Edhe 7 raste të reja me koronavirus, të gjitha nga Malisheva

Kresha

A pretty face can never trick me
koronavirusi-klinika-infektive-696x580.jpg

Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.

Sipas njoftimit të IKSHP-së të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.

Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Evropës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!



//mesazhi
 

Attachments

  • koronavirusi-klinika-infektive-696x580.jpg
    koronavirusi-klinika-infektive-696x580.jpg
    112 KB · Shikime: 0
  • koronavirusi-klinika-infektive-696x580.jpg
    koronavirusi-klinika-infektive-696x580.jpg
    112 KB · Shikime: 0
Sipas njoftimit të IKSHP-së të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.
Prape mire,se kjo ndihmon ne parandalimin e perhapjes.
Po kur jane raste sporadike qe sdine as ku e moren as nga vjen,atehere eshte keq puna.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top