Elton John mbledh miliona dollarë për bamirësi

Ketrushe

Pianistia
Ndeja bamirëse e Sir Elton John pas ndarjes së çmimeve Oskar ka qenë një hit pasi këngëtari ka mbledhur plot 3.7 milionë dollarë brenda vetëm disa orësh.

John dhe partneri i tij David Furnish ftuan një varg fytyrash të famshme përfshirë Betty White, Nicole Richie dhe Victoria Beckham, për të ndjekur festën e 18-të vjetore, që mbledh para për të luftuar AIDS-in.

Pas darkës luksoze dhe performacës nga Grace Jones, mysafirët morën pjesë në një ankand ‘live’, ku John shiti kostumet e tij të cilat i kishte veshur në Grammy Awards në muajin janar për 30 mijë dollarë dhe një orë nga koleksioni i tij për 90 mijë dollarë.

Po ashtu u shitën edhe fotografi nga koha e kolegjit të presidentit amerikan Barack Obama (60 mijë dollarë) dhe një kurs privat tenisi nga çifti Andre Agassi dhe Steffi Graff, që solli 70 mijë dollarë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top