Edmond Tupe: Protesta e PD, madhështore. Do të sjellë pranverën

Guest2

Antarë i Respektuar
thumbnail_425A1134.jpg


Shkrimtari i njohur, Edmon Tupja ishte sot i pranishëm në ‘Sheshin e Lirisë’, në një bashkëbisedim me qytetarët për protestën dhe kërkesat që kanë sot shqiptarët. “Unë e di që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar. Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”, tha Tupja. Pasi hoqi paralele mes protestës së Rumanisë dhe qëndresës së qytetarëve shqiptar, Edmond Tupja bëri thirrje për vazhdimësi.


“Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë njerëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbëngulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”. I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja iu përgjigj kështu. “Varfëria sjell grindje. Problemet sociale me ato ekonomike sjellin dhunë emocionale, psikologjike. Pastaj lind dhuna fizike. Rinia sot është e lodhur. Këtë më thonë studentët e mi. Të mbarosh shkollën e lartë për një degë të caktuar dhe të punosh në call centre apo kamerier, kjo është e tmerrshme”.


Për Edmond Tupen janë intelektualët ata të cilët duhet të tregojnë se edhe ata janë të ndërgjegjshëm për atë që ndodh. “Mendohet se intelektualët duhet të jenë apartiak e të mos i përkasin asnjë partie. Por ky është shtrembërim sepse intelektuali ka mendimin e tij, opinionin e tij dhe e thotë atë me zë të lartë. Nëse intelektuali nuk reagon ndaj realitetit atëherë do biem në skizofreni”. Për kryedemokratin Lulzim Basha, arroganca e qeverisë sot merr kuptim nga politikat e ndjekura që prej ditës së parë në pushtet të kryeministrit. Që prej ditës së parë, sipas Lulzim Bashës, Edi Rama ka krijuar në fasadë në vend të qeverisë dhe asnjëherë nuk i mbajti premtimet e tij elektorale. Një qeveri mund të dështojë në programin e saj elektoral, mund të dështojë në qeverisje, por ky -tha Basha- as nuk u përpoq.

“Si ndryshe mund ta ruajë legjitimitetin një qeveri që nuk i shërben shumicës por pakicës? Kjo është qeveria fasadë dhe arroganca është tipari dallues i qeverisjes fasadë”, tha Basha. Psiklologia Orjola Pampuri u shpreh se dëshirat dhe ambiciet e rinisë dhe të studentëve bien ndesh me mundësitë që u ofrohen sot. Pampuri theksoi se koha sot kërkon angazhimin e të gjithë intelektualëve, të cilët duhet të kontribuojnë për ndryshimin.
BalkanWeb
 
Jam pro cdo lloj proteste demokratike qe ka per synim madhor permiresimin e jetes dhe mireqenien e popullit.
Por....po te isha ne SHqiperi se di nese do merrja pjese ne kete proteste.
Kur shoh aty ne krye te protestuesve ca vrases, hajdute, kriminele te mirenjohur me duket sikur thone-Hiqni keta maskarenj nga pushteti qe te vijme ne maskarenjte e tjere ne pushtet.
Nejse, uroj me te vertete qe protesta te sjelle rezultatet e deshiruara per popullin.

Nese ka ndonje nga antaret ketu qe eshte i pranishem ne proteste nje pyetje kam une-
Pse quhet cadra e Lirise?
Eshte ne pronesi te gruas se sales cadra?
Po sheshi pse quhet sheshi i Lirise?
Mos ka te beje me vendqendrimin e preferuar te gruas se sales?
Faleminderit paraprakisht per miresjelljen qe do kete ai/ajo qe do pergjigjet.
 
Problemi kryesor tek shqipet, me sa e kam pare une ner keto vite, eshte vrasja e qellimshme e motivit per te reaguar. Pra, cdo force politike e ketij vendi, me qellim permes protestes, ka vrare te rinia motivin e reagimit, dhe tani kemi nje shoqeri qullashesh.

Ne kapemi vetem per parti politike dhe ja sot qytetaria shqiptare ndodhet para du ngjarjeve dhe per cudi nuk reagon fare.

1. Ndodhet para nje kerkese te opozites per te protestuar e cila ne formatin qe me paraqitet mua me duket vrasje e e motivit per te reaguar. Pra nje paraqitje e re me figura te lodhura dhe cop - mi - cop

2. Ndodhet para nje greve me plote te drejte qe mbahet aty ne shesh nga ca banore qe jane ne hall me nje kompani dhe askush nuk ua var :paqe::paqe:



Kjo e dyta eshte tragjedia ne te cilen eshte zhytur shoqeria shqiptare. Pra ne vend qe rinia, studentet dhe shoqeria civile te shkojne e ta mbeshtesin fuuqishem kete te dyten askush as syrin se kthen nga ata. Pra sikur te reagohej fuqishem ne kete rast jo se do fitonin vetem ata fshatare por do jepte nje mesim te mire per cdo qeveri shqiptare se sa here te kete shkelje mbi qytetarin do kishte ndeshkim. Por kjo nuk ndodhe dhe e keqja eshte se une nuk shof as ne horizont se kjo vetdije po rritet.
 
Injoranca eshte armiku me i madh i cdo kombi dhe ne kete pike ne sna e kalon kush. Sot rrime te gjithe krenare por te dhjere se e kuptuam ci beme vetes kur ia dhame voten majmunit Kryeminister Edvin Rama!

Darius
 
Injoranca eshte armiku me i madh i cdo kombi dhe ne kete pike ne sna e kalon kush. Sot rrime te gjithe krenare por te dhjere se e kuptuam ci beme vetes kur ia dhame voten majmunit Kryeminister Edvin Rama!

Darius

Edit ia ke dhene voten????? ueeeee ky po qe eshte lajm!
 
Injoranca eshte armiku me i madh i cdo kombi dhe ne kete pike ne sna e kalon kush. Sot rrime te gjithe krenare por te dhjere se e kuptuam ci beme vetes kur ia dhame voten majmunit Kryeminister Edvin Rama!

Darius
Ceni je mire me shendet ?!

Kur flet ne veten 1 (e pare) numri shumes , perfshin edhe veten!
Pse nuk na le ne qe vertet i kemi dhene voten kesaj force ta vleresojme nese ndihemi te tille....

PS: Per edukate spo te pergjigjem me ndonje nga ato shprehjet e mia qe Ti i ke qejf shume!
 
pranveren e vonuar :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top