Edvini nxjerr Ditziun e tij, kërcënon se do prishë zgjedhjet po s’i dhanë mandatin e

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Deklarata plot panik verteton përpjekjen e Edvinit për të mos dhënë llogari për humbjen e zgjedhjeve e mashtrimin e aleatëve të tij, por edhe tërheq vëmendjen për kujdesin që duhet treguar ndaj haxhiqamilistëve të rinj që solli në parlament papërgjegjshmëria e Edi Ramës


Paniku e frika ka kapluar drejtuesit e Partisë Socialiste, të cilët në ditën e tretë të numërimit të votave po u duhet të përballen me thellimin e rezultatit për mazhorancën e Berishës, me kritikat e aleatëve të tyre se u janë rrëmbyer votat, por edhe me stuhinë që pritet të nisë pas zgjedhjeve, kundër atyre që kanë uzurpuar PS-në dhe nuk e lëshojnë, duke e mbajtur peng me kërcënime, por edhe me blerje. Dit(zi)mir Bushati doli sot pasdite në një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar se PS nuk do të pranojë një pjesë të rezultateve të zgjedhjeve, si e vetmja mënyrë që Edvini të vijojë të mbetet në krye të PS-së, pa pasur andrallat e bazës socialiste. Për të garantuar këtë hipotekë, Ditziu deklaroi pa pikë turpi se zgjedhjet nuk përmbushën asnjë rezultat, duke rënë në kundërshtim me vler

ml;simet e ndërkombëtarëve, por edhe me deklaratat e ditës së parë të paszgjedhjeve, të kryetarit Edi Rama. “72 orë pasi është futur në kutinë e votimit, verdikti i popullit shqiptar jo vetëm nuk është lexuar ende i tëri, por fatkeqësisht është deformuar rëndë në disa zona ku sot kemi një rezultat të ndryshëm nga ai që zgjedhësit kanë përcaktuar në kutinë e fshehtë, paratha Ditziu i Edvinit. Këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard, ndërkohë që aty ku janë futur në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm deri në marrje mandatesh nga opozita në favor të pushtetit. Deklarata e fitores nga ana e Partisë Demokratike pak çaste më parë është një shprehje ogurzezë e planit ogurzi që është vënë në lëvizje për të grabitur fitoren tonë. Jo vetëm që Partia Demokratike nuk i ka 71 mandate, por dhe në ato 70 që numëron për momentin ka mandate që s’janë të saj, por tonat. Ajo që po ndodh aktualisht në Fier ku po ushtrohet një trysni e egër për të mos lejuar përfundimin e numërimit duhet të ndalojë urgjentisht në qoftë se kjo qeveri do që populli opozitar i Fierit, që i ka dhënë Partisë Socialiste fitoren më të thella të këtyre 18 vjetëve, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër për të bërë presion mbi qytetarët e së fundi mbi qendrat e numërimit”, vijoi përfaqësuesi i PS-së fantazmagorinë e vet, duke u përpjekur të fshihte hallin e vërtetë që kishte, atë që Edvini të mos japë llogari e të garantojë status-quonë në krye të PS-së. “Ne nuk tërhiqemi pa marrë mbrapsht çdo votë të grabitur. I themi Sali Berishës dhe njerëzve të tij që të tërhiqen urgjent nga qendrat e numërimit në Fier të gjithë ata që janë mbledhur aty për të mos lejuar mbylljen e numërimit me shpresën e kotë se do të grabisin mandatin tonë të nëntë në atë qark, sepse përndryshe ato qendra do t’i mbrojnë ata që në kutitë e votimit kanë investuar të ardhmen e tyre” përfundoi deklaratën e tij me gjuhën e Haxhi Qamilit, Ditziu i Edvinit, duke vertetuar për të disatën herë se “politika e re” e Edi Ramës s’është asgjë më shumë sesa versioni i Haxhi Qamilit të shekullit 21, që s’pranon verdiktet e popullit.
Gazeta 55
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top