Elbasan, PS denoncon keqtrajtimin e një komisioneri

Vvetoni

Antarë i Respektuar
ELBASAN- Partia Socialiste e Elbasanit ka denoncuar dje dhunën e ushtruar ndaj komisionerëve të saj në këtë zonë. Sipas saj, një komisioner është rrahur, një tjetër është shoqëruar pa asnjë shkak në polici ndërsa një tjetër është kërcënuar me jetën. Në një deklarim për shtyp zëdhënësi i kësaj force politike për Elbasanin, Orges Merko deklaroi se " PS denoncon veprimet e disa segmenteve të caktuara të pushtetit që ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj komisionerëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste".
Ai deklaroi se në fshatin Shalës është keqtrajtuar një komisioner dhe një tjetër është ndaluar në Peqin pa një akuzë direkte. "Një ditë para zgjedhjeve policia e qytetit të Peqinit ka ndaluar disa orë pa asnjë arsye një nga komisionerët e Partisë Socialiste me motivin e vetëm thjesht pse kishte statusin e komisionerit. Një veprim tjetër i paprecedent ka ndodhur në komunën Shalës kur punonjësi i zyrës së tatim-taksave bashkë me vëllanë e tij i udhëhequr nga kryetari i komunës kanë goditur dhe keqtrajtuar banorin Kujtim Shinkolla vëzhgues i Partisë Socialiste dhe kanë kërcënuar me jetën kryetarin e komisionit Albert Rama"- tha ai.
PS e Elbasanit i ka cilësuar akte të tilla si mjete presioni dhe shantazhi dhe ka kërkuar ndalimin e marrjen e masave të menjëhershme.
Ndërkohë të kontaktuar drejtues të policisë Elbasan thonë se vëzhguesi për të cilin flitet është në gjendje të dehur dhe nuk mund të pyetet. Ata thonë se do të nisë hetimi për të zbardhur nëse shkaqet kanë prapavijë politike apo jo. Por deri tani ende një denoncim Partisë Socialiste sipas policisë nuk është zyrtarizuar veç telefonatave të drejtuesve të saj për këto raste. shekulli.com.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top