Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

Зngjεll

___________
Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale
Shkruar nga : Isuf Kurtaj

Shqipëria nuk është prekur akoma nga kriza globale, dhe kjo, jo për meritë të planeve anti krizë të qeverisë, por për meritë emigrantëve shqiptar, që nuk vazhdojnë të sjellin lekë në vend
Ky është konkluzioni që OSBE ka nxjerrë konferencës ku morrën pjesë rreth 170 përfaqësues nga 69 vende, si dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Robert Bosch u shpreh dje se migracioni, që në rastin e Shqipërisë “është më shumë emigracion”, është një çështje me rëndësi për ekonominë dhe jetën e përditshme të vendit. “Besoj se kjo çështje është me rëndësi kyçe nisur nga fakti se rreth 700 mijë shqiptarë punojnë jashtë, veçanërisht në Greqi dhe Itali, ku të gjithë ata realizojnë një funksion të rëndësishëm e shumë të nevojshëm në ekonomitë respektive kombëtare”, u shpreh ambasadori Bosch në fjalën e mbajtur sot në ditën e parë të Konferencës së Dytë Përgatitore të Forumit të 17-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së që po zhvillon punimet në Tiranë.
“Statistikat më të fundit tregojnë se remitancat e dërguara prej këtyre emigrantëve arrinin në shifrën rreth 700 milion euro në vitin 2008” vazhdoi ai, duke cilësuar se “këto të ardhura janë jo vetëm burim i madh investimesh për stimulimin e bizneseve vendase këtu në Shqipëri, por edhe një mbështetje e rëndësishme për jetën e shumë familjeve të varfëra, veçanërisht në zonat rurale, për nënat me fëmijë, për pensionistët dhe grupe të tjera të prekshme”.
Me zhvillimet e shpejta që po pëson sot ekonomia globale, u shpreh ambasadori Bosch, “ka shumë që thonë se për vende të tilla si Shqipëria, efektet e kthesës globale po fillojnë dalëngadalë të ndihen, edhe pse në formë të kufizuar, në rënien e nivelit të remitancave e deri në kthimin e një pjese të emigrantëve në shtëpi”.
Këto zhvillime, sipas tij, s’mund të kenë veçse ndikim negativ në sistemet e mirëqenies në vendet e origjinës.
Me këtë rast, ambasadori Bosch iu referua fjalës së mbajtur nga Ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani në këtë konferencë, për angazhimin e autoriteteve shqiptare për të bërë gjithçka të mundshme për të mos lejuar zhvillimin e një situate të tillë. Konferenca, e cila i filloi dje punimet e saj, do të vazhdojë edhe sot.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili mbajti fjalën e hapjes në këtë konferencë, duke u ndalur tek tema kryesore , “Menaxhimi i Migrimit dhe lidhja e tij me politikat ekonomike, sociale dhe mjedisore në përfitim të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e OSBE-së” u shpreh se kjo është një nga çështjet me interes të lartë për rajonin dhe Shqipërinë, e cila ndër vite ka përballur dhe vazhdon të përballë sfidat e migracionit, duke krijuar edhe një eksperiencë të fortë, e cila na ka mësuar se migracioni është një problem kompleks dhe shumëdimensional.".
Sipas tij, përmirësimi i kanaleve për migrimin legal dhe reduktimi i migrimit ilegal do të luftonte të gjitha aktivitetet ilegale të lidhura me këtë fenomen. "Në këtë aspekt-tha ai- një rol të rëndësishëm do të luante realizimi i një menaxhimi efektiv të përbashkët të kufijve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
Në këtë kuadër Shqipëria ka në zbatim strategjinë dhe planin e veprimit për menaxhimin e integruar të kufijve, përfshirë kërkesat e Ligjit të ri për Policinë e Shtetit".
Ministri i Brendshëm nënvizoi edhe nevojën për ndërtimin e politikave dhe mekanizmave të përbashkët për menaxhimin e kufijve, sistemet e të dhënave dhe problemet sociale që lidhen me emigrimin në mënyrë që të arrihet në vlerësime të sakta të realitetit ekonomik, përfshirë parashikimet për nevojat e tregut të punës.
Konferencën e përshëndeti ndërkohë Z.Alexandros Tziatzamis, sekretar për programet ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, vendi kryesues i OSBE-së, si dhe Z. Goran Svilanovic, koordinator i OSBE-së për aktivitetet mbi ekonominë dhe mjedisin.
Tziatzamis dhe Svilanovic, sipas burimeve të ministrisë së Brendshme," u ndalën në ndikimin e krizës së ekonomisë globale tek migracioni dhe nga ana tjetër ndikimin e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre, në rritjen e numrit të papunësisë."
Ata theksuan nevojën e hartimit të politikave të përbashkëta për gjetjen e zgjidhjeve dhe zbutjen e problematikës lidhur me këto çështje. Në të njëjtën linjë qëndroi në fjalën e tij edhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, i cili theksoi se "gjetja e politikave të përshtatshme të përbashkëta do të ndihmojë në menaxhimin e impakteve negative të krizës ekonomike globale dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të vendeve burim të migracionit".
Konferenca e radhës dhe kryesorja e OSBE-së për ekonominë dhe mjedisin do të mbahet në muajin Maj në Athinë, Greqi.
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

simbas vendit behet dhe kuvendi
d m th qe ne shqiperi politikanet apo ekonomistat tane dalin dhe ne mengjes thone qe nuk kemi krize dhe nuk do na kapi ne mbremje do e preki dhe shqiperin ,tani na dalkan dhe ca tipa te huaje qe shqipetaret i besojne kur ju intereson dhe se jane te huaje dhe nuk gabojne asnjehere,dhe na thote qe nuk do preket shqiperia se ka emigracionin dhe 700 mije punojne ne greqi kur dje ne lajme ishte se mbi 1 milone greke do humbasin punen nga kriza ,ndersa shqipetaret i paskan te sigurta punet dhe tjetra harrojne se dhe emigrantet mezi po paguajne faturat e tyre
nejse ishalla eshte ashtu
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

Aman, ca krize ta kapi Shqiperin. Qe te kalosh nje krize ekonomike, duhet te kesh nje ekonomi, Neve na mungojn i cik karakteristikat baze. :D E vetmja krize qe ka per te goditur shqiperin do vij si rrjedhoi e uljeve te prurjeve nga emigrantet, qe spo kalojn tamam ate qe mund te quhet "nje kohe e mire", ne vendet ku kan emigruar.
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

Larg krizes globale :D , por edhe per sa koh do ndodhe kjo valle ??
Per mos me then qe dicka e till ka nisur te ndodhe sepse emigrantet po humbasin vendet e punes sigurisht nga kriza mondiale ne vendet ku jetojn etj etj
Por ajo cka dua te them dhe un qe trendelina siper ka te drejte disi persa i perket krizes mondiale sepse vendet qe jan me te vertet ne krize si psh "islanda" e aty me verte esht ndjere kriza 100 % sepse esht nje vend ku egziston vetem peshkimi dhe bankat e asikurazionet :D
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

Ne krize kemi qen gjithe kohen ....se mos kemi qen me ndryshe!!!!!
Dakort jam qe nje % te krizes globale do e ndjejme dhe kjo si pasoje e asaj qe thone ekspertet ekonomist(ulja e te ardhurave nga emigrantet).
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

atehere shqiperia ka qene gjithmone ne krize sepse shumica e banoreve nuk punojne dhe pagat jane qesharake por mos te thone qe kriza nuk ndjehet nga emigrantet seopse ktu me sa po shikoj jan te gjithe ne shpija pa pune dhe sbesoj se con njeri lek :) dhe e dyta ato qe jetojne en shqiperi jan mesuar keq sduhet ti coje njeri lek kshu mesohen me punen sepse jan mesuar qe rrine kot e sbejne asgje .
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

simbas vendit behet dhe kuvendi
d m th qe ne shqiperi politikanet apo ekonomistat tane dalin dhe ne mengjes thone qe nuk kemi krize dhe nuk do na kapi ne mbremje do e preki dhe shqiperin ,tani na dalkan dhe ca tipa te huaje qe shqipetaret i besojne kur ju intereson dhe se jane te huaje dhe nuk gabojne asnjehere,dhe na thote qe nuk do preket shqiperia se ka emigracionin dhe 700 mije punojne ne greqi kur dje ne lajme ishte se mbi 1 milone greke do humbasin punen nga kriza ,ndersa shqipetaret i paskan te sigurta punet dhe tjetra harrojne se dhe emigrantet mezi po paguajne faturat e tyre
nejse ishalla eshte ashtu

Vitk, kriza boterore nuk gjen elementat per te prekur popullaten shqiptare.
 
Titulli: Emigrantët mbajnë Shqipërinë larg krizës globale

veshja e shqiperise ne dite zije me lajme te rrejshme se shqiperia eshte prekur thelle nga kriza globale eshte propogande e krahut socialist per ti hudhur balte qeverise Berisha dhe per te ardhur ne pushtet me c'do kusht.

dhashte zoti qe socialistet mos ardhshin kurre ne fuqi sepse gjysma jan anti shqiptar dhe mercenare te armiqeve.

do ishte mire qe kjo qeveri e kualicionit te djathte te rrije dhe 4 vjet te tjera derisa shqiperia te futen ne Europe e pastaj kriza politike merr fund dhe ne shqiperi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top