Elbasan-Tirane pa kthesa, tuneli si rruge dhe si pjese e fushates

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në stacionin e furgonëve të linjës Tiranë-Elbasan, pasagjerët duan të dinë nëse mikrobusi do të kalojë apo jo nga tuneli, shoferi i garanton të gjithë me një fije buzëqeshje ndërsa tenton të mbledhë sa më shumë dhe më shpejt pasagjerë.

Një pjesë e mirë e kanë të vështirë edhe ta besojnë që (ai) është ndërtuar. Ideja deri para disa vitesh ka qenë në listën e “fantazive” dhe nëse dikush e përmendte seriozisht, një pjesë do të qeshnin me siguri. Kërraba deri dje dukej shumë e madhe për t’u çarë më dysh, por pasi kryeministri Sali Berisha preu shiritin, ata që udhëtuan nga Elbasani në Tiranë apo anasjelltas, patën për herë të parë shansin ta shihnin të realizuar fantazinë. Mjaft janë të emocionuar prej kësaj. Një vajzë te të 30-at filmoi me celular thuajse gjithë udhëtimin nga mikrobusi me të cilin u nisëm edhe ne, duke qëndruar gjysmë e ulur për të pasur një pamje më të mirë drejt xhamit të parë. Nuk është e vështirë të dallosh udhëtimin e djeshëm nga hera e fundit që shkuam nga Tirana në Elbasan.

Pa kthesa

Makina thuajse nuk duhet të marrë asnjë kthesë dhe kjo e bën të vështirë të besosh që po udhëton në këtë drejtim, pa u lëkundur majtas dhe djathtas, apo pa ndjerë atë bllokimin në veshë që ndodh kur je ngjitur lart në Krrabën e kthesave. Në fakt, hera e fundit që duket dhjetëra vite larg ishte të shtunën në mëngjes dhe mund të ketë qenë edhe si hera e fundit (në mos u nisshim për nostalgji) që e shihnim qytetin nga lartësitë e Krrabës dhe që bënim të njëjtën rrugë që kemi bërë prej vitesh. Mungesa përtej dritares e kodrave dhe peizazheve me rezervuare, fshatra e lloj e lloj ngjyrash, poshtë në greminën e Krrabës na bën edhe nostalgjikë. Por rruga e vjetër do jetë aty për të gjithë ata që do kenë durimin ta shohin si një prej më panoramikeve.

“Tuneli është monument madhështor i një modeli i cili ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës suaj. Ne mbajmë fjalën tonë. Inaugurimi i sotëm është dëshmi e një fjale të dhënë, e një fjale të mbajtur para jush, qytetarë të Elbasanit, para jush, shqiptarë”, tha kryeministri Berisha dje ndërsa preu shiritin para mbështetësve të tij që kishin ardhur nga të dy krahët e tunelit për të parë inaugurimin. Ndërkohë, disa orë më vonë ndërsa bëjmë të njëjtën rrugë, bashkudhëtarët tanë duan të dinë nëse ka mbaruar e gjitha, nëse do ketë një shtresë tjetër asfalti. Shoferi sqaron se rruga në fakt nuk ishte mbaruar, duke shpjeguar edhe pse tek-tuk në ndonjë pjesë të saj lëkundeshe si të ishte me gropa. Kur shfaqet tuneli, vajza e entuziazmuar dhe nja dy fëmijë ngrihen në këmbë brenda mikrobusit për të parë më mirë përpara. Ajo thotë disa batuta dhe qesh njësoj si dikush që i jepet një dhuratë. Kur makina rrëshqet në brendësi të njërës prej hyrjeve, thuajse të gjithë po shohin para ose anash në muret monotone e gri që kalojnë ndanë xhamave.

Në tunel

Investimi në tunelin e Krrabës kap shifrën e rreth 100 milionë dollarëve, ndërsa e gjithë autostrada kushton rreth 293 milionë dollarë. Por, megjithëse ky është një investim i kushtueshëm, për kryeministrin Berisha autostrada Tiranë-Elbasan, me tunelin dhe urat e saj, që llogariten të ndërtohen në 1.2 kilometra gjatësi, ky është një investim i paçmueshëm.

Sigurisht nuk ka asgjë të atillë si loja e mjegullës me kodrat e Dumresë, por nga ana tjetër askënd nuk po e zë makina dhe as bezdisesh nga lëvizja sa në një krah në tjetrin. Pas 3 minutash (dikush e mati kohën e udhëtimit) jemi jashtë. “Vetëm kaq”, thotë vajza sikur e zhgënjyer që udhëtimi në tunel nuk do të vazhdonte edhe më gjatë. Për 20 minuta ishim mbi Bërzhitë dhe makina kalon në rrugën e vjetër. (Pak pasi kishim qenë dëshmitarë të vonuar të aksidentit të parë në rrugën e re, një makine që kishte rënë në një nga kanalet anësore. 2 të plagosur. Shpejtësia? Duhet thënë, Krraba e vjetër ishte një nga rrugët më të rrezikshme në vend me humnera të mëdha, por aksidentet andej janë të rralla, e kjo më shumë sepse shoferët nuk do guxonin t’i jepnin gazit në kthesa. Rruga e re duket si një ftesë për të bërë të kundërtën për fat të keq.) Ndërkohë që faturino mbledh paratë, shoferi (ne krijuam dyshimin se e bëri me dashje për të justifikuar faktin që çmimi i biletës nuk kishte ndryshuar) nuk u rikthye më në autostradë duke na e zgjatur edhe nja 25 minuta ekstra udhëtimin. Kur e pyetën faturinon, ai mblodhi supet duket thënë se nuk kishte rrugë tjetër edhe pse prej aty i shihnim makinat që kalonin në autostradë paralel vetëm pak metra më tutje. Ishte një mashtrim sidoqoftë ja shumë i rëndë përderisa ndërkohë Tirana ishte shumë afër.

Tuneli i Krrabës, me gjatësi 2.4 kilometra në secilin prej tubave të tij, ndodhet 13 kilometra larg Tiranës dhe rreth 10 kilometra larg Elbasanit, duke përgjysmuar pothuajse distancën mes dy qyteteve dhe duke u shndërruar në një nga nyjet nevralgjike të sistemit rrugor shqiptar.

Fushata me tunel

“Mbaj anën e djathtë”, shkruhet në tabelat që të drejtojnë për të hyrë në tunel. Janë thjeshtë shenja rrugore, por në pak ditë para datës së zgjedhjeve, duket sikur edhe ato janë të qëllimshme ashtu si posterat dhe flamujt e PD që ndryshe nga rrugët e tjera të vendit këtu nuk përzihen me asnjë ngjyrë tjetër. Në Elbasanin që lamë pas njerëzit flasin për tunelin, por jo për veprën, por nëse ajo do i detyronte ata të votonin apo jo kryeministrin Berisha. Nëse tuneli ishte i mjaftueshëm apo nëse pas kësaj nuk kishin ç’të kërkonin më. Të majtët duke edhe më të inatosur ( si të zënë ngushtë) me Berishën pas kësaj, ndërsa të djathtët sigurisht shpresojnë se kjo do të ndryshojë situatën në qarkun që edhe pse nuk jep asnjëherë mbështetje absolute ka votuar gjithmonë majtas.

Berisha vetë ashtu si 4 vjet më parë (edhe pse atëherë mitingu ishte më i madh dhe në të ishte i pranishëm edhe kryeministri Turk Erdogan) në Kukës i vë shenjën fushatës së tij me inaugurimin e një tuneli dhe të një rruge që siç thotë edhe vetë ishte një ëndërr. Ai dje i ftoi shqiptarët të bashkohen me Partinë Demokratike, dhe nuk përjashtoi as deputetin socialist Ben Blushi, të cilin e ftoi të marrë teserën e demokratëve, sipas premtimit të bërë ende pa nisur ndërtimi i autostradës: “Për t’i dhënë atij mundësinë një herë në jetë të mbajë fjalën e tij, ndaj dhe e pres në seli kur të dojë t’ia dorëzoj teserën sepse ne tunelin e ndërtuam,” tha Berisha. Socialistët u përgjigjën në mbrëmje, kur në një miting “madhështor” sipas kreut të tyre, Ben Blushi iu përgjigj ironikisht Berishës se “më shpejt do të notonte ai (kryeministri) nga toka në hënë se sa ai (Blushi) t’i afrohej PD”.

Blushi ndërkohë nuk e përmendi tunelin edhe pse dukej sikur e kishte në majë të gjuhës. Edi Rama përkundrazi. “Shfaqje të shëmtuar të tunelit dha në mes të fushatës, Sali Berisha. Saliu u shfaq sot në një tunel duke pasur shpresën se do tërheqë popullin në atë tunel. E vërteta është se rruga bëhet me paratë e popullit dhe varfëria luftohet me politika, papunësia luftohet me politika, arsimi e shëndetësia luftohet me politika”, tha Rama duke sulmuar kryeministrin. Duket se tuneli do të jetë ndërkohë edhe motivi i fushatës që do të bëhet në Elbasan në ditët e mbetura, edhe pse ende askush nuk mund të thotë sa do të ndikojë ai në rezultat./ G Mapo
 
Titulli: Elbasan-Tirane pa kthesa, tuneli si rruge dhe si pjese e fushates

Po keta shyqyre qe mendojn per rruget qe lidhin Tiranen se keto te tjerat nuk eksistojn fare...qe jan bere cop e cik te gjitha
 
Titulli: Elbasan-Tirane pa kthesa, tuneli si rruge dhe si pjese e fushates

No comment...cdo koment i tepert per kete veper madheshtore tregon vetem hipokrizine e disa personave qe duan te mos pranojne realitetin...Perpara i madhi Berisha
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Elbasan-Tirane pa kthesa, tuneli si rruge dhe si pjese e fushates

Booo sa i emocionuar jam :D shpresoj ne vere mos e mbyllin ta bej nje prove une ;D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top