Efektet e muzikës mbi shpirtin dhe mendjen

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Efektet e muzikës mbi shpirtin dhe mendjen

ثshtë zbuluar se vendosja në sfond e muzikes së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqëndrimit dhe të performancës

Efektet e muzikës mbi shpirtin dhe mendjen

Muzika ka një influencë tepër të fuqishme mbi trupin, mendjen tonë dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetëm një tingull dhe ai e stimulon te gjithë trupin, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëjë të qajmë papushim ose të gëzojmë dhe të shpërthejmë, duke kërcyer. Muzika ndikon mbi njerëzit në mënyra të ndryshme, madje dhe tek i njëjti person ndikon ndryshe në kohë të ndryshme. Kjo ndodh për të vetmen arsye, se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj muzikës.

Muzika ka një ndikim shumë të madh në proceset ritmike, kordinimin fizik, të menduarit kritik, në procesin e të kujtuarit, të dëgjuarit dhe në logjikë. Por ndikim më të madh ajo ka në procesin e të menduarit. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit që në muzikë kemi rritje të aftësive konjitive dhe mënyra e lartë e të menduarit është në limitet e saj. Niveli i energjisë që është i domosdoshëm në muzikë, aftësia për të organizuar kohën, vetëdisiplinimi, të menduarit abstrakt luajnë një rol pozitiv në procesin e të menduarit.

Muzika luan një rol shumë pozitiv dhe në procesin e të mësuarit. ثshtë zbuluar se, vendosja në sfond e muzikes së lehtë është shumë efektive në rritjen e përqendrimit dhe të performancës. Ekzistojnë hipotezat se disa lloje të veçanta instrumentash më tepër të lehta dhe të mesmet japin një ndihmesë shumë të madhe në procesin e të mësuarit. Mendimi tradicional se për studentët dhe për të rinjtë qetësia është faktori më i mirë për të mësuar është hedhur poshtëë. Në disa situata në fakt në qetësi totale është pothuajse e pamundur të nxësh, zhurmat e ndërtimeve dhe ato natyrale e dëmtojnë këtë si proces. Muzika është efektive jo vetëm, sepse mund të neutralizojë këto zhurma ose t'i fshehi ato, por gjithashtu ajo shërben si një katalizatore për ta ndihmuar këtë proces.

Kontributi i muzikës në përgatitjen akademike është shumë i madh, megjithëse në ditët tona është injoruar. Por efektet e muzikës dhe funksionimi i trurit dhe alternimi i këtyre dy proceseve në procesin akademik duhet të studiohet dhe të eksplorohet më tej. ثshtë e vërtetë se një sasi muzikë në sfond ndikon shumë në procesin e të mësuarit dhe është shumë ndihmuese. Muzika është më shumë se të mësuarit për ta menduar apo për ta luajtur. Ajo është më shumë se kënaqësi dhe më shumë se argëtim për dëgjuesit. Muzika është shkencë, disiplinë mendore dhe art.

Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç'mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se, muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, "Muzika, shkenca dhe mendimi".

Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se "muzika na bën më inteligjentë". Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse-intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që nga aparenca duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë komplet të kundërt.

Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. ثshtë provuar se, muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpesh herë shoqëroheshin me vallëzime, ishin "vegla" pothuajse hipnotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetisë ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur se si marshet ushtarake i ndihmonin ushtarët të luftonin me më shumë kurajë.

Të gjithë dëgjojmë muzikë. Në çdo ambjent mund të dëgjosh muzikë ose një melodi që të kujton një situatë të caktuar, tinguj të lidhur me imazhe, muzikë në radio, muzikë nëpër reklama etj. Por, çfarë është muzika? Si është e përbërë në të vërtetë dhe cilët janë efektet e saj mbi mendjen dhe shpirtin tonë? Shumë shkencëtarë dhe neurologë studiojnë efektin e muzikës mbi trupin dhe psiqikën tonë, duke u futur në një sferë shumë më të veçantë, deri sa kanë arritur në efektet e mira që ka muzika mbi trupin, por edhe shpirtin tonë.

Mund të vërejmë qartë se mendja e muzikantëve është e ndryshme nga një mendje që e dëgjon muzikën në mënyrë jo eksperte. Në dëgjuesit pa eksperiencë, dëgjimi i muzikës aktivizon pjesën e djathtë të trurit, atë më intuitive, tek muzikantë aktivizon atë më racionale, d.m.th. atë të majtën.

Një studim amerikan i kohëve të fundit ka evidentuar se profesionistët e muzikës e dëgjojnë atë në mënyrë të ndryshme nga të apasionuarit. Ekspertët kanë një ndikim analitik, ndërsa të apasionuarit emotiv. Për këtë arsye, arti i tingujve nuk i relakson të dyja palët në të njëjtën mënyrë. Si e dëgjojnë muzikën muzikantët? Shumë njerëz mund të mendojnë se, përderisa burimi i tingullit është i njëjtë, atëherë muzikantë apo jo kanë të njëjtat ndjesi. Këtij dyshimi është mundur t'i kthejë përgjigje ky studim amerikan, i cili ka evidentuar dy lloje dëgjimi: emotiv dhe analitik. I pari është prorogativë e jo profesionistëve, të cilët i përgjigjen stimujve të një kompozicioni muzikor në mënyrë direkte, pasi nuk kanë përgatitjen specifike të duhur. Në fillim muzika i rrit rrahjet e zemrës në mënyrë të shpejtë jo domosdoshmërisht me intensitet të lartë, në të njëjtën kohë duke krijuar habi dhe admirim. Një melodi e lehtë të mallëngjen përnjëherë. Ndërkohë që, profesionisti ka një dëgjim analitik. اdo notë që dëgjon duhet të jetë patjetër në harmoni me atë çfarë po dëgjon. Gjatë dëgjimit truri ekspert krijon një lloj dekompozimi të muzikës të vazhdueshme. Nëse pjesa është një melodi orkestrale, në mënyrë të natyrshme truri fillon të identifikojë timbrat e ndryshëm të lidhur me veglën muzikore përkatëse dhe më pas bëhet një vlerësim total mbi ekzekutimin e pjesës. Në fund, nëse çdo gjë ecën pa pengesa, nga labirinti i trurit vjen një emocion i lehtë. Normalisht, ka edhe shumë sfumatura pasi arti i muzikës nuk është një shkencë ekzakte. Ka edhe muzikantë, të cilët nuk e kanë humbur asnjëherë dëgjimin e tyre emotiv.

ثshtë e ditur që muzika të ndihmon të relaksohesh, sidomos ajo klasike. Për këtë arsye, në shumë studio dentistësh vihet muzikë e Moxartit. Muzika gjithshtu mund të shoqërojë seancat e masazhit, meditimit ose edhe një ditë të zakonshme në zyrë apo në shtëpi. E gjithë kjo vlen për njerëzit "normalë", ndërsa shumicës së muzikantëve u pëlqen të dëgjojnë muzikë, por kjo nuk ua ul tensionin. Për t'u relaksuar ata preferojnë qetësinë. Vetëm në këtë mënyrë truri i tyre mund të qetësohet me të vërtetë. Por, ka edhe një rast tjetër të habitshëm: bëhet fjalë kur një muzikant duhet të shprehë opinionin e tij për një koleg, i cili i bie një vegle muzikore të ndyshme nga e tija. اfarë i ndosh, për shembull, një pianisti i cili bën pjesë në një komision provimi të një violinisti? Si sillet një organist kur duhet të vlerësojë një flautist?

Në konkurset rinore për vegla të ndryshme muzikore shpesh herë mund të ndeshesh me sikletin, për të mos thënë me panikun, që kanë profesorë të nderuar pianosh, të cilët ishin të detyruar të jepnin një gjykim për një person që i biente trombës. Kjo është mjaft e çuditshme, pasi gjuha muzikore përdor të njëjtat instrumenta: notat, pauzat, dinamika etj. Kapaciteti i dëgjimit të një pianisti, kjo vlen për të gjithë instrumentistat, është ngushtësisht e kushtëzuar nga sektori personal i kompetencës. Vetëm zakoni ose nevoja, në këtë rast mendojmë për drejtuesin e orkestrës, arrijnë ta lirojnë një muzikant nga kufinjtë e dëgjimit analitik. Nëse flasim për dëgjimin meditativ, d.m.th. ajo procedurë e cila e bën trupin dhe mendjen të perceptojë stimuj të jashtëm, shumë nga ne do ta quanin si një sferë paranormale pra, të flasësh me shpirtin tënd.

Gjatë meditimit tibetian, për shembull, vërehet se si medituesit "imitojnë" një tingull të veçantë, d.m.th. "ommm", i cili nëse përsëritet vazhdimisht dhe duke u shoqëruar me një relaksim të mendjes i lejon praktikuesit të arrijë një gjendje "trans" meditative, duke e lejuar mendjen të marrë informacione edhe të mbinatyrshme. Gjithnjë duke folur për meditimin mund të përmendim teknikat e ndryshme të përdorur me anë të muzikës për të "kushtëzuar" gjendjen mendore të individëve:

Didgeridoo: një melodi shumë e veçantë, e cila prodhon tinguj të frekuncës së ulët, të aftë të "hipnotizojnë" mendjen, duke e çuar në një stad vegjetativ (të zbrazur nga çdo mendim), pra e aftë për t'u bërë perceptuese. Kjo teknikë nuk është ende e njohur dhe e afirmuar nga muzikoterapia, por përdoret nga shumë studiues dhe shumë persona nga e gjithë botë, e të gjitha besimeve fetare pikërisht për meditim. Sa herë na ndodh të themi "kjo muzikë më çon në ekstazë!" ose "kjo këngë më kujton…" Nuk bëhet fjalë vetëm për sentimentalizma apo nostalgji për kohët e vjetra, bëhet fjalë për efektin e vibrimeve muzikore të përçuara trurit, duke e bërë dëgjimin të pëlqyeshëm dhe të kënaqshëm. Muzika të krijon kujtime, mendime, malinkoni etj. Pikërisht për këtë arsye ajo përdoret nga psikologët dhe psikoterapistët në seancat e tyre me pacientë sklerotikë dhe që duan të kujtojnë fakte të caktuara në jetën e tyre. Kjo tregon qartë efikasitetin e muzikës në mendjen e njeriut.

Nëse do të flasim për histori muzikore, efekti i muzikës (apo i artit në përgjithësi) mbi psiqikën dhe shpirtin njerëzor ka qenë i njohur që në Antikitet: në civilizimet e para të njohura, priftërinjtë ishin mbartës të dijeve dhe në këtë mënyrë edhe terapistët më të mirë. Në ritualet që duhet të përzinin të keqen nga trupat njerëzorë, lëvizjet, ritmi dhe tingujt ishin thelbësorë dhe e gjitha bazohej mbi një teori elementare: trupi ishte pjesë e kozmosit, i cili ishte i përbërë nga harmonia dhe ritmi. Kjo do të thotë që muzika, e cila është harmoni dhe ritëm, mund ta vendoste trupin e sëmurë në sintoni me kozmosin.

Në kulturën kineze të shek. III para krishtit, libri i parë i mjekësisë është në të njëjtën kohë edhe libri i parë i muzikës dhe përmban shkallën e parë në pentagram.

Në përëndim, Platoni ka qenë ndër të parët që ka bërë një tentativë për t'i dhënë një shpjegim racional efektit të muzikës mbi psiqikën, duke u nisur edhe ai nga teoria se i gjithë universi është i përbërë nga ritmi dhe se jeta njerëzore është e bazuar mbi harmoninë dhe ritmin: muzika i flet pjesës më instiktive të mendjes.

Aristoteli fliste për "efektin çlirues dhe katartik", i aftë të përmirësojë tensionin psiqik.

Për Pitagorën, muzika mund të "përmirësonte gjendjen e brendshme shpirtërore, duke bërë të mundur një vetëdije më të madhe dhe një përdorim më të ditur të aftësive personale."

Gjatë epokës mesjetare, në Lindjen ekstreme, veglat muzikore si flauti për arabët ishin edhe instrumenta terapie për disa shqetësime mendore, ndërsa në Evropë medituesit ishin mbartësit e dijeve mjekësore dhe muzikore.

Në periudhën e Rilindjes, shkollat e mjekësisë si ajo e Salernos dhe si ajo e Montpellier, duke u nisur nga konceptet laike arritin gjithashtu në përfundimin e një "raporti vibrimesh që krijohet ndërmjet trupave zanorë si ai njerëzor, me ambjetin nga i cili rrethohemi." Megjithatë, vetëm nga mesi i viteve 700 është folur më qartë për "muzikoterapi" dhe këtë e ka bërë mjeku muzikant londinez Richard Brockiesby në një traktat, i cili u përhap në të gjithë Evropën duke ngjallur dyshime dhe polemika.

Në fund të viteve 700, koncepti "Shkenca Muzikore" thellohet më tej, pasi flitet për aplikime edhe në patologjitë organike. Në këto vite filloi të identifikohet edhe marrëdhënia e përbashkët midis ritmit të trupit dhe ritmit muzikor, në plusacione, ritme të frymëmarrjes dhe ritmet muzikore. Në vitet 800 konceptet filluan të bëhen më shkencore dhe si të gjitha nocionet mjekësore, filluan të verifikohen me anë të studimeve të ripërsëritshme dhe të ritestueshme, efektet e muzikës mbi trupin dhe mendjen e njerëzve, ndërsa në Gjermani, Karl Strumph fliste për "psikologjinë e tingujve".

Sot, me anë të mjeteve që disponon shkenca mjekësore, arrihet të investigohet edhe mbi modifikimet që aktivizohen në zonat cerebrale të njerëzve, të cilët dëgjojnë muzikë apo që qëndrojnë para një pikture: Semir Zeki e ka përkufizuar si "neuroestetikë" disiplinën që mundohet të kuptojë bazat neurofiziologjike të artit dhe mundohet të kuptojë nëse ekzistojnë "artistikët universalë", që mund gjehen tek çdokush, pavarësisht lartësisë në të cilën kanë lindur apo kulturës së cilës u përkasin. Kërkimet më moderne duket se na tregojnë se këto "universalë" ekzistojnë me të vërtetë, duke konfirmuar konceptin e përgjithshëm se arti nuk ka kufij dhe arrin t'i flasë psiqikës së çdo njeriu, pa probleme gjuhe apo idiomash. Kemi konfirmimin se mesazhi artistik përpunohet më së shumti në sistemin qëndror dhe në sistemin limbik të trurit tonë, të cilët kanë një lidhje të gjerë me hipotalamusin dhe lëvoren. Pikërsisht në lëvoren e hemisferës së djathtë gjenden funksionet analogjike që analizojnë kriteret ritmike, muzikore, hapësinore, të cilët kanë dteyrën të përpunojnë impulse të perceptuara nga muzika dhe nga format artistike në përgjithësi. Fjalori muzikor është një fjalor i përpunuar në mënyrë të ndërgjegjshme dhe pikërisht këtu gjendet shpjegimi përse muzika ka më shumë aftësi të ndikojë në ndjenjat njerëzore në krahasim me fjalorin verbal.

Gregory Betson ka nxjerrë një teori, e cila na ndihmon të kuptojmë më mirë: "Algoritmet e koshiencës janë të organizuara në mënyrë të ndryshme nga algoritmet e fjalorit. Pasi pjesa më e madhe e mendimeve të koshiencës të përpunuara nga neocorteccia janë të strukturuara në bazë të logjikës së fjalorit, mund të kenë vështirësi të kalojnë në algoritmet e subkoshiencës." Ky është thelbi i asaj çfarë thonte Paskali në mënyrë më poetike: "Zemra ka arsyet e veta, të cilat arsyeja nuk i njeh."

Bateson thotë gjithmonë se: "Arti është komunikimi i subkoshiencës që fjalët nuk mund ta shprehin kurrë në të njëjtën mënyrë" dhe kujton një citim të Izadora Duncan: "Nëse do të arrija të shprehja me fjalë atë që ndjej, nuk do të kisha nevojë ta kërceja." Pikërisht për këto arsye, arteterapia është sot për sot, me instrumentet e saj të reja dhe me potencial të madh, horizonti më i mrekullueshëm për ata që duan të kuptojnë më mirë gjendjet njerëzore: raportin midis mendjes dhe trupit dhe lidhjen nga ana instiktuale dhe subkoshiente të shpirtit njerëzor me arsyen racionale.

Nëse do të flisnim edhe për efektin që ka muzika mbi natyrën, atëherë do të përmendnim edhe metodikat natyrore që mund të përdorim në vend të fertilizuesve kimikë.

Muzika duket se ka efekte shumë pozitive jo vetëm tek qeniet njerëzore, por edhe tek bimët. Disa agronomë biologjikë përdorin disa tinguj të veçantë (për shembull cicërimën e zogjve), të cilët favorizojnë çeljen e stomave. Përdorimi i muzikës, i shoqëruar me një solucion për gjethet, duket se është një fertilizues shumë i mirë, pasi në këtë mënyrë bima thith një sasi më të madhe ushqyesish. Për më tepër, muzika është përdorur edhe për rritjen e ullinjve në mënyrë më të shëndetshme dhe të shpejtë. Mbi muzikën ka aq shumë gjëra për të thënë, por mënyra më e mirë për ta kuptuar është të eksperimentosh personalisht efektet mahnitëse të kësaj "përëndeshe". Eksperimentojeni vetë muzikën! Nuk mund t'iu bëjë asgjë tjetër përveçse mirë!

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI
 
tingujt natyrale jane me relaksuesit
 
Eshte pjalmi i shpirtit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top