pjesën e keqe të qytetit janë thjesht fantazi, një mundësi që libri e pranon, por nuk e inkurajon, çfarë zbulojnë këto nga ato që nuk janë të qarta në shkrimet e Dickinson-it? Zbulojnë se ajo kishte anën e vet të pasionuar. Për të vërtetuar këtë mund të pohojmë se ishin më se të qarta gjithë ato poezi për gjarprin mashkullor.

Dhe fatkeqësisht, rreziku më i madh i Charyn, zëri i Emily-së, ngjan me një mozaik të mpiksur, me pjesëza të bëra bashkë nga pjesë të Charyn dhe copa të thyera të Dickinson-it. Një herë ajo e quajti veten “kanguri i vetëm në mesin e bukurisë”. Charyn thotë se Emily shumë troç e përshkruan veten si një kangur, i cili shkelmon dhe gjuan me grushte, dëshmi e natyrës së saj “grushtuese”. Ai vjedh nga natyra metaforën “vrasësi biond” nga një prej poemave dhe ia kushton atë Tom-it. ثshtë një poemë që e ka gjetur të interpretuar.

Sipas tij, zëri nuk duhet të jetë ai i vërteti i Dickinson-it, por ajo duhet të ketë kënduar. Në momente të rralla, ajo e bën këtë. “I wore my full armor of feathers under my Dimity gown, and I did not have to fear the sound of my own voice,” (Vesha parzmoren time të plotë nën fustan, dhe nuk e kam me frikë zërin tim”, thotë ajo në një takim me një prej figurave të letërsisë realiste Samuel Bowles, në një frazë që nxjerr në pah të gjitha hulumtimet, shpikjet dhe ndjeshmërinë që duhet të mbushë këtë libër.

Charyn ka pasur një karrierë të gjatë dhe të respektueshme, si romancier dhe vëren në hyrjen e këtij libri se ishte frymëzuar nga Dickinson në fillimet e jetës së tij si shkrimtar. “Ajo ishte një vajzë fshati dhe unë isha një djalë nga Bronzi”, thotë ai. “Unë kam qenë i dhënë pas saj dhe i hipnotizuar që nga fillimi”. Kjo ngrohtësi e çuditshme e këtij çifti rezultoi në këtë novelë.

“E tërhequra” Emily

Emily Elizabeth Dickinson (10 dhjetor 1830 - 15 maj 1886), ishte një poete amerikane. Lindur në Amherst, Massachusetts, në një familje të suksesshme me lidhje të forta në komunitet, ajo jetoi një jetë më së shumti introverte, e tërhequr nga bota. Pasi studioi në Akademinë Amherst për shtatë vjet në rininë e saj, kaloi një kohë të shkurtër në Seminarin Femëror Mount Holyoke para se të kthehej në shtëpinë e familjes së saj në Amherst. Nga vendasit konsiderohej si një njeri i çuditshëm dhe u bë e njohur për dëshirën e saj për veshje të bardha dhe hezitimin e saj për të përshëndetur mysafirët, madje në jetën e mëvonshme edhe largohej fare nga dhoma. Shumicën e miqësive të saj i mbajti në korrespondencë.

Edhe pse Dickinson ishte një poete private shumë prodhuese, më pak se një duzinë prej rreth 1800 poezish u botuan përgjatë jetës së saj. Puna që u botua gjatë jetës së saj zakonisht ka ndryshuar ndjeshëm nga botuesit që e përshtatnin me rregullat konvencionale poetike të kohës. Megjithatë, poezitë e Dickinson-it janë unike për epokën në të cilën ajo i shkroi. Ato përmbajnë rreshta të shkurtër, titujt në mënyrë tipike mungojnë dhe shpesh përdor rimën e pjerrët, si dhe të kapitalizime të pazakonta dhe shenja pikësimi po kaq jo të zakonta. Shumë prej poezive të saj merren me temat e vdekjes dhe pavdekësisë, dy tema të përsëritura edhe në letra me miqtë e saj.

Edhe pse shumica e të njohurve të saj kanë qenë të vetëdijshëm për shkrimet e Dickinson-it, puna e saj nuk u shfaq deri pas vdekjes së saj, në 1886, kur Lavinia, motra e vogël e Emily-së, zbuloi vendin e fshehtë ku ajo kishte ruajtur poezitë e saj. Vetëm atëherë u bë e dukshme gjerësia e punës së Dickinson. Përmbledhja e saj e parë me poezi është botuar në 1890 nga të njohurit e saj Thomas Wentworth Higginson dhe Mabel Loomis Todd, të cilët që të dy e redaktuan rëndë përmbajtjen. Një koleksion i plotë dhe thuajse i patjetërsuar i poezisë së saj u vu në dispozicion për herë të parë në 1955-ën, kur “Poemat” e Emily Dickinson u botuan nga studiuesi Thomas H. Johnson. Pavarësisht nga kritikat e pafavorshme dhe skepticizmin për nivelin e saj letrar gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të, kritikët tani e konsiderojnë Dickinson si poeten më të madhe amerikane.
Nga:BLERINA GOCE (Floripress)
 
Pe: Emily Dickinson

Ka gjëra që fluturojnë:
Si zogj, orë, grerëza.
S’e kam për këto elegjinë.
Ka gjëra që mbeten:
Si dhembja, malet, përjetësia.
As këto s’më kanë hije.
Ka të tjera që qëndrojnë dhe çohen,
A mund t’i shpjegoj dot qiejt?
Sa e patundshme është enigma!



ثSHTث NJث FJALث

ثshtë një fjalë
Që mbanë ngjeshur një shpatë
Mund të shpojë një njeri të armatosur -
Vërtitë rrokjet e saja gjembore
Dhe sërish është memece -
Mirëpo ku të ketë rënë ajo
Të shpëtuarit do të tregojnë
Në ditën patriotike,
Një Vëlla me spaleta
Hoqi dorë nga frymëmarrja.

Kudo të lind dielli frymëndalës -
Kudo të lind dita bredhacake
Aty është mësyemja e pazhurmë e saj -
Aty është fitorja e saj!
Spikatë shenjëtari më symprehtë!
Gjuajtja më e arritur
Caku më madhështor i Kohës
ثshtë shpirti "harruar!"

ثSHTث NJث QIELL TJETثR

ثshtë një qiell tjetër,
gjithmonë i kthjellët dhe i qartë,
Dhe është një shkëlqim tjetër dielli,
ndonëse duket të jetë errësirë;
S'kanë rëndësi pyllishtet e zbehura, Austin,
S'kanë rëndësi fushat e heshtura -
Këtu është një pyll i vogël,
Me gjethe të bleruara përherë;
Këtu është një kopsht i ndritur;
Ku kurrë një brymë s'ka rënë;
Në lulet e tij që nuk vyshken
Dëgjoj bletën e praruar të gumëzhijë:
Prite, vëllau im,
Eja në kopshtin tim.

KAM NJث MBRET I CILI NUK FLET


Kam një Mbret, i cili nuk flet -
Kështu - në çudi - orët kaloj lehtë
tutje ditën duke shtyrë -
Gjysmë e gëzuar kur është natë, dhe flej,
Nëse lumturisht, nëpër ëndërr, të fishkëllej
Në sallonet, nga dita të mbyllur.

Dhe nëse e lumtur - kur vjen mëngjesi -
Më duket sikur njëqind lodra
Të kenë mbështjellur palët e jastëkut tim
Dhe klithmat mbushin qiellin tim fëmijëror
Dhe zilet vazhdojnë të thërrasin "Victory"
Nga thatësira në shpirtin tim.

Dhe nëse jo e lumtur -Zogu i vogël
Brenda Pemishtes, nuk dëgjohet,
Dhe unë nuk lutem dot
"At, do të jenë të bëra" sot
Sepse vullneti im merr rrugë tjetër
Dhe kjo ishte thyerje betimi!


Zemër jo aq sa imja e rëndë,
duke shkuar vonë në shtëpi,
ndërsa m'i kaloi dritares ndënë
vërshëlleu një melodi,-

një copë të shkujdesur, një balladë,
një këngë të udhës;
por për veshin tim të vrarë
aq ëmbël një qetësues,

sikur ishte një zog fushe
duke shëtitur këtej,
u frymëzua dhe këndoi me zë gushe,
pastaj flluskoi ngadalë andej.

sikur një përrua që gurgullet
në një udhë sfilitëse
fut këmbët e përgjakura në minuet
pa e ditur se pse.

Nesër, natë do të vijë sërish,
Kapitëse, ndoshta, dhe me plagë.
Ah, bri, anë dritares të vish,
unë falem të shëtisësh prapë!
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top