Efektet dhe pasojat e amnistisë fiskale dhe penale

Mirëpërcaktimi ligjor i rregullave të legalizimit të parave dhe pronave të padeklaruara të shqiptarëve do të duhet të jetë hapi i parë për parandalimin e çdo devijimi të mundshëm
lg.php
Pas një periudhë mbi 40-ditore si pasojë e covid-19, amnistia fiskale e prezantuar më parë nga Kryeministri Rama, u rikthye në agjendën e qeverisë. Amnistia është një akt, që në themel ka faljen e një individi apo grupi njerëzish për një dënim apo shkelje që e kanë kryer paraprakisht, por që nuk janë dënuar. Amnistia shpallet nga një institucion shtetëror, gjë e cila e legjitimon që në zanafillë procesin.
Falja është e llojeve të ndryshme dhe në këtë analizë do të shqyrtojmë amnistinë fiskale që ka deklaruar Kryeministri se do të zbatohet në Shqipëri, e cila e tejkalon faljen e detyrimeve fiskale të padeklaruara, pasi ajo synon indirekt edhe faljen penale të qytetarëve dhe bizneseve, që nuk kanë deklaruar të ardhurat dhe pronat e tyre.
lg.php
Pyetjes se pse tani qeveria po kërkon të legalizojë paratë dhe pronat e padeklaruara të shtetasve të vet, përfshirë këtu edhe paratë e 30 viteve emigrim të shqiptarëve, Kryeministri Rama, i dha fillimisht një përgjigje të pjesshme, “…për rindërtim…”, dhe tani nevojiten edhe për të mposhtur krizën ekonomike të shkaktuar nga covid-19. Ndërkohë le të rendisim arsye të tjera të mundshme të ndërmarrjes së kësaj politike faljeje:

(i) Remitancat (të ardhurat që dërgojnë emigrantët në Shqipëri). Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2018 kemi mbi 1,2 miliard Euro fluks hyrës nga remitancat, të cilat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet; duke qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në shumë vite tranzicion shqiptar. Kjo shumë e madhe e dërguar, jep besimin se edhe të ardhurat e padeklaruara që mund të zotërojnë 1,19 milion emigrantë shqiptarë janë të konsiderueshme.

(ii) Borxhi i lartë publik. Për marrjen e kredive për rindërtim pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe tani, për përballimin e shpenzimeve për mbylljen e ekonomisë për shkak të covid-19, borxhi publik ka të gjitha premisat të rritet ndjeshëm. Ndaj lind e nevojshme që borxhi të mbahet nën kontroll fillimisht dhe më pas të ulet. Për këtë, një alternativë është rritja e sasisë së parasë në qarkullim për investim dhe sasia e parasë në qarkullim ka një mundësi të mirë të rritet përmes parasë që emigrantët dhe shqiptarët kanë jashtë sistemit bankar, duke qenë se nuk i kanë deklaruar më parë ato.

(iii) Mosrealizimi i të ardhurave tatimore, buxheti i shtetit gjithnjë e më shumë po mbledh më pak të ardhura se plani ose e thënë ndryshe, se nevojat që kanë financat publike, ndaj ka nevojë për forma të reja për rritjen e parasë në qarkullim.

(iv) Fluksi i ulët i investimeve të huaja, ndërkohë që ekonomia shqiptare ka nevojë për impulse dhe investime të vazhdueshme, legalizimi i parasë së emigrantëve dhe të shqiptarëve është një mundësi për investime të reja.

(v) Ritmet e larta të nxjerrjes jashtë Shqipërisë të fitimeve të bankave të nivelit të dytë, gjë e cila ka sjellë që fitimet e nxjerra në Shqipëri, bankat i investojnë në vendin e tyre të origjinës, duke i hequr në këtë mënyrë tregut shqiptar flukse të konsideruara investimesh dhe parash.

Nga sa më sipër, shohim se qeverisë shqiptare po i shterojnë burimet e sigurimit të të ardhurave, ndaj është në kërkim të burimeve të reja dhe një mundësi është edhe legalizimi i parave dhe pronave të padeklaruara të shqiptarëve, kryesisht të emigrantëve, gjë e cila përbën edhe anën pozitive të kësaj amnistie. Që të stimulohet ekonomia dhe të nxitet për zhvillim, ka nevojë për investime. Dhe në këtë mungesë likuiditeti dhe paraje që ka qeveria, rruga e zgjedhur për sigurimin e burimit financiar është sjellja në Shqipëri e fitimeve të emigrantëve dhe legalizimi i parasë dhe pronave të padeklaruara. Plus faktit se, efektet e mëdha që po sjell në ekonominë shqiptare pandemia globale, po kërkon gjithë e më shumë likuiditet, ndaj e mundëson dhe e legjitimon edhe më shumë kërkesën e qeverisë për këto para të palegalizuara.

Po cila është ana tjetër e medaljes së kësaj amnistie? Zbatimi i kësaj amnistie krahas legalizimit të ekonomisë informale dhe futjes së parasë në qarkullim përmes bankave: (i) rrezikon ndezjen e dritës jeshile për legalizimin e parasë dhe pronave që vijnë nga burime jotransparente dhe jo të ndershme siç janë organizatat kriminale; (ii) krijon precedencën se moszbatimi i ligjit nuk përbën shkelje dhe nuk sjell ndëshkim, pasi vjen një ditë dhe shkelja amnistohet dhe paraja dhe pronat e padeklaruara legalizohen pa i hyrë askujt gjembi në këmbë; (iii) sjell pabarazi në konkurrencë në një ekonomi tregu, ku të ndershmit dhe zbatuesit e ligjit në këtë rast diskriminohen, ndaj amnistia duhet ta marrë në konsideratë edhe këtë fakt.

Mbështetur në analizën e mësipërme, besoj se qeveria shqiptare do t’i qëndrojë fort propozimit të saj dhe do ta zbatojë edhe përkundrejt qëndrimeve ndryshe të institucioneve ndërkombëtare, nëse do ketë, pasi legalizimi i parave dhe aseteve të shqiptarëve është mundësia e arta që ajo ka, të rrisë fluksin e parasë në tregun shqiptar pa kosto financiare, në një kohë emergjence për burime financiare. Nuk jemi larg zgjedhjeve elektorale, ku Kryeministri Rama po kërkon një mandat të tretë dhe ekonomia e tkurrur dhe me zhvillim të ngadaltë, nuk mund ta çojë kurrsesi në fitore.

Ndaj qeveria është fituesi i parë nga amnistia ndaj parasë dhe aseteve të padeklaruara dhe do vijojë të kujdeset më shumë për t’i dhënë mundësi vetes për vazhdimësi, sesa për të “ndihmuar” shqiptarët. Përfituesit e dytë do të jenë bankat e nivelit të dytë, të cilat do të kenë mundësi të qarkullojnë më shumë para, për pasojë edhe më shumë të ardhura e fitime. Përfituesit e tretë do të jenë kompanitë dhe individët pronarë, të cilët do të investojnë ligjërisht më shumë nga këto paratë informale. Përfituesit e katërt do të jenë qytetarët, pasi rritja e investimeve në vend do të jetë një mundësi për rritje ekonomike, e cila në vijimësi do të sjelli më shumë vende të reja pune, më shumë të ardhura dhe njëkohësisht mund të ndikojë në rritjen e mirëqenies së tyre ekonomike.

Mirëpërcaktimi ligjor i rregullave të legalizimit të parave dhe pronave të padeklaruara të shqiptarëve do të duhet të jetë hapi i parë për parandalimin e çdo devijimi të mundshëm dhe zbatimi i plotë dhe korrekt i kësaj amnistie do të duhet të jetë hapi i dytë vendimtar për shmangien e legalizimit të parave dhe aseteve që burojnë nga krimi i organizuar, pavarësisht llojit të tij.

Pyetjet që kanë nevojë për përgjigje, përpara se të zyrtarizohet amnistia janë: (i) nëse një emigrant ka jetuar për x vite në një shtet tjetër dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat e tij në shtetin ku është rezident, por i deklaron në Shqipëri dhe i legalizon paratë dhe pronat në zbatim të amnistisë, a bëhet ai subjekt i zbatimit të ligjit të fshehjes së pasurisë në shtetin ku ai është rezident? (ii) A ka qeveria një parashikim se cilat do të jenë përfitimet e buxhetit të shtetit nga kjo amnisti? (iii) A ka përcaktuar qeveria mekanizmat që do të garantojnë transparencë të plotë të të gjithave të hyrave që do të realizohen nga amnistia?

Mapo
 
Dmth kush deklaro 100 mije euro lek droge brenda 4 mujorshit t'pare do paguje 3% = 3,000 eur. ?
Kush deklaro 100 mije euro tjera 4 mujorshin e dyte do paguje 5% = 5,000 eur ?
Kush e le 4 mujorshin e fundit sepse ngarkesa droges mund t'kete vonesa anej nga kanali panamase e ka 10% = 10,000 eur. ?

Po u bo kjo Basha t'vrasi veten me mire se nuk fito zgjedhje ne 2021 lol

Ah edhe emigrantet qe punojne ne tzeze me emra te ndryshem e dokumenta fallco dhe qe i mbajne tufat e lekve poshte dyshekut mjafton te pagujne % e amnistise dhe leket pastrohet si me shkop magjik lol.

Kot nuk thote ai shoku im o Ram morsh nga ditet tona ??
 
Dmth kush deklaro 100 mije euro lek droge brenda 4 mujorshit t'pare do paguje 3% = 3,000 eur. ?
Kush deklaro 100 mije euro tjera 4 mujorshin e dyte do paguje 5% = 5,000 eur ?
Kush e le 4 mujorshin e fundit sepse ngarkesa droges mund t'kete vonesa anej nga kanali panamase e ka 10% = 10,000 eur. ?

Po u bo kjo Basha t'vrasi veten me mire se nuk fito zgjedhje ne 2021 lol

Ah edhe emigrantet qe punojne ne tzeze me emra te ndryshem e dokumenta fallco dhe qe i mbajne tufat e lekve poshte dyshekut mjafton te pagujne % e amnistise dhe leket pastrohet si me shkop magjik lol.

Kot nuk thote ai shoku im o Ram morsh nga ditet tona ??

Mos harro qe biznesmenet shqiptare kane fillu pastrojne paret tek bizneset e shqiptareve ne Lunder keto kohet e fundit. Kshu qe kujt po i plas per ket amnistine fiskale fundja parja hudh ujin perpjete. Ata qe kane mendjen dhe xhepin plot prap do gjejne menyren tja dalin kjo thjesht behet per ti tregu organizmave nderkombetare shif kemi ligje si ju dhe ne.

Ti vllai i ke rregullu financat e tua apo do ndihmen e motres per ket gje. Ste mbaj shume vetem 10 % te money laundering duhen ; punoj ne menyre profesionale :p

Na dhe skemen qe gjasme se dine keta

Shiko fotografinë 1741882
 
Redaktimi i fundit:
Mos harro qe biznesmenet shqiptare kane fillu pastrojne paret tek bizneset e shqiptareve ne Lunder keto kohet e fundit. Kshu qe kujt po i plas per ket amnistine fiskale fundja parja hudh ujin perpjete. Ata qe kane mendjen dhe xhepin plot prap do gjejne menyren tja dalin kjo thjesht behet per ti tregu organizmave nderkombetare shif kemi ligje si ju dhe ne.

Ti vllai i ke rregullu financat e tua apo do ndihmen e motres per ket gje. Ste mbaj shume vetem 10 % te money laundering duhen ; punoj ne menyre profesionale :p

Shiko fotografinë 1741882

E vertete.
Bizneset shqiptare ska pas nevoje kurre per amnisti.

Ps. Lum une per motren ?. Se mos bosh noi dite dhe puthjet me perqindje lol ?
 
E vertete.
Bizneset shqiptare ska pas nevoje kurre per amnisti.

Ps. Lum une per motren ?. Se mos bosh noi dite dhe puthjet me perqindje lol ?

Fiks. Kudo ne cdo shtet te botes ka te ardhura potenciale nga veprimtarria e krimit te organizaur sic jane drug trafficking firearms trade, corruption vjedhje dhe ka mekanizma qe perfshijne dhe sistemin bankar ne money laundering deri ne biznese offshore. Madje ne ato 2 te parat shteti eshte dirigjenti i skemes.

hahahaa, kto virtualet i ke 35 % (20 % VAT + 15 % Income tax) lool

Ato realet me raste festash, viti riu ditelindje dhe feste pavaresie, mgjate duhet te bej kerkese me pare shkcb-se per approval si fillim :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top