Ekzekutohet me plumb në kokë 50-vjeçari në Fier

Ekzekutohet me armë zjarri një 50-vjeçar në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Viktima është identifikuar si Ahmet Toska, punonjës në një karburant në Fier. Ai sapo kishte dalë nga banesa kur u qëllua me plumb në kokë.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.”-
thotë policia.

Autori i cili nuk është identifikuar, ka qenë duke lëvizur në këmbë teksa ka qëlluar me armë zjarri drejt 50-vjeçarit.

/Hashtag.al
 
Dhe nje jete me pak
Shko robi ne mjes per ne pune,gjene vdekjen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top