Eja Motër-Nga Edison Ypi

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Eja Motër. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd. Eja eja. Këtu ka aq emocione, ndjeshmëri, dhembshuri, mall, dashuri, sa kurrkund tjetër. Sa nuk numërohen. Sa Yj’ ka në Qiell. Sa disa Infinita rresht. Vetëm në Tiranë, dhe vetëm “Te Brryli”, ke për të parë të rinj të hatashëm me sy të turbullt që nuk i gjen as në romanet e Dostoievskit as në filmat e Pasolinit. Intriga që nuk do t’ia kishte rrok’ mëndja Shekspirit. Aq meselera, idera, plane, ëndrra, qëllime, shpresa, premtime, realizime, zhgënjime, dështime, krime, sa nuk i kap dot asnjë penë, asnjë ngjyrë, asnjë tingull.

Eja Motër.
Shqiptarët janë njerëzit më të fuqishëm nën Diellin. Ata janë të gjitha Tigra e Luanë. Por fuqinë, energjinë, imagjinatën, po i shpërdorojnë. Eja t’i mësosh. Luanët, Tigrat, shpejt nuhasin, shpejt kuptojnë, shpejt mësojnë.
Eja Motër eja.
Bota i ka bukurit’ nëpër filma. Shqipëria i ka të gjalla. Mund t’i vështrosh e të mahnitesh, t’i dëgjosh e të qash, t’i prekësh e të magjepsesh. Dhe, pse jo, këto bukuri, mund t’i përdorësh për të fituar duke punuar. Këtu ka grupe djemsh e vajzash që bëjnë udhëtime të epileptike nëpër itinerare Shenjtorësh prej nga shohin krejt Qiejt e krejt Universit. Shqipëria është Shtëpia e اudisë; ثshtë Dimër je diku, kthen kokën të rrënqeth Pranvera, hedh sytë të mbush Vjeshta, hedh hapin të deh Vera. Mbi Shkëmbin e Kavajës do ndjehesh Kleopatra. Mbi Rozafë Mari’. Mbi Nëmërçkë mretëreshë. Mbi Tomorr Perëndeshë.
Eja Motër, se, “Më dridhet Shpirti porsi fleta”.
Mos ngurro, mos kij frikë. Mendja e freskët dhe duart e ashpra të shqiptarit do të nxjerrin nga vorbulla e trishtimit. Lëre vorbullën të rrëmbejë kë të dojë, por jo Ty. Ato duar do t’i ndezin qelizat e trupit dhe trurit tënd më bukur, më ëmbël, më dridhshëm, se duart e lodhura të belgut, hollandezit, suedezit, e më the e të thashë.
Eja Motër, “Në këtë çast të perënduar kur po më dirgjen sytë e qarë”.
Vëllai që do njohësh këtu, Ai i ashpëri, ai i egri, në dukje i pagdhënduri, të cilin pas pak Ti me urtësinë tënde do ta zbusësh, i habitur se si, si e zbulove Ti atë dhe Ai Ty, i përmalluar me ballin mbi tamthat e Tu do të pëshpërisë me lot në Sy; “Ka plot Dashuri të mëdha të lira si era, lënë tutje-tëhu Botës anembanë, që s’na dinë ku jemi, që s’i dimë ku janë”.
Eja Motër. Eja mësoje vëllain sipërmarrës të respektojë të punësuarit. Eja thuaji se nuk mund të bëhet milioner për tre muaj. Se pagimi i taksave është në të mirë të Tij. Se dollarët dhe Eurot nuk fitohen nga njëqind e njëqind por një nga një.
Eja Motër eja, “Prej hapësirës së pamatë”.
Eja thuaji moshatares se zyra ku punon nuk është pasarelë mode ku shkohet me kërthizë e kurriz përjashta. Eja thuaju miqve e mikeshave, se për asnjë faj, gabim, apo meritë, në çdo rrethanë apo kombinim rrethanash, me të qënët emigrant, sado të fitosh, nuk del dot kurrë nga pusi i errët i mediokritetit social.
Eja Motër, eja, eja.
Jo si atje që paguani të dy. Këtu me të dashurin më modest s’ke për të paguar kurrë kurrgjë. Ai do ta blejë me kredi dhe do ta fali përgjithmonë Ty, nga rrëza në majë, krejt Korabin e zi me në majë akulloren më të madhe në Botë, borën milenare. Vëllai që do gjesh këtu nuk është ai kafsha që rri tre orë në floktore pa u shkulur nga poltrona derisa t’i mbushet mëndja se mjekra iu vizatua përpikmërisht si e tjetrës kafshë, yllit të tij të preferuar të telefilmave.
Eja Motër, “Po të thërres me llaftarë”.
Eja shpejt sa është gjallë Shqipëria.
Mos i dëgjo albanocidët. Ata gënjejnë. Ata nuk duan të vish Ti pa e shkretuar të bukurën Shqipëri.
Ke për ta parë. Kur të jesh Ti këtu, pak nga pak i korruptuari do fillojë të skuqet do nisë të ketë turp. Polici do bëhet më pak i vrazhdë. Politikani budalla do nis’ të heshtë. Shkarrashkruasi i gazetave do ta shpjerë penën në muze’. Opinionisti do futet në një shpellë ku do falet për shpëtimin e shpirtit nga marrinat që ka thënë e nuk do dalë më prej andej.
Eja Motër, eja.
Ah po erdhe. Po erdhe; “Ahere soje do buçasë, prej dhemshurish një Yll së brëndi, e pamj’ e lumtur do më ngjasë, sikur ta shihja përnjimendi”

/belkisa
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

Qoju tash se boll fjete :p
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

E kshu jemi ne te "brrylit" luaner e luanesha lol
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

Erdha tu befte motra lol
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

Po pra vend qe fal dashuri, kush e kush te shtype tjetrin.

Kush e kush me ta fut, kush e kush me te von brrylin, c'do muhabet ne tavoline rrotullohet ke leku (o cuna keni nai muhabet tjeter? te shofin kshu si ufo) shoku i ngushte do me te shfrytezu.....por Dhermiu eshte i bukur kshu qe keto harroen kur iken nga Las Vegasi me nerva ne fundjav.
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

Une e ndava mendjen!
DO SHKOJ!...
Me prisniii....
:nanana:



p.s. Gert thuaj cte duash ama las vages ste behet asnje vend tjeter :p(per katunin las vegas e kisha jo ate te vertetin:p)
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

p.s. Gert thuaj cte duash ama las vages ste behet asnje vend tjeter :p(per katunin las vegas e kisha jo ate te vertetin:p)

E vertete. Nuk ka vend tjeter te zevendesueshem. Mbase ngaqe aty jemi rrit.
Un te rekomandoj 1 gje ty. Ik puno ne Shqipri per nja 1 vit se te duhet i cik doze realiteti qe te bjere kshu me cekic kokes. Pastaj shkruj ketu prap.
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

hahahahaah ky autori i shkrimit paska marre overdoz..
Pyes veten ne do jete gjalle tani apo jo ?!
shqiperia parajsa e harruar..:p
Nejse pertej shakas,dueht te duam pak me shume veten dhe vendin tone.
Ejani motra dhe vellezer ne shesh te gjithe duke brohoritur per luanet tane politikan :p

Shqiperia eshte vertete e bukur.
POR e shkaterruan vete drejtuesit e politikes.
Dhe populli i pa kultivuar qe te reagoje sipas te duhures.Ai reagon sipas fansave politike,jo sipas te duhures sociale dhe sigurise se interesit te tij dhe familjes se tij.Nuk reagojme si shoqeri per te miren tone,por per degzime oligopolesh te kalbura politike.
 
Titulli: Eja Motër-Nga Edison Ypi

E vertete. Nuk ka vend tjeter te zevendesueshem. Mbase ngaqe aty jemi rrit.
Un te rekomandoj 1 gje ty. Ik puno ne Shqipri per nja 1 vit se te duhet i cik doze realiteti qe te bjere kshu me cekic kokes. Pastaj shkruj ketu prap.

Do shkoj do shkoj.. Fundja fundit ta provoj iher. Po s'me eci ja mbath serish :)

O Nev, Ypi ashtu merr vrull. Shpeshhere te duket si i lojtur mendsh me ate uforicizmin karakteristik qe ka, Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top